Saturday, January 12, 2008

Art/Poezi


Ne shoqerine e profeteve
Nga Altin Topi
Shekulli Shkurt 2004

Ishte nje nga te shtunat, nje mbasdite kafeje “starbaksi”. Nje i njohuri im amerikan, poet, pas leximit te disa prej poezive te tij e te Uolt Uitmanit, me befasoi me quiz-in e momentit. Quiz-i i tij lidhej me nje bisede te paradokohe qe kishim bere rreth poeteve shqiptare. Une i kisha lexuar disa poete shqiptare, e midis tyre poezine shume te njohur te Vaso Pashes, “Moj Shqypni, e mjera Shqypni!”, nje perkthim, improvizim i imi i momentit. – “A e di se c’kam menduar? Kam gjetur dicka te perbashket thelbesore, midis Uolt Uitmanit dhe poetit te shqiptarizmes, pashait tuaj?” - Te perbashket midis te dyve…. U mendova. Po ja, te dy jane poete kombetare te vendeve respektive, pra ajka e poeteve. Tjeter… U be nje pauze, u mendova perseri, por zor se mund te gjeja te perbashketa te tjera. Uitmani, vazhdova une, eshte poeti pararendes i poezise moderne amerikane, shume i madh, por kishte shkruar shume me ndryshe nga poeti shqiptar. Te them te drejten nuk mund te merrja me mend ndonje te perbashket tjeter.

Jete Urbane/Internet


Tag Game(War) over trademark copyright
Alb-Club Qershor 2001

Taubinit, Zentana. - The latest developments from Taubinit, capital of Zentana, brought to a new level of uncertainty, the possibility of finding a quick fix, and a final solution to the unseen trademark copyright dispute between two companies over the use of the same trademark initials "DP". No answer yet to the question: Who is who? To the many customers, sympathetic, and users in love with the brand product "DP", this dispute is becoming more and more not a Tag Game anymore, but a Tag War (tag = a children's game in which one player chases the rest till he touches one, who then takes his place).

Art/Poezi


Poezia eshte nje fazan
Alb-Club Korrik 2001

Aforizmi i Wallace Stevens "Poema eshte nje fazan", perfshire ne koleksionin e aforizmave nen titullin "Adagia", te cyt si pakuptuar ne valen e nje meditimi qe nuk te ndahet kollaj. Ndoshta disa faqe me vone te ndihmon rishfaqja e saj, por ne nje forme me te zgjeruar, - "Poezia eshte nje fazan qe zhduket ne shkurre" - Kjo sikur e zhdavarit misterin metaforik te aforizmes qe te goditi ne fillim. Por, megjithate te ngelet ne mendje qe poezia para se te zhduket ne shkurre eshte nje fazan. Kjo mjafton per te futur ne nje telash te madh, te medituarit e kesaj gjendje qe se pari shfaqet si fazan, e pastaj ne nje fazan te zhdukur ne shkurre.

Literature/Gjuhesi


Mitologjemat si burime emancipimi
nga Altin Topi
Shekulli Shkurt 2004

Shqiperia, ashtu si cdo vend tjeter i kontinentit te vjeter, ka qene nje djep mitesh. Mitologjema shqiptare, perngjan si dy pika uji me te gjithe narrativen, modelet tipike evropiane, si ne strukture, ashtu edhe ne mesazhin universal. Mbeshtetet ne historite imagjinare, legjendat, ku protagonistet jane heronjte, qe ne shumicen e rasteve jane karaktere historike. Pavarsisht mozaikut te ndryshem, e perbashketa me mitologjemen europiane, eshte modeli i unifikuar i narracionit mitik. Mitet pergjithesisht, mbeshtillen rreth nje berthame te vertete, por ne udhen e tyre te gjate historike mbeten pragmatike. Shtjellimi i tyre eshte simbolik, kerkon te legjitimizoje rreziqet dhe sakrificat e bashkekombasve, sherben si mjeti me efikas per nje zgjim kultural, emocional, ndergjegjesues e clirues. Influenca e mitologjemave, jo vetem qe nuk eshte zbehur, por perkundrazi, vazhdon te mbetet nje force e fuqishme, qe me mesazhet e tyre influencon jeten dhe mendimin boteror. Mitologjemat ne rastin e Evropes, vazhdojne te luajne nje rol te vecante, ne ngjizjen e nje kulture te perbashket evropiane, duke i rreshtuar evropianet ne idealin e bashkesise. Mitet evropiane u bene edhe me te vlefshme edhe per cilesine vethulumtuese te tyre, per te gjetur qofte gabimet, ashtu edhe meritat.

Opinion/Kritike


Fitoret pirrike te shqiptareve
Nga Altin Topi
Shekulli 10/11/03

Reflektim, - duke pare mbrapa ne histori
Versaje, Paris 1919. Keshilli i Katershes lekundej ne marrjen e nje vendimi: Te sanksionohej sovraniteti e indipendenca e shqiptareve, apo t’i hapej rruga pretendimeve trepaleshe, Itali-Serbi-Greqi, ne nje ndarje territoriale te trojeve shqiptare? Nese do te ndodhte e dyta, “Albania” lehone, do te zhdukej pergjithmone prej fjaloreve gjeopolitike te botes. Lloid Xhorxh i drejtohet Uillsonit: “Ndoshta ata(shqiptaret) duhet te kene indipendencen e tyre. Nuk di se cfare do te bejne ato me te, vecse t’i presin gurmazin njeri-tjetrit. Shqiptaret do te bejne te njejten gje, si malesoret skoceze i bene njeri-tjetrit ne shekullin e XV.” Uillsoni i indinjuar iu kthye: “Mos fol keq per malesoret e Skocise.

Jete Urbane/Internet


Tirana, - metropoli shqiptar i pushtetit e i kultures
Nga Altin Topi
Shekulli Tetor 2003

Tirana “liminale”
Hapsire “liminal”-e thuhet per nje gjendje “ne midis”, ne kufirin e dy ambjenteve historiko-kulturor, koncepteve ndertimore-arkitektonike te ndryshme. Eshte nje term relativisht i ri i arkitektures bashkekohore i huazuar nga sociologjia. Liminaliteti, ne kuptimin me te ngushte, eshte nje vecori urbane, ku karakteri lokal, ruajtja e origjinalitetit, duke humbur monopolin mbi urbanistiken e qytetit, i le vend gjithnje e me shume, karakterit bashkekohor te ndertimeve. Kjo gje ka ndodhur me Tiranen, e ne nje fare menyre, liminaliteti midis kozmopolitanizmit dhe asaj qe identifikohet si “autoktone”, “karakteristike tiranase”, ka komplikuar perpjekjet per t’i dhene asaj nje identitet te vetin.

Rite de Passage


Rituali i Pasaportave
Nga Altin Topi
Shekulli Korrik 2003

Nje dukuri e re e kujteses kolektive, folklorit modern, “pop culture-s” bashkohore shqiptare, eshte padyshim edhe rituali i pasaportave. “Leternjoftimi”, varianti shqiptar i ID-se ( identity card) perendimore ne periudhen totalitare, normalisht nuk bente pjese ne ritualin folklorik ne te perditshmen e shqiptareve. Levizshmeria e shqiptareve ishte e kufizuar brenda te njejtit territor, te njejtes hapsire, - Shqiperise. Cdokush mund te provonte identitetin e vet, e ne te shumten e rasteve me “kollajllek”. Kete gje ia lehtesonin format arkaike konjitive sociologjike, njohja e drejperdrejte fizike dhe emri i personit prej bashkeshtetasve te tjere, duke perfshire ketu rrethin familjar e shoqeror te personit, koleget e punes apo te shkolles, etj. ID-ja shqiptare, leternjoftimi, ishte simboli i koerzionit social, i prangimit, i atij destinimi te perbashket, i identitetit dhe menyres te identifikimit, qe nuk mund t’i shpetonte apo shmangej kerkush, qe (nje)nenshtetesia i ishte percaktuar si “shqiptare”.