Tuesday, April 1, 2008

Syri i Fotografit


Shqiperia Hap Porten(pjesa e pare)
Nga Altin Topi

Gazetari me origjine serbo-shqiptare, Dusko Doder, eshte nder te paret njerez te medias perendimore qe shkeli Shqiperine ne dhjetor te 1990-te; ndersa shkrimin per National Geographic e pergatiti ne nje nga vizitat e mevoneshme, ne pranvere te vitit 1992. Udhetimi ne kilometrat e pare brenda kufirit shqiptar, ka reminishencat e dialogut qe zhvillohet midis konsullit francez bonapartist dhe ndihmesit te tij ne romanin e Ivo Andricit Kronike Ballkanase. Me te kaluar kufirit, ne cdo kilometer ne thellesi te tokes shqiptare, rruga ngushtohej e perkeqsohej, - nuk ishte e mirembajtur. Cdo njeriu do t’i linde dyshimi, se nje gje e tille ishte bere me qellim: per te mbajtuar te huajt, “pushtuesit” jashte ketij territori. Sic thote autori, mjaftonin vetem disa llokume dinamit, per te hedhur ne ere rrepirat shkembore ne ane te rruges e per te bllokuar me copat e shkembinjve te rrezuar prej shperthimit, kalimin e ngushte automobilistik.


Dusko Doder po vizitonte Shqiperine per te gjashten here qe prej 1990-tes; vendin qe ia kalonte edhe imagjinates oruelliane, nen doren e hekurt te izolimin te imponuar nga Hoxha. A nuk ishte Hoxha, i cili me cinizmin e tij kishte perqeshur boten dhe shqiptaret: - “ Perse duhet t’a kthejme atdheun tone te dashur ne nje han pa porta, ku mund te hyje edhe derri edhe dosa?” Tek te gjithe shqiptaret ishte varur si vath ne vesh folklorika e ketij diktatori me mentalitet prej feudali. Shqiperia ishte kthyer ne nje stan njerezish e kafshes gardhuar me tela me gjemba, ku grate e komunisteve te rene nga fiku, detyroheshin te divorconin e te mohonin burrat, per te ruajtur keshtu pastertine morale te familjes; ku mbajtja e mjekrave e flokeve te gjate ishte shfaqe e huaj, teper e rrezikeshme; ku nuk lejohej marrja e kredive te huaja; ku feja ishte e ndaluar me ligj, - Shqiperia ishte shpallur shteti i pare ateist ne bote; ku turistet, pervec disa marksisteve apo vizitoreve me prirje ekstreme te majta, te tjeret ishin te padeshiruar; ku per nje pakenaqesi te thene nen ze, sic ishte mungesa e bukes ne dyqan, mund te te pritej menjehere bileta e hyrjes per ne tunelet e Spacit apo birucat e Burrelit.

Udhetimi i reporterit amerikan eshte i mbushur me impresionet personale, ato grimca te vogla observimesh, qe ngjallin kersherine e cdo njeriu qe i ndesh per here te pare detaje te te perditeshmes shqiptare. Shqiperia e 1992-shit ofron shume te tilla. Sherbimi kufitar ishte strehuar ne nje ngrehine, e pamundur per ta perqasur me nje objekt te mirefillte arkitektonik; ku nje oficer sherbimi ne te tridhjetat, i cili shfleton pasaporten e tij duke hetuar cdo vule kufiri, sikur te fshihej pas, nje lloj kod sekret, e befasoi Duskon me anglishten e arrire sikur te ishte e nje ish-studenti te fakultetit te gjuheve te huaja. Megjithate, hetimi i pasaportes nuk kishte mbaruar, pasaporta iu percoll nje personi te dyte, nderkohe qe oficeri i afroi mysafirit te huaj, mikpritjen shqiptare me nje te qerasur modeste. Mirenjohes, gazetari megjithate, ia ktheu mikpritjen ne menyren e tij, duke i bere dhurate nje kuti cigaresh. Valle a e dinte shqiptari i kufirit ne nje fare menyre se mikpritja e tij, e njohur si tradite nder shqiptare, do te shperblehej? Sic e le te kuptoje reporteri, pavarsisht diktatures oruelliane te Hoxhes, ne fund te fundit, natyra njerezore mbetet thelle e fshehur, e pacenuar, nen lekuren e frikes te totalitarizmit.

Me se fundi, autori udheton drejt Tiranes. Eshte ne brendesi te Shqiperise, vendi i makinave shumica e te cilave ishin kamiona, - vjetersira lindore apo kineze; vendi me rruge automobilistike te ngushta ku derrat, kuajt, lopet, pulat, delet, karrocat, jane pjese e trafikut sebashku me makinat, te cilat nuk leviznin me shpejt se 40 kilometra ne ore. Nderkohe, qe prej 1989-tes revolucionet e kadifenjta e kishin fshire komunizmin nga pushteti ne pothuajse gjithe vendet e Europes lindore, Shqiperia akoma ne dhjetor te 1990-tes, ishte nje vend i izoluar, kokefortesisht i mbetur 14 karatesh komunist, njelloj sic e kishte trashiguar Ramiz Alia pas vdekjes se Hoxhes. Ne ate dhjetor me ne fund, studentet i treguan shqiptareve, se kishte ardhur koha edhe per ata te dilnin neper rruget e Tiranes e te kerkonin zgjedhje e lejimin e alternativave te tjera politike, ku nuk do te votohej vetem per partine ne pushtet. Ramiz Alia i alarmuar, e pranoi kerkesen e tyre duke shenuar krisjen e pare te sistemit. Sic thote Doder, diteve te mbreterimit te nje te vdekuri, po i vinte fundi. Por megjithate, Shqiperise do t’i duhen vite, dekada per t’iu avitur disi Europes.

Drejt Tiranes, pervec tek-tuk, ndonje kamioni kinez, Doderit nuk i zuri syri asnje veture. Diku buze rruges tre femije fshati, ndoshta dhjetvjecare, me shallin e kuq te pionerit ne qafe, u bene pasagjeret e pare te automjetin. Dukej se ishte e para here qe ata gjindeshin pasagjere ne nje veture. Kur gazetari i ofron banane, femijet nuk dine si te sillen, ndjehen nervoze, nuk e kane pare kete frut me pare. Nuk e pranojne. Vetura i duket si nje lloj anije kozmike, nuk dine te hapin dyert apo xhamat, rrine si mbi gjemba mbi sediljet e buta te makines. Me ne fund, kur makina ndalon, femijet pas kesaj eksperience jo te zakoneshme, turren vrap poshte tatepjetes te faqes se malit sikur te merrnin arratine prej nje anije kozmike.

Me tej, qendra te vogla urbane pa forma, dyqane te zhveshura e pothuajse bosh. Ne nje dyqan, Dusko Doderit i kapi syri dy thase me patate, kater koka lakrash te mykura, e disa konserva sardelesh. Shqiperia ne cdo cep, ishte deshmi e gjalle e nje fakti te vetem e teper domethenes: megjithese kishte pese vjet qe Hoxha kishte vdekur, shpirti i ketij njeriu akoma mbante peng hapsiren shqiptare. Statujat e tij, mbizoteronin pothuajse cdo shesh kryesor qendre urbane; propoganda e perditeshme vazhdonte te ushqente ne trurin e mpire te shqiptareve imazhin e Hoxhes, te udheheqesit te pashem, te mencur, marksistit, babait te kombit.

Tirana, kryeqyteti, po zgjohej nga nje pergjumje e gjate. Njerezit e te gjitha kategorive, neper sheshe e rruge, te mbushur plot shprese, flisnin e flisnin vetem rreth politikes. Qindra prej tyre drejtoheshin perdite drejt nje ndertese te vjeter, pa ngrohje, qe ishte kthyer ne seline e PD-se, partise te re te sapo krijuar. Njerezit qe hynin e dilnin ne oborrin e kesaj ngrehine krejt te zakoneshme, per here te pare te cliruar nga frika e persekutimit, flisnin per gjera qe i kishin mbajtur brenda vetes gjithe jetes. Ishin ditet kur sindikatat e pavarura te sapokrijuara mund te therrisnin nen flamurin e tyre me mijra njerez, klase puntore. Proletaret e komunizmit shqiptar, perdite lexonin afishimet sindikaliste. Ishte nje konfuzion total. Njerezit, qe nuk e dinin nese do te paguheshin ose jo te nesermen, ndodheshin para dilemes hamletiane: te shkonin ne pune apo ne greve? Flete-thirrjet te afishuara nxitimthi ne xhamlliqet e Tiranes, duke premtuar per lindjen e demokracise, i benin thirrje te gjithe punetoreve te merrnin pjese ne greven e pergjitheshme. Ne ajer notonte nje eufori e pakuptueshme e te qenurit papune, askush nuk kujtohej te punonte. Histori njerezish e histori familjesh gumezhinin e qarkullonin korridoreve te asaj ndertese. Selia e PD-se ne rrugen e Kavajes, si alternative e pare antikomuniste ne syte e shumices se turmes, ishte kthyer ne seline e shpreses, altarin ku rrefeheshin viktimat e tmerreve komuniste, e ku shkopi magjik i nje te ardhme te paimagjinueshme, luante talles me magjine qe kishte injektuar injoranca masive, mosnjohja se c'kishte pertej, mungesa e kontaktit me boten e jashtme.


Nje tropojanas me emrin Azem Hajdari, i cili nga kepucar, nje dite e kishte pare veten student filozofie, udhehiqte barrikadat imagjinare te studenteve, si nje Robespier apo nje Marat modern. Kurse Gramoz Pashko, nje profesor i ekonomise politike(te socializmit), i konvertuar brenda nates ne nje lloj “venture capitalist” para globit te xhamte te fallxhorit, premtonte se kapitalizmi ne Shqiperi do te niste duke shndrruar fillimisht muzeumin e Hoxhes ne nje disko gjigande, e ku ndoshta volumet e vepres se tij, do te shndrroheshin ne letra konfeti per t’i dhene nje atmosfere me festive ambjentit. Fjalet biblike prej profeti te Hoxhes qe mbushnin dikur volume te tera librash, do te shnderroheshin ne fragmente, copa fjalesh e fjalish, si mermeritje parashikuese oroskopi, ku secili mund te gicilonte veten e perqeshej me fatin e tij.

Dusko Doder ne ece-e-jaken e tij ne Shqiperine e fillimit te 90-ve, na ofron edhe nje narrative personale qe here pas here kryqezohet me realitetin per te cilin ai ka shkuar te eksploroje. Kur i rrefen bashkebiseduesve se e ema e tij eshte shqiptare, ai mosbesim i kultivuar pergjate izolimit komunist zbehet menjehere; atij i hapen dyert, pavarsisht faktit se vjen nga nje bote tjeter, ai perseri eshte njeriu i tyre. Preokupimet e njerezve qe ai has perdite jane transparente. Pyetjet e shqetesimet e tyre e percojne kete realitet ne cdo moment: Cfare mendon bota e jashtme per ne? A me te vertete ne jemi kaq te prapambetur? A jane gjerat vertet kaq te tmerreshme nder ne? A mund te krahasohemi me boten jashte? Te lutem na thuaj te verteten me ndershmeri. A mundemi ndonjehere te behemi pjese e Europes?

Nje aktivist i PD-se duke pare Mercedes-Benz-in e gazetarit, e perdor si shembull per te entuziazmuar turmen e punetoreve, duke i ngritur mendjen se nje dite ai enderron qe parkingu i ndermarrjes se tyre mund te mbushet me makina te tilla. Se fundi, kjo ishte endrra e tij, e asnjeri nuk mund ta ndaloje te enderroje. Por te tjeter jane me realiste. Realiste te tille jane ata qe kane dijeni rreth natyres se pushtetit e fuqise te tij. Gramoz Pashko: - “Zoti na ruajte nga te marrurit e pushtetit, fuqise.” Ai ishte i shqetesuar se Shqiperia kishte pushuar se punuari, ishte ne ate ndalesen, periudhen bosh, te shkaktuar prej tranzicionit midis socializmit e kapitalizmit. Tingellon ironik ky moment, kur ishte pikerisht Pashkoja, ai qe tundete ne ajer fleten e bardhe bosh qe simbolizonte cekun e bardhe qe pritej te firmosej diku e t’i shtrohej ne nje pjatance floriri shqiptareve, per ta filluar kapitalizmin nga viti zero e me nje cek te tille te bardhe. Ne dimrin e 1991-shit, ne Tirane, akoma nuk kishte nje kafene private; rruget ishin ndricuar zbehte. ne rrobaqepesite e vogla ku grate krruseshin mbi makinat qe pedaloheshin mekanikisht nga duart e kembet e tyre; ngjante sikur kjo pamje kishte dale prej ndonje faqe romanesh te Dikensit.

Kombinati i autotraktoreve ishte nje nder punedhenesit me te medhenj te kryeqytetit, ku makinerite nxirrnin prodhime jashte standarti, per te mbajtur gjalle traktore, modelet e te cileve i trashigonim prej viteve 20-te apo 30-te. Rroga javore mesatare ishte 250 lek, – rreth pese dollare. Ne vitin 1992 papunesia kishte arritur shifren e 80-te perqindeshit. Duke filluar nga universitetet deri ne repartet e prodhimit, njerezit ishin mesuar vetem me ekonomi te centralizuar e te planifikuar. Asnjeri nuk dinte se si mund te organizoheshin gjerat, ekonomia, jeta ndryshe, jashte centralizimit e planifikimit.

Vet jeta e kryeqytetit ishte shume parokiale, nuk kishte asgje te ngjashme me karakteristikat e koheve moderne, harrimin, mungesen e kohes, e pamundesine per t’u takuar e shpenzuar ndonje minute me njerez e te aferm. Koha ishte me bollek, me me pak lluks; gjeja me e pamundur dhe e panevojshme ishte mbajtja me vete e nje kalendari ditor per te skeduluar diten. Ne mungese te telefonave ne familje, nje lum i madh njerezish, shetisnin cdo nate pergjate bulevardit qendror te Tiranes, duke rrethqarkulluar thashethemin e fundit ne grupe-grupe, e mes shoqi-shoqit.

Ne nje qytet kryesor si Shkodra, nuk kishte kufizime trafiku. Ne qytetin e bicikletave, mund te hasje ne qender edhe fshatare qe conin ne pazar me karroce te terhequr prej kuajve, bereqetin e stines. Narrativa e autorit per Shkodren eshte edhe me personale. Prej atij qyteti origjinon e ema e autorit. E martuar ne nje familje serbe, e ema e kishte mbajtur brenda vetes origjinen e saj. Per me teper, kur Shqiperia e Hoxhes kishte nje reputacion per te mos e patur zili; nje lloj vendi i cuditshem, ne te cilen te huajt perbuzeshin e shihen me mosbesim, e ku fantazma e shtetit policor ishte e pranishme kudo. Kur e ema kishte arritur te 70-tat, ne imagjinaten e saj vendlindja e saj, Shkodra, ishte bere edhe me terheqese e ekzotike se vende te tjera te vizituara nga ajo, te tilla si Muri i Madh kinez, Vatikani, Kanioni i Madh. Ne fantazine e saj, Shkodra ishte nje vend i vecante, nje kategori me vehte, per te cilen e ema fliste me krenarine qe mund te kete dikush per nje vend te begate. Ajo lloj Shkodre, jetonte vetem ne imagjinaten e te emes, te ciles nuk iu dha mundesia per ta vizituar si Shkodren e femijerise te saj.


Shkodra qe vizitoi Dusko Doder, ishte nje Shkoder tjeter, nje Shkoder e ngritur ne revolte, qe kishte djegur simbolin e pushtetit komunist, Komitetin e Partise. C’ka kishte mbetur nga Shkodra e imagjinates se te emes, ishte shpirti i rezistences, i nje krenarie qe e kishte bere ate kryeqendren e Ilirise te dikureshme, ku mbreti i fundit, Genti, ishte mundur nga romaket e zene rob prej tyre. Gazetari takon ne Shkoder priftin katolik Simon Jubani. Ishte Jubani, ky prelat 65 vjecar, qe pas 26 vjetesh burg, mbajti meshen e pare publike ne mes te varrezave katolike, i mbrojtur nga nje grup shkodranesh te rinj besnike. Ne ate meshe te pare ne Shqiperine ateiste morren pjese edhe shkodrane musulmane. Ne fjalet e Simon Jubanit, shqiptaret nuk do ta kene te lehte ne rrugen drejt demokratizimit; nuk eshte e lehte te kalohet nga nje shtet tribal, ne nje demokraci. Enver Hoxha duke synuar e dashur te shkaterronte fene, njeherash sulmoi e shkaterroi nje nga tiparet me thelbesore te kultures shqiptare, institucionin e beses. Per shqiptaret besa nuk ishte thjesht nje kod moral, sic ndodh ne shoqerite e tjera, ku ajo eshte ne themel te virtutit dhe etikes. Per shqiptaret besa ishte ligji qe sherbeu prej vitesh si nje rregullues i jetes te perditeshme. Ishte besa qe rregullonte te gjitha dhenie-marrjet midis individeve, fshatrave e klaneve, e krahinave. Te thyeje besen, jo vetem qe konsiderohej si mekati me i madh, por ndeshkohej edhe me rende, - me vdekje, e cila ekzekutohej nga njerezit e afert.

No comments: