Tuesday, August 10, 2010

Literature/Gjuhesi

Bisede postmortem
(pjesa e shtate)
nga Altin Topi 


A.T. Zanafillën e elegjisë e kemi gjurmuar tek grekerit e vjetër, e romaket e adaptuan prej tyre. Cili ka qëne roli i Katulit në këtë përvetësim të kësaj forme kaq të herëshme poetike?

P.G. Elegjija Rromake, që kishte xânafillë me Katulin, e pat përdor ket poet si urën lidhse tepër të çmueshme midis shkollës Aleksandrine dhe elegjivet të Tibullit e Propertusit, që u shfaqen një gjeneracion mâ vonë. Elegjija Rromake vijon me zhvillimin e vet gjithnje e mâ teper, sá që një kritik i lashte, Kuintiliani, guxon me e krahasue me mâ të mirat elegji Helenike. Katuli në koleksionin e vet, ka punue si me stilin aleksandrin të epigramit t'kursyem, âshtu edhe me figurat e moralin e mitologjisë. Mundet me u argumentue se kupleti elegjjak mâ i famshëm latin âsht i tij tek Odi et Amo:

Odi et amo. quare id faciam, fortasse requiris?
nescio, sed fieri sentio et excrucior.

Literature/Gjuhesi

Bisede postmortem 
(pjesa e shtate)
   nga Altin Topi

A.T. Zanafillën e elegjisë e kemi gjurmuar tek grekerit e vjetër, e romaket e adaptuan prej tyre. Cili ka qëne roli i Katulit në këtë përvetësim të kësaj forme kaq të herëshme poetike?

P.G. Elegjija Rromake, që kishte xânafillë me Katulin, e pat përdor ket poet si urën lidhse tepër të çmueshme midis shkollës Aleksandrine dhe elegjivet të Tibullit e Propertusit, që u shfaqen një gjeneracion mâ vonë. Elegjija Rromake vijon me zhvillimin e vet gjithnje e mâ teper, sá që një kritik i lashte, Kuintiliani, guxon me e krahasue me mâ të mirat elegji Helenike. Katuli në koleksionin e vet, ka punue si me stilin aleksandrin të epigramit ters, âshtu edhe me figurat e moralin e mitologjisë. Mundet me u argumentue se kupleti elegjjak mâ i famshëm latin âsht i tij tek Odi et Amo:

Odi et amo. quare id faciam, fortasse requiris?
nescio, sed fieri sentio et excrucior.