Monday, February 25, 2008

Art/Proze


Fytyra Njerezore e Shkrimtarit
Nga Altin Topi
Shekulli Shkurt 25, 2008(botuar me shkurtime)

Perseri e perseri, duke iu rikthyer leximit te autoreve qe kemi per zemer, bindemi se ata edhe pas rileximit te vepres se tyre, kane aftesi te na befasojne serishmi. Shkrimtaret e medhenj na mahnisin me universalitetin e tyre, sepse ata nuk jane thjesht nje miniere apo forxhe ideshe, por gjithmone edhe nje "kuti e magjikeshme" prej ku dalin panderprere gjera te reja e te befasueshme, qe ne jemi ne gjendje t'i percojme sensualisht, apo t'i abstragojme vetem pas nje ripertypje te gjate te vepres se tyre. Te pushton frika se ndoshta, kurre nuk mund te depertosh plotesisht ne boten e tyre. E larget, e huaj perngjan magjia e tyre ne njohjen e pare, shume larg ne rete e pafundesise eshte mendimi i tyre, shume i vecante mesazhi i tyre.
 Per te hedhur veshtrimin ne ate univers te ri, te sapohapur, e per t'a shndrruar ate ne nje qiell familiar, duhet ne rradhe te pare thelle ne brendesine tone te temperojme forcen e te kuptuarit. Per te arritur ne ate mundesi te re e me te gjere thithjeje, duhet te depertojme e te arrime ne labirinthet e ujedhesat me te fundme te qenies tone. Vetem atje, mund te bashkohemi me shkrimtarin, per te zbuluar humanizmin e tij, ne fillim fantastik e me tej mahniterisht te vertete.

Agimet boreale misterioze e te gjakosura, nuk duken pjese e botes tone, nuk perngjajne aspak me diellin e ngrohte, ato kercenojne oret e prehjet tona te embelta. E ne duam te ndalojme, te trembur duam te kthehemi ne boten tone me te ngrohte, me te sjelleshme, por ndoshta shume me te ngushte. Por megjithate, ne nuk ndalemi, shpirti jone pas renqethjes se pare, pak nga pak, kupton se ankthi eshte kthyer ne nje dashuri te zjarrte; sapo kemi filluar te zbresim ne zemren e shkrimtarit. Fjale pas fjale, faqe pas faqe, ne cdo njeren prej krijesave te tij, hapet nje galeri qe te con poshte ne labirinthet tokesore demoniake, apo te ngre ne nje fluturim me krahet e te cilit mund te prekish vete Krijuesin. Shkrimtaret, nuk zgjasin doren per te na ndihmuar te arrijme tek ata. Asnje bulevard apo monopat, nuk na con ne nje kufi te fundme. Ato kurre nuk a tradhetojne idene e tyre, kurrsesi nuk i perkushtohen individeve te vecante, pjesa e dukeshme e perditeshme se tyre eshte thjesht nje maskim; vetem genjejme veten nese mendojme se portat e jetes se tyre jane te hapura per te lejuar zhbirimin e cfaredo kurioziteti, pergjigjen e cdo lloj pyetje.

Por nga ana tjeter, shkrimtaret e jetojne te perditeshmen, e tyre si bashkekohes te lexuesve te padurimte e vazhdimisht kerkues per emocione te reja. Nevoja per te nxjerre punime qe t'i pergjigjen kerkeses te pameshireshme te lexuesve per cilesi e prodhimtari, kontratave me shtepite botuese per te siguruar buken e perditeshme, e shndrron ekzistencen e tyre ne nje "quandary"(dileme), nje orvatje e perpjekje titanike, nje ankth te perditshem. Historia na sjell shume shembuj heroike e stoike te te krijuarit, te berit letersi; ku nen trusnine e kreditoreve, borxheve, afateve dhe detyrimeve kontraktuale e financiare karshi shtepive botuese, duhej te shkruanin vazhdimisht, te krijonin e te conin ne shumicen e rasteve, ne doreshkrim e te pakorrektuara, ato punime, te cilat me vone, do te shndrroheshin ne kryevepra boterore e ndoshta me kurre te arriteshme.

Por si mund te ndodhe kjo; te jetuarit e krijuarit ne nje bote kaq te komplikuar e banale njekohesisht ? Shkrimtari i vertete, poeti i vertete, ka nje dhunti te vecante, jashte normes, dicka te jashtezakoneshme. Kjo eshte menyra e te kerkuarit brenda vetes, vazhdimisht ne gjurme te fytyres te vertete e te fshehur, autenticitetin, te verteten e vet njerezore. Kjo eshte arsyeja qe sic thote Heminguei, ai(shkrimtari) nuk pushon se befasuari, te kerkuari, duke e bere universal mesazhin e tij. Ai duke germuar ne thellesine e vetes, arrin te zbuloje, te nxjerre qenien e tij si njeri, gjithshka, qe nuk ka te beje thjesht me veteveten, por me te gjithe te tjeret, ajo qe e afron me shume me te verteten, me thelbin e natyres njerezore, me universin e pamate njerezor. Dualizmi e unifikimi jane kuantumi fizik i ekzistences te vet shpirtit heroik e te fuqishem te shkrimtarit. Duke i pasur rrenjet te lidhura pazgjidhshmerisht me token e njerezit e perkatesise te tij etnike e kombetare, ai eshte e mbetet njekohesisht edhe qytetari i botes. Imagjinata e tij behet ajo ura njerezore, kontribon te fuqizoje ate zinxhir njerezor. Artistikisht, nepermjet mesazhit te cdo besimi njerezor, qe ne fakt nuk eshte gje tjeter vecse emeruesi i perbashket i gjinise njerezore, ai ne thelb sjell, - humanizmin e tij. Poeti italian Leopardi, na e kujton kete tek poema e tij e fameshme Gjineshtra... “ku fisnikeria njerezore eshte ajo, cmuese e cdo bashkimi njerezor, ne nje qellim e perqafim te perbashket, duke i afruar ne nje dashuri te vertete, duke pritur prej tyre, ndihmen e vlefshme e te shpejte, ne rreziqet e ndersjellta, e ne ankthet e luftrave te kota..."


Dikush si une, do te perpiqej e do te vihej ne kerkim, per te zbuluar "chagrin-in" e vertete te nje pende te fuqishme si e Ismail Kadarese; cfare do te kete ndjere e menduar pergjate procesit krijues. Befasite nuk shterren duke lexuar pergjigjet e Ismail Kadarese, te percjella pergjate bisedave me Eric Faye.

Intervista hapet me pyetjen: "Perse shkruani ju z. Kadare ?" Kjo pyetje eshte e shume e vjeter, nxjerr koke vazhdimisht e vazhdimisht qe nga lashtesia. Megjithese nuk kemi prova, patjeter duhet t'i jete drejtuar edhe endacakut, bardit te verber Homer. Edhe pergjigjet sigurisht do te kene qene nga me te ndryshmet. Kadareja instiktivisht, duke ditur mire perkatesine e vendin e tij, pergjigjet: "Sepse i perkas races te shkrimtareve, qe eshte krijuar per te shkruar. I bindem e i pergjigjem instinktit tim racor..." E pastaj ai vazhdon.. "Nese nje shkrimtar shkruan mire, e qe te vazhdoje te shkruaje me cilesi, duhet te disponoje rezerva te medha, pa te cilat nuk mund te shkruaje. Ai eshte si nje rafineri nafte, qe funksionon ne saje te rezervave te ‘arit te zi’ te grumbulluara nen toke". Pra shkrimtari i mirefillte nuk ngjan te jete nje lojtar, xhongler apo alkimist fjalesh, por nje njeri qe kerkon e germon ne thellesite e pafund te vetes e punon si nje rafineri qe perpunon rezerven e pafund te ‘arit’ te tij. "Instinkti i races te shkrimtarit", - te kerkuarit, te hulumtuarit, - e gjen rezerven e pare ne femijerine e vet shkrimtarit, ne token e vendin qe e lindi. Kjo ngjan te kete qene burimi i pare i te gjithe qemtonjesve, meditonjesve e gdhendesve te fjales. E si simbol mahnites, vepra merr formen e fatit te vet njeriut, te vet shkrimtarit.


Per shumicen e shkrimtareve, ndoshta, femijeria eshte nje njolle gri e nje vajtim i larget. Shumica e poeteve e shkrimtareve duke veshtruar thelle ne syte femijeve, - krijesave te vepres se tyre, - percjellin deshmine e fuqishme se ata e kane njohur shikimin e zjarrte te nje pjese te tyre; prej fantazise te ndezur e gati alucinante, te mbushur plot me deshira te pasigurta, shqetesuese per t'u rritur shpejt, prej fanatizmit e idealizmit te rrembyer rinor per te ndihmuar njerezimin, e asaj pjese qe rritet ne imagjinaten e shkrimtarit e tonen para kohe. Midis tyre, gjen vogelushe te mbushur me friken e ankthet e shpjegueshme qe rrjedhin nga mjerimet shtepiake, mungesat per shkak te varferise, por megjithate stoike per te mos kallzuar te verteten e te mbrojne sekretin, familjen e te afermit e tyre. Ne kufijte e skajshem te femijerise, ne hyrjen e muzget te adolishences, ata gjejne strehe ne qytetin perjetesisht te lire, ne qoshen e te harruarve dhe te gjithe te pakenaqurve, ne boten e librave. Por bota e librave, eshte njekohesisht, nje bote e ndryshme dhe e rrezikeshme, qe te largon gjithmone e me shume nga realiteti duke te futur ne "tunele te nendheshme", ne ato udhe te erreta te shthurjes, te te gjitha veseve te fshehta te mendimit e shqisave.

Por ja perseri, Kadareja, na befason me pohimin rreth femijerise se tij te lumtur. Ndoshta per cudi te te gjitheve ai pohon se... "te gjitha teorite sipas te cilave origjina e kreativitetit eshte e lidhur me nje femijeri te palumtur jane falso." Ai pastaj vazhdon... megjithese femijeria ime perkoi me nje periudhe te turbullt historike, une mbaj mend se kam qene nje femije i lumtur... i rritur ne nje shtepi trekateshe qe ndryshonte me stinet... Nje shtepi e madhe, gjithmone i jep hapesire me te madhe mendimeve." E pikerisht ne ate "shtepi te madhe", midis atyre "mendimeve te medha", ne ate "femijeri te lumtur" e ka origjinen e tij romani "Kronike ne Gur”, e po ashtu shume subjekte te tjera te veprave te Kadarese. Pra, cdo gje ka kaluar, ne ato ujdhesa te padukeshme nentokesore, qe bulerojne e hulumtojne thellesine e tij njerezore. E cdo njeri nga ne, perpiqet te kapertheje ne mendjen, gjykimin, fantazine e tij modeste, se si e pse nje numer i heronjve te tij jane ca enderrues eremite, qe pothuajse vite te tera e ndoshta perjetesisht, i kalojne te strukur si krisalide, ne ate gjendje te paforme e te erret vetmije, ne kerkim te dashurise njerezore. Ne heshtjen e tyre, e ne ate frike, shpesh hipokondria te sulmon, nje pesimizem mistik per vdekjen te pushton, nje frike e pashpjegueshme, here prej vetes e here prej botes, nje tmerr i pafund i kaosit te shpirtit te trazuar.

No comments: