Sunday, February 17, 2008

Syri i Fotografit


Shqiptaret, - nje Popull i Çbere (pjesa e pare)
Nga Altin Topi

Kosove, 17 Shkurt 2008 Kosova Deklaron Pavarsine

(Ja si jepet lajmi minuta prej shpalljes se pavarsise nga agjensia e lajmeve The Associated Press)

THIS IS A BREAKING NEWS UPDATE.
PRISTINA, Kosovo - Kosovo declared itself a nation on Sunday, mounting a historic bid to become an "independent and democratic state" backed by the U.S. and key European allies but bitterly contested by Serbia and Russia.

"Kosovo is a republic — an independent, democratic and sovereign state," parliament speaker Jakup Krasniqi said as the chamber burst into applause.

Across the capital, Pristina, revelers danced in the streets, fired guns into the air and waved red and black Albanian flags in jubilation at the birth of the world's newest country.

Serbian President Boris Tadic reacted by saying his country will never accept Kosovo's "unilateral and illegal" declaration.

In Kosovo, celebrations had already started, and top-selling daily Koha Ditore called for reconciliation between the province's 2 million Albanians and the 120,000 remaining Serbs.

"The past should not be forgotten, but it belongs to the past, and should be forgiven," the daily wrote.

But the daily Express carried a banner headline on its independence day edition that left no doubt about the feelings of some Albanians at finally escaping Serb rule, which lasted throughout the years of the old federation of Yugoslavia.

"FUCK YU", the headline said.

Fill lind pyetja: Si erdhen kosovaret ne kete dite ?

Nje fotoreportazh i shkurter i Alexandra Boulat i publikuar ne shkurt 2000 ne revisten e permuajshme National Geographic, e cila ishte deshmitare e masakrave te serbeve ne Kosove, kerkon t’i jape pergjigje nje pyetjeje te tille. Alexandra Boulat eshte nje fotoreportere me banim ne Paris, qe ka mbuluar konfliktin ne Ballkan qe prej fillimeve te tij. Ajo eshte e bija e fotografit te njohur te revistes amerikane Life, Pierre Boulat.

“Filloi ne Kosove, dhe do te mbaroje po ne Kosove.” Keto fjala te thena ne 1991, ishin fjalet profetike te nje fotografi slloven me emrin Futy, mik i fotoreporteres. Alexandra ishte e pranishme ne ditet, kur ne Kosove e Prishtine vershuan bandat paraushtarake te Miloshevicit, duke friksuar, rrahur e masakruar kosovaret. Lufta ishte kthyer pas nje dekade, perseri ne Kosove, atje ku kishte nisur. Koha e kompromisit midis serbeve dhe shqiptareve kishte vdekur pergjithmone.

Shperberja e dhuneshme e Jugosllavise, monstruoziteti qe ajo krijoi, sidomos, per njerez qe i perjetuan nga afer krimet dhe gjenocitin e bere ne emrin e nje nacionalizmi fals, psikologjikisht te semure, transformuan vizionin e bindjet personale te shume njerezve.

Futy, fotografi slloven, nje nga fotografet e paket te pranishem, u shndrruar ne nje prej viktimave te perplasjes midis shqiptareve e serbeve ne 1989; ushtaret e policet serb e dhunuan duke i thyer dhembet, e qe prej asaj dite, ai kishte mbetur pa dhembe. Por kjo nuk e kishte ndaluar ate qe te qeshte, te qeshte cmendurisht, me realitetin sureal te luftes se fundit qe zhvillohej ne Balkan. Fatkeqesisht, Futy u zhduk ne vitin 1993, diku ne rrethinat e Sarajevos, pasi u pa per here te fundit i shoqeruar nga nje patrulle serbe. Trupi i tij, pas atij incidenti, nuk u gjend me kurre. A nuk ngjan kjo tragjedi individuale kaq e pamundur? Sic thote edhe Alexandra, nuk kishte arsye qe Fury te vritej. Momente te tilla, pavarsisht predispozicionit pozitiv, besimin qe cdo njeri nga ne, mund te kete per te vleresuar e besuar sinqerisht ne triumfin e vlerave njerezore, humanizmit, mbi cdo te keqe, duam apo s’duam ne, te hedhin ne humnerat e errta te pashpreses. Dyshimi ne ekzistencen e te keqes dhe fuqise se saj, te shoqeron kudo, mbetet perhere i pranishem.

Alexandra u fut ne Kosove ne pranvere te 1998, sebashku me nje grup gazetaresh. Duke u perpjekur t'i shmangej zonave te nxehta, luftimeve, perpjekjeve ushtarake te drejtperdrejta, ajo u be deshmitare okulare e pasojave te atyre luftimeve qe kishin per protagoniste ne njeren ane UCK-ne e kosovareve, e ne anen tjeter ushtrine, bandat paramilitare serbe, e ne mes vrasjen e mijra njerezve te pafajshem, femijeve, grave, pleqve e te rinjve kosovare. Popullsia e Kosoves e masakruar, e perzene nga shtepite e saj, kishte marre arratine pyjeve e lartesirave te Kosoves, nderkohe kur, meshkujt, burrat shqiptare te Kosoven rezistonin terrorit serb. Te gjithe: nenat, femijet edhe pleqte, pregatisnin veten per betejen e fundit, jete a vdekje. Alexandra ishte nje nga gazetaret e fundit qe la Kosoven, kur represioni serb e luftimet midis shqiptareve e serbeve kishin arritur kulmin. Kosovaret me largimin e gazetareve te fundit nga Kosova, e dinin se asnje i huaj pervec tyre, nuk do te ishte me deshmitar i tmerreve qe po kryheshin nga serbet. Vdekja ishte leshuar si nje bishe qe kishte shperthyer kafazin.

Imazhet fotografike akoma na ngjethin gjithe qenien tone, e sikur degjojme te qeshuren e cmendur te atij fotografi slloven qe kishte qene deshimtar i surealitetit te krimeve makaber qe ishin rishfaqur ne Balkan. Gishtat e dores te nje trupi pa jete qe ngrihen nga gjelberimi qe po venitet diku ne nje pyll vjeshte te Kosoves; trupi i pajete i nje foshnje pesemuajshe, te mbeshtjelle ne nje plastike, ka dritheruar shpirtin e atyre burrave qe po kerkojne t’i gjejne nje strehe te fundit nen ate qiell e baltosje qe vajton mjerimin e tragjedine qe ka pllakosur.

Gjithshka peshtjellohet ne ate peisazh, mozaik te trishte vjeshte te Kosoves: lulet e egra ne oborrin e nje shtepije te rrenuar e te djegur, ku i zoti i shtepise me ate shikimin e tretur, ka mbetur i vetem, pasi te gjithe familjen e gjene e gjalle, ia kane vrare serbet. Ne nje fotografi tjeter, shohim te rinj kosovare te rrethuar e te hypur me force ne makinat e policise; askush nuk e di se cfare mund te ndodhe me tej: a do te perfundojne ne ndonje stacion policie apo ne ndonje varr masiv, pa emer? Me tej, ne nje fshat, ne Rugove, djem nenash kosovare, jane hedhur pertoke, te masakruar, nje ndeshkim i pergjakur qe ka marre jete njerezish, mbeshtetesish te UCK-se.

Fotografite qe sensibilizuan me shume opinionin publik boteror, ne vecanti qeverite perendimore, e qe deshmuan per nivelin e arrogances e cmendurise serbe, ishte shkalla dhe permasat biblike te ekzodit kosovar. Nje milion njerez te perzene me nje egersi shtazarake nga Kosova e nen kercenimin e vdekjes. Nuk eshte larg realitetit, te vertetes, perqasja me gjenocitin e kryer ndaj hebrenjve ne Luften e II-te Boterore. Turmat prej qindra-mijera njerezish, ecnin ne kembe pergjate linjave te hekurudhes, te detyruar me force, te perzene nga Kosova, nga shtepite, toka e tyre. Per vuajtjet e tyre, marshimin e tyre reskapites, disa ditesh nen kercenimin e tankeve serbe, jane me mijra deshmite fotografike e filmimet e dhjetra-qindra reportereve. Imazhi i dhimbeshem i nje nene kosovare qe i ka shterrur cdo force per te ecur me tej, e leshuar pertoke ne brezin kufitar Kosove-Maqedoni, e raskapitur, e uritur dhe e etur, deri ne kufijte e skajshem te rezistences njerezore, do te na shoqeroje imagjinaten tone te trishte edhe per shume kohe.
Ne nje kamp ne Stankovac te Maqedonise, disa femije kosovare 4-5 vjecare, luanin me gurickat perreth tendes ku kishin gjetur strehe dhe e quanin shtepi ne nje nga kampet e refugjateve. Njeri pasi mbush doren e vogel i drejtohet shokeve te tij: - “Do t’ia jap NATO-s kur te vije, e sebashku do te vrasim serbet.”

Shume femije kosovare kur u kthyen ne Kosovo, u kthyen duke mbajtur gure ne duar. Te rriturit sot shqetesohen rreth pasojave te mundeshme traumatike qe pati lufta dhe eksodi ne femijet kosovare. Nje mesues ne kampin e Stankovacit shprehu revolten e tij me keto fjale: - "Nuk ishte vetem Miloshevici qe na perzuri nga Kosova. Ishte vet populli serb. Nje nga fqinjet e mi serb, pasi veshi uniformen, erdhi e trokiti ne deren time e me dha ultimatumin: 'Largohu, te jap vetem 15 minuta per t’u larguar'."

Me lule dhe buzeqeshje te ndrojtura, kosovaret me fytyrat e sapocelura, vajzat e reja qe ishin kthyer nga arratija apo kishin dale per te pare driten e diellit e te lirise, nga vendet ku ishin fshehur per t'iu shmangur reprezaljeve serbe, u rishfaqen serishmi neper rruget e Prishtines e te gjithe Kosoves, duke mbajtur ne duar lule dhe ia ofruar ato ne shenje falenderimi e miresardhjeje, trupave te NATO-s.

No comments: