Saturday, January 12, 2008

Literature/Gjuhesi


Mitologjemat si burime emancipimi
nga Altin Topi
Shekulli Shkurt 2004

Shqiperia, ashtu si cdo vend tjeter i kontinentit te vjeter, ka qene nje djep mitesh. Mitologjema shqiptare, perngjan si dy pika uji me te gjithe narrativen, modelet tipike evropiane, si ne strukture, ashtu edhe ne mesazhin universal. Mbeshtetet ne historite imagjinare, legjendat, ku protagonistet jane heronjte, qe ne shumicen e rasteve jane karaktere historike. Pavarsisht mozaikut te ndryshem, e perbashketa me mitologjemen europiane, eshte modeli i unifikuar i narracionit mitik. Mitet pergjithesisht, mbeshtillen rreth nje berthame te vertete, por ne udhen e tyre te gjate historike mbeten pragmatike. Shtjellimi i tyre eshte simbolik, kerkon te legjitimizoje rreziqet dhe sakrificat e bashkekombasve, sherben si mjeti me efikas per nje zgjim kultural, emocional, ndergjegjesues e clirues. Influenca e mitologjemave, jo vetem qe nuk eshte zbehur, por perkundrazi, vazhdon te mbetet nje force e fuqishme, qe me mesazhet e tyre influencon jeten dhe mendimin boteror. Mitologjemat ne rastin e Evropes, vazhdojne te luajne nje rol te vecante, ne ngjizjen e nje kulture te perbashket evropiane, duke i rreshtuar evropianet ne idealin e bashkesise. Mitet evropiane u bene edhe me te vlefshme edhe per cilesine vethulumtuese te tyre, per te gjetur qofte gabimet, ashtu edhe meritat.
Gabimet, ne kete udhe te gjate te mitologjemave, shihen si pjese e pashmangeshme e procesit te njohjes te vetvetes, e per pasoje perpjekjet per tu korigjuar, per tu emancipuar, u bene shtysa e vazhdueshme drejt nje afrimi nderevropian. Evropa e koncepton idealin e ekzistences se nje bashkesie si nje ngjizje te pjeses me te zgjedhur, me pozitive, te trashigimise mitiko-folklorike e mesazheve social-historike te tyre, me epoken e arsyes, me epoken e lindjes te kontrates shoqerore, me ideolatrine e heronjve te progresit, e kristalizimin te misionit qe kane popujt e kombet ne kete bashkim.

Debati qe zhvillohet mes shqiptareve sot, si ne shtyp, ashtu edhe ne rrethet intelektuale, eshte ai midis mendimit konstruktiv pozitivist, qe i sheh mitologjemat si kongjeniale me principin e rishikimit, plotesisht te modulueshme, mbi te cilat edhe mund te negociohet, dhe mendimit tjeter, qe i perzien identitetet politike e kulturale, e kerkon te dekonstruktoje mundesisht te gjitha mitet. Mendimi konstruktiv pozitivist, pra mendimi qe perpiqet t’i meshoje me shume, aneve pozitive te mitologjemave, cfare eshte e mire, e lavderueshme, konstruktive, progresiste, shoqerisht e moralisht perfituese, - i sheh mitet si simbole kulturore kombetare, nderkohe kur dekonstruktivistet, - i shohin e i trajtojne mitet, thjesht si degjenerime ne simbole politike.

Mitologjemat si fenomene kulturore, njehsohen si pjese e imagjinates kolektive, sic eshte eposi dhe legjendat, apo pasurimi me ngjarje e momente historike te perjetuara sic jane shpalosja e flamurit kombetar, monumentet historike, pervjetoret, heronjte e kohes apo te lashtesise, peisazhet karakteristike shqiptare, perzgjedhjet e historive orale ne evenimentet kulturore, ritualizimi i traumave dhe fitoreve kombetare. Mitologjemat perdoren si shfaqje simbolike, te cilat depertojne ne shpirtin e publikun, shfaqen si perpunime dramatike e letrare duke rritur thellesine emocionale ne ndergjegjen e cdo qytetari, apo bashkombasi. Per dekonstruktivistin, perpjekja behet ne drejtim te politizimit te simbolizmit te mitologjemave. Ai i sheh mitologjemat si shprehje te koerzionit, nenshtrimit te individit apo publikut karshi trashigimise te mykur historike-kulturore. Duke i dhene nje identitet politik mitologjemes, dekonstruktivistet kerkojne te trembin publikun, duke u perpjekur ta rreshkasin publikun mbrapa ne histori, me kercenimin e rrezikun e gogolit te kontrollit nacionalist te mitologjemave. Historia e shekullit te XX, ka treguar se kur perpjekja behet per zgjimin e pjeses te erret te mitit, kur mitologjemat perdoren per te fituar terren politik, shfaqe te tilla te mitologjemes, kthehen ne prokursore te modeleve totalitare e te nacionalizmit, te cilat nxisin izolimin e pastrimin etnik.

Kur kapercehet momenti i perpjekjes per te dekonstruktuar mitet, kur hiqet dore nga retorizmi per te politizuar mitologjemen, vetem atehere, miti kthehet ne nje burim emancipimi. Ne rastin e shqiptareve mitet kane qene armet me te fuqishme per te ruajtur ekzistencen e tyre, kane qene rruga e shpetimit ne nje terren armiqesor ballkanik e evropian. Sot, mendimi intelektual pozitivist shqiptar, po zbulon rolin dhe efektin emancipues te miteve. Duke lidhur nje kontrate kulturore te re me mitologjemat, pjesa e shendoshe intelektuale shqiptare, po bindet perdite e me shume se ato nuk sherbejne vetem per te reflektuar mbrapa ne dimensionin historik, por edhe per te kultivuar nje admirim per veten e prejardhjen, duke transformuar e pasuruar mitet shqiptare, ne mite te epokes moderne, duke universalizuar mesazhet e tyre, te gateshme per tu pertypur edhe nga publiku ballkanas, evropian apo me gjere.

Ashtu si personazhi i Vilhelm Telit, Zhana D’Arkut, - karaktere e narrativa keto mesjetare, te cilet sot i perkasin edhe modernitetit e mbare Evropes, kjo e ardhur si rrjedhoje e perpjekjeve, perqasjeve te vazhdueshme, per te kenaqur nevojat dhe shijet e epokes moderne, - edhe shqiptaret mund te transformojne heronjte, mitet e tyre e t’i shendrrojne ne shembuj te perpjekjeve shqiptare, duke ruajtur perseri magjine e forces transformuese te vepres se tyre. Aftesia per t’iu adaptuar koheve moderne, per te ri-interpretuar shembullin e heronjve si modele kombetare, eshte karakteristike e narratives mitologjike moderne europiane. Kete kerkohet te bejne edhe shqiptaret, sepse, te vetmen gje qe besohet te sjelle kjo kontrate e re e shqiptareve me mitet e tyre, do te jete rritja e besimit ne mosbjerrjen e forces morale, dinjitetit, nderit dhe ruajtjes te pavarsise individuale e kombetare te nje kombi te tere, i cili ka nje prejardhje te mocme, te fiseshme, e ka lindur heronj te tille.

Konfliktualiteti qe grryen nga jashte e brenda duke e cfilitur Shqiperine, fillon parasegjithash me vetvarferimin, vetposhterimin e gjithaneshem qe i bejne njeri-tjetrit shqiptaret. Ne shekullin qe sapo u mbyll, kontributin kryesor per kete vetgjygjesi katastrofike, e dha dogmatizmi, i cili i shperfytyroi, i denatyralizoi shqiptaret, duke keqtrajtuar, keqperdorur te gjitha mitet historike te tyre. Dogmatizmi, ne forma me te kamufluara jeton e kaleron perseri edhe sot ne mesin e shqiptareve. Ne Shqiperine e sotme thenia e Abraham Linkolnit gjate Luftes Civile amerikane mbetet teper aktuale e profetike: “Dogmat e se kaluares, nuk pajtohen me kerkesat e kohes. Perderisa jemi para nje fillimi te ri, duhet te ballafaqohemi me mendimet e reja, e te veprojme nen shtysen e tyre te re”.

Mendimet e reja, fillimet e reja, perseri kane nevoje per mitin(apo mitet), nje vizion te unifikuar mitik kombetar. Shqiptaret, ashtu si edhe cdo komb tjeter, do te mund vertete te kuptojne vetveten, prej historise qe ato do t’i tregojne vetes te tyre, e si do ta tregojne ate: “Kush jane, nga vine, e ne cfare drejtimi po shkohet?”. Historia e tyre eshte e mbushur me te njohura e te panjohura, me gjera te dukeshme e ujdhesa, shpjegime racionale e hamendje. Ne kete histori, gjithmone, do te perzihet ne te edhe vizioni mitik. Vetem keshtu, shqiptaret do mund t’i japin kuptim te tashmes, kufizimeve te saj, e do te mesojne se si te veshtrojne nga e ardhmja. Per te treguar historine, per te bere shkrirjen e saj me mitin, e cila do te ndikoje te tashmen e te ardhmen e shqiptareve, ka nevoje per nje artistikeri dhe imagjinate teper te talentuar. Sa me mjeshterore te jete artistikerija qe do te krijoje kete shkrirje, trupezim histori-mit, aq me te medha jane edhe efektet per ndryshime cilesore ne anetaret e nje etnije apo kombi.

Geteja krijoi mitin modern gjerman me “Faustin”, duke e ngritur cilesisht ne nivele te reja traditen ekzistuese te folkut; Shekspiri krijoi Hamletin, Makbethin, Mbretin Lir, personazhe e ngjarje historike e mitike njeheresh; Dante Aligeri krijoi Komedine Hyjnore, duke perdorur njeherazi skolastizmin dhe shpirtin e poetit, e shkrire ne menyre universale historine me mitet. Te gjithe keta gjeni te artit, lartesuan trashigimine historike-folklorike, me artistikerine, talentin, mjeshterine, vizionin e tyre, ne nivelin e miteve kombetare, mite qe u perqafuan me entuziazem nga bashkekombasit e tyre, duke u bere ne vetvete shprehja e shpirtit te kombit te tyre.

Dekonstruktivizmi si rryme, ne fillim te viteve 90te e ne vazhdim, u shfaq si nje fenomen fashionabel kulturor, per te cilin e kaluara mitike-historike e shqiptareve, ngrehina e miteve sociale, me moralizimin, patrotizmin, eshte vecse nje ndertese e kalbur, demode. Eshte nje lloj kulle sahati, megjithese e rikonstruktuar ne kohen e Enverit, “me oren qe i ka mbetur” ne idealet e Rilindjes romantike shqiptare; thjesht nje objekt turistik e muzeal. Dekonstruktivistet u shfaqen, pikerisht atehere, kur me te vertete, kultura shqiptare eshte ne kryqezimin e madh te kohes, ne momentin historik te potencialeve te medha. Intelektualet shqiptare, per shkak te prapambetjes social-ekonomike(shto plus edhe totalitarizmin) te Shqiperise, deri ne dekaden e fundit te shekullin XX, e kishin ruajtur rolin e “udheheqesit moral, ideologjik te kombit, duke mbajtur bajrakun e vlerave e idealeve patriotike, e duke i kenduar lavdise te se kaluares”. Ne rastin e Shqiperise, kjo u cua ne ekstrem nga izolimi stalinist, i kombinuar me manipulimin e idealeve rilindase; me eventin e realizmit socialist, roli i krijuesit projektoi, sipas kallepit te modelit enverian, nje Shqiperi, - si keshtjelle, shkemb graniti te socializmit. Me hapjen e portave drejt modernizimit, me ballafaqimin me kapitalizmit dhe perpjekjen e shqiptareve per tu evropianizuar, dekonstruktivistet, e kuptojne se, roli i tyre tradicional, si “humaniste te letrave”, po zbehet perdite. Sfida qe i behet dekonstruktivistave eshte titanike. Ajo nuk kerkon e nuk mjaftohet, me thjesht, shembje ngrehinash te vjetra muzeale mitesh, duke i kthyer ato thjesht ne sheshe rrenojash, por do te kerkonte te ndertoheshin ndertesa te reja, moderne.

Deri tani, dekonstruktivistat, jane shfaqur si nje kompani xhenjere jeniceresh per te hapur vrima, e per te rrezuar mure keshtjellash. Po krijuesi, ku eshte? Ai qe nepermjet artit te tij, “do te ve ne vend nderin” e artistit, shkrimtarit, intelektualit, duke u bere udheheqesi shpirteror i kombit te tij. Kush do te luaje rolin e poetit, shkrimtarit kombetar, ne kohet e veshtira qe kalon Shqiperia? Kush do te marre persiper kete rol, qe pasi te hiqet dore nga polemikat e marra jakobine, per te permbysur gjithshka te trashiguar nga Shqiperia historike apo rilindase, te kuptoje se, atdheu ka me shume nevoje t’i kendohet vlerave e lavdise se tij?

Duket sikur koha e manifesteve e pankartave flete-rrufe, nuk mund t’i zgjidhi problemet e Shqiperise. Roli i xhenjerit jenicer, i nje lloj “demolition man” modern mitesh, tregon thjesht, per mungese gjuhe poetike te krijuesit, - zor se mund te gjesh nje “demolition man” me imagjinate, - fatalisht, ai eshte i privuar nga te krijuarit. Nese sadopak, ndonjeri nga keto jenicere, do te kishte shpirtin e krijuesit te mirefillte, do te mjaftonte te bente nje “tour” ne ate keshtjellen e mocme kulturale te visareve shqiptare, e do te nxirrte qindra subjekte, grimca mitesh e legjendash, qe do te sherbenin si zanafilla fantastike krijimesh. Mitet e mesazhet e tyre, percjellin eksperienca kombetare, filozofike, politike, artistike, e shoqerore. Para se gjithash, percjellin kulturalisht, luften dhe perpjekjet politike e sociale ne kujtesen e kombit, ne nje gjuhe te kuptueshme prej tyre, per te ruajtur thelbin e shpirtit njerezor, lirine, ndjenjen e bashkesise e perkatesise, ashtu sic jane perceptuar ne fillesen e kesaj kujtese. E nese, potencialin krijues, do ta ngrinim ne nje nivel me lart, duke e kthyer ne ate te nje shkrimtari kombetar, mitet shqiptare, kesaj rradhe te emancipuara nga nje pende e tille, do te modernizonin vizionin kombetar te shqiptareve.

No comments: