Monday, January 14, 2008

Art/Proze


Perspektivat e Lirise te Fjales
Nga Altin Topi
Shekulli Dhjetor 2005

Per shkrimtarit turk Orhan Pamuk, deri diku, arti i tij pararend jeten e vet autorit. Autori turk, tashme me nje stature nderkombetare, i perkthyer ne mbi njezet gjuhe, duke filluar nga kjo e premte, me 16-te dhjetor, do te perballet me akuzen: fyerje e identitetit turk. Akuza e ngritur bazohet ne nje interviste te tij e dhene ne shkurt te ketij viti gazetes zvicerane Tages Anzeiger ku nder te tjera ai thote se. “tridhjet mije kurd dhe nje milion armene u vrane ne keto toka, e askush nuk guxon te flase rreth tyre”. Turqia zyrtare eshte shume e ndjeshme dhe e kujdeshme ne trajtimin e te dy temave. E ka pranuar si nje fakt te mireqene vdekjen e mijra armeneve gjate Luftes se Pare Boterore, por masakrat ndaj armeneve nuk pranohen te karakterizohen si “gjenocid”; ashtu sic edhe ka shpjeguar se numri i te vrare ne luften kunder terrorizmit kurd i perkasin te dy aneve, duke perfshire civile, terroriste, ushtare, etj. Separatizmi kurd i drejtuar nga Partia Kurde e Punetoreve(ose e njohur me inicialet P.K.K.) eshte konsideruar njezeri si terrorizem(i drejtuar nga kjo organizate terroriste e jashteligjeshme), jo vetem nga Turqia, por edhe nga Bashkimi Europian dhe SHBA.


Ne intervistat e mevoneshme, shkrimtari i ka qendruar pohimeve te tij, por eshte perpjekur te qetesoje gjakrat duke sqaruar se shifrat e numri i te vdekurve ne intervisten e dhene, kane dale ne menyre spontane ne zjarrmine e momentit te intervistes. Ne nje interviste dhene me vone CNN-it turk Pamuku pohoi: - “Une akoma i mbahem fjaleve te thena.Qellimi im ishte te nisja nje diskutim te vogel mbi kete tabu, sepse kjo tabu eshte nje pengese per hyrjen ne BE. Cfare thashe, ndoshta s’eshte e vertete, ju ndoshta nuk do te jeni ne nje mendje, por une kam te drejte ta them ate”. Megjithate, jane pikerisht shifrat dhe percimi i idese se temat jane akoma tabu ne Turqine e sotme, qe kane ndezuar debatin brenda dhe jashte Turqise, nderkohe qe Orhan Pamuku eshte i detyruar te perballet me drejtesine turke. Pas numrave kerkohet te zbulohet domethenia, te interpretohet se cila eshte e verteta historike; nderkohe permendja e ketyre shifrave per pjesen tjeter te opinionit, i sherben spiralit te spekullimeve e provokimeve. Kur akoma gjithshka eshte pezull, jane te dallueshme dy lloj perspektivash qe kryqezohen ne nje pike, tek liria e fjales.

Shkrimtaret si qytetare apo persona publike kane te drejte te kene opinionet e tyre, e kur i jepet rasti, t’i shprehin ato publikisht. Normalisht kjo nuk do te terhiqte vemendjen e askujt, por kur opinionet prekin tema te nxehta, theniet e tyre merren si deklarata e qendrime politike. Ne rastin e shkrimtareve te statures te Pamukut, histeria mediatike rritet e merr permasat e nje orteku. Po te bejme nje regresion te vogel duke iu kthyer artit te Pamukut, ne vecanti njeres prej veprave te tij me te fundit te titulluar “Bore”, po te mundemi ta lexojme romanin, do te shohim se eshte nje veper fund e krye me ngarkese te jashtezakoneshme politike. Opinionet dhe deklaratat ne gojen e personazheve te romanit shfaqen ne cdo faqe te librit. Ne faqet e librit Pamuku trajtohen dilemat e medha te Turqise moderne, sa europiane eshte ajo, si perpiqet te ruaje balancen midis islamizmin radikal dhe sekularizmin shteteror, etj. Ngjarjet tregohen ne veten e pare: - “Nuk dua qe t’iu mashtroj. Une jam nje mik i vjeter i Ka-se(personazhi kryesor i romanit, dhe e nis kete histori duke ditur gjithshka qe do t’i ndodhe atij pergjate qendrimit te tij ne Kars”.

Kars(qyteti ku zhvillohen ngjarjet qe ne turqisht do te thote “bore”) eshte qyteti kufitar i Turqise anatoliane. Nepermjet regresioneve meditative apo ngjarjeve aktuale te tre diteve ne te cilet zhvillohen ngjarjet e romanit, lexuesi meson pjeseza nga historia e Turqise moderne. Vrasjet ndaj armeneve ne fillimet e shekullit XX-te jane akoma ne mendjet e personazheve, nderkohe qe lufta e krizat ekonomike e kane shkretuar qytetin. Tani ndeshja eshte midis trashigimtareve sekulariste te Ataturkut, qe me mentalitetin statist te viteve tridhjete e me metoda ushtarake, perpiqen te imponojne kodin sekular mbi masen e pashkolluar e te pazhvilluar rurale, apo klasen e varfer te qytetit te izoluar nga qyteterimi perendimor. Ne te gjithe ate kaos e ato perballje te dhuneshme, autori Orhan Pamuku(nepermjet zedhenesit te tij, personazhit me emrin Ka) duke perdorur gjuhen e artit tregimtar, prek e analizon me mjeshteri arsyet e verteta te shfaqes te fondamentalizmit islamik ne Turqine periferike, pakenaqesine e popullsise kurde, masakrat per te cilat eshte heshtur kaq gjate, etj.


Romani i Pamukut “Bore”, pasi e ke lexuar te terin, ashtu sic ngjan te jete dhe per vet autorit te romanit, nuk ke mundur t’i shpetosh dilemave te medha, per te cilat nuk ka zgjidhje te prera me thike. Pavarsisht imponimit statist te ideologjise kemaliste te frymezuar nga sekularizmi perendimor, Pamuku eshte deshmitar i hendekut te madh midis tradites islamike fetare ne themelet e nje ish-perandorie dhe Europes kristiane e sekulariste. Tradita transmetohet nepermjet zemres e historive qe trashigohen brez pas brezi. Kur perdoret dhuna e imponimi per te fshire traditen, kujtesen, historine, ajo kthehet ne nje force qe neser mund te vrase. Per njerin nga personazhet e romanit, fondamentalistin Blu, imponimi me dhune i sekularizmit kemalist per te shkeputur Turqine nga e kaluara, perpjekjet statiste per ta futur Turqine nen ndikimin e Perendimit, ka bere qe “njerezit te harrojne historine e tyre qe dikur e dinin permendesh”. Historia e ndaluar mund te ringjallet e te rikthehet me nje lloj bukurie te magjikshme vrasese. Ai pyet: - “Kaq e bukur eshte kjo histori qe dikush mund te vrase per te?” Allegoria, nepermjet simboleve dhe nenkuptimeve, e ndihmon Pamukun, qe duke na futur ne labirinthet e tregimtarise te tij te mrekullueshme te na injektoje mesazhet kulturore e politike, problematiken e Turqise e sotme. E drejta e fjales per te thene me mjete artistike gjithshka, ne romanet e Pamukut eshte sovrane.

Por kur ndahemi nga romani, sic eshte rasti ne fjale, - deklarata e Pamukut rreth ceshtjes armene e kurde, - nuk mbetet ceshtje shijesh letrare. Pavarsisht se ai nuk eshte nje shkrimtar politik, ai eshte i ndergjegjshem per rolin e intelektualit ne zhvillimet e sotme te Turqise, kjo sidomos ne lidhje me antaresimin e Turqise ne BE. Rastesia qe ceshtja armene dhe kurde, po lakohet njekohesisht me fillimin e procesit final te anetaresimit te Turqise, eshte e lidhur me nevojen historike te Turqise per nje debat te hapur, nen shembullin e debateve te demokracite perendimore rreth periudhave te pergjakura, te errta historike te vendeve te tyre. Nderkohe qe, Pamuku ne Perendim konsiderohet si nga pendat me e fuqishme te perhapjes te pasurise te mrekullueshme te kultures e historise turke e te zhvillimeve te Turqise moderne kemaliste, kendveshtrimi i tij kritik i Turqise se sotme, shihet prej nje pjese te elites turke si herezi kombetare. Ne rastin e Pamukut tregon edhe per marredheniet komplekse te shkrimtarit turk me nje mentalitet te dallueshem perendimor, me segmente te caktuara te publikut e shoqerise turke qe akoma flene mbi dafinat e lavdise te sekularizmit statist kemalist.

1 comment:

Anna Gjoci said...

Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund të kontaktoni atë me email:( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( + 2349074881619 ).

Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë