
Kritike dhe Letrare
Nga Altin Topi
Shekulli Janar 2006
Nje histori qe ilustron sensin thjeshtezues te filozofise te Zen-it, tregon per nje mjeshter japonez qe kishte ftuar ne shtepine e tij nje profesor universiteti. Profesori kishte ardhur te mesonte me shume rreth Zen-it. Nani, keshtu quhej mjeshtri, po i sherbente caj. Megjithese filxhani ishte mbushur deri ne buze, mjeshtri vazhdoi t’i hidhte perseri caj ne filxhan. Profesori me habi po verente cajin qe derdhej jashte filxhanit, por pastaj nuk duroi.- “Filxhani eshte mbushur plot, caji po derdhet. Nuk mund te vazhdosh te hedhesh me ne te.” Mjeshtri qetesisht iu pergjigj. - “Ashtu si ky filxhan caji, ju jeni i mbushur plot me opinionet dhe spekullime personale. Si mund t’iu mesoj une Zen-in ne se fillimisht nuk boshatisni filxhanin tuaj?”
Per shumicen, filxhani eshte i mbushur deri ne buze me ato paragjykime qe konsiderohen “te dukeshme”, “evidente”, “common sense”, etj. Nje pjese nuk shohin mundesi per ta zbrazur. Shkrimtaret e mirefillte e te afirmuar, kane privilegjin e kohes ne dispozicion, te mundesise te fermentimit te gjate qe duhet te kete nje veper e mire. Por per gazetarin si kritik, analistin apo opinionistin, nuk ndodh keshtu. Ai qe pret per nje ide t’i vije si nje vetetime ne nje qiell blu, duhet te prese ndoshta deri ne merziti, ne pafundesi. Ai nuk e ka privilegjin e pritjes, i ngucur nga koha e paket qe ka ne zoterim, duhet te nxjerre kolumnet e tij te perjaveshme, e ne disa raste edhe dy here ne jave. Keshtu qe, ai ulet perballe kompiuterit te tij si nje Alfier modern. Ndac besojeni ndac jo, ai vendos qe t’i linde nje ide. Nuk ka asgje magjike ne kete process, Alfieri, ashtu si edhe gazetari i kane thirrur nevojes, krijuan nje ligj nga nevoja.
Periudha postkomuniste shihet si “periudha e arte” e sundimit te kritikes. Aktualisht, kritika ka monopolizuar te gjithe hapesirat e medias shqiptare: elektroniken, shtyp


Kritika shqiptare i perngjason levizjes letrare, qe ne Italine e pjese se dyte te Shek. XIX, te saturuar nga idealet e “Risorgimento-s”, u njoh me emrin, - Scapigliatura (italianizimi i “bohemizmit” francez). Ishte nje cete intelektualesh, pa ndonje platforme te percaktuar. Njelloj si, - “gli scapigliati”, - shija e predispozicioni i kritikeve(dekonstruktivisteve) shqiptare, per te polemizuar, ose sic pretendohet nga ata, “per te debatuar”, nuk mbetet thjesht vetem brenda konteksit teorik te historise, kultures, letersise e miteve, por, eshte ne thelb pjese e krizes ekzistenciale te vet dekonstruktivisteve.

Ne Itali, skapiliatura, perkoi me lindjen e shoqerise industriale, bumin merkantik e industrial te qyteteve, daljen ne skene te nje borgjezie te etur per para dhe pushtet, qe njekohesisht u shoqerua me verferimin masiv te fshatit e te qytetit. Kurse ne Shqiperine postkomuniste, dekonstruktivizmi, u shfaq njeheresh me bumin e nje lloji te vecante “kapitalizmi”, me fytyren e nje banknote “krejtesisht e thjeshtesisht shqiptare postenveriste”. Antikonformizmi, shpirti rebel i dekonstruktivisteve shqiptare, dalja e tyre ne shtyp, si shprehje e anti-(akademizmit, instuticionalizmit, mitizimit kultural historik), te dale boje, te mykur, etj.,(gjithnje sipas tyre); shija per te provokuar, njelloj sic ishte dikur edhe rasti i skapiliateve, me teper sot ndikojne ne sjelljet ekzistenciale e sociologjike te tyre, se ne ndonje prurje te re te vepres se tyre. Keta lloj kritikesh vine nga nje cete e ngjashme me ate te intelektualeve skapiliate, qe njelloj si ata dikur, e ndjejne qe me ndryshimin e raportit te “humanistit te letrave” me shoqerine, kane humbur rolin “udheheqes e interpretues te levizjeve sociale e kombetare”.
Analogjizmi i kritikeve dekonstruktiviste te Shqiperise te sotme i kritikeve me skapiliatet e Italise te shek XIX, mund te cohet edhe me tej. Kritiket dekonstruktiviste, - intelektualet e te ashtuquajturit “tranzicion postkomunist shqiptar”, - jetojne me njeren kembe ne te kaluaren socialiste e me tjetren ne periudhen e hapjes te shoqerise shqiptare postkomuniste. Per here te pare, shfaqja e kritikeve dekonstruktiviste shqiptare, ashtu si shfaqja e skapiliateve ne Italine e nenteqindes, perkon me daljen ne siperfaqe te konfliktit te krijuesit me shoqerine.

Kritikeve dekonstruktiviste te sotem, i mungon cilesia thelbesore e te qenurit kreativ. Megjithese jane shfaqur potencialisht si plejade avangardistash, njelloj si skapiliatet italiane, i mungon vizioni, kthjelltesia e thellesia e mendimit. Zgjidhja e tyre, per t’iu prezantuar lexuesit shqiptar, ne rolin e kritikeve dekonstruktiviste ne te perditeshmet shqiptare, po ashtu sic benin skapiliatet e dikurshem, eshte padyshim iracionale. Ate vecse mbeten rober te gjuhes letrare postsocialiste, prozaizmit provokues qe vetem skandalizon e desakron vlera.

Dicka tjeter qe tregon shterpesine krijuese te dekonstruktivistave shqiptare eshte menyra e ballafaqimit me lakuriqesine e realitetit te ri shqiptar, perballja me ato gjerat e shemtuara, e konfliktet qe shfaq cdo shoqeri, qe nuk mbulohet me nga perdja unifikuese e moralit totalitarian. Ata protestojne duke denoncuar degradimin moral te shoqerise shqiptare, mentalitetin utalitarist te kapitalizmit, shfaqjet e reja krejt te priteshme te nje shoqerie te hapur. Flasin per politikane te pacipe e te paafte, denoncojne moralin e hipokrizine, qe ka kaplluar shoqerine shqiptare, deshperohen te tmerruar duke denoncuar me nostalgjizem te pavend, qe progresi, hapja ndaj modernes, po ben qe te humbasin disa kulte sociale, nje lloj jete e vlerash qe kishte ekzistuar, e qe i kishte formuar ate boten e tyre si njerez nen kupolen socialiste. Ne klimen e zhdukjes se nje bote qe i krijoi, njelloj si skapiliatet, dallohet ambiguiteti i tyre karshi te rese, shihet pasiguria qe i pret vet ata, ankthi dhe pafuqia ne vorbullen e jetes te metropolit, te xhungles te kapitalizmit kaq te dallueshem shqiptar. Revolta e tyre eshte individualiste, endacake, kerkon te kapet si ato bohemet bodleriane, - skapiliatet, - duke iu turrur me inat “natyres”, “karakterin primitiv” (ne rastin tone te shqiptarit te ngrate), botes mitike qe ka ekzaltuar shpirtin e shqiptarit, shfaqjeve sociale te tilla si, besen, mikpritjen, apo figuren epike te kreshnikut te eposit, stoik e heroik; bote, e cila kishte fshehur, problemet, krizat qe grryenin shoqerise shqiptare. Ndoshta per here te pare, ndodhemi perpara konfliktit te hapur te shkrimtarit me shoqerine. Per krijuesin e mirefillte, kjo eshte nje miniere krijimtarie, ndersa per dekonstruktivistin eshte nje udhetim ekzocisti, per te ndeshkuar mitet dhe historine e shqiptareve, “fajtoret e vertete” te prapambetjes shqiptare.
Ne se ne letersine shqiptare, ne artin shqiptar, do te flitet per nje letersi, krijimtari artistike post-rilindase, post-realistesocialiste, post-kadarejane, etj., do te flitet per rastin “e ardhjes ne toke” te nje gjeniu(ose te disa gjenive) letrar shqiptar, i cili do te ecte ne nje territor te pashkelur me pare. Nje shkrimtar i tille do te arrinte brilancen e vet, ne se jo vetem do te kishte dhuntine e nje vezhguesi te qemtuar te shoqerise shqiptare, por do te shihte thelle ne mendjen e shpirtin e tij, sepse pikerisht atje, gjen gjithshka qe i nevoitet, sic thote Bernard Show, gjen “universin njerezor”. Shembullin e pare e me te motcem, te nje shkrimtari te tille ne historine njerezore, shqiptaret e gjejne shume afer vetes, tek bardi i pare i njerezimit, Homeri. Ai i privuar edhe nga te paret, nuk u mjaftua me vezhgimin e rendomte te karaktereve njerezore qe haste perdite, por ishte aftesia e mendjes se tij, qe na ushqen edhe sot, nepermjet dijeve, njohjes historike te tij, natyren e karakteret njerezore, ku secili nga ne mund te gjeje edhe veteveten.



1 comment:
Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund të kontaktoni atë me email:( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( + 2349074881619 ).
Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë
Post a Comment