Saturday, January 26, 2008
Art/Poezi
Rudyard Kipling shkrimtar anglez lindur ne Bombei
(1865-1936). Poezite e novelat e tij me te njohura
jane dy Librat e Xhungles 1894-1895; Kim 1901 qe
kurorezojne superioritetin a imperializmit
anglo-sakson.
NESE...
NESE arrin te ruash mendjen, kur te gjithe perreth e
kane humbur ate, duke te fajesuar ty;
NESE arrin t'i besosh vetes, kur te gjithe te tjeret
dyshojne per ty, pa harruar dyshimin e tyre;
NESE arrin te presesh, pa u lodhur se prituri, i
pergojuar, te mos pergjigjesh me pergojime, i urryer,
te mos hidhesh ne krahet e urrejtjes, e te mos
tregohesh as shume i mire, e te mos flasesh se tepermi
si mendimtar;
NESE arrin te enderrosh, pa i bere endrrat padronin
tuaj.
NESE arrin te mendosh, pa i kthyer mendimet ne
qellimin tuaj,
NESE arrin kur ndesh triumfin dhe rrenimin, t'i
trajtosh keta mashtrues njelloj;
NESE arrin te durosh te verteten e thene prej teje,te
shperfytyruar prej rrencakesh per te kurthuar te
marret, e te shkaterruara, te poshteruara t'i shohesh
gjerat qe ja kushtove jeten e te kerkosh te rindertosh
me ate qe te ka mbetur,
NESE arrin pirgun e fitoreve te tua, t'a rrezosh ne
nje cast te vetem - koke a pile, te humbasesh e te
rifillosh ku e nise, pa thene kurre nje fjale per
gjemen tende;
NESE arrin te detyrosh zemren tende, nervat e tua, te
mbahen edhe pas shume kohe kur nuk i ndjen me, te
rezistosh kur brenda teje nuk ka mbetur me asgje, vec
vullnetit tend qe i thote:"Mbahuni!"
NESE arrin te jetosh me funderrinat, pa humbur
ndershmerine tende e perballe te tjereve te mos
humbasesh arsyen e thjeshte;
NESE miqte dhe armiqte te mos mundin te lendojne,
NESE te gjithe njerezit per ty vlejne, por askush me
tepri;
NESE arrin te mbushes minuten e pameshireshme me
nje cast prej gjashtedhjet sekondash, e jotje do te
jete bota e gjithshka e saj.
E ajo c'ka vlen me shume, do te jesh Njeri, bir i im!
A.Topi Perkthyer 1990
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment