Wednesday, March 5, 2008

Opinion/Kritike


Elitat Evazive
Altin Topi

Me turbullon mendimi se nuk po dime te fusim ne vath eliten; nder ne, na ndodhi per fatin tone te keq te jete shume evazive kjo fjale. Cila na qenka pra kjo elita?

Teknokratet,"zanatcinjte" sic i thone ne turqisht, teknicienet, specialistet, burokratet, per njerezit me profesione, pa kaluar e pa marre ca klasa mbi moralin dhe etiken, si zor te pranohen ne Hall of Fame, nder, i cili i eshte rezervuar vetem elites evazive.

Me shkoj mendja tek Sami Frasheri, qe e imagjinonte Shqiperine me hekurudha, ndricim, shkolla, universitete. etj. Pastaj me shkoi ndermend Zogu, po ashtu, me te njejtin vizion, e duke e bere shtetin e i dhene forma dhe e futur ate ne Lidhjen e Kombeve. Po edhe me vone, Hoxha, edhe ai kishte vizion "poliedriku", ligjeroi e shkruajti vellime te tera rreth vizionit te tij revolucionar, per shoqerine aktuale dhe ate te ardhme shqiptare; thau keneta, ndertoi hidrocentrale, shtroi rruge e hekurudha, krijoi fshatra e qytete te reja, ngriti fabrika e uzina gjigante. Atehere, nuk na paskan munguar vizionaret, e me ta elitat qe ishin teper te prekshme, e jo evasive.

Dicka ketu nuk shkon, dicka qe une nuk po mundemi t'ia veme emrin. A eshte mungesa e elites shqiptare, apo mungesa e dickaje me thelbesore? Dicka qe eshte e ngjashme me gelqeren, ujin e reren, komponente qe bejne "llacin", per te krijuar ate kohezionin e nevojshem te kesaj elite evazive, qe nuk mund te ngrihet mbi nivelin e disa tullave te shperndara ne oborrin e Shqiperise, apo te vet-huazuara neper bote, qe nuk mund te ngrihet per te krijuar dicka, qe nga ana arkitektonike, do te quhej nje objekt arkitektonik, - ndertese, ure, monument; nje godine, - ku para se gjithash, vet elita shqiptare do kishte vendin e saj te nderuar prej turmes tjeter te shqiptareve. Retorika jone mbetet perseri evazive, e kjo ne pafundesi.

Mendoj se keqinterpretohet koncepti i te qenurit ekspert ne nje fushe. Duket se, ekspertet qe imagjinojne disa, jane disa "kuaj karroce", qe nuk dine gje tjeter, vecse zanatin e tyre. Jam i sigurte se shume prej ketyre eksperteve, specialisteve, profesionaleve, qeshin nen buze, prapa monitoreve te kompjuterave, kur lexojne xhevairet e ketij lloji. Mendoj se ka nje ndryshim, kur flet per politikanin, legjislatorin(deputetin), kundrejt pozicioneve qeveritare te nje perkatesie te caktuar politike, sic eshte rasti i ministrave te nje qeverie, qe eshte nje lloj karriere, ku kryqezohen personaliteti i individeve, ambicjet e tyre per jete dhe aktivitet publik, e te gjithe atyre njerezve, qe jane autoret e vertete te "vizioneve" qe kane politikanet per te bere ndryshime. Nuk mund te jete ndryshe; ndryshimet ne jeten e nje vendi, behen nepermjet vendimeve politike te klases qe ka ne dore frenat e pushtetit. Kjo klase qe ka ne dore frenat e pushtetit, mbeshtetet dhe frymezohet nga ato ekipe e individe qe kane idete, know-how, mundesite financiare, me sjelle ndryshmet e zhvillimet, qe i kerkon koha e progresi.

Politikanet, duke qene ne syrin e publikut, jane denominatoret e ketyre prurjeve te ndryshme nga zerat e shumte te aktiviteteve te nje shoqerie; jane ata qe kane intuiten(kur eshte rasti i politikaneve qe kane "impact"(ndikim) progresist, pozitiv, nese do te mund ta perkthenim ne kete rast keshtu dhe fuqine dhe mundesine qe i jep makina e pushtetit qe ata drejtojne. Keshtu duket se eshte ndertuar shoqeria, ne menyre qe idete, ndryshimet te kanalizohen, te vihen ne jete, nen disiplinen, ligjin e imponimin e nje sistemi politiko-shteteror.

Shume intelektuale, specialiste, njerez me shume njohuri te pergjitheshme apo profesionale, mund te qeshin me njerin apo tjetrin politikan, qeveritar e te pyesin: si eshte e mundur qe ky/kjo te vihet ne krye te puneve te politikes e te shtetit? Por nuk ka se c'te behet ndryshe? Eshte sfera e jetes publike e politike, shkalla e perzjerjes ne luften politike e ambicjet per pushtet, qe i ve njerezit me "background" nga me te ndryshem, e shpesh krejt te papritur, ne krye te puneve te politikes e te shtetit. Per demokraci te konsoliduara, fiaskot ne zgjedhje ne krye te politikes e te shtetit, jane te pangjashme, ose teper te rralla. Por Shqiperia sapo e ka nisur kete rruge, e me dizavantazhe te hatashme. Nuk ka vend per t'u habitur shume.

Me qelloi te ndiqja ne PBS, nje interviste te gjate ne "Charlie Rose" te kryeministrit te Turqise, Tayyip Erdogan. Impresive, pavarsisht se perkthimi ishte simultan, e deri diku jo shume i perpikte. Erdogani, kur u zgjodh, u zgjodh nen flamurin "teper kercenues" per Europen kristiane, te flamurit te partise islamike qe ai perfaqesonte. Gjithshka, qe ai u perpoq t'i beje te qarte publikut amerikan, tregon per kalibrin e tij, te llojit te vecante, si politikan e vizionar. Dalja e tij ne krye te Turqise, ka shpjegimin e vet. Turqia ka ecur ne nje rruge te gjate qe nga koha e Ataturkut, babai i Turqise moderne. Madje ai u pergjigj "me diplomaci", kur pyetja ishte rreth Atatarkut, e kur Charlie Rose e pyeti, se cfare mendonte per te, dhe a e mbante ai Mustafa Qemalin ne "high esteem", sic edhe e tere bota. “Sigurisht, - tha ai, - ai eshte babai i Turqise moderne, e ne kete aspekt, une pajtohem plotesisht.” Por ne fakt, nese do t'i hapej shtegu nje persiatje per me tej rreth Ataturkut, ndihej se per Erdoganin, ai ishte babai i nje Turqie te para tetedhjet vjetesh. Gjerat kane ndryshuar.....

E bera kete persiatje ne paragrafin e fundit, se ka nje llogjike e nje rrjedhe te natyreshme, per te dale tek ideja e elites, e perse disa njerez, bejne epoka e ndryshojne rrjedhen e historise, ne periudha te ndryshme te historise te nje vendi. Erdogani, eshte udheheqesi impresiv i nje Turqie tjeter, qe ka mbi dyzet vjet ne kerkim te antarsimit ne klubin europian. Pra, duhet shume kohe.... qe te flasim per elita politike shqiptare te nivelit europian.

Ekzistenca e nje Turqie muslimane, eshte nje plus i madh per shqiptaret. Sic edhe u shpreh Erdogani rreth bisedimeve midis BE dhe Turqise: "(Europe) Either it will show political maturity and become a global power, or it will end up a Christian club."

Europa u tregua e zgjuar, nuk ia mbylli portat Turqise. Por qe te arrihej ne kete pike, mori shume kohe e do te kaloje ndoshta edhe nje dekade tjeter, kur Turqia te mund te behet anetare e keti klubi, sot per sot, ekskluzivisht kristian.

No comments: