Friday, March 14, 2008

Literature/Gjuhesi

Ramadan Sokoli, - Kolosi i Etnomuzikologjise Shqiptare
Akil Koci /Londër
Agimi.com 20.11.07

Akil Koci shkruan: Si mund ta kuptojmë krijimtarinë e Sokolit po të mos ravijëzojmë figurën ikonoklastike të këtij personalitetit të shquar nga shumë aspekte si fryt i punës kolosale shumëvjeçare impersionale, si njohje empirike, si arketip dhe prototip eter, që sublimon jo vetëm parimet shkencore, artistike dhe estetike, por edhe vrojtimet fundamentale të moderuara filozofike.

Profesorin e nderuar e kam takuar për herë të parë në vitin 1970, pikërisht me 26 dhjetor në Tiranë. Atë kohë patëm shkuar unë kompozitori dhe profesori Lorenc Antoni në Festivalin tradicional që mbahej për çdo vjet, Kënga në Radio, njëra prej festivaleve të shumtë tradicionale që i këndohej Partisë së punës së Shqipërisë, kooperativistit, shokut Enver dhe tërë plejadës së udhëheqësve partiak, si përfaqësues të Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës në kuadrin e marrëveshjes në mes të Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës dhe Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë për këmbimet reciproke.

Wednesday, March 12, 2008

Art/Muzike



Rigjetja e “Skënderbeut” të Vivaldit
Altin Topi
Shekulli 28/10/2003

Në një shkrim botuar në të përditshmen “Korrieri” me ngjyrat sensacionale të një “scoop”-i gazetaresk mësohet se është zbuluar një vepër operistike, që siç autori lë të kuptohet, ishte “mbajtur e strukur” nga vetë Vivaldi, e i ishte kushtuar pikërisht heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit. Kur lexova këtë, m’u krijua përshtypja se isha shumë i vjetër në moshë, biles ndoshta edhe kisha vdekur, e në botën e përtejme po dëgjoja për “rigjetjen” e “Skënderbeut” të Vivaldit. Megjithëse kemi kaluar në mijëvjeçarin e tretë, kanë kaluar vetëm 25 vjet nga botimi i veprës të Prof. Ramadan Sokolit, “Figura e Skënderbeut në muzikë”, në të cilën, një kapitull i veçantë i kushtohet figurës të Skënderbeut në muzikën e kompozitorëve të huaj. Autori, Prof. Sokoli, si gjithnjë është i kursyer në fjalë, por na jep një informacion të saktë, se çfarë duhet të presim nga Vivaldi dhe opera e tij “Skënderbeu”.

Tuesday, March 11, 2008

Literature/Gjuhesi


Shuhet Rilindasi i Fundit
Prof. Dr. Vasil S. TOLE
Shekulli Mar, 11 Mars 2008

Me hidhërim të thellë, sot, populli shqiptar dhe gjithë trashëgimia e jonë kulturore shqiptare përcjell për në banesën e fundit prof. Ramadan Sokolin, personalitetin më të shquar të studimeve në fushën e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, themeluesin e shkencës sonë etnomuzikologjike. Prof. Sokoli lindi në qytetin e Shkodrës më 14 qershor 1920 në familjen patriotike dhe atdhetare të Sokolave. Arsimin fillor dhe të mesëm i kryen në qytetin e Shkodrës. Në vitet 1940-1944 kryen studimet e larta muzikore në Firence, Itali. Pas çlirimit të vendit kryen detyrën e pedagogut të Folklorit Muzikor Shqiptar në Liceun Artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve, degë të cilën e krijoi ai vetë. Nga vitet 1946-1950, Prof. Sokoli burgoset nga diktatura komuniste duke dashur të thyejë karakterin e pathyeshëm të këtij burri të rrallë të Shqipërisë në shek. XX, pjesë e kalvarit të dënimeve që morën edhepjestarë të tjerë të familjes së tij gjatë atyre viteve.