Friday, January 11, 2008

Opinion/Kritike


Shtypi dhe Intelektuali
Nga Altin Topi
Shekulli Prill 2003

Ne dekaden e dyte post-komuniste presupozohet qe Shqiperia akoma po perpiqet te mesoje si te heqe vallen e demokracise. Kontributoret e shtypit. apo mas-medias ne pergjithesi, perdite ndeshen me dilemen e madhe: per hir te qenurit objektiv duhet te marxhinalizojne ne maksimum cdo shtyse, apo perkatesi politike-ideologjike, apo te bejne gazetari avokatore, qofte kjo, ne te djathte apo ne te majte, duke anetaresuar keshtu veten ne koralin predikues te perkatesise te tyre politike. Te gjithe pohojne se gazetaria qe bejne ka nje mision; por behet pyetja: cili eshte misioni i kontributit te tyre? Funksioni kryesor i dikujt qe e vesh veten me petkat e gazetarit eshte “te germoje” atje ku “heshtja”, nuk ka folur akoma. Gazetari duhet te thote ate qe te tjeret e mbajne brenda vetes te pathene, apo e peshperisin nen ze; ai duhet te beje pyetje te veshtira, qe ndoshta mund t’i shkaktojne te intervistuarit humbjen e rehatise e qetesise. Nje gazetar, para se gjithash eshte nje reporter qe eshte i vendosur t’i bindet instiktit te tij per t’a drejtuar nga e verteta qe pritet t’i zbulohet publikut te gjere. Deri ketu gazetarit i kerkohet te jete thjeshte i sakte, hulumtues, konseguent, dhe i paaneshem. Ky eshte zakonisht kostumi qe vesh gazetari i pavarur, dhe vetem keshtu shtypi apo media konsolidohet si “instutucioni autoritar i katert”, i pavarur.

Per sa kohe qe ky “institucion autoritar i katert” perpiqet te mos krijoje nje atmosfere mediatike, ku i apelohet vetem nje lloj publiku, qe i ofrohet e njehsohet vetem nje lloj fizionomie, perspektive, qofte kjo e nje gazetari, intelektuali, apo figure publike, ky lloj institucioni mbetet i pavarur. Cdo rrjet mediatik ka gazetaret e vet “gjenerale”, te rrethuar nga “ushtaret” brohorites, e stafin administrativ mbeshtetes. Nese publicistika dhe gazetaria nepermjet figurave autoritare te saj, ka per qellim t’i drejtohet vetem nje lloj publiku, apo perpiqet te tjetersoje politikisht-ideologjikisht spektrin e opinionit publik ne favor vetem te ketij lloj publiku, atehere nuk behet gje tjeter, vecse shkaktohet nje ndarje intelektuale, qe e menjanon debatin. E pare ne perspektive, kjo gje rrezikon te krijoje, “xhepa” ne publikun e gjere, ku njerezit “e asfiksuar” nga atmosfera segregacioniste e perkatesise mediatike te tyre, nuk deshirojne te komunikojne fare me njeri-tjetrin. Ai qe e ka percaktuar veten se i perket “te djathtes” apo “te majtes”, nuk do t’ia dije aspak se cfare shkruhet e thuhet ne kampin “kundershtar”; as nuk merr mundimin per te pare mundesine per t’u hapur drejt komunikimit apo dialogut.

Nje numer i madh specialistesh te fushave te ndryshme, publiciste, figura te njohura te letrave, krijues apo kritike, akademike, profesore nga rradhet e asaj qe ne jemi mesuar t’a quajme inteligjencia, kane dalur ne media, duke krijuar e perfaqesuar intelektualin qe nuk ekzistonte me pare, intelektualin si figure publike, intelektualin qe kerkon t’i komunikoje, idete, opinionet e tij, publikut te gjere. Padyshim, kjo eshte nje ogur i mire per te gjithe ne, e ne veshtrim te pare, ngjan qe shtypi shqiptar, ka fituar nje ze te ri cilesor, ate te intelektualit, specialistit, me cilesine e figures publike te gazetarit, ne shumicen e rasteve te komentuesit editorialist. Por po t’a shohim pak me thelle kete lloj kontributi gazetaresk te specialistit-intelektual, do te shohim se kjo na percjell edhe nje problematike te re. Mendova ta shtjelloj me tej komentin tim duke sjelle nje shembull perendimor, ku qe ne fillim merret si i mireqene fakti, qe traditat e shtypit te lire e kontributi i intelektualeve si figura publike, eshte padyshim shume me i hereshem, e me solid. Nje figure e spikatur eshte ajo e Noam Chomsky-it, qe para se ta rreshtojme ne rradhet e intelektualeve, para se gjithash njihet si eminence amerikane e mbareboterore ne fushen e linguistikes, filozof i lingustikes. Chomsky mund te sherbeje si shembull i llojit te akademikut, qe i perdor dijet qe ai zoteron ne rolin e intelektualit publik, e metamorfoza qe peson specialisti-intelektual. pergjate odisese te tij si figure publike.

Chomsky arriti eminencen, duke u renditur ne rradhet e njerezve te famshem, me punimin e tij “Strukturat Sintaksore”, Idete e tij jane teper origjinale, duke i dhene nje shtyse vendimtare debatit te motshem se si njerezit fitojne njohurite brenda nje kohe relativisht te shkurter e ne sasi te konsiderueshme. Studimi i Chomsky-t mbi sintaksen, coi ne konceptimin “e faktoreve sintaksore universale ne lingustike”; gjuhet e botes jane shume me pak te ndryshme nga njera-tjetra se sa duken ne nje veshtrim te pare siperfaqsor, per arsye se ato kane elemente sintaksore universale te perbashket qe percaktojne strukturen hierarkike te fjalise. Shpjegimi qe jep Chomsky: rregullat e pandryshushmerise te sintakses intuitive jane te rrenjosura ne ndergjegjen njerezore, aq sa mund te shihen si rezultat i trashigimise gjenetike. Aftesia per te mesuar e perdorur gjuhen, eshte me shume nje aftesi e lindur se sa e fituar. Ky shpjegim mund te mos jete plotesisht korrekt, por sot per sot eshte me i pranueshmi. Chomsky u shendrruar ne nje eminence lingustike, ashtu sic i kishte ndodhur Betrand Russell-it per principet matematike, apo Sartre-it, i reveruar si babai i ekzistencializmit, etj. Joshja qe pesuan celebritete si Chomsky, Russell, Sartre, etj, ne ndryshim nga kategoria e eminencave te tjera ne disiplinat e vecanta, eshte se, ata e perdorin ne publik kapitalin intelektual te krijuar nepermjet kontributit te jashtezakonshem ne fushat e tyre, per t’i dhene nje fizionomi publike, platformes te pikpamjeve qe ato kane si individe rreth aspekteve shoqerore e politike qe ndeshet njerezimi perdite. Chomsky, ashtu si dy te tjeret, u be pre e nje joshje te tille.

Eshte karakteristike e llojit te intelektualeve si Chomsky, qe nuk e shohin aspak si problematike, mosperputhese, kapercimin prej disiplinave te tyre, ku ato jane njohur si mjeshterit e medhenj, ne aspektet shoqerore e ne jeten publike, e ku me plot te drejte presupozohet, se nuk kane ndonje privilegj, apo te drejte me teper per t’u degjuar se cdokush tjeter. Pretendimi i tyre eshte se duke qene se kane dije te vecanta e me te thella ne disiplinat e tyre, jane pikerisht keto dije, qe japin mundesi atyre per te kuptuar me thelle se te tjeret njerezimin. Chomsky beson totalisht e verberisht, se aftesite e tij filozofike, bejne qe keshillat qe i jep ai shoqerise ne aspekte te ndryshme, te jene te dobishme e te vlefshme.

Intelektualet perendimore si Chomsky, shprehen revolten e tyre, karshi politikes e nderhyrjes ushtarake violente amerikane gjithnje e ne rritje ne Vietnam. Ne rastin specifik te Chomsky-t, ai arriti ne konkluzionin se pikerisht kontributi i tij ne aspektet universale te lingusitikes, eshte deshmia me bindese e imoralitetit te politikes amerikane ne Vietnam. Sipas Chomsky-t, per te arritur ne kete konkluzion, kjo varet se cilen teori te fitimit te njohurive e dijeve, ne pranojme si te mireqene e te ciles, i referohemi. Nese do te mendonim mendjen e njeriut qe ne lindje si nje “tabula rasa”, trurin e njeriut si nje pjese prej plasteline, qe mund te marrin cfaredo forme qe deshirohet, atehere ,njerezit mund t’i konsiderojme si subjekte te pershtateshme per t’i dhene forme sjelljeve e mendimeve te tyre nga ana e shtetit, prej drejtuesit te nje korporate, teknokratit, profesorit, gazetarit, intelektualit publik, apo nje udheheqesit ideologjik. Por nga ana tjeter, nese njerezit zoterojne struktura te lindura, te trashiguare te mendjes, qe kane nevoja te brendeshme per shembuj, modele kulturore e sociale te trashiguara, qe ato i konsiderojne si “natyrale”, perpjekjet e shtetit, apo kujdo tjeter qofte, duhet patjeter te deshtojne, duke qene se jane te padrejta. Pergjate ketij procesi te imponimit te kultures se re(pra ne rastin tone amerikane-perendimore), do te pengohet progresi “natyral” i njerezimit. Pra edhe perpjekja e Amerikes per te imponuar kulturen e vet ne aspektet shoqerore, kulturore, politike mbi popullsine aziatike ishte kriminale(perseri sipas Chomsky-t). Arsyetimi i Chomsky-t tregon per nje fare selektiviteti pervers. Duke e konsideruar teorine e tij mbi aftesine e lindur gjuhesore te njeriut si te vlefshme, mund te thuhet pa medyshje, se teoria e tij perben argumentin me universal, gjitheperfshires, kunder asaj qe quhej “social engineering”, term i perdorur nga Stalini, ku intelektualet, shkrimtaret, artistet, jane inxhinierat e shpirtrave, ndergjegjes shoqerore. “Social engineering” ishte product i intelektualeve e filozofeve milenare si Rousseau, Marksi, Lenini, qe besonin se ato mund te ridisenjonin shoqerine vetem nepermjet arsyes, duke u bere keshtu pikenisja e traditave totalitariste.

Chomsky nuk deshiron te aplikoje teorine e tij, aftesine e lindur te njeriut per te marre dije, asimiluar kulture, ne rastin e studimit te totalitarizmit; totalitarizmi perpiqet me te gjitha metodat me mizore te shtype apo te ndryshoje karakteristikat e lindura te njeriut. Sipas Chomsky-t demokracite liberale perendimore, nga natyra e tyre, jane po aq per t’u kritikuar sa edhe totalitarizmi. Sipas Chomsky-t, kapitalizmi, ashtu si edhe tirania totalitare, perdorin te gjitha mjetet shtrenguese te dhunes, per te penguar njeriu te realizoj vetveten; te ruaje e te zhvilloje me vullnetin e tij te lire, ne menyre natyrale, karakteristikat e trasheguara qe ne lindje. Nderkohe, kur ne njeren ane, ata justifikonin perdorimin e dhunes per te arritur barazi raciale, apo clirim kolonial, apo justifikon terrorizmin marksist; nga ana tjeter, revoltoheshin kur dhuna perdoret nga nje demokraci perendimore, sic eshte qeveria amerikane, per te mbrojtur territoret e Azise juglindore nga uzurpimi marksist e totalitar. Shpjegimi i intelektualeve si Chomsky eshte se lloji i pare i dhunes ishte individual, personal, kundra-violence, kundra-kulture, kurse lloji i dyte ishte dhune e institucionalizuar. Pra kemi nje kapercim nga dhenia e nje shpjegimi plauzibel se si i fitojne njerezit njohurite, ne intelektuale qe kerkojne te keshillojne nje qeveri e shtet demokratik se si ta ndertoje e zhvilloje, gjeopoliten e tyre. Intelektuale si Chomsky, paten padyshim efektin e tyre, duke ndikuar opinionin publik, e detyruar Ameriken te terhiqet nga Azia juglindore. Vendosmeria e Amerikes per te instaluar demokracira te ngjashme me ato perendimoret ne ato vende deshtoi, duke ia lene vendin “social engineering” te marksisteve filo-kineze. Shembuj te tille, rreth protestes social-politike te ketyre lloj intelektualesh, mund te jepen me tonelata, dhe me e fundit eshte reagimet opozitare te shumices te intelektualeve pacifiste europiane ne lidhje me nderhyrjen ushtarake amerikane ne Irak.

Tani, po t’i referohemi rastit te Shqiperise, publiku shqiptar eshte teper skeptik kur intelektualet publike shqiptare te porsa inaguruar ne dhjet vitet e fundit, pa dashur te permend ndonjerin me emer, i predikon atyre e “shtetit shqiptar”, se si te sillen e te menaxhojne jetet, aktivitetin, e punen e tyre te perditeshme. Nga rrjedh ky skepticizem e bindje? Nga perceptimi gjithnje e me i dukshem, se “intelektualiteti” i tyre nuk i ben keto lloj intelektualesh me te zgjuar, me te afte, per te dhene keshilla, ose me te vlefshem e ekzemplare ne virtyte e cilesira njerezore. Mjafton te ndalosh ne rruge njerez cfaredo, te te gjitha kategorive, e te shohesh se ata jane ne gjendje te ofrojne pikpamjet e sensibilitetin e tyre ne aspekte morale, qytetare, shoqerore, politike, te njejta, apo te ngjashme me pjesen me te madhe te ketij lloji intelektualesh te ekspozuar ne shtyp e mas-media. Nderkohe, eshte krejt e priteshme, qe ata mund te mos kene lexuar e degjuar asnje artikull apo kontribut te intelektualeve te tille.

Ne shumicen e rasteve duhet te skarcosh menjehere “gjykimin intelektual” te ketyre intelektualeve. Kjo ne vecanti, kur vjen puna per te dhene verdiktin e tyre per udheheqes shteti apo politikane; po ashtu per evenimente te rendesishme historike, shoqerore, e politike. Kur i konsideron, i merr ata si grup, fare mire mund te shendrrohen ne syte tane ne ultrakonformiste, sidomos brenda atyre rretheve te formuar nga njerez, prej te cileve keta lloj intelektualesh publike kerkojne aprovimin e vleresimin. Kur kthehen ne “en masse”. atehere, ata behen edhe me te rrezikshem; jo “mase intelektuale”, mund te kthehet ne “mase kritike”, duke krijuar nje klime ortodoksije e mbizoteruese ideshe. Intelektualet, levizin e jetojne ne boten e ideve e koncepteve, e frymoret, shumica e njerezve, mundet fare mire te mbytet nen tiranine e pashpirte te ideve te tyre.

No comments: