Saturday, January 12, 2008

Art/Poezi


Poezia eshte nje fazan
Alb-Club Korrik 2001

Aforizmi i Wallace Stevens "Poema eshte nje fazan", perfshire ne koleksionin e aforizmave nen titullin "Adagia", te cyt si pakuptuar ne valen e nje meditimi qe nuk te ndahet kollaj. Ndoshta disa faqe me vone te ndihmon rishfaqja e saj, por ne nje forme me te zgjeruar, - "Poezia eshte nje fazan qe zhduket ne shkurre" - Kjo sikur e zhdavarit misterin metaforik te aforizmes qe te goditi ne fillim. Por, megjithate te ngelet ne mendje qe poezia para se te zhduket ne shkurre eshte nje fazan. Kjo mjafton per te futur ne nje telash te madh, te medituarit e kesaj gjendje qe se pari shfaqet si fazan, e pastaj ne nje fazan te zhdukur ne shkurre.


Poezia nuk u shfaqerka per Wallace si nje sfinks, qe ngrihet nga hiri, apo thengjinjte e tij akoma te pashuar, as si ai zogu i eger, i arte qe nxjerr flake prej gojes. Per me teper nuk u shfaqerka as si nje pallua; ndoshta do te dukej teper ekstravagante, e dekorative me tepri. Palloi ben pjese ne te njejten familje biologjike si edhe fazani. Po keshtu eshte edhe shkurta, por me e vogel, me e rrumbullaket e pa ngjyra, e cila nuk e di as vete perse i shkrep te ciceroje mengjezeve vone. Por ja qe Wallace nuk e di se pse me ka futur ne nje meditim per te kerkuar perse poezija nuk eshte as shkurte apo pallua; e persa i perket madhesise, e mozaikut te zbukurimeve eshte dicka ne midis, nje fazan.

Nje fazan eshte nje shkurte e ngritur ne nje nivel pelqimi e shije me te larte, ose nje pallua qe i kane hequr salltanetin e tepruar, duke e sjelle me afer realitetit.

Jo shume kohe me pare, ne nje nga ato meditimet e mija te gjata mespermes pyllit, ne mesin e nje rruge te hijezuar, gjeta nje fazan te mbytur; nuk ishte nje poeme, por nje fazan i mbuluar ne gjak, me te brendeshmet te shperthyera jashte "nga presioni i realitetit". Por gjithshka tjeter e fazanit ishte ruajtur e bukur: e kuqja e fytyres, e gjelberta e ndriteshme e kokes, dhe unaza bardhoshe e qafes, pendet e gjata te zhveshura te bishtit, qe ngjanin sikur mund te hynin ne pune fare mire si shkronjese te shkelqyera, gjoksi i mbushur me nje butesi te kuqerremte puplash, e cila perzihej me nje violete te ndezur.

Te gjitha speciet e fazaneve e kane origjinen nga Azia. Te vetmin fazan qe ne njohim ne kontinentin e Amerikes, me unazen bardhoshe te qafes, e ka prejardhjen nga fazani britanik, i cili vet ka origjinuar nga rretheqarku i Detit te Zi, e nga disa kryqezime me varietete Japoneze e Kineze.. Hibridi ekzotik i ardhur prej ketyre tokave te largeta eshte si te jete nje krijese e ardhur prej botes te mitologjise, folklorit, dhe endrrave - pra ne thelb nje krijese e imagjinates, "me anen e te ciles ne bejme translatimin e imagjinares, jo-reales ne ate c'ka eshte reale."

Por fazani eshte i vertete, nje nga ato "vecantite e realitetit' prej te ciles sipas Wallace, nje poem duhet te krijohet. Habitati, vendbanimi i te ciles jane lendinat, livadhet, tokate e mbjella, pyjet, biles edhe periferite e qyteteve, qe ne fakt nuk ndodhen shume larg nga ku jetojme ne vete.

Ushqehet me luleshtrudhe, manaferra, fara bimesh, insekte, barishte, e gjethe, duke shpenzuar diten ne nje endje perreth asaj qe quhet realitet. "Imagjinata", - thote Wallace, "e humbet vitalitetin kur rresht se qenuri pjestare e asaj qe quhet realitet." Ashtu sic ndodh me fazanin, ky zog shpenzon pjesen me te madhe te kohes poshte ne toke, e vetem fluturon, ngrihet nga toka, shume rradhe. Keshtu fazani, i perket e merr nga te dy botet, botes reale dhe asaj imagjinare, e ashtu, si poezia, perdor "plotesisht te ndervarura imagjinaten dhe realitetin si te barabarta."

Wallace flet per dy pole gjuhesore: "asketizmin spartan qe gjithmone tenton te vrase gjuhen duke e zhveshur nga fjalet me te gjitha ngjyrat e nuancat dhe hedonizmi qe do te vrase gjuhen duke e shperndare kuptimin e fjaleve ne nje shumellojshmeri ngjyrash e shoqerimesh". I pari eshte nje fazan me te gjitha pendet te shpupulitura e te shkulura, ndersa i dyti eshte nje fazan me pendet e pallonjve, zogjve te parajses, te gjithe zogjve ekzotike, papagajve, te ngulura me force nje nga nje. Ekstravagant, por ama i gjakosur per vdekje! Nje trillim, nje krijim qe nuk eshte i besueshem.


Nese nje poem eshte nje fazan, fazani eshte gjithashtu nje poem; nje element i "poezise fizike" ne te cilen ne jetojme. Ashtu si poezija, fazani "zbukuron sensin e realitetit, e larteson, e intensifikon ate." Biles mund te coje ne krijimin e poemes. Poetet qe me endje, te etur kerkojne boten per te zbuluar shenjterite e jetes, ato gjera qe e bejne jeten mahniterisht te vlefshme per t'a jetuar, mundet t'a gjejne zgjidhjen e tyre ne nje rosak qe kredhet ne nje pellg uji ose ne eren e nje nate dimri; ose ne nje fazan qe zhduket ne shkurre.

Fazani eshte i afte te fluturoje, megjithese e ben kete gje shume rradhe. Ai do te fluturoje ne se do t'a yshim ne. Pastaj na ysh ai ne, ashtu sic na ben nje poezi e bukur.

Fazani nuk fluturon shume lart e shume larg; - shkon aq lart dhe aq larg sa c'eshte e nevojshme, pra sa duhet. Megjithese ngrihet jo shume lart nga toka, por eshte pikerisht ky moment lartesije e vetem per pak momente, qe na afron ate kenaqesine, ate ndjenjen e kendeshme. Per nje moment ne mund te arrijme ate nivel perceptimi ne te cilen cfare eshte reale e cfare eshte e imagjinuar jane nje, nje gjendje vegimtare.

Me duket sikur u zgjata? Por sido qe te jete fazani ka zbritur ne toke, imagjinata ka zbritur poshte, duke u kthyer tek realiteti. Dicka ka ndodhur me ne, por nuk jemi te sigurte se cfare. Sido qe te jete, pa ndrojtje mund te themi se kaluam nje lloj eksperience. Te lexosh nje poezi eshte nje eksperience, eshte sikur te jetosh nje akt.

Keshtu pra, nje zog ekzotik por i vertete, i ngjyrosur prej imagjinates, por perseri pjese e kesaj bote, i papare deri ne momentin qe ka perplasur krahet e tulatura(duke na yshur e frymezuar si nje poezi me freskine e gjallerine e jetes), fluturon nje largesi te vogel, e pastaj nxiton te ulet perseri ne toke mbi dy kembe te fuqishme duke u zhdukur perseri ne shkurre.

Fshehja e zhdukja e fazanit reflekton perkoheshmerine e bukurise, gje qe eshte e vertete edhe per bukurine e nje poezie; ne i nxjerrim, i pelqejme surprizat e bukurite nderkohe qe i lexojme, por nuk mund te mbahemi gjate me to, megjithese disa pjese te tyre na kane hyre si pakuptuar brenda vetes. Pra, e shprehur ndryshe, cilesia e te zhdukurit gjithmone do te jete pjese e poezise, dhe e fazaneve.

Gjithashtu, edhe kuptimi i fazanit as qe behet fjale se mund te kapet. "Poezia duhet t'i rezistoje pothuajse gjithmone me sukses inteligjences." Fundi i fundit, kush do te dije se cfare kuptimi ka, cfare do te thote poezia? Kur ne gjejme ne poezi ate qe na jep nje moment ekzistence ne nje menyre kaq te kendeshme, a eshte e nevojshme te kerkosh te gjesh kuptimin e poezise? Nje poezi kuptimi i te ciles eshte plotesisht i qarte nuk fsheh asnje mister dhe eshte nje poezi pa jete, e vdekur. Mendo nje fazan te kapur, apo te vrare, i mbushur me kashte nga brenda, me syte e xhamte, i mbajtur ne kembe me nje skelet telash i vendosur ne ndonje muzeum apo koleksion. Nuk eshte i gjalle, eshte nje iluzion i jetes.

Shkurrja eshte e prekeshme, e vertete sa s'mundet me; nje kacube teper e koklavitur, e ngaterruar e realitetit. Dhe ja, pas zhdukjes te fazanit ne shkurre, ne na duhet t'a imagjinojme ate perseri, keshtu ne nje menyre, zhduket, humbet ne imagjinaten tone. Gjithshka qe ne krijojme me imagjinaten tone eshte mbeshtetur ne fazanin e vertete, por, si pasoje, do te ndryshoje perceptimin e botes perreth nesh, ashtu sic ben nje poezi.

Por c'dodhi me fazanin e mbytur? Ishte akoma i nxehte, kur e ngrita nga toka, qafa ju var. E vendosa butesisht mbi barin e gjate e te dendur ne ane te rruges e u nisa per nga makina. Pastaj, per nje moment ndalova, u kujtova, e u ktheva perseri pas te fazani. I keputa penden me te gjate te bishtit.

No comments: