Thursday, January 17, 2008

Literature/Gjuhesi


Inteligencia dhe Identiteti Njerezor(pjesa e pare)
Altin Topi
Alb-Club Prill 2000

Qe prej vitesh me persiaten mendime qe kane te bejne me identitetin, por jo thjesht ne aspektin kombetar, duke e pare veten thjesht si shqiptar. Por me gjere, duke e pare e vleresuar ne pergjithesi identitetin tone njerezor, pra duke e pare veten si shqiptar e pjesetar i familjes njerezore. Krizen e identitetit per shqiptaret nuk do konsideroja si nje krize qe thjesht ka te beje me te qenurin shqiptar, por si nje krize te identitetit tone social e njerezor. Kjo do te permblidhej ne nje teme qe do t'a konsideroja si nje komponent organik i percaktimit te identitetit te nje kombi e shoqerie, e do t'a quaja: "Inteligencia dhe Identiteti Njerezor" . Ky titull do te ishte i pershtatshem duke e zhvilluar temen ne kendveshtrimin e botkuptimit lindor si "a Eastern Quest", duke konsideruar Rusine si memen e ketij konceptimi.


Per here te pare fjala "inteligencia"(kam bere nje devijim ne shkruajtjen e fjales ne shqipen standarte, duke hequr shkronjen j, e per ta bere sa me te afert me tingellimin ne rusisht, per te perforcuar idene e origjines se saj) u krijua dhe filloi te perdoret ne vitet 60-te te shekullit te 19-te ne Rusi. Sot, studiuesit amerikane e ruse pohojne se ata i japin kuptime te ndryshme fjales. Per te kuptuar kete, mjafton te njihet se sistemi amerikan i analizes sociale i cuar me tej nga sociologjia moderne nuk njeh termin "klase" si nje entitet i mbajtur ngushtesisht bashke prej ndergjegjes, mendimit kritik (me te cilin kuptohet jo vetem aftesia per te pohuar ose mohuar dicka, por edhe per te argumentuar ate) apo pasionit moral. Artikujt e intelektualeve te Rusise te sotme shpesh shfaqen nen titujt: "Une nuk dua te jem nje inteligent!"(fjala inteligent eshte perdorur per te treguar antaresine ne inteligencia. Me kete ata nuk duan te mohojne jeten intelektuale, por traditen e inteligencias. Ato duan te terheqin vemendjen e njerezve se si kjo tradite coi ne shkaterrim te njerezimit me permasa biblike(llogaritet qe komunizmi shkaktoi rreth 100 milion viktima). Deshirojne t’i thone njerezve qe te kerkojne nje menyre te re percaktimi te perkatesise te tyre.

Qe prej gdhendjes te termit "inteligencia" e deri ne ditet tona, eshte debatuar rreth kuptimit te fjales. Kuptimi dhe perdorimi ka ndryshuar dhe evoluar ne kohe, ne varesi te konteksit historik te moralit e politikes. Por ne pergjithesi, eshte pohuar qe nuk duhet te barazohet me te gjithe njerezit profesionale e te arsimuar. Vete fakti qe njerezit gjithmojne debatojne se cilet njerez te arsimuar jane me te vertete "inteligente"(termi rus inteligenti) tregon se arsimi nuk mjafton. E ajo qe te mrekullon me shume eshte se, shkrimtaret me te famshem ruse nuk konsideroheshin e per me teper nuk e konsideronin veten si "inteligente". Shembulli me i goditur eshte i Tolstoit, i cili do te mbetej i habitur nese dikush do ta quante "inteligent". Ai biles e perbuzte inteligencian qe zakonisht pergjigjej ne kor. Ai besonte ne Zot, perdori titullin e tij si Kont, e ne vend qe te merrte pjese ne "rrethet e inteligencias" ne Moske dhe S. Peterburg, ai jetonte ne fermen e tij ne Jasnaia Poljana. Ne romanin e post-krizes se tij personale Ringjallja, Tolstoi perqendrohet ne mendjengushtesine e pjesetareve te inteligencias qe mendojne se flasin ne emer te popullit, ne gjuhen dhe konceptet qe jane te kuptueshme vetem per inteligencian.

Romani, ne nje menyre ose ne nje tjeter, shpreh simpati per cdo kriminel ne burgjet ruse. Por kur heroi, Nekludovi, i ndodhur perballe nje perfaqesuese te inteligences, ngjan qe cdo shprese per te shpetuar identitetin, ekzistencen e saj si individ i dalluar nga turma, kishte humbur. Nekludovi e pyet ate se, si kishte ndodhur qe ajo kishte perfunduar ne burg. Pergjigja e saj ishte nje lum i ekzaltuar propogantistik fjalesh e fjalish te stergjata. Midis tyre dalloheshin fjale te tilla si, propoganda, corganizim, klasat, grupet shoqerore, seksione, nenseksione, per te cilat ajo mendonte qe cdo njeri duhet te kishte njohuri per kuptimin e tyre, por qe Nekludovi, nuk i kishte degjuar kurre. Ajo i tregoi atij rreth te gjitha sekreteve te jetes te revolucionarit, e te vullnetit te popullit. Nekludovi nderkohe studionte qafen e saj imcake, te dobesuar, floket e pakrehuara, e mendonte perse valle po i tregonte ajo te gjitha ato gjera te pakuptueshme atij. Ai nuk po kuptonte, qe ajo tashme ishte nje revolucionare. Ai filloi t'a meshironte ate, por jo sic meshironte Menshof-in, fshatarin qe mbahej ne ate burg te erret e te felliqur pa kryer asnje lloj krimi. Ajo ishte e meshirueshme per shkak te gjithe atij konfuzioni qe mbushte koken e saj. Si ne te gjitha novelat e tij, vazhdimisht Tolstoi bente dallimin midis njerezve qe mendojne e njerezve qe benin pjese ne inteligencia. Tolstoi refuzonte qe dikush t'a radhiste ne rradhet e inteligenteve. Po nese Tolstoi nuk ishte inteligjent, kush tjeter valle mund te ishte i tille?


Emri dhe fama e Dostojevskit ne Perendim, eshte e lidhur kryesisht me gjerat e reja qe solli ai ne analizen e thelle psikologjike dhe aftesine marramendese per t'i dhene jete ideve abstrakte. Ne Rusi, historia i ka dhene emrin dhe famen e nje profeti. E kur e lexon ate nuk eshte e veshtire te kuptohet arsyeja. Nuk mund te gjendet asnje mendimtar i shekullit te 19-te qe te parashikonte se cfare do te ishte totalitarizmi sic e parashikoi ai. Asnje veper letrare nuk do te mund hakmerrej ne menyre kaq dramatike ndaj permbysjeve e ngjarjet politike qe parashikoheshin ne to, se sa vepra e tij. Mjafton nje shembull, ai i revolucinarit, ideologut Shigalev, i cili propozon me fanatizmin dhe intolerancen karakteristike te inteligences planin e vertete per shoqerine e ardheshme: - " Jam pak i befasuar nga te dhenat e mija dhe konkluzioni qe eshte nje kontradikte direkte me idene prej nga u nisa. Duke filluar nga liria e pakufizuar, une arrij ne despotizem absolut. Por duhet te shtoj megjithate, se nuk ka zgjidhje te problemit social pervec se sipas idese time." Shigalevi sugjeron qe nje "sistem i spiunimit" i projektuar qe te shkaterroje nga rrenjet cdo mundesi te ekzistences te nje jete private jashte politikes dhe shtetit. Kjo per arsyen se, ne fillim njerezit nuk do te jene te pershtatshem per sistemin e ri. Do te jete e nevojeshme "te priten nje milion koka". Ne nje tjeter pasazh qe parashikon me nje perpikmeri te habiteshme revolucionin rus, kinez dhe kopjen e tij ne miniature, Shqiperine, ne mesojme qe ne emer te barazise, Shigalevizmi (lexo enverizmi) ne menyre sistematike do te zhduke "te gjithe intelektet" dhe me to, gjithe mendimin e pavarur, "Ciceronit do t'i pritet gjuha, Kopernikut do t'i nxirren syte, Shekspirin do t'a marrim me gure".

Tolstoi, Dostojevski, Turgenievi, dhe kritiket si Gershenzon, Kistakovski, etj, kontribuan ne krijimin e asaj literature qe do te konsiderohet "kundra tradites te inteligencias". Gershenzon jep nje shpjegim teper interesant per te treguar ndyshimin midis shkrimtareve qe krijojne identitetin kombetar e njerezor me inteligencian, sidomos me ato qe mund t'i quajme gazetarucet apo shkrimtarucet. -"Vepra te mirefillta te fuqishme letrare, nuk mund te krijohen duke gjykuar ne menyren se si "inteligentet"(duke kuptuar ketu anetaret e inteligences) formojne dhe krijojne bindjet, "fene" e tyre. Ata formulojne kritiken e tyre sociale duke u mbeshtetur ne kode te paraformuluara e perfundime te paracaktuara. Indipendenca e brendeshme eshte karakteristika esenciale e nje artisti apo shkrimtari. Artistet e medhenj ishin te lire dhe natyrisht jokonformiste. Analizat e tyre ishin autentike sepse asgje nuk ishte rrjedhoje e "nje recete doktori qe dikton cfare vitaminash duhet te merren".

Kur analizon inteligencen, te bie ne sy tendenca e saj per t’i transformuar ne politike te gjitha teorite. Ideja qe cdo gje politizohet eshte aksiomatike per inteligencian. Dostojevski nepermjet Ivan Karamazovit observon qe "cfare eshte hipoteze ne Europe eshte nje aksiome me te riun rus, kjo edhe me shume per mesuesit e tyre, sepse ne fakt mesuesit ruse jane vete keta nxenes". Ivani me keto donte te thoshte qe ndersa ate cfare nje mendimtar europian mund t'a afroje tentativisht si hipoteze rreth shkencave natyrale, behet per ruset nje koncept social-politik i afte per te shpjeguar te gjitha problemet morale dhe historike. Inteligencia ruse karakterizohet nga adaptimi i konkuzioneve ekstreme, ku e ardhmja shihet ne perspektiven mijevjecare e kataklizmike. Keshtu teorite evropiane te huazuara nga ruset, shperfytyrohen ne menyre te tile qe t’i sherbejne qellimit per te arritur utopine socialiste. Kritiku e filozofi rus Herzen, do ta permblidhte kete shperfytyrim te filozofise europiane ne thenien e fameshme "algjebra e revolucionit" rus. Filozofet europiane do te shokoheshin karshi transformimit qe pesuan teorite e tyre pasi te kishin kaluar prizmin e politizuar rus. Duke krahasuar idete e huazuara me ate se do te dukeshin ato ne anen tjeter te prizmit rus, cdo njeri do te arrinte te kuptonte rreth "aspektin rus" te mesimeve europiane. Idete shkencore pranohen apo mohen jo ne baze te asaj qe eshte evidente, faktuale, por ne baze te kriterit thjesht politik. Nje tjeter kritik rus, Berdiaev, e pershkruan traditen e inteligences si nje " tendence gati te cmendur per te gjykuar doktrinat filozofike dhe te vertetat ne baze te kriterit utilitar apo politik".

Berdiaev vazhdon:"... Dashuria per drejtesi egalitare, per te miren sociale, per mireqenien e popullit, paralizoi dashurine per te verteten dhe pothuajse shkaterroi cdo lloj interesi per te verteten.Inteligencia e transformoi te verteten ne nje instrument per trazire sociale(qe ne e quajme revolucion)...e cila u shndrrua ne mjetin dhe arritjen e Inkuizitorit te Madh(tek Vellezerit Karamazov), i cili kerkoi e imponoi heqjen dore nga e verteta ne emer te lumturise te njerezimit. Premisa baze morale e inteligencias mund te permblidhet ne formulen: "Le te zhdukim te verteten, vdekja e saj do t'i jape mundesi njerezimit te jetoje me mire...poshte e verteta."

Sigurisht ky ishte qendrimi qe u be karakteristike e bolshevikeve(lexo komunizmit ne Shqiperi). Nen regjimin e tyre cdo teori shkencore gjykohej zyrtarisht si e vertete apo falso ne baze te asaj qe i sherbente interesave te Partise( partinost - doktrines partiake). Tingellon marramendese e profetike gjykimi bolshevik i asaj kohe: "Ne duhet te pranojme qe ajo qe eshte e vertete eshte "shkenca borgjeze", shkence objektive, nderkohe qe shkenca "subjektive" e populisteve tane dhe shkenca "klasore" e marksisteve tane eshte me teper nje forme besimi(feje) se sa shkence. Episodi i Lisenkos eshte rasti teper i njohur i aplikimeve te doktrines bolshevike mbi te verteten. E aplikuar ne histori, kjo menyre trajtimi i te vertetes coi ne ate qe quhet rishkruarja e historise(nxenes i talentuar i te ciles ishte E.Hoxha yne, e shqiptaret e post-komunizmit sipas tradites vazhdojne te rishkruajne sipas midese historine e identitetit te tyre). Nje praktike e njohur dhe shume e perhapur ne Europen Lindore nen orbiten ruse, ishte se, “socializmi eshte nje sistem qe e ardhmja i dihet me siguri, por e kaluara e interpretimi i saj mundet qe gjithmone te ndryshoje”. Kjo eshte arsyeja qe tek ruset, serbet e sllavet ne pergjithese mbizoteron ideja qe faktet historike jane thjesht disa krijime sociale.

No comments: