Saturday, January 12, 2008

Art/Poezi


Ne shoqerine e profeteve
Nga Altin Topi
Shekulli Shkurt 2004

Ishte nje nga te shtunat, nje mbasdite kafeje “starbaksi”. Nje i njohuri im amerikan, poet, pas leximit te disa prej poezive te tij e te Uolt Uitmanit, me befasoi me quiz-in e momentit. Quiz-i i tij lidhej me nje bisede te paradokohe qe kishim bere rreth poeteve shqiptare. Une i kisha lexuar disa poete shqiptare, e midis tyre poezine shume te njohur te Vaso Pashes, “Moj Shqypni, e mjera Shqypni!”, nje perkthim, improvizim i imi i momentit. – “A e di se c’kam menduar? Kam gjetur dicka te perbashket thelbesore, midis Uolt Uitmanit dhe poetit te shqiptarizmes, pashait tuaj?” - Te perbashket midis te dyve…. U mendova. Po ja, te dy jane poete kombetare te vendeve respektive, pra ajka e poeteve. Tjeter… U be nje pauze, u mendova perseri, por zor se mund te gjeja te perbashketa te tjera. Uitmani, vazhdova une, eshte poeti pararendes i poezise moderne amerikane, shume i madh, por kishte shkruar shume me ndryshe nga poeti shqiptar. Te them te drejten nuk mund te merrja me mend ndonje te perbashket tjeter.


– “Ka dicka qe i lidh te dy pazgjidhshmerisht. C’ka eshte e perbashket midis tyre, eshte se te dy, kerkuan t’i mobilizojne bashkekombasit e tyre nepermjet forces te sekularizmit. Te dy jane profete, por te nje feje civile, besimi sekular. Te gjithe pararendesit, koleget e tyre poete, kudo ne bote, i projektuan poezite, historite e tyre poetike, si nje perpjekje per zgjim, ngjizje te kombeve te tyre, nen obligimin moral karshi zotave te tyre, pra nen syrin vigjilent te nje zoti kristian, apo muhamedan, budist apo hebre, e keshtu me rradhe, sipas rastit.” - Pastaj miku im me sqaroj se per te dy poetet, pandryshim nga njeri-tjetri, kombet e tyre, jane perjashtime, teper te vecante, ose po te perdorim figuren e poetit shqiptar, Vaso Pashes, shihen si “zonja te randa”. Te dy e shohin kete vecanti, jo si ndonje nderhyrje hyjnore, nderhyrje zotash. Eksepsionaliteti i kombeve te tyre eshte rrjedhoje e vepres te“burrave te dheut”, rolit te luajtur nga bashkekombesat, qe i veshen me keto cilesi te vecanta kombet e tyre. Te dy poetet, me mjete poetike deshirojne qe bashkekombasit duke u ndjere krenare per perkatesine e tyre, t’i perkushtohen ndertimit te nje konsensusi, qe zbulon deshirat e secilit e jo te ndonje zoti jashtetokesor. Asnje lloj vizioni nuk mund te arrihet per vendin tend, nese nuk arrihet te ndertohet konsensusi, kaq i domosdoshem, midis bashkekombasve, e sic edhe duket, te dy poetet ishin plotesisht te kthjellet ne vizionin e tyre poetik.”

Kjo sherbeu thjesht si nje parathenie per tu shtruar ne biseden tone rreth rolit te dy poeteve. Miku im, me kishte perfshire te terin, ne disa gjera qe me thene te drejten, po i mendoja per here te pare. – “Mendoj, se nuk ka kuptim qe te gjykohet, le te themi pershembull, qe Uitmani e beri Ameriken, e drejtoi ate ne drejtimin ku duhet, apo Vaso Pasha e beri Shqiperine. Poetizimi historik i tyre, se cfare ka qene nje komb, apo duhet te perpiqet te behet, nuk mund te konsiderohen si paraqitje te sakta historike. Jane thjesht, perpjekje per te krijuar, forcuar nje identitet moral. Debati duhet te behet rreth nje argumenti me thelbesor. Ne amerikanet apo ju shqiptaret, per cfare momentesh ne historine e kombeve tona duhet te krenohemi? Historite tona nuk duhet t’i kthejme ne nje konkurs, per te gjetur te vertetat apo te pavertetat e historive apo identiteteve tona. Debati duhet te behet rreth shpresave e aspiratave; cfare shprese e endrre duhet t’i ushqejme vetes e kombeve tona, e cfare jo.”

E me te vertete, te dy poetet si Uitmani per amerikanet, ashtu Vaso Pasha per shqiptaret, krijuan me shume “imazhe” se sa “mite”, apo “ideologjira”, sic edhe mund te insistoje dikush. Por a mendoni ju, se mund te kete ndonje menyre per te treguar historine e vendit tend, e cila te mos jete as mitike, as ideologjike? Nese dikush do te marre kurrajon e te etiketoje historine e treguar si “mitike” apo “ideologjike”, patjeter qe duhet qe t’i ve perballe asaj, nje histori tjeter, te treguar me “objektivitet”. Sikur miku im te kishte kuptuar mendimet e mija vazhdoi: - “ Objektiviteti mund te jete i dobishem atehere kur dikush perpiqet te zgjedhe menyrat per te arritur te zgjidhjet, duke parashikuar edhe pasojat e veprimeve te tij. Por cfare vlere ka “objektiviteti”, kur kerkohet te zgjidhet se cfare personi apo cfare kombi kerkon te behesh? Te dy poetet e kishin te qarte, se sado qe te perpiqeshin, nuk mund te ishin “objektive” ne perpjekjet e tyre per te perkufizuar se cili eshte atdheu i tyre, apo cfare i shton ketij hulumtimi, historia e vendit apo bashkekombasve te tyre. “Imazhi” qe ato krijuan ishte pjese e perpjekjeve per te krijuar identitetin kombetar apo figuren e pjesetarit te kombit, si pjese e nje procesi te tere kombetarizues, qe te con tek pyetja: - "Cfare do te bejme me pas, cfare duhet te perpiqemi te behemi?”

Per Uitmanin, ashtu si edhe per Vaso Pashen, besimi ne vendet e tyre duhet te krijohet sic ishte ne rastin e besimit ne nje fe, por me ndryshimin se kesaj rradhe, flitet per nje besim sekularist, civil. Sic thote nje autor amerikan: - “Besimi ne vendin tend eshte relixhoz(pra njelloj si te besosh ne nje fe), ndoshta jo me te njejten intensitet, megjithate, ne cdo kohe, atdheu mbetet autoriteti me absolut dhe universal. ...Ne mund te mos na pelqeje, e te shohim me mosbesim, nje pjese te asaj qe eshte bere e behet ne emer te vendit tend nga vet bashkekombasit e tu, por atdheu ne teresi, sistemi i tij demokratik, e ardhmja e tij e begate qendrojne mbi cdo lloj dyshimi.” Pragmatizmi i te dy poeteve, ne propozimin e kesaj feje te re, eshte pika e nisjes per te pranuar te verteten, sic mund te pranohet nga dy poete e patriote te medhenj. E verteta, ekzistenca e saj, per ta eshte vecse nje krijim njerezor, prandaj feja qe ata predikojne eshte feja civile. Kjo eshte teper domethenese. Ne kete menyre, ato shpallen nje inisiative te re, e cila i kthen anetaret e nje kombi nga pasive, ne elemente aktive e transformues, ku qytetarine ne nje komb, e shohin si nje mundesi per te kontribuar, plotesisht te bindur se atdheu i tyr ka te ardhme.

Biseda vazhdoi gjate. Miku im ate nate, me provoi edhe nje here se si poet, dinte te vinte sic duhet pikat mbi "i". – Deri tani, megjithese folem per dy poete kaq te lidhur me kombet e tyre, une nuk mund ta fsheh admirimin tim per nje profet te nje lloji tjeter, Tenison-in, per njeriun qe e sheh te ardhmen e botes si nje lloj superfederate kombesh te bashkuara, e sic thote ai, si nje ‘Parlament te Njeriut, Federate Boterore’. Por a mund te arrihet atje, e nese po si arrihet? Po per rastin e Shqiperine, a mundet te flitet se ajo mund te behet pjese e Komunitetit Evropian, e kesaj federate panevropiane? Sot kjo ngjan krejtesisht e pamundur, nese qeveria shqiptare, nuk perpiqet seriozisht te punoje drejt nje synimi te tille. Para se gjithash, kjo varet nga vet qytetaret shqiptare, qe e zgjedhin kete qeveri. Atyre i nevoitet nje krenari kombetare e perligjur, per te ditur te zgjedhin qeverine qe ju duhet, e ta mbeshtesin ate, ne perpjekjet e saj, per ta bere Shqiperine anetare te kesaj federate.

Krenari kombetare eshte per nje vend cfare eshte per nje individ respekti per vetveten. Kur nuk ekziston respekti per veten, edhe shfaqja e kurrajes morale qytetare, eshte krejt e pamundur. Keshtu edhe per krenarine kombetare, per te cilen fliste si Uitmani ashtu dhe Vaso Pasha. Kur krenaria kombetare bjerret, edhe pjesmarrja ne debatin kombetar rreth politikave kombetare, perfshirja emocionale me atdheun tend, behet e paperfilleshme, nuk ka me peshe. Artistet dhe intelektualet luajne rolin kryesor ne krijimin e imazheve, nepermjet te cilave i tregohet kombit historia e tij. Vet gara politike, kush te marre frenat e pushtetit politik, eshte nje lloj konkursi kultural politik, ku secila pale meson te tregoje ne menyren e vet, me mjete artistike te huazuara nga poetet, intelektualet dhe artistet, imazhin qe kane ato per simbolet e identitetin kombetar. Kjo eshte arsyeja qe poetet kombetare si Uitman dhe Vaso Pasha, nuk dalin kurre jashte mode, mesazhet e tyre jane universale e te perjeteshme. Ato jane profetet e vertete te kombeve te tyre.

No comments: