Thursday, March 20, 2008

Literature/Gjuhesi

Me Prof. Ramadanin
Dashnor Kokonozi
Alb-Shkenca
Mars 18, 2008

Ne mendjen time, qe ne feminine me te hereshme ai ishte dhe mbeti qytetar i nje Shqiperie tjeter, i nje Shqiperie qe une ne te vertete nuk e njihja dhe nuk e njoha kurre. Mbase i nje Shqiperie qe nuk egzistonte gjetiu pervecse ne perfytyrimin tim te hallakatur.

Jo vetem sot, jo thjesht per ate qe ka ndodhur, por edhe shume vite me pare, ne gjallje te tij, atehere kur kisha privilegjin te beja ndonje cope rruge me te, mendja gjithnje me ka qene fiksuar te ideja se vepra me madheshtore e Ramadan Sokolit ka qene dinjiteti i tij. Ai mbeti i denje edhe ne nje kohe krejt te padenje.