Thursday, February 7, 2008

Art/Proze


Skenderbeu i Vertete
Altin Topi
Alb-Club Nentor 2005

Marlow, ishte nje dramaturg anglez, rreth te cilit prej kohe, eshte hedhur hipoteza se eshte autori i vertete i trashigimise shekspiriane. Nese nje dite do te mund te provohet kjo hipoteze, do te dale se edhe vepra e pare e shkruar e Shekspirit(pra Marlow-t) do te jete drama mbi Skenderbeun: The True History of George Scanderbeg. Sot nuk ekziston, as edhe nje kopje e vetme e kesaj drame.

Ndoshta duke u nisur nga vet titulli(Historia e Vertete e George Scanderbeg) do te mesonim shume rreth Skenderbeut, perderisa sic edhe dime nga vepra shekspiriane, ai na i ka zbuluar te vertetat njerezore fare lakuriq. Po te kishim vepren Dhe te provonim se autori eshte Shekspiri, do ta kishim zgjidhur paq kete punen e Skenderbeut, e te vertetave rreth tij.


Figurat e Sheksipirit jane marre shumica nga mitologjia, historia, por kur i lexon apo i ndjek ne theater veprat e tij, besoj pa shume veshtirsi, pavarsisht dramaticitetin, heronjte e Shekspirit jane shume te vertete e teper te prekshem, duke patur parsysh nevojen e mjetit artistik qe perdor ai.

Po e illustroj me dy shembull nga c'dime ne rreth Skenderbeun. Thuhet se Skenderbeu perdori fermanin e fallsifikuar, e marre me dhune nga vulembajtesi I Sulltanit. Autori "anonim" i historise te fermanit, e ka pare te arsyeshme qe ndoshta duhet t'i behet nje modifikim te tille historise, per te mbuluar motive te tjera, qe kane te bejne me lenjen e fushes se betejes, kthimin ne sanxhakun e tij me 300 kaloresit dibrane, e nevojen e Skenderbeut per te mbijetuar zemrimit te Sulltanit per shkak te lenien e betejes, kur ushtria turke po shpartallohej, etj. Me kete mund te mbulohet edhe fakti historik, qe Skenderbeu ishte vene ne sherbim te Sulltanit per ate beteje, sic benin te gjithe sanxhakbenjte, duke permbushur detyrimin e kerkesen e Sulltanit.

Ne periudhen e perandorise osmane, po aq sa eshte e vertete fakti qe familjet e vasaliteteve te mundura, duhet te kontribonin me femije ne moshe te mitur, per te mbushur rradhet e jenicereve, eshte i vertete dhe fakti, qe femijet e familjeve princore qe kishin pranuar vasalitetin nga Porta, i conin vullnetarisht femijet ne Stamboll apo gjetke, ku mund te edukoheshin ne gjirin e perandorise osmane, per te qene perseri elita ne principatat e tyre. Perseri autori anonim(po e quajme keshtu se nuk kemi nje autor okular, e dokumentar te periudhes ne fjale), ndoshta i eshte dashur per motive te caktuara te paraqese historine pak me ndryshe nga e verteta historike.

Na duhet perseri Shekspiri, qe te na perforcoje idene, se pavarsisht, nje te vertete faktike, asgje nuk cenon heroin tone, edhe nese do ta ulim nga kali per ta bere me njerezor. Ai mbetet hero, dhe nje hero i pazevendesueshem, me te gjitha karakteristikat e heronjve.

No comments: