Tuesday, January 29, 2008

Rite de Passage



Kronike Ballkanase
Nga Altin Topi
Shekulli Jan 28, 2008

“Kronike boshnjake”, novela e Ivo Andricit, eshte jo shume e njohur per lexuesin e huaj. Per me teper, mbetet pothuajse e panjohur per lexuesin shqiptar. Europianin, si vezhgues i jashtem i “enigmes ballkanase”, kjo veper, mund t'a ndihmonte sadopak; per te mundur te kuptoje, e per t’i vene emrin qe duhet, trazires, konfuzionit, e kompleksitetit ballkanas te dy dekadave te fundit. Ngjarjet zhvillohen ne qytetin boshnjak Travnik, nje pike periferike, ku e ndajne fatin tre emisaret e fuqive te kohes, konsulli i Bonapartit, atasheu austro-hungarez, e veziri turk. Ky qytet i parendesishem, gelon nga intrigat e tyre e pergojimet e vendasve.
Mosbesimi dhe tallja eshte reciproke: perbuzja, mungesa e respektit midis paleve, ushqen rrethin vicioz me intrigen ballkanase. Midis personazheve, dallohet ndihmesi i konsullit bonapartist, nje i ri, i cili perpiqet si te mund, te gjeje fillin ne ate lemsh te ngaterruar neperkembjesh reciproke. Ndryshe nga te tjeret, gjykimi i tij eshte i hapur, i gatshem te depertoje pertej steriotipizimit, pjelle e mendjes te ngurte te eprorit te tij. Pas nje bisede me abatin franceskan Ivo, ai meson dicka shume thelbesore. Katoliket vendas, qellimisht nuk i mirembanin rruget. Perkundrazi, i shkaterronin; per te mos lejuar vizitoret e paftuar, autoritet turke, t’i perdornin ato. Kurse per turqit, moskujdesi, lenia pas dore e arterieve rrugore, kishte qene nje nga menyrat per te kufizuar kontaktet e malesoreve katolike me perendimin kristian.

Por argumenti i tij nuk e bindi eprorin e tij: - “Ju nuk mund ta shpjegoni situaten duke mbetur bindes. Prapambetja e ketyre njerezve, parasegjithash vjen prej keqdashjes, keqdashjes ne vetvete, si karakteristike e brendeshme e tyre, sic edhe e shpjegoi veziri. Kjo keqdashje shpjegon gjithshka”. Ndihmesi ia priti: - “Ne rregull, por si e shpjegoni ju kete keqdashje ne vetvete? Ku e kane marre ata ate?” Konsulli u hodh ne mbrojtje: - “Ku? Nga? Po te them, eshte dicka e brendeshme, Do te jepet rasti te bindesh vete.” “Shume mire, - vazhdon ndihmesi, - por derisa te bindem, me lejo t’i qendroj besnik pikpamjes sime; qe te dyja, keqdashja e miresia e ketyre njerezve, jane rrjedhoje e rrethanave ne te cilat ata jetojne e zhvillohen. Nuk eshte miresia, e cila na shtyn ne te ndertojme rruget, por deshira per te shtrire komunikimin fitimprures e influencen tone; e shume njerez e shikojne kete, si nje “keqdashje” nga ana jone. Keshtu qe keqdashja jone, na shtyn ne te ndertojme rruget, nderkohe, e tyrja, i shtyn ata t’i urrejne e t’i shkaterrojne ato, kur munden.”

Kaluan vite, ngjarjet u rrokullisen, atasheu dhe konsulli e lane Travnikun. Kryplaku i Travnikut, me ne fund, ndjehet i hakmarrur nga largimi i vizitorve te paftuar e pa bereqet: – “Shtate vjet, shtate vjet! Sa shume zhurme e eksitim kishte per shkak te atyre konsujve… e atij…Bunaparta? Bunaparta keshtu, Bunaparta ashtu. Ai do te beje kete, ai nuk do te beje ate… Eh… ashtu sic erdhi, shkoi. Perandoret u ngriten dhe e munden Bunaparta-n. … Njerezit do te flasin per ta(konsujt) edhe nja nje vit. Femijet do t’i imitojne konsujt edhe per ca kohe… dhe pastaj do te harrohen sikur te mos kishin ekzistuar kurre. Dhe cdo gje do te jete sic ka qene gjithmone, sipas vullnetit te Zotit.

Ky dialog hap nje dritare te vogel per te shpjeguar dinamiken ballkanike. Ballkani duke filluar nga shekulli i XVIII-te me vepren idilike te Bajronit, e ne vazhdim, eshte projektuar si ajo pjesa “tjeter” e Europes. Ndersa Bajroni dhe Hobbhouse, zbuluan Europen “tjeter”, idiliken, udhetaret europiane qe pasuan, imazhin e “tjetrit” e perdoren per te krijuar literaturen e “public fiction”(tregimtari per masat). Ballkani dhe ballkanasit, u eksploruan ne zhanret e humorit e ekzotizmit, qe afronte e ushqente fantazia e kalimtareve endacake, here-here thjesht ca aventuriere. Sipas dy autoreve akademike ballkanase, Teodorova dhe Goldsworthy, ne koshiencen kolektive europiane, - ballkanasit - te influencuar nga nje literature fiksionale e tille, imagjinoheshin e akoma imagjinohen, si njerez te pacivilizuar, te dhunshem, biles deri edhe barbare. Ne kunderthenie me kete te vertete fiksionale, eshte interesant fakti, qe realiteti gjuhesor ballkanas, i koinizuar si “Balkan sprachbund”, pellg, bashkesi gjuhesore ballkanase, deshmon per nje realitet tjeter; dhenie-marrje intensive, komunikim, reciprocitet te ngushte gjuhesor midis etnive te ndryshme ballkanike, Nderkohe, ne kontrast me realitetin e ketij uniteti ballkanik gjuhesor, nje literature e tere e krijuar jashte Ballkanit, ka vetmekuar konceptin e “ballkanizimit”, por fatkeqesisht me konotacione perkeqesuese. Ballkani me “fantazmat” e tij historike, portretizohet si vendi i nje “urrejtje reciproke te lashte”, njerez ksenofobe, te cilet jane gati ne cdo moment t’i hidhen ne gryke njeri-tjetrit. Ne mendjen e europianit, perderisa “keqdashja” eshte nje karakteristike e lindur, atehere cdo perpjekje e kontribut, - qofte financiar, qofte ushtarak,- do te perfundoje ne nje deshtim.

Eshte viti 2008; a ndodhemi perseri perballe kokefortesise ballkanase, apo paaftesise te perendimit per te ndryshuar te menduarin dhe situaten e ketij “cepi” te Europes? Perendimi, pavarsisht motiveve, - idealeve te larta te humanizmit, apo cinizmit te gjeopolitikes, - me ne fund, nderhyri ne Balkan ushtarakisht; ndryshe si ndonjehere me pare; de facto vendosi protektoratin mbi Kosoven nepermjet cizmes te NATO-s. Nderkohe, Europa, akoma vazhdon te debatoje brenda vetvetes rreth rolit e super-organizmave sic eshte OKB-ja, OSBE-ja. Ne vitet qe pasuan nderhyrjen ne Kosove, vendet perendimore, per here te pare ne historine e njerezimit, ndodhen perballe nevojes te legjitimizimit te doktrines te “nderhyrjes humanitare”, pasojave e obligimeve qe rrjedhin prej saj. Problemet e pyetjet qe ngrihen me nderhyrjen ushtarake ne Kosove, jane shume dimensioneshe. Cfare kriteri duhet te ndiqet per te percaktuar kur shkelen te drejtat njerezore, per te justifikuar nje nderhyrje te tille? Cilat jane objektivat per t’u arrire dhe kostoja e saj? Si dhe a do te mund ta justifikoje i vetem, argumenti moral, dicka te tille? Cili eshte kufiri ndares midis perparesive humanitare, interesave ekonomike e sigurise rajonale? Kur, ku, dhe si mund te shkelen ligjet nderkombetare te sovranitetit dhe paprekshmerise te kufive te shteteve sovrane sic ishte rasti i Kosoves?

Cdo lloj pergjigje qe nuk merr parasysh nevojen e deshiren e ballkanasve, per ta projektuar Ballkanin nen nje drite te re, nuk mundet te rezultoje ne zgjidhje te qendrueshme e afatgjata ne Ballkan. Kosova eshte rasti per te provuar kete te vertete te dhimbeshme. Ishte pikerisht Kosova, qe kulmoi tragjedine ballkanase te dekadave te fundit. Ishte skenari tragjik qe po perseritej, i cili ndikoi ne nderhyrjen e menjehereshme te Perendimit, e cila ndaloi nje te re katastrofe humanitare. Pavarsisht se, Ballkani ka luajtur nje rol te rendesishem ne histori, influenca e Perendimit ne Ballkan(me perjashtim te Greqise), ka qene pothuajse e paperfilleshme(B.Jelavich, History of Balkans). Akademikja amerikane shkruan se: ” (Ballkani) zakonisht zgjohet(ringjallet) ne ndergjegjen e Perendimit, vetem kur behet skene e luftrave ose akteve te dhunes.” Nderhyrja perendimore ne Ballkan e ne Kosove, nuk ishte nje plan imperialist, sic perpiqen ta paraqesin mediat sllavofile e serbe, duke dashur te influencoje mendjen e europianit naiv. Ne situaten qe po zhvillohet, kur shpallja e pavarsise se Kosoves eshte ceshte javesh, po ashtu, eshte naïve te mendohet, qe kjo nderhyrje mbetet thjesht si nje akt altruist nga ana e Perendimit. Perendimi e hoqi ne kurrizin e vet dramen ballkanike; per shkak te gjakderdhjes ne pjesen “tjeter” te Europes, provoi vershimin e qindra-mijra refugjateve; bllokimin e rrugeve te tregetise, ndikimin negativ te drejtperdrejte ne ekonomine e vendeve europiane ne kufi me keto vende. Se fundi kuptoi, se Ballkani, nuk ishte me periferia e Europes, sidomos kur ajo ushqente ambicien e kishte hedhur hapat per nje integrimin europian. Per me teper, qe SHBA-se dhe Europe-s, pasi derdhen miliarda ushtarakisht e ekonomikisht, stabiliteti i Ballkanit, i sherben drejtperdrejt interesave gjeostrategjike ne rajon.

Ta imagjinosh Ballkanin e ta njohesh ate sic eshte ne realitet, jane dy gjera krejt te ndryshme. Faktori, qe i ka rreshkitur vemendjes perendimore, eshte dimensioni i vertete njerezor ballkanas. Kete mund ta bejne ata njerez, qe nuk marrin persiper vetem te mbeten udhetare kalimtare te nje “rajoni ekzotik”, duke ushqyer mas-median perendimore per nje serial aventurash te denja per “antropologe” gjysmake, si ne filmin hollivudian Indiana Jones. Ballkani afron shume me teper se nje primitivizem arkaik e ekzotik. Ai afron nje fytyre njerezore shume dimensionale, thelbesisht e parasegjithash europiane. Ballkanasit jane lutur per nje njohje te tille qe prej shekujsh. Do te mjaftonte si fillim, si nje lloj ftese, fjalet e nje studiuese, antropologe te Ballkanit si Edit Durham tek “Pesha e Ballkanit”. E befasuar edhe vete, ajo i ofron edhe sot lexuesit europian, domosdoshmerine e nje konsiderate te tille.

“Ju e pelqeni vendin tone. A do te benit dicka per ne? – i kerkon nje ballkanas Edit Durhamin. E habitur e me kujdes, ajo e pyeti se cfare mund te bente per ta. “Shpjegona tek konsullin e ri. Ai nuk na kupton.” Ballkanasi shpalli kerkesen e tij sikur “te shpjeguarit” e nje kombi te ishte dicka e zakoneshme, nje lloj pune e perditeshme. Te thelluarit, gjykimi i atij te panjohuri nga keto vise te largeta, e befasoi zonjen:-“Por une vet, nuk ju kuptoj”. Pergjigja e tij ishte edhe me befasuese: - “Gjuhen tone sic duhet, ndoshta akoma jo, por ne – shpirtin e popullit – po. Cdo njeri thote keshtu…

No comments: