Sunday, January 13, 2008

Rite de Passage


Nen zulmet historike te dhjetoristeve
nga Altin Topi
Shekulli Mars 2005

Revolucioni i kadifte

Shqiperia e vogel, ngjan krejt e pamundur te shfaqet si originale. Precedentet e jashtem, shembujt nderkombetare, kane qene dhe jane “blueprints”, qe elita e vendit perpiqet te imitoje e te adoptoje. Perestrojka ramiziane mbeti deri ne fund nje lloj thashethemnaje. U perhap mjeshterisht per te ruajtur imazhin e njeriut, qe “per fat te keq i kishte duart e lidhura”, pavarsisht deshires per hapje e shpirtin liberal te ketij udheheqesi post-enverian. Dhjetor 1990, - tamam nje vit pas “revolucionit te kadifte” cekosllovak, u ndoq e njejta skeme edhe ne Shqiperi. Ne analogji, sic kishte ndodhur nje vit me pare, 1989, ne Cekosllovaki, edhe ne dhjetorin shqiptar te 90s, ne balle per te kerkuar reforma u vune studentet. Filluan te qarkullojne thashethemet se, mbrapa gjithe kesaj skeme, qendronte “perestrojka” shqiptare, Ramiz Alia(me te besuarit e tij politike), i cili kerkonte reforma, per te larguar nga skena te gjithe ato, - “te pakorigjueshmit”, enveristet,stalinistet,- qe ia kishin mbajtur te lidhur duart deri atehere.


Autoresia per nje terminologji te tille, - revolucion i kadifte, - si nje metafore per nje “revolucion” te papergjakur, i atribohet nje gazetari perendimor. Por njerezit e dhjetorit shqiptar, moren persiper ta quanin veten nismetare, themeluesit, e atij konglomerati, grupi heterogjen, qe shpejt mori formen e nje formacioni politik me emrin Partia Demokratike. Ata parapelqejne qe kete “revolucion te kadifte” shqiptar, ta quajne “ngjarjet e dhjetorit”, ose ta identifikojne me ate cfare ndodhi atekohe, thjesht me “dhjetor (1990)”, dhe veten si “dhjetoriste”. Pyetjet qe behen sot pas 15 vjeteve jane te njejta me ato qe jane bere po ato dite:"-Kush jane keto njerez? A shkuan me tej se ‘bluprints”; si shembelltyra te shperdoruara, te shperfytyruara keqazi te atij revolucioni prej kadifeje qe u importua nga jashte? Apo me tej, nje “bluprint” inskenim, - kjo sipas teorive konspiratore qe polli ai mali i madh i thashethemnajes shqiptare,- sipas direktivave te leshuara nga vet Ramiz Alia?

Pergjate gjithe ketyre viteve i jemi kthyer vazhdimisht atij dhjetori 1990. Do te vazhdojme ti kthehemi here pas here, sepse vazhdimisht ndjesite e gjykimet tona gravitojme ne drejtime te kunderta; here drejt “dhjetorit clirimtar”, e here drejt “dhjetorit kurthimtar”. Krizen tone nuk mund ta zgjidhim lehte, sepse gjithcka perseri mbetet ne boten e hamendjeve. Komunizmi la mbrapa nje shoqeri moralisht e fizikisht te deformuar, te shperfytyruar, ne nje degradim te paimagjinueshem. Dhjetori 1990, e gjeti popullsine e Shqiperise, menderisht dhe biologjikisht te tejlodhur, nje drobitje te tanesishme te qenies shqiptare.

Frika e parashikuar e Havelit, per nje shoqeri post-totalitare, qe e ka humbur aftesine per te gjykuar, eshte teper e dukeshme ne Shqiperi. Indoktrinimi, dhuna e shtypja e gjate, kishte sjelle ngrirjen e historise shqiptare. Njeriut shqiptar, i ishte mohuar e drejta me elementare, - te jetonte jeten e tij ne menyre te natyreshme, - per pasoje shqiptaret patjeter do te benin gjykime te gabuara. Situata ishte e ngjashme, me euforine e alucinacionet e njeriut te paushqyer, te cilin e kane lene te uritur, ne nje agoni te gjate, per ta vdekur. Ne gjak krijohen e leshohen ato trupeza te vogla, qe ushqejne trurin duke e mbajtur ne gjendje euforike drejt nje vdekje padhimbje. Pikerisht ne kete gjendje, i gjeti shqiptaret “dhjetori 1990”; gjykimi i tyre, ishte gjykimi i mpire i njerezve ne euforine e agonise te uritjes se gjate qe po i conte drejt vdekjes.

Njerezit e dhjetorit eshte leitmotivi qe i kthehen here pas here shqiptaret. Kjo sepse edhe pas 15 vjeteve, kemi mbetur padyshim pengje, viktimat e tyre. Ne thelb, asgje nuk ka ndryshuar. Per te kuptuar Shqiperine e 15 vjeteve te fundit, duhet te merret ne analize elita e saj, sjellja e intelektualeve ne kohe krizash. Nese elita ndryshon, edhe vendi do te ndryshoje. Perderisa kemi te njejten elite politike te 15 viteve me pare, analizen e kesaj elite, duhet ta drejtojme ne aspektin e konvertimit te mundeshem te saj.

Kultura e viktimizimit, - bashkefajtore e bashkevuajtes
Pjesa e “dhjetoristeve” qe i dha tonin e emrin “levizjes te dhjetorit”, grupi tashme i vetlakuar si nismetare, themeluese te PD-se, vinin me nje ngarkese politike tejet te pasur e te trumpetuar. Ne rrethet elitare ishin fort te njohur si marksiste, me nje kulture te saturuar militante social-komuniste. Viktimizimi dhe shperndarja e fajit nga pak tek te gjithe, nen parrullen ‘bashkefajtore e bashkevuajtes”, ishte nje nga hapat e pare, djallezisht te zgjuar. E paramenduar mjaft mire me pare, kjo parrulle iu injektua shqiptareve neper tubime, pikerisht nga kjo lloj elite. Nen efektin e euforise eutanazike te njeriut te lene kaq gjate te uritur, pa ushqim, retorika e viktimes, si pakuptuar, rikonsolidoi edhe nje here avantazhin, monopolin politik te elites ekzistuese, mbi shqiptaret e trullosur.

Statusi i viktimes dhe bashkefajesise, u shpall ne emer te nje drejtesie abstrakte post-totalitare, duke i trajtuar te gjithe shqiptaret, pa perjashtim, si “viktima te komunizmit”. Duke e futur edhe veten nen ombrellen e viktimizimit, e kaluara komuniste e kesaj elite, akoma edhe sot nuk permendet. Duke e barazuar edhe veten me statusin e nje bashkeviktime, e kaluara komuniste fshihet ne menyre te ndergjegjeshme, por edhe ne vet subkoshiences se tyre, nen emrin e nje totalitarizmi, utopie komuniste abstrakte. Nen nje ombrelle te tille, nuk ishte(e sot nuk eshte e veshtire) te behej kapercimi i kesaj elite edhe ne rolin e clirimtarit. Kujtesa kolektive eutanazike,thirret ne menyre selektive. Totalitarizmi paraqitet si nje periudhe epokale moralisht e gabuar, e mbushur me terror e dhune, por gjithmone duke shmangur e mos permendur kerkund kulturen e bindjet marksiste e komuniste, militantizmin e tyre ne ate kohe, e pikerisht, te kesaj elite.

Permendja e te kaluares totalitare behet ne nje menyre te tille, pa emra te pervecem. Shmanget permendja e roli i spikatur i dikurshem i individeve te vecante, me qellim qe te shtremberohet realiteti. Roli i individeve qe mbeten gjithmone pa emer, perzihet keshtu me lehte, me turmen e madhe, paemer. Per ata, ajo kohe nuk ka shpjegim racional, nuk ka emra, nuk ka individe. Ne kete menyre shmangen dosjet, shqyrtimi i biografive te tyre prej militantesh e kontribuesish aktive. Ne kete menyre shmangen pergjegjesite e aktivitetit te tyre ne regjimin ku ato milituan e morren pjese ne menyre aktive. Ata vazhdojne te prezantohen si viktima te komunizmit e te utopise totalitare, para te cilit ata ishin te pafuqishem e pa ze. Viktimizimi total i shoqerise shqiptare dhe bashkefajesia totale e saj, i sherben shtremberimit e te pamundesise te nje perspektive qe te mund te mesojme, te njohim e demaskojme autoret, kontributoret e vertete, e per ti ndare ato, nga viktimat e verteta. Patjeter qe e kaluara demonizohet, flitet per venien ne vend te drejtesise, por gjithshka ne emer te nje drejtesie krejtesisht abstrakte.

Ne Shqiperine pa kulture demokratike, pa tradita te kultures te vertete konstitucionale, predikues te tille, nuk e kane aspak te veshtire te mbajne perseri bajrakun e monopolin e pushtetit e te berjes te politikes te vendit. Perballe, kane masen e njerezve, - votuesit potenciale prej te cileve ato kerkojne te marrin votat, - nje popullate perseri edhe pas 15 vjeteve, e mpire, e demoralizuar, e corientuar. Nje popullesi e tille eshte e pasofistikuar dhe krejt e pafuqishme, per te qene ne gjendje te demaskoje kamuflimin nen karizmes masovike te shtire te kesaj udheheqje. Perballe nje elektorati te tille, kjo lloj elite ka ditur te mbijetoje mjeshterisht edhe ne mungese totale te vet-kritikes e te konvertimit te vertete ideologjik. Nje nga arsyet qe politikanet “dhjetorista”, perseri i kane syte te pushteti dhe politika, eshte edhe nje fakt thelbesor ballkanas; per ta politika dhe pushteti eshte stacioni i fundit dhe i vetem i jetes te tyre. Ne kontrast me mentalitetin perendimor, ku ne nje periudhe te caktuar te jetes, cdokush mund te aspiroje te futet ne politike e te punesohet perkohesisht ne te, politikanet shqiptare mplaken ne te, si disa lloj dinosauresh te mocem. E shohin veten te perjetshem ne politike, nuk e kuptojne ndryshe angazhimin e tyre ne te. Marrja me politike dhe mbetja ne instikamet e saj, shihet si nje lloj martirizimi, heroizmi, qe ne syte e tyre fiton permasa biblike, ku statusi i tyre si politikan mbetet i perjetshem.

Ne odisene e tyre politike, i ndihmon kthimi vazhdimisht tek teoria e viktimizimit. Ne periudha te krizave akute, kur paketa e kontributit te tyre politik dhe ekonomik eshte diskretituar, e jane vete ata qe kane sjelle kolapse politike apo ekonomike, viktimizimi perseri i shpeton. Ky lloj viktimizimi i tyre, per te qene, eshte mjaft absurd, por teper efektiv ne ambjentin shqiptar. Duke e paraqitur perseri veten si viktime, e duke e lene fajin jetim, ata mbajne hapur dyert e rihyrjes ne politike e per tu ngjitur perseri ne pushtet. Ndersa me viktimat e verteta, vepron psikologjia e vetfrenimit; nuk eshte ne natyren e tyre te kerkojne demshperblim, te reklamojne e monopolizojne sakrificen e tyre. Kurse per politikanet “dhjetoriste”, viktimizimin si kulture, perdoret per te monopolizuar e siguruar rolin e clirimtarit qe ka gjithmone nje mision per te kryer.

Boshlleku ideologjik i misionit te “dhjetoristeve”
Frazologjia antitotalitare fillimisht e mekur e atij dhjetori, u rrit pergjate 15 vjetet qe ndoqen, ne nje kreshendo te padurueshme. Notat e larta e te paharmonishme te retorikes antikomuniste vazhdojne te na shurdhojne e te na vrasin veshin. Per ish-militantet e teoricienet e dikurshem te doktrines politike-ekonomike te Marksit, kjo duket se mjafton per te mohuar babain e tyre ideologjik. Nderkaq, per observuesin e qemtuar, kjo nuk eshte vecse nje vetperkedheli, nje lloj marrje me te mire e vetes. Ne nje situate te tille, ku mungon ura e vazhdimesise ideologjike dhe perkushtimit per transformimin socio-ekonomik te nje shoqerije te tere, “misioni” i tyre, thjesht mbetet nje frazologji. Ata nuk mund t’i largohen dot kesaj retorike, si pjese e brymosjes te tyre ideologjike te trashiguar nga e kaluara e tyre marksiste. Por te dalesh perseri ne tribune para turmave jo si mekatar, por si mbajtes i nje bajraku qe quhet “mision”, duhet te kesh nje fare respekti per veten. Cfare e mban te patundur ndjenjen e respektit per veten? Ne kete rast, e vetmja ndihme qe futet ne kategorine e mekanizmit te vetmbrojtjes, eshte ekzistenca e nje ndergjegje fallso. Boshllekun ideologjik e mbush me frazeologjizma te llojit: “mision i nderprere ne mes”, “nder e detyre”, “besim i patundur”, “demokraci e ekonomi liberale”, etj.

Per te evituar nje perplasje direkte me perceptimin qe kane njerezit per ta e per te kaluaren e tyre komuniste, deshtimet e tyre politike-ekonomike, ata vazhdimisht shfaqen ne publik me nje gjuhe pa bosht ideologjik, nen emrin e nje patriotizmi, atdhedashurie, demokracie abstrakte, lufte kunder korrupsionit, etj. Si fillim, kjo frazeologji, shfaqja e saj, i ndihmoi per te treguar per shpirtin e tyre “disident”, nje disidence “e brendeshme” por e pashfaqur ne totalitarizem; nje disidence ne fakt, joekzistuese. Nese do t'i behej radiografia ndergjegjes se tyre, do te verehet nje ndergjegje e shperfytyruar, e reflektuar kokeposhte, nje lloj “fanti” bizhozi. Eshte e njejta figure, thyerje virtuale e drites, e njejta figure, por kokeposhte. Ndoshta me te vetmin ndryshim, ka ndryshuar ngjyrat dhe kostumin. Eshte i njejti personalitet, por i ndare ne mes si me thike, qe mbahet bashke nga nje ndergjegje fallso.

Boshlleku ideologjik eshte zevendesuar me nje lloj konformizmi politik, ku retorika e interesave kombetare dhe antitotalitarizmit eshte aksiomatike. Te debatosh aksiomat e tyre ne detin e konformizmit politik te ben krejt te padenje per cdo iniciative te re politike. Duke deduktuar me tej per boshllekun e tyre ideologjik, nuk eshte veshtire te verehet mungesa e vazhdimesise ne idete te tyre; shto ketu edhe paaftesine per te bere ndyshimet qe kerkohen. Perkushtimi ndaj “demokracise dhe ekonomise liberale” e “luftes kunder korrupsionit”. eshte i llojit etik, kerkon te legjitimizoje te tashmen, ambicjen per te marre perseri pushtetin, duke perligjur njekohesisht te kaluaren e tyre. Etika e tyre eshte etika e mosmarrjes persiper te trashegimise te tyre, dhe jo etika per te analizuar e mbajtur qendrim ndaj bindjeve apo ndrrimit te tyre, konvertimit te (pa)mundeshem ideologjik te tyre.

Ish-marksiste te tille, te kthyer demokrate ne vitet 90te e me pas, nuk e ndjejne te nevojshme te japin shpjegim per te kaluaren e tyre, ose me teper, ta rishikojne ate. Ata vecse duan te reklamojne zgjidhjet qe shtrojne per te sotmen e te ardhmen, pra per “misionin” e tyre, term i trashiguar nga gjuha marksiste per nje te ardhme abstrakte. Kur konkludojme per ndergjegjen e tyre si fallsitet, as terminologjine e tyre demokratike e antitotalitare, nuk mundemi ta marrim me seriozisht. Lakimi i termit liberal eshte interesant, sepse i sherben strategjise te ketyre “dhjetoristave”. Pervec se eshte konvenience e te tashmes, i sherben etikes te gjykimit nga ana e votuesit shqiptar, qe te mos marre parasysh mekatet e deshtimet e te kaluares se tyre qofte edhe “demokratike”. Fjalori i perdorur nga ana e tyre perballe mases te shqiptareve, jo vetem eshte superinflacion i fjaleve “demokrat” e “demokraci liberale”, por nderkohe nuk mund te kaperceje paradikmat e formimit te tyre. Nderkohe kur termat liberal e demokraci liberale, perzihen me antikomunizmin e ndezur nga fishekzjarret frazeologjike, termi “kapitalizem” eshte krejt joekzistues ne gjuhen e tyre. Perdorimi i “kapitalizmit” ne misionin e tyre qellimisht evitohet; misioni i tyre ka mbetur akoma tek “tranzicioni” apo ndertimi i “shoqerise civile” e “demokracise liberale”. Ku ishin keto terma me pare, perse nuk u zbuluan e na u serviren me kaq vonese? Kapitalizmi, si koncept e term, i bie ndesh, eshte ne kontrast teper te dukshem me te kaluaren e tyre marksiste, anti-kapitaliste. Eshte nje perplasje koke me koke, ato kurrsesi nuk deshirojne ta bejne kete kapercim, kaq te dallueshem e publik.

Konvertimi i elites shqiptare
Konvertimin e mundeshem te elites shqiptare, nuk mund ta perqasim me asgje qe njohim ne ne lidhje me konvertimin ne pergjithesi. Konvertimi relixhoz, si kuptimi me i vjeter i konvertimit, kupton nje ndryshim, shnderrim nga te qenurit pafe, ne perqafimin me vullnetin e lire te nje besimi. Duke ju shmangur konceptit origjinal te konvertimit relixhioz, sidomos per masen ateiste, sic eshte inteligjenca shqiptare e para 90tes, hulumtimi jone duhet te drejtohet tek motivet dhe faktoret qe mund te kene ndikuar e ndikojne ne konvertimin politik te elites shqiptare. Per te formalizuar e sanksionuar qendrimin e tyre aktiv ne politike, cfare vihet re me shume, eshte nje lloj i vecante konvertimi politik, perderisa edhe motivet jane te karakterit utilitar. Nese ka ndodhur qe ndonje intelektual joaktiv ne politike, ka ndryshuar edhe bindjet e tij(deri tani nuk njohim ndonjerin qe te kete folur publikisht per nje konvertim te tille ideologjik), nuk ngjan te konvertoje per motive utilitare. Konvertimi i tij vjen si pasoje e nje krize te pergjitheshme te brendeshme, e te nje procesi te gjate. Konvertimi ideologjik, nuk ndodh brenda nates, si nje mrekulli relixhioze, por eshte nje proces qe shtrihet ne kohe. Eshte nje evolucion natyral i mendimit dhe perkushtim racional ndaj nje epoke te re. Eshte nje ndryshim epokal i ndergjegjes, nje kthese radikale si pasoje e nje eksperience e vezhgimi te gjate.

Retorika e te ashtuquajturve “dhjetoristeve” ne pergjithesi, por sidomos ne periudha zgjedhjesh, rritet ne tonalitet, duke folur me pathosin e nevojshem elektoral per premtime e ndryshime radikale. Por kjo paraqitje, sjellje ne publik, “kaq radikale”, nuk na ka rezultuar kurre te kete qene reale. Pathosi i retorikes anti-komuniste, demokratike, nacional-liberale, gjithmone ka kerkuar pergjigje per pyetjet te tilla si: - " Sa seriozisht duhet ta marrim kete retorike? Nese pathosi, pasioni per dicka eshte zevendesuar ne menyre te papritur, te menjehereshme per nje tjeter, per sa kohe do te zgjase?" Nje shprehje e vjeter, e cila i ka rrenjet ne konvertimin relixhioz, pak a shume thote se, eshte e veshtire te konvertohesh ne nje fe tjeter, vetem heren e pare. Konvertimet e tjera, te mevoneshmet, jane krejtesisht te paparashikuara dhe konjukturale.

Marksizmi shqiptar, ne ndryshim nga gjithe Lindja post-staliniane ishte me fanatiku. Stalini ishte shembulli dhe idhulli qe ne ndoqem, partia ishte e verteta supreme, kritika dhe mendimi alternativ ishin herezi totale. Kurse “dhjetori 1990”, na shfaqi “dhjetoristat”, si anti-marksistet e rinj, ku konvertimi tyre ndodhi brenda nates. Ato donin duartrokitjet e brohoritjet tona, ne iu a dhame. Perfaqesuesit me prominente te grupit themelues te PD-se, deri nje nate me pare, i kishin treguar besnikerine e tyre systemit stalinist te Hoxhes ne format nga me aktivet, parasegjithash si zedhenesit e tij. Asnjeri prej tyre nuk beri perpjekjen autokritike me te vogel, per ta shkeputur publikisht veten nga e kaluara e tij, qofte si militant apo si mbartes titujsh akademike per studime e punime qe sot perpiqen t’i heqin nga referencat akademike dhe bibliografite e studimeve te tyre.

Retorika e “dhjetoristeve” pergjate 15 vjeteve ka kaluar ne disa faza te ndryshme. Po t’i analizosh ato me kujdes, gjithmone i kane sherbyer nevojes per konvertimin e tyre politik para publikut, si per mbajtjen e pushtetit, qofte edhe per rimarrjen e tij. Retorika e nje konvertimi te tille politik, ne thelb s’ka ndonje permbajtje ideologjike. Nese sot lakohet liberalizmi, demkracia social-liberale, konservatorizmi, lufta kunder korrupsionit, pra ne pergjithesi, “kryerja e misionit te tyre” te nisur ate dhjetor 1990, frazologjia eshte nje reflektim nen prizmin e ngjyrave te pasioneve e etheve elektorale. Ne te gjitha fazat ata nuk kane harruar per te perdorur ne menyre fleksibel frazeologjine antitotalitare, per te ruajtuar ate lidhjen e domosdoshme me ngarkesen emocionale te publikut, te krijuar ne momentet e atij dhjetori 1990, kur morren duartrokitje dhe brohoritjet e para prej tij.

Natyrshem mendimet tona edhe pas 15 vjeteve rreken qe te kuptojne misterin e jetegjatesise gjysemshekullore te periudhes totalitare. Perderisa paska patur intelektuale te tille si “dhjetoristat”, me nje ideologji e pikepamje kaq antimarksiste, antitotalitare, e me nje “mision” per te vendosur demokracine liberale, komunizmi shqiptar e paska patur vertet pisk gjate jetes se tij kaq te gjate. Vetem terrori e dhuna e paska mbajtur ate system ne kembe e kaq gjate. Konvertimi i tyre politik, kaq shume i propoganduar nepermjet retorikes te tubimeve, vetem ve ne levizje mekanizmin e nje kujtese selektive, ku e kaluara e tyre komuniste, ngjan si dicka qe nuk ka ndodhur kurre. Sic ngjan edhe te jete, ata e projektojne veten ne nje retro-perspektive te nje retorike te tille. Cfare qendrimi duhet te mbajne intelektuale te tille, nje elite e tille, karshi titujve akademike, tezave me te cilat mbrojten doktoraturat, librat e artikujt qe botuan ne ate kohe per te propoganduar supremacine e sistemit socialist karshi atij kapitalist, deshtimeve e paaftesine per te udhehequr Shqiperine postkomuniste? Ke do te bejne fajtor, iluzionet e rinise, apo te qenurit te detyruar nga totalitarizmi per te lene nje trashigimi te tille deshtimesh? Nese nuk perballesh me te kaluaren e vetveten, nuk mund te jesh kritik i nje sistemi, e per me shume, te flasish per misionin e madh te vendosjes te nje demokracije liberale.

Nje personalitet sovjetik i spikatur propogandes staliniane, ne fund te jetes se tij duket se kishte zbular dicka nga e verteta, qe e kishte mbajtur te ndrydhur, per nje pjese te madhe te jetes se tij. Ai shkruante: - “Shpresa ime qendron tek te rinjte, qe nuk u rriten ne nje kohe te tille (indoktrinimi)…. Sigurisht ato mund te bejne shume gjera te papjekura, por ato dallohen per nje shpirt kritik, nje shpirt mendimi te pavarur. Ato nuk shohin per direktiva, por shohin nga vetja duke kerkuar te zbulojne te verteten vete, e ne fund ata do ta gjejne ate.”

No comments: