
Shqiptaret, - nje Popull i Çbere (pjesa e dyte)
Nga Altin Topi
Diku nga vitet 1980-te, ne nje vizite ne New York, Ibrahim Rugova, iu krijua mundesia te takohej me nje gazetar te nje te perditeshme prestixhoze te New York-ut, i cili kishte marre persiper te shkruante nje artikull per Kosoven. Ishte nje nga ata gazetaret “junior”, qe nuk dinte shume per Kosoven dhe shqiptaret e Kosoves. Rugova si fillim nxorri nga canta qe gjithmone mbarte me vete, nje harte te krahines autonome te Jugosllavise te atehereshme, - Kosoves. Biseda sic zakonisht ndodh ne keto lloj rastesh, nuk zgjati shume.

Gazetari gjate bisedes me Rugoven, nuk kishte mbetur shume i impresionuar nga ky ish profesor e kritik letrar, perhera i mbeshtjellur rreth qafes me nje shall mendafshi, e me tonin e sjelljen e tij teper te sjellshem e te bute. Rugova, sikur t’a kishte ndjere zhgenjimin e gazetarit, me buzeqeshjen e tij te sinqerte e carmatuese, duke i treguar edhe nje here me gisht harten e Kosoves, ishte ndare duke i thene me sigurine e nje profeti: - “Do te vije nje dite qe do te degjosh shume per kete province te humbur te kesaj federate qe nuk do t’a kete jeten edhe shume gjate.” Fjalet e tij, qelluan vertete te jene profetike. Duke filluar ne 1987, pastaj 1989, e ne vecanti nje dekade me vone ne 1999, Kosova here pas here, u be pjese e “top news” te globit.

Opinionit publik boteror, pergjate viteve i eshte dashur te eksploroje e te kthjelltesoje shume paqartesira rreth Ballkanit e shqiptareve. Cfare kane serbet kundra shqiptareve? Perse kosovaret jetojne ne Kosove? Cfare lidhje kane shqiptaret e Kosoves me ata te Shqiperise? Cfare eshte Shqiperia per Kosoven, apo anasjelltas? Kush jane shqiptaret, e perse eshte gjithe kjo armiqesi midis shqiptareve e serbeve?

Nga ana e shqiptareve gjithmone ka ekzistuar nje lloj mangesije per te shpjeguar veten e historine e tyre. Kjo ka qene nje nga arsyet, qe nacionalizmi i tyre eshte shpjeguar keq, viktimizimi i tyre eshte interpretuar per nacionalizem anakronik e te semure. Perhere, shqiptaret kane dale perballe botes, krejt te paafte per te shpjeguar veten me terma te tille, qe te mund te kapercejne llogjiken ballkanike te (pseudo)viktimizimit.


Syri i fotografit te National Geographic ka fiksuar e ka sjell per lexuesin, paradokset e jetes shqiptare. Policia qe kerkon te rivendose autoritetin, rregullin e qetesine, ne hyrje te nje qyteti jugor; krimit te organizuar i tutet edhe shteti dhe perfaqesuesi i ligjit, polici, eshte i detyruar te mos shfaqe fytyren per t'i shpetuar ndonje reprezaljeje te priteshme. Ne veri, Kanuni i Lekes eshte akoma i gjalle e i respektuar; ne mungese te mashkullit ne familje, nje "virgjereshe e perbetuar", eshte transformuar ne burrin mbrojtes e kujdeses te emrit e trashigimise te familjes. Jashte Shqiperise, nje cift emigrantesh te rinj shqiptare, kane gjetur vendin e endrrave ne nje qytet te Greqise; para kameras ata shprehin hapur afeksionin per njeri-tjetrin e lumturine e tyre. Ne nje tjeter fotografi, nje fshatar ne fushen e Korces, perpiqet te mbijetoje ne token e sapo privatizuar, prej nje lloj reforme te re agrare te dekretuar me nxitim nga qeveria demokratike ne vitin 1992. Ne periferi te kryeqytetit, nje "sipermarres" i vogel i iniciatives private, perpiqet te krijoje "begatine" e tij, me disa koke bagetish te imta, qe "livadhisin" mes hedhjeve te pakontrolluara ne periferi te Tiranes; nje lloj metropoli i ri, i cili nuk e ka zgjidhur akoma menaxhimin e mbeturinave te kapitalizmit te ri me fytyre shqiptare.

Nje i huaj, nese do te angazhonte veten te germonte me thelle, per te zbuluar “te panjohuren”, “misterin” qe rrethon shqiptaret dhe ekzistencen e tyre, deri ne kohen kur bota po jeton dehjen e postmodernes, nuk do t’a kete aspak te lehte. Si fillim, do te mesoje qe shqiptaret jane nje popull kokeforte, jo rralle me nje zemergjeresi te pashpjegueshme e primitive. Nese do te beheshin perpjekje te shpjegohej spiritualiteti i ketij populli, feja si institucion shpirteror, nuk do te jete faktor influencues e per me teper, dominues, sepse cdo perqasje e nisur nga premisat relixhoze, do te jete e rastesishme dhe pragmatike. Spiritualizmi i shqiptareve, me shume eshte i lidhur me nje shpirt te mbajtur pezull, nga nje dualizem midis bestytnive qe vine te ruajtura prej thellesise te shekujve pagane, e te nevojave elementare jetike per t'i mbijetuar varferise, per te mposhtur ashpersine dhe terrenin armiqesor te Ballkanit.
Okultja e paganizmit te dikurshem, e perzjere me relixhiozitetin, i cili asnjehere nuk u ngjiz sic duhet ne shpirtin e kesaj etnije, na ofrohet nepermjet nje imazhi fotografik tjeter, ku nje moter feston diten e Shen Gjergjit, ne menyren karakteristke shqiptare. E shohim te laje vellane me uje lumi mbuluar me lule te egra; duke i ferkuar lekuren me nje koker veze per t’i ndjelle fatmbaresi.

Megjithese nuk eshte nje fakt per ta perdorur si bajrak, cdo gjenerate shqiptaresh eshte injektuar me mundesine e nje konflikti, ndeshje jete a vdekje me armiqte e tij te pritshem. Kjo eshte nje nga arsyet, qe pavarsisht varferise, shqiptaret gjithmone krijonin familje te medha, sepse ishte krejt e natyreshme qe nje pjese e djemve do te vriteshin nga gjakmarrja, apo ne betejat e priteshme me te huajt. Perballe kesaj mundesije, qe kohe pas kohe kthehej ne realitet, shqiptaret kane ngritur nje mburoje emocionale, - stoicizmin - si te ishte nje gjerdan krenarie e zbukurimi i capitjeve te tyre ekzistenciale. Nje baba i meson femijes se tij, se nje dite, pashmangerisht, fati do t’a sjelle, qe femija do te ngreje e mbaje lart bajrakun e betejes se vet, e per kete, kur te vije momenti, duhet te jete i pergatitur.

Si mesdhetare, qe lagen prej dy detrave, - Adriatikut e Jonit - shqiptaret e kane te ngulitur ne gen, idene se i perkasin nje race teper te vecante e te lashte, qe bota i njeh si ilire. Primitivizmi i tyre, nderkohe, mund te interpretohet edhe si jehone e lashtesise te tyre; per fotografen franceze, ky fakt mund te shfaqet kudo, edhe ne nje shpat mali, ku njerezit akoma i pershkojne ato lartesi shkrepash nen ritmin e hapit mesjetar.
Ndersa per studiuesit e huaj, origjina ilire e shqiptareve eshte nje perafrim shume afer te vertetes, per shqiptaret eshte thembra e Akilit, eshte nje e vertete aksiomatike. Misteri qe rrethon kete popullesi te hereshme te Balkanit, eshte vet formula e pagezimit te te qenurit pasardhes te atyre fiseve qe qendruan ne kufijte e qyteterimeve helene e romake.


Nevoja per t’u mbajtur mbas nje identiteti te ri, te krijuar ne gjysmen e dyte te shekullit te XX-te, identitet i mberthyer pas mitesh e heronjsh te krijuar ne kohen moderne, i miklon shqiptaret te luajne me karten e antifashizmit, e cila per ta, akoma nuk eshte konsumuar, sikur te jete nje lloj pasaporte e sigurte per te kapercyer tranzicionin e veshtire post-komunist. Por heronjte tokesore e te prekshem nder shqiptare, kane munguar e vazhdojne te mos i nevoiten shume mentalitetit gjysem pagan, tolerances relixhoze te saturuar ne nje det bestytnish. Eshte me e lehte per ta, te hedhin gjithe peshen e besimit te tyre ne objekte kulti e venerimi se sa nje heroi te dale prej te gjalleve. Fotografite e National Geographic na e sjellin kete kontrast, ku vihen perballe te dy llojet e venerimit: per heronjte e rene ne luften antifashiste dhe per kultet qe perzjejne shpirtin pagan me relixhionin e ceket te shqiptareve, Lapidaret e heronjve, blloqet e gureve, muret e rrenuar te objekteve te kultit e kishave te vjetra, kthehen ne qendra pelegrinazhi ne ditet e festave kombetare, te kulteve pagane, apo kalendareve relixhioze.

Nepermjet imazheve fotografike te Alexandra Boulat, percillet e na shfaqet stoikja; ne imaxhet e nje fshati, Kudhesit, me kokefortesi i ngulitur ne lartesi, diku ne nje shpat mali. Poshte tij, shtrihet gjelberimi, rrjedha e nje lumi, qe derdhet tutje ne lugine drejt hapsires blu te detit Jon.
Rituali i detyruar i “shprishjes se gjakut” ishte dhe vazhdon te jete nje lloj “rite de passage” te prodhimit te genit te etnise shqiptare, e me vone, te shperndarjes e tretjes se tij ne hapsirat jo shqiptare. Fillimet e “gjakut te shprishur” duhet te jene te hereshme, por evidentimet e para, nisin ne shekullin e XV-te, kur refugjatet e Arberise te zaptuar nga osmnallinjte themeluan mbi 50 fshatrat arbereshe ne Sicilia, Calabria, Campania, dhe Puglia. Per disa prej tyre, keto vendbanime ne Itali, nuk ishin stacionet e fundit. Prej andej tufa-tufa u shperndane ne te gjithe boten, deri ne Amerike.

Ne vitet 1913, 1944, 1990, shqiptaret pesuan shprishje te tjera gjaku, here-here prej plageve te shkaktuara prej vetvetes, e here prej faktoreve te jashtem. Greket e shqiptaret, serbet e shqiptaret, gjithmone jane grindur e vrare me njeri-tjetrin, nuk kane qene fqinje aspak te deshiruar per shoqi-shoqin. Asnjehere, nuk kane pasur ndonje simpati reciproke per njeri-tjetrin. Pas 1944, faktori Hoxha e shprishi gjakun e shqiptarit, duke zbatuar principin diabolik te derdhjes se gjakut shqiptar, nje lloj principi primitiv ne medicinen e popullarizuar prej alkimisteve te rinj komuniste, sipas te cilit, per te shpetuar pjesen e semure te nje trupi, duhet te derdhet e hidhet tej nje pjese e gjakut. Gjate regjimit te ketij diktatori te vogel, por jo me pak mizor se idhulli i tij, Stalini, u burgosen 17,900 njerez, u vrane 5,157 njerez, u internuan 30,383 njerez. Sistemi qe ai ngriti, shperfytyroi dhe eutanazoi shpirtin e shqiptarit, e zhveshi nga cdo gje te shenjte e vlerat e mirefillta te solidifikuara ne shekuj, duke krijuar nje vakum, nje djerrine morale e shpirterore.


Kosova, kriza e lufta e 1999, ishte nje fatkeqesi me permasa biblike, nje gjeme historike e paimagjinueshme, e qe preku njeheresh te gjithe shqiptaret kudo qe ishin. Njekohesisht, Kosova sherbeu si nje zgjim mbarekombetar, frenues i prirjes vetshkaterruese te shprishjes se gjakut; ne nje menyre ndaloi hemoragjine njerezore dhe te vlerave kombetare. Kosova ishte nje tronditje, nje shok mbarkombetar, qe i dha shqiptareve ate sensin e katastrofes biblike qe kishte prekur nje komb te tere.

Kosova ne historine e kombit shqiptar do te trajtohet si katastrofa me e madhe, ndoshta e fundit, por c'ka eshte me e rendesishme, ishte pikerisht kjo katastrofe e nderprere ne mes, qe u shndrrua ne momentin e ringjalljes se kombit. Shqiptaret si komb, iu zbuluan botes ne momentin me delikat te historise se tyre moderne. Ata kishin nevoje per ndihme e mirekuptim, ishin para sproves se madhe te peshes qe kishin ne Ballkan. Dicka duhet te kryhej medoemos. Bota ne solidaritet njerezor me tragjedine njerezore te Kosoves i shtriu doren, e shqiptaret pane se mbrami driten ne fund te tunelit te makthit shekullor. Ky moment kthese, shenoi edhe fillimin e rimekembjes se tyre kombetare.
No comments:
Post a Comment