Sunday, August 15, 2010

Rite de Passage

Nga Gonxhe në Nënë Tereza
Nga Altin Topi 
Shekulli





Me një këndvështrim të freskët sapo është hedhur në treg nga enti botues amerikan Time Inc, një numër special rreth Nënë Terezën në përvjetorin një shekullor të lindjes te saj. Midis dyjëzimeve historike në rrjedhat e turbullta që përjetonte Ballkani i një shekulli më parë, fëmijëria dhe rinia e herëshme e Agnes Gonxhe Bojaxhiut, nuk mbeten më në terrin e tymnajes të një “vajze prej Ballkani”.

Duke u marrë si shkas një fotografi e Terezës së ardhëshme dalë ne 1928, në moshe 18 vjecare, Time shkruan ajo çka e përcakton fotografinë, janë sytë e Gonxhes, plot ngrohtësi, e që kallzojnë shumë. Vështrimi i saj është i kthjellët, e megjithatë i vendosur, shënjon një lloj padurimi. Fotoja nuk është një çast, një kapje fotografike e një provinciale naïve. Vajza në foto “ di diçka rreth rrugës ku po futet”, çfare drejtimi ështe duke marrë jeta e saj. Prej këtij moment na hapet një domethënie, interpretim i ri në shkrimin e revistës amerikane e prejardhjes etnike e familjare të Gonxhes të re për të shpjeguar Nëne Terezën.