Monday, January 14, 2008

Rite de Passage


Panteoni Shqiptar Ne Krize
Altin Topi
Alb-Club 2000


Ka dite qe flitet per nje zenke, nje sherr qe paska plasur ne Panteonin shqiptar. Po sic ndodh ne raste te tilla, gjerat thuhen nen ze. Fjala eshte per nje peticion qe i eshte dorezuar Parlamentit. Ketu fillon edhe cudia e ketij lajmi. Thuhet se kete peticion e paskan firmosur te perndjekurit, te debuarit e Panteonit shqiptar. Thuhet akoma, se kete peticion e kane firmosur edhe shume anetare te vet ketij tempulli te kombit. Ndermjet shume emrave edhe firmave ishin pare ato te legjendarit Skenderbe, Bogdanit, Buzukut, Nolit, Fishtes, Migjenit, vellezerve Frasheri, Konices, Poradecit e shume e shume te tjereve. Rishfaqja e firmave te tyre ishte gjeja me e pabesueshme e kesaj historije, por megjithate, kjo ishte shpjeguar me vetine e pavdekesise qe kane heronjte e Panteonit.
Ish te perndjekurit, te debuarit e Pantonit ne kete gjysem shekulli te komunizmit shqiptar qe protestonin dhe nuk pranonin anetaresine ne Panteon, "e drejte kjo, qe i ishte dhene tani ne eren e demokracise". Kurse anetaret e Pantonit qe kishin firmosur edhe ato peticionin kercenon se do te dilnin vullnetarisht nga ndertesa e tempullit. Biles keto te fundit thonin se shume here me pare kishin bere kerkesa per te dale vullnetarisht nga Panteoni ose ne "pamundesi" te kesaj t'i sistemonin ne nje ndertese tjeter.

Arsyet qe kishin parashtruar ne kerkesat e tyre te mepareshme ishin shkruar ne nje gjuhe teper te kujdeseshme qe te mos keqinterpretoheshin. Kjo per arsyen e thjeshte se kerkesat e tyre i kishte shqyrtuar zyra e kuadrit e Kuvendit Popullor(ose ajo e
KQPPSH, se ishte e njejta gje). Ato e kishin argumentuar kerkesen e tyre me "ngushticen e madhe" qe ishte krijuar ne ndertesen e Panteonit, nga dyndja e "heronjve te rinj" te komunizmit. "Heronjte e moshuar"(sic quheshin me nje fare percmimi nga "heronjte e rinj" te komunizmit, heronjte para 1944) thonin se nga "ngushtica e madhe" kishte filluar t'i merrej fryma dhe rrezikoheshin te mbyteshin. Megjithate asnje nga kerkesat e tyre nuk ishte marre parasysh, nderkohe qe ne tempull vazhdonte vershimi i "heronjve te rinj". Kurse ne peticionin e perbashket thuhet se kurrsesi nuk pranonin te rrinin ne nje ndertese, nen nje cati
me "heronjte e rinj qe fabrikoi komunizmi". Ishin keta "heronj" qe kishin shperfytyruar imazhin e shqiptarit per heroin. Keta "heronj" per t'u dukur sa me tokesore ishin futur ne ndertesen e Panteonit shqiptar me ca deshmira, ca certificata "te rregullta"(vertetesia e te cilave provohej nga vula e zyres perkatese te Kuvendit Popullor) qe deshmonin "heroizmin" e tyre. Ajo qe "deshmonte" me qarte origjinen e tyre tokesore ishte kontributi i tyre mes njerezve. Midis tyre mund te gjeje barinj, shofere, mjelese te dalluara, traktoriste, brigadiere te rendimenteve te larta, "intelektuale","profesore" qe sfidonin llogjiken dhe
shkencen e pjeses tjeter te botes, etj. Peticioni duke dashur te paraqese metamorfozen e heroit shqiptar, zbulonte edhe sekretin e kesaj prodhimtarije te madhe "heronjsh" te periudhes te quajtur "enveriane". "Heronjve" te tille i ishte hequr vetia baze e heroit te Panteonit,- Rebelizmi,te menduarit te pavarur, te lire, ose sic quhet sot, - Disidence. Keta "heronj" paraqiteshin te urte. Disidencen ia kishin zevendesuar me vetine qe kishte patur njeriu para shfaqjes te Heroit te Pare -Prometeut, pikerisht, me friken ose sic jemi mesuar t'a quajme sot, - Konformizmin. Sherri qe ka plasur ne Panteon ka rrezik te na lere pa heronj, sepse "heronjte e rinj" te komunizmit nuk pranojne te dalin nga ndertesa e Panteonit. Ata thone qe jane ne rregull me dokumentat, deshmite e "heroizmit " te tyre. Biles per t'u bere sa me te pranueshem e modern ne syte e botes, ate kane ndermarre e bere disa ndryshime ne paraqitjen e jashtme, duke ndryshuar ne disa raste teper flagrante edhe emrat. Ndersa Pantoni shqiptar ndodhet ne krize, Parlamenti, (nje nga ndryshimet e reja ne emrat) akoma nuk ka vendosur se cfare te beje. Ka frike se asnjera pale ne grindje nuk do t'i bindet vullnetit te tij, duke pretenduar secila ne te veten.


Greket e vjeter besonin se ishte "kutija fatale" e Pandores burimi i gjithe te keqijave dhe fatkeqesive qe hidheruan gjinine njerezore. Ishte kurioziteti, tundimi i Pandores qe hapi "kutine fatale", e lejoi te dilnin prej andej te gjitha mjerimet, semundjet, lufterat, urite e botes. Por njerezit kuptuan se, e keqja e vertete lindi atehere kur ata zbriten perendite, heronjte ne toke. Shembelltyra e heroit te pare per njerezit, deri atehere te pafuqishem e te mjere ishte Prometeu, me burimin e zjarrit hyjnor qe rrembeu ne qerren e Diellit. Por kur zbriten heronjte ne toke, ato erdhen ashtu sic ishin ne qiell, me te gjitha pasionet e veset e tyre, me te gjitha te keqiat dhe te mirat e tyre. Kur njerezit u kujtuan se tani tokesore, heronjte shpesh beheshin te rrezikshem deshen t'i kthenin perseri ne qiell, por ishte shume vone. Tani ata kishin nevoje per heronjte, nuk jetonin dot pa to. Keshtu filloi bashkejetesa e njeriut me heroin. Eshte heroi qe ushqen aspiratat e popujve per liri, per te jetuar me mire. eshte kjo nevoje e popujve per heronj, qe jo rradhe nxjerrin figura madhore ne kahun negativ te "drejtezes njeri". Vazhdimisht jane hasur ne histori figura si Xhingis Khani, Timurlengu, Neroni, Musolini, Hitleri, Stalini, "heronjte e medhenj" te shkaterrimit. Jane keta "heronj" qe ne emer te idealeve te larta njerezore, evokojne e nxisin forcat e erreta, te verbera, te fshehura, primordiale te popujve drejt dhunes te pa pare. Nje shkrimtar i madh i ka quajtur keto - lajthitje kolektive, cmenduri te popujve.

Komunizmi shkruajti nje histori tejet te dhimbeshme, te gjakosur, persekutimi njerezor. Me mizorisht se cdo epoke tjeter, ai shperfytyroi imazhin e heroit.
Komunizmin e kane krahasuar me ulkonjen qe ha kelyshet e vet. Nga tribunat e tij u rrezuan nje nga nje idealistet, e vendin e tyre e zune kasapet, gjaksoret. Shqiperia e vuajti tmerresisht kete, pa te rrezehoshin, te deboheshin nga Panteoni i saj qindra heronj, ndjeu dhimbjen e madhe te rrallimit te tempullit. Ne kete Panteon te rralluar zune vend "ca heronj", metamorfoza, percudje te heroit te pare - Prometeut. Sot, komunizmit si zgjidhje per nje shoqeri te ardhme njerezore, i eshte vene kryqi. Nje konvente boterore ate dhe projektuesit e saj duhet t'i nxjerre jashte ligji. Ne periudhat e lajthitjeve kolektive dalin "heronjte" e dhunes e te shkaterrimit.

"Heronjte" te tille nxorren edhe kombet me te qyteteruara. Ishin keta popuj qe i krijuan keta "heronj", qe i duartrokiten, i rriten ne psiqiken e tyre, i mitizuan dhe i afruan me perendite. Edhe shqiptaret kane pasur nevoje per heronj dhe kane nxjerrur heronj. Por per gjysem shekulli e lidhen fatin e tyre me emrin e Enver Hoxhes, "heroin me te madh" shqiptar te shkaterrimit - fatkeqesia e tij me e madhe. E zbriti ne toke dhe e ndjeu forcen shakerruese te tij. Por fatkeqesia nuk mbaroi me vdekjen e tij. "Fantazma" e tij vazhdon edhe sot te beje e shkruaje historine e Shqiperise. Tani qe ne Panteonin shqiptar kane filluar levizjet e medha per te rizbuluar vlerat e humbura, bota po jeton nje periudhe deheroizmi. Heronjte nuk jetojne gjate. Njerezimin e kane lodhur heronjte. Tokesore, ato behen te rrezikshem. Prandaj kujdes nga heronjte tokesore! Kujdes! Bota tani i falet vetem nje Heroi. T'a kerkojme, t'a gjejme, e t'i falemi vetem nje Heroi, qe jeton larg nesh, qe na sheh e na don te gjitheve njelloj. T'i falemi vetem Zotit.

1 comment:

Anna Gjoci said...

Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund të kontaktoni atë me email:( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( + 2349074881619 ).

Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë