Saturday, January 5, 2008

Art/Proze


Postmodern(pjesa e pare)
Nga Altin Topi
Shekulli
16-08-2007

Zentana është një vend po aq hipotetik sa ç'mund të jetë i vërtetë. Është një nga ato vendet që anglishtfolesit i quajnë "borderlands" (toka periferike, kufitare), jo më shumë për gjeografinë e tyre, sesa për gjeo-kulturën apo gjeo-politikën e tyre.Njëlloj pastiço politike, ku të treguarit e historisë humbet nën terrenin thithës, gllabërues, të shumëllojshmërisë fetare apo të tarikateve politike. A më lejohet të përdor sarkazëm? Nuk e di, por përderisa më duhet të mbetem i vërtetë, rrezikohem të bie pre e një përafrimi të tillë. Hej! Në cilin planet ndodhesh ti!? Jemi në epokën globale të një miqësie të thellë ndërkontinentale. Njerëzit duhet ta ndjejnë këtë. Ah, harrova të përmend edhe bumet e fundit të Jahovait e kombinimet Maore-Bahiste. Njerëz çfarëdo, ngado, qofshin (post)surrealistë apo (post)dadaistë, kur gjuhët i përziejnë, fragmentojnë ndërhyrjet me prezantimet shumëngjyrëshe, të krijojnë përshtypjen se gjuha na qenkërka veçse metropolitane.

***
Rastësia e momentit, na ka bashkuar të gjithëve, pa përjashtim, në kopertinën e të njëjtit eveniment historik që quhet tranzicion. Për saktësi të vendndodhjes, duhet të them që në krye, se bëhet fjalë për tranzicionin në Zentana, një lloj Ruritanije, sikur të ishte një motërzim postmodern me Shqipërinë "në tranzicion". Po si mund të harrojmë ne, aleancat e përngjasimet globale!? Tranzicioni në thelb, duke qenë një sistem jo në balancë, i lënë jetim, mund të marrë edhe një kanotacion negativ. Për shembull, tranzicionin fare lehtë mund ta përqasësh me baltosjen që vjen pas reshjeve të rrëmbyera të shirave vjeshtake. Zentana në tranzicion, është njëlloj; një gjendje e pabalancuar e me shumë baltë. Të gjitha arritjet e mëdha dada-surrealiste për t'iu afruar apo përkufizuar sadopak të vërtetën në Zentana, u shkërmoqën dhe u tretën, njëlloj si ato kështjellat e rërës nën baticën e mëngjesit. Zentana e mbetur pa kështjellat e rërës, shtriqet nën diellin e një mëngjesi të ri, pa ditur e mësuar akoma përkatësinë e të vërtetën rreth saj. Nuk është as kristiane, as muhamedane, as perëndim, as lindje, as kapitaliste, as socialiste, as e djathtë, as e majtë, as duke u ngjallur, as duke dhënë shpirt, as... Balta, baltosja fizike në trotuare, rrugë, sheshe, madje balta që futet deri në shtëpi është e shëmtuar. Por kurrsesi nuk është aq e frikshme. Baltosja shpirtërore, pezullia në ndërgjegjen e mendjen e njerëzve, ajo është vetë llahtaria. Kjo ndodh, kur të gjitha gjuhët janë në kokat e gabuara, kur fjalët edhe njerëzit përzihen. Kjo baltosje dyfishe, nuk është gjë tjetër veçse një sistem i kalbur kokë e këmbë.
***
Në kopertinën e këtij tranzicioni, për shkak të perspektivës akoma tepër në modë (post)dada-surrealiste, me shumë vështirësi mund të më pikasësh. Kam qëndruar krejt i skajshëm, në trotuarin përtej, duke soditur ezbavitur mes turmës kalimtare. Përbri meje dëgjohet një (post)surrealist tek i drejtohet mikut të tij (post)dadaist: "Në këtë pikë, të dy jemi njëlloj. Ne besojmë që ëndrrat kanë rëndësi. Ne besojmë që ekziston një lidhje bashkuese, e cila nuk ka të bëjë aspak me psikologjinë e veçantë të kombeve. Është një marrëdhënie themelore mes kombeve që i rrafshon kufijtë. Gardhet janë vetëm në kokën e tribaleve, bota është një rrafshnajë pa gardhe. "Dadaisti i ekzaltuar, me imagjinatë, në kokën e tij ndërkohë, duket të kishte krijuar një përzierje të re, një bashkësi dadaiste. Një kombinim i tillë dadaist në kohë e hapësirë, me siguri që mendjen time të thjeshtë e konvencionale do ta kishte hedhur në një konfuzion total. Unë po mbaja frymën, për të dëgjuar reagimin e tij. "E vërtetë, përse bota perëndimore është kaq konservative me të ashtuquajturën mos përzierje e ruajtje të paprekur të vlerave? Për kë e ka fjalën? Mos e ka fjalën për traditën katolike? Për civilizimin greko-romak? Apo ndoshta për hegjemonizmin kultural anglo-sakson? Unë dua të përziej gjithçka, më kupton, gjithçka, në një transhendencë objektesh e kulture, ku ato të humbasin format e ngjyrat që i dallon si të veçanta, dua t'i bëj të gjitha mishmash, duke bërë kollotumba. Unë nuk mund t'i shoh gjërat e ndara, dua t'i shoh të fluturojnë në një hapësirë". "T'a qaj hallin or mik!",- e ngushëlloi sakaq me një ton dashamirësi surrealisti. "Po na zë frymën ajo ndjenja e superioritetit anglo-sakson, ai impulsi i racës së zgjedhur të borgjezit perëndimor. Është një superioriet që ka glorifikuar injorantin dhe filistinin". Uhhf... Gjuha po më lëvizte brenda kafazit të gojës, që mbahej e mbyllur nga një përpjekje e sforcuar e muskujve të nofullave. "Ja, më në fund dy mendje gjeniale! E shikon, të gjitha mendjet e mëdha punojnë njëlloj". E dëgjova zërin tim të shurdhët thellë në brendësi. "Por ndalo more një minute, e rrumbullako ato cepat e kokes të shemtuar e me gunga. Ka edhe një mënyrë tjetër të menduari, që ti nuk ke mundur ta mësosh në ato ekzaltimet masovike të të folurit me zë të lartë e me gjeste për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve". Patjetër që më duhej të thërrisja në ndihmë farefisin tim tribal nga Afrika e Jugut, për të treguar se superioriteti njerëzor, nuk i takon një kulture të vetme apo një race të vetme. Duhet t'i tregoja se çdo kulturë racore e etnike ka pjesën e vet superiore, që e bën të rrijë serbes e dinjitoze mes kulturave të tjera.
***
Sikur të më kishte dëgjuar monologun tim të brendshëm, surrealisti vazhdoi bisedën. - "Çfarë? Ti do të thuash se nuk i përket asnjërës nga ato që përmenda? Por ti duhet të jesh diçka. Patjetër që ti duhet të jesh diçka. Ja për shembull, unë jam një surrealist. Në të vërtetë, thellë-thellë, unë jam thjesht një poet, por që besoj thellë në surrealizëm. Unë urrej gjithçka që nuk është mohuese, karshi gjithçkaje tjetër. Jam thjesht një zotëri, një xhentëlmen nga rrethinat e Rambamit, që zbavit veten me poezi, duke pikturuar gjithçka në një kompleks ngjyrash, ku përzihet e kuqja, e bardha dhe e zeza. Më kupton, jam një xhentëlmen përparimtar i rrethinave, më saktësisht i çfarëdo rrethine. A më kupton se çfarë dua të them?". Dadaisti sakaq tundte kokën, kësaj radhe pa nxjerrë as edhe një pasthirrmë. Surrealisti po e zbaviste pa masë. Dehjes së tij të zakonshme dada-artistike, po i shtohej një ndjenjë e një dizintegrimi total të gjuhës së artikuluar e të plastikës së formave fizike përreth. Nga artisti avand-gard revolucionar, ai ishte shndërruar në një artist i botës, një superkapitalist, me një market për ta patur zili. E tani jetonte në një dehje të vazhdueshme në zemër të qendrave luksoze - Paris, Londër, New York, Berlin, Romë. Për një moment sytë iu errësuan. Sikur t'i ishte zgjuar ai instinkti vrasës thirri:"Unë e di se çfarë je zotrote! Eureka! Ti je një relike e kaluar, një aristokrat, një borgjez! Si mundem t'iu harroj unë juve, si mund të mos e njoh unë një aristokrat apo borgjez zentanas! Ha, ha, ha! Ku është ajo bota e pjesa e juaj. Unë punëtori i botës, një artist i vërtetë, ua ktheva botën përmbys. Tani e sheh, unë mbretëroj. Jam superkapitalisti më i ri i botës. Por nuk e kam harruar ngjyrën e kuqe, atë të kuqen time tepër të ndezur. Mund t'ia dallosh feksjet e saj, si ato që kanë mbështjelle Lamburginin tim, parkuar në anën tjetër të rrugës. Pas një hezitimi disa sekondash, arrita ta frenoja impulsin e parë për t'iu bashkuar dialogut të tyre. Shumë fjalë të thëna me pasionin e vërtetësisë, nuk janë të gjitha po ashtu aq të vërteta. Sigurisht, nuk mund t'i shpëtoja përshtypjes se këta dy zotërinj, thjeshtë po zbavitnin veten. Unë ndërkohë, nuk kisha dëshirën më të vogël të mbroja Perëndimin në vazhdim të monologut tim.
***
Asnjëherë nuk kisha besuar, se e kuqja e Lamburginit të dadaistit, do të më bënte mua më të pasur. Por e dija që kompleksi i të kuqes së ndezur në mendjen e tij, afërmendsh do të ngrohte vetëm xhepat e tij, duke futur njëçikëz para në to. Mendja e tij, gjithmonë kishte qenë novatore. Ai kishte demonstruar atë që unë nuk kisha mundur ta mësoja kurrë. Gjithmonë, ai kishte qenë një radikal e njëkohësisht gjithmonë kishte ndërruar kurorën politike të artit të tij, kur ishte dashur të përvetësohej e eksperimentohej një art i ri. - "Ah ju zentan aristokrato-borgjez, ju nostalgjik i botës së kalbur e të përmbysur! Përse zotrote, nuk të pëlqen novatorizmi e radikalizmi i artit Dadaist?! Vetëm ky art i hap derën artistëve dhe poetëve që duan të eksperimentojnë." Pavarësisht se toni i tij përpiqej të më transmetonte përshtypjen e një personi të fyer e në indinjatë, nuk më shpëtoi buzëqeshja e fshehur tinzake, që tradhtohej nga kapaku gjysëm i mbyllur i syrit të djathtë. Gjithmonë më kishin zbavitur masovikët. Në adoleshencë kisha patur një ndjenjë të ngrohtë për të dy palët, surrealistët e dadaistët, e ëndrrën e tyre avand-garde, "...lëvizja jonë synon të shkatërrojë shoqërinë e artin plotësisht të kalbur perëndimor", për mua kishte qenë një zbavitje, një nga ato ushtrimet kaq të domosdoshme për zhvillimin intelektual, por për fatin e mirë, tepër kalimtare. Ishte kufizuar në literaturë, e deri diku në ndonjë ndryshim të stilit të flokëve, modës së veshjes, e mbajtjes në qoshkun tim të dhomës, të ndonjë riprodhimi abstrakt dada-surrealist pa vlerë, të blerë ilegalisht nën dorë, prej artistësh të dorës së dytë. Adoleshenca mendore, apo papjekuria, është faza e mungesës së balancës hormonale. Kjo e shkaktuar nga zhvillimi e rritja e menjëhershme e pjesëve të trupit, por e pa mbështetur prej baraz-zhvillimit të intelektit. Siç duket shprehja "mendje adoleshente" e ka këtu zanafillën, duke dashur të përshkruaj dikë të papjekur intelektualisht, apo me një cektësi kulturore. Ka njerëz, e ato nuk janë të pakët, që mbeten adoleshentë deri në fund të jetës së tyre. Në rastin më të keq, ka edhe kombe, që për shkak të një papjekurie masive të popullsisë, të ngelen psikologjikisht adoleshentë, të papjekur, e mjerisht, mizorisht emocionalë. Nuk di, por, ndoshta për shkak të një vjeshte të gjatë në shpirtin tim zentan, në atë baltosje të Zentanës, më ishte ngjitur me kokëfortësinë e një gjetheje të vyshkur pas këpucës, një mendim i zymtë. Konstatimi e konkluzioni im është se Zentana me popullsinë e saj kishte qenë ajo adoleshentja, shpesh edhe emocionalisht e trazuar.
***
Tranzicionet në Zentana apo "in extremis", revolucionet, janë shfaqur historikisht në intervale po aq të rregullta, sa edhe ciklet mijëra vjeçare të ftohjes e ngrohjes së planetit tonë. Ato kishin qenë tepër tërheqëse për adoleshentët, ato romantizonin dashurueshëm me masën e papjekur, që ne jemi mësuar ta quajmë turmë. Tranzicionet ishin e vazhdojnë të jenë tepër të çuditshëm në Zentana; për të finalizuar qëllimin e tyre ato përdornin të njëjtën strategji të suksesshme. Së pari, e së fundmi, ato ndërronin renditjen e virtytit dhe nevojës. Ato shndërrojnë si pa kuptuar çdo gjë të nevojshme, në virtyt. Më në fund, u zgjova nga përsiatja ime. - "Por të më falni, nuk mund të jesh një politikan e artist njëherësh, e nëse ke fatin të jesh i dyti, më mirë ngel i tillë. Nëse ke vendosur të jesh politikan, ndoshta është një nevojë juaja për të siguruar pushtet rreth vetes. Kjo sigurisht do të detyrojë të shkruash e të thuash plot mbroçkulla. Ngelet gjithmonë për t'u pyetur, -"Është niveli juaj mediokër i intelektit, i shoqëruar me budallallëqe të momentit arsyeja, apo është thjesht një strategji për një mision të madh, të fshehur, pra maksima makiaveliste "mjeti justifikon qëllimin"?
***
Surealistit sikur i ishte hapur qielli. Fytyra ju cel nga afeksioni i ngrohte për fjalet e thena nga mikut të tij Dadaist. - "Imagjino se cfare do të thote, kur çdo veper arti e shkruar apo e vizualizuar që ka bere epoke këtë shekull, ka pasur nevoje për një literature të tere për t'u shpjeguar. Çdo gjë që është klasike mund të kuptohet me një shikim, nuk ka asnje permbajtje sekrete për të kerkuar shpjegim. Sot asgje nuk mund të me siguroje mua për realitetin, as saktesia e llogjikes, as forca e të ndjerit. A nuk mund të ndodhe fare mire që gjithshka nga ky super-realitet, prej ku mbeshtetemi për të udhehequr ekzistencen tone, të mos jete një delir i interpretimit tone. Sic mund të kuptohet nga të gjithe, nuk ka ndonje sekret të fshehur kombinimi i thjeshtesise dhe madheshtise të Homerit. Por ndryshe qendron puna me artin tone. Arti jone ka një forme të vecante. Është pikerisht mistifikimi i tij, që fsheh atë deshira pervelonjese për perjetesi dhe pushtet. Prandaj në preferojme me shume t'a quajme artin tone, një enderr se sa art. Ne, surealistet, pavarsisht nga ngjyra që pelqejme me shume, e kemi mbeshtetur gjithmone tranzicionin tone në Zentana, në principin diabolik të super-realitetit. Endrra t'i imponohet të jetuarit material të jetes. Pra duhet që arti, pra endrra, të trashendoje në jeten tone duke e shndrruar ate, duke u bere njesh me fantazine tone. Arti behet jete. E nese arti është militant, i zjarrte, edhe jeta jone behet militante dhe e zjarrte. Perse, të pakta kane qenë rastet kur me artin tone, kemi realizuar mrekullira. Kemi evokuar llogjiken e një terrori patalogjik, me vargje të mrekullueshme e kurrajoze, kemi glorifikuar impulset që kane tronditur moralin borgjez nga themelet. Perse pra duhet të pengohet një enderrimtar i tillë me një frymezim të tillë oqeanik? Këtë unë nuk mundem t'a kuptoj?! A nuk është poeti një shpirt modern i revoltes të ndergjegjeshme kunder ethosit të kohes?".
***
- "Por Zentana nuk është rasti për t'u bere radikalist. Është shume e varfer për të mundur të perballoje një lluks, një aventure të tillë perseri, me ato therrime arti që i kane mbetur të shperndara andej-kendej." - nuk m'u durua mua me në fund. Por për fatin tim të mire, përsëri gjithshka ishte nen kontroll. Fjalet akoma të paartikulluara kishin vershuar vrullshem nga ngarkesat neurotike elektrike të trurit në kafazin e gojes, e ishin tulatur përsëri atje. - "Zentana kurrsesi nuk mund të marre me në mbrojtje një kurore politike apo të eksperimentoje me me artin e saj." Dadaistit kishte filluar t'i ndizej fytyra, sic duket nga një ngritje e lehte e tensionit të gjakut. - "E vertet, perse artistin e revoltuar me realitetin, novatorin duhet t'a bejme një dhurate-kurban, duke e viktimizuar tek filistinet? Si është e mundur që ju nuk e mbeshtetni një artist të tille? Si mundet që vetem në e mbeshtesim artin origjinal?" unë e kisha pergjigjen në maje të gjuhes. - "Por ju vete jeni ata, filistinet. A nuk e shikoni që këtë bote kaq konfliktuale ju vete po e krijoni? Forca intelektuale është gjithmone pushtet, apo jo? E ju, doni pikerisht këtë force t'a beni monopolin tuaj. Ju doni t'a grumbulloni si energjine e një oqeani, e t'a perdorni për qellimet e juaja krejt të mbrapshta. Intelekti, për arsye të natyres delikate të trurit tone njerezor, e për shkak të një shfrytezimi të tillë djallezor në Zentana, është varferuar e ka degraduar pothuajse fare."
***
"c'fare thua ore?! Në filistine!? Si merr guximin të na akuzosh se kemi varferuar e degraduar intelektin e kulturen në Zentana?" - E kuqja e fytyres të dadaistit u be edhe me e ndezur, por unë duhet të ruaja gjakftohtesine. Vetem keshtu do të mundja të germoja pak me thelle në boten e tij. Nuk kerkon inteligjencen e një gjeniu për të kuptuar që e perditeshmja, e në menyra të ndryshme jeta është e mbushur plot me gjera të shemtuara e qesharake. Njera nga keto, padyshim është që të gjithe në njerezit pa perjashtim, e perceptojme vetveten, ose teper njerezor, me një miresi rrezatuese të dukeshme, ose jashtezakonisht terheqes. Syte e dikujt tjeter, mund të mos shohin asgje nga një perceptim të tille. Por ka një sekret njerezor, që i ben njerezit të krijojne atë sistem kaq të domosdoshem tolerance që mund t'a permblidhja shkurtimisht si një marredhenie "me kruaj kurrizin të lutem, e unë do të kruaj tendin pastaj". Besoj se me kuptoni; kjo kerkon durim të madh e sens të konsiderueshem humori. Ndoshta po t'i ngjallnim edhe një here, për shembull Sokratin e Makiavelin, meshirimin me të larte të intelektit, do të kishim një seance humori të pacmueshme. Me një analize metodologjike sokratike do të bindeshim se vulgariteti dhe budallalleku njerezor është komponent kaq i natyreshem i menuse të perditeshem të qenieve njerezore.
Surealisti sic duket po perjetonte një moment, kur nuk ishte në gjendje të qartesonte veten për perkatesine e tij në lidhje me fjalen filistin. A ishte subjekti, objekti, asnjera nga të dyja apo të dyja bashke? - "Cfare do të thuash me filistine, m'a shkoqit pak të lutem?" unë këtë gjë e deshiroja t'a beja kohe, shume kohe me pare në Zentana, por një zog i vogel të veshi gjithmone me kishte ciceritur duke me keshilluar maturi. - ''Nuk është koha të behesh therror tani. Deshiron që t'a besh me të trashe dosjen tende, që po prehet diku në ndonje tunel-bunker, në qetesine bardhoshe të bjeshkeve të Gurakuqit. Të lutem, nuk do t'i vleje kerkujt guximi jot." Keshilla e zogut kishte qenë e vlefshme; kjo është arsyeja që unë po mundem të shijoj mbasditet e fundjavat, mes gjelberimit të parkut e të shkruaj keto rreshta.
"Hmm...c'eshte një filistin?! Me mire t'a nisim keshtu. Ka dy lloj filistinesh, të pakten ashtu sic e shoh unë këtë pune." Kryqezova duart, ashtu sic beja zakonisht kur doja të tregohesha i zellshem, e njekohesisht i pademshem me ndonje levizje të pakontrolluar të duarve të mija në vrullin e pasionit. - "Une do të perpiqem të jem sa me cilesor për t'a bere sa me të qarte shpjegimin tim. Kush janë dy filistinet? Njeri sigurisht je ti, kurse filistini tjetër gjendet midis publikut të artit tend, është pjese e tij. Nese do të konsideroja ty të ndare nga pjesa e publikut, jam shume e sigurte, që ti pa nje, pa dy, do të ishe gati t'a braktisesh artin, që prezantohesh se ke marre persiper t'a mbrosh e t'i dalesh për zot. Por kjo nuk ndodh, mbasi tani ti nuk mundesh që t'i shpetosh publikut, prezantimit para tij. Duke qenë keshtu, pavarsisht se prania jote e ka demtuar artin, në këtë gjendje të artit, e me këtë publik, nuk ka ngelur gjë tjetër vetem të pranohet patronazhi yt mbi artin e publikun. Keshtu që nuk behet gjë tjeter, përsëri vazhdohet të mashtrohet filistini tjeter, pjesa e publikut. Tani zgjedhja behet e veshtire, sepse duhet zgjedhur midis dy filistineve. Është si të zgjedhesh midis dy djajve. Por duke ju pare ju si filistinin politik, ti je filistini me i rrezikshem nga të dy. Kjo për arsye sepse ti je filistini i shkolluar, i pergatitur për një lufte të tille, të intoksikosh mendjet e publikut, e për me teper ti hiqesh si miku, mbrojtesi, e sipermarresi i artit. E nese ti do të ishe ai që pretendon se je, miku, mbrojtesi, e sipermarresi i artit, mua nuk do të me kishe kundra politikes tende. Politikanet për mua pavarsisht nga ngjyra janë të njejte."
Dadaisti kishte mbi dhjet vjet, që ishte perpjekur t'i fshinte ato gjurme, njolla të mundeshme të kaluares, e që mund t'a lidhnin sadopak artin e tij me politiken. Sigurisht që një perafrim i tille, apo me sakte një percaktim, ku po degjonte një bashkeshoqerim të tillë me fjalet politike e politikan, nuk po i pelqente aspak. Kurre nuk do të pranonte që dikush të ushqente një opinion të tillë për te, t'a vishte përsëri atë me petka të tilla. - "Nuk po kuptoj fare! Cfare është një filistin politik? Unë nuk jam politikan." Ishte gjeja me e cuditeshme që po me ndodhte. Sic duket deri tash, unë nuk e dija që kisha aftesira të tilla paranormale komunikuese. Megjithese nuk kisha hapur gojen fare, unë i kisha angazhuar të dy, surealistin e dadaistin në një bisede, që pa monologun tim të brendeshem nuk do të merrte kuptim. Megjithate duhet ta mbyllja faqebardhe këtë bisede pa ze. -" Nese insiston se nuk je një politikan, atëherë shume mire, qenke vetem një filistin i kulluar. Por kjo nuk të ndihmon, nuk është në favorin tuaj. Jo vetem kaq, por kjo nuk të falet e duke u shprehur keshtu, ti nuk ben gjë tjeter, vecse një padrejtesi vetes tende. Ti mund të ishe i lire të ishe banal, t'a ndryshoje biseden sa here të doje(me fjale të tjera t'a dridhje), të ishe krejtesisht i pasinqerte, e për këtë mjafton të thoje: - 'Pse jo?! Unë jam një politikan; tashme një politikan; i zhgenjyer, i neveritur si poet. Perderisa unë nuk kam respekt për artin ose për artistin, pervec në aspektin e dobise politike e ekonomike që mund të me sjelle.' është e natyreshme që si politikan, ti mund t'a perdorish artistin (ne rastin tende ndoshta edhe veten) si fshese për të pastruar terrenin tend, që të është dhene nga publiku i juaj, nga ne, në politike. Ti mund t'a perdoresh artistin për t'a shperndare artin e tij të dizintegruar, të shperfytyruar, të mbushur me të shprehurin e dhunshem e torturues të një korrespondenti politik të artit. Nese do shpreheshe ashtu sic e permenda me siper, do të ishte zgjidhur kjo pune. Por ja, ti përsëri vazhdon të insisitosh në të tenden. 'Une nuk jam një politikan.' Kjo është arsyeja që ti do të ngeleshgjithmone një problem për artistin e lire."

No comments: