
Nudot e Edward Weston
Altin Topi
Edward Weston eshte nder fotografet me te admiruar amerikane. Karriera e tij, e cila filloi ne Los Anxhelos, zgjati kater dekada. Pergjate kesaj periudhe, Weston-i perjetoi fillimin e mbarimin e dy luftrave boterore, depresionin ekonomik amerikan, ngritjen e artit te fotografise si nje medium dominues, dhe daljen ne skene te SHBA-se si qendra boterore kulturore. Wenston-i, si nje nga pioneret e fotografise artistike, mbeti njekohesisht, konservativ e progresiv, ne kontributin e tij ne kete gjini te artit pamor.

Ne 1934, Weston 48 vjecar, u njoh me Charis Wilson, nje 19 vjecare kulturalisht te avancuar per kohen, vajze nga nje familje me emer ne Karmel, te Kalifornise.
Ajo menjehere pranoi te behej modele per nudot e tij artistike, e shpejt marredhenia e tyre u transformuar ne teper intime, duke u kthyer ne e dashura e Wenston-it. Ata jetuan bashke per 12 vjet, ku prej 1939 deri ne 1945 si te martuar. Charis Wilson, mbetet ndoshta muza e tij me e fameshme.

Charis Wilson ne kujtimet e saj na ka lene nje portret te gjalle te artistit: “Syte e tij te medhenj kafe, intensivisht hidhnin mbi mua veshtrime gaztore e mekatare. Cfare ishte e rendesishme per mua, ishte pamja e dikujt qe binte ne sy per gjallerine qe e dallonte mbi te tjeret qe ishin te pranishem ne dhome, ku syte e tij shihnin e perqafonin dyfishin e cdo qenie tjeter.

Si ritual te perditshem, ai hidhte ne ditar impresionet e mendimet e tij; por fatkeqesisht, vetem pak fragmente kane shpetuar nga shenimet e tij. Ashtu sic bente shpesh me artin e tij, ai kishte nje prirje vetshkaterruese ndaj punimeve te tij artistike, ketu nuk perjashtoheshin as edhe ditaret; duke i hedhur ne flaket e zjarrit. Ne nje nga fragmentet qe i kane shpetuar djegjes, ai shkruan: "…qetesia(paqja) e mendjes dhe pak kohe ne dispozicion, mjafton vetem kaq, e dikush mund te krijoje. Lartesite emocionale jane te lehta per t’u arrire, qetesia dhe koha jo.


Weston ndoshta eshte me i njohur per nudot e tij. Ai nuk lejonte asnje imperfeksion ne fotot apo trupat qe fotografoi; megjithese i donte grate, ai nuk ia admironte intelektin apo aftesite e tyre; as edhe i konsideronte ato te barabarta, vecse me perjashtime te rralla. Charis Wilson kujton: - Gjate sesioneve te fotografimit, Edward-i e bente modelen te ndjehej teper e ndergjegjeshme per veten, per ate c’ka ishte. Kjo ishte pertej cdo eksibizionizmi apo narcizizmi; ishte e ngjashme me nje ndjenje e nje gjendje te imponuar hipnoze, apo meditimi. Kurioze sa mund te tingelloje, ai ishte i afte te krijonte nje gjendje te tille edhe pa aparatin fotografik.”

Personaliteti i tij do ta bente Walt Witman-in krenar. Sic kujton Charis, fotot femrore nudo para tij, qe shiteshin ne stenden e revistave te artit fotografik, ngjanin sikur i kishin hequr lekuren e vertete, ashtu te ngrira ne ca poza jo te natyreshme e pa drite. Imazhet fotografike te krijuara prej Weston-it; trupat e femrave, portretet e tyre, ishin nje ndarje perfundimtare nga nje tradite e tille.

Pergjate karrieres se tij, shohim te hyne e te dalin shume femra. Nuk ishte e pazakonte, qe muzat e tij, te ktheheshin edhe ne dashnoret e tij. Keto femra, nuk mbeteshin thjesht si objekte te artit te tij. Secila nga ato ishte burim energjie per krijimtarine e tij; personaliteti i tij u mekua nga femrat, personaliteti i tij krijoi kryevepra.
_large.jpg)
Kahlil Gibran shkruan ne vepren e tij “Profeti”: - “Nje pauze e vogel, nje periudhe pushimi pezull ne eren qe fryn, dhe nje tjeter femer do te me mbart mua me vete."

Ka dicka rreth marredhenieve romantike te Weston-it me femrat, e cila tregon se,

1 comment:
Emri im është loana dhe jam këtu për të falënderuar DR DAWN për ndihmën e tij për të shpëtuar marrëdhënien time. I dashuri me la sepse isha i shpejtuar dhe e kam luftuar disa here per shkak te pasigurive duke mos e pare asnjehere afer zonje. Nuk mund të gjeja një mënyrë më të mirë për ta bërë atë të kthehej tek unë dhe DR DAWN erdhi në shpëtimin tim. Kur e kontaktova, ai më tha gjithçka që duhej të dija se si do të rikthehet dashuria dhe lidhja mes meje dhe burrit tim. Unë u binda dhe ai e bëri punën pa hezitim dhe menjëherë pas 48 orësh më thirri i dashuri. Jam e lumtur dhe plot jetë për shkak të mirësisë së DR DAWN. I bëj thirrje kujtdo që ka probleme të kontaktojë me të tani dhe ai me siguri do t'ju ndihmojë.
dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
Post a Comment