Tuesday, May 6, 2008

Art/Muzike


Te jesh muzikologu i parė shqiptar
Nga Dr. Rexhep Munishi
Burimi: www.kinemajashqiptare.com
Mars 17, 2008


Pėr njerėzit qė kanė dhėnė kontribut tė vecantė dhe rezultate tė shėnuara nė fusha tė caktuara shkencore nuk mjaftohet sė shkruari. Punėt e tyre bėhen objekt hulumtimi e studimi nė forma tė ndryshme. Njė personalitet i rendit tė parė tė shkencave albanologjike pa dyshim eshte Ramadan Sokoli. Nga vitet gjashtėdhjetė (nė kohėn kur isha student i Akademisė sė Muzikės nė Beograd) isha njohur dhe i kisha konsultuar dy vepra tė Ramadan Sokolit: “Folklori muzikor shqiptar” dhe “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, mė pas gradualisht vazhdova tė njihesha edhe me tėrė veprimtarinė tjetėr tė tij. Por takimi ynė i parė fizik ndodhi nė Tiranė, nė shtator tė vitit 1995, nė banesėn e tij tė “famshme” “bodrumin-muze”. Unė kisha shkuar si anėtar i Jurisė sė Festivalit Folklorik Kombėtar qė atė vit u mbajt nė Berat. Nga ai takim, lidhjet tona u bėnė shumė tė afėrta si profesionale e po ashtu edhe miqėsore.


Biografia e Ramadan Sokolit ėshtė portretizuar (e bartur nga shkruesi nė shkrues) me dhjetėra herė nė shkrime tė vecanta, prezantime dhe sė fundi u bė edhe njė monografi e vecantė kushtuar jetės dhe veprės sė tij. Prandaj, me pak fjalė, mund tė themi se pati njė jetė jo shumė favorizuese, jo shumė tė rehatshme, por mbi ato rrethana qė iu krijuan bėri punė tė mėdha. Me njė fjalė, njė njeri i pazakonshėm pėr nga durimi dhe pėrgjegjėsia pėr punėn qė e ka bėrė dhe qė e bėri deri nė castet e fundit tė jetės. Me kėtė rast bėjmė njė njohuri tė shkurtėr tė biografisė sė R. Sokolit. U lind mė 14 qershor 1920 nė Shkodėr. I takon njė familjeje tė pasur po gjithnjė patriotike nga brezi nė brez. Ėshtė nip i gjeneralit legjendar tė Lidhjes sė Prizrenit, Hodo Sokolit. Familja e tij sikur ishte pėrbetuar qė tė mos i rrinte asnjė regjimi tė qetė. Nė moshė ende tė njomė nisi tė luajė nė instrumente muzikore, kurse nga mosha 16-17-vjecare edhe tė kompozojė kėngė tė frymės popullore. Qė nė rininė e hershme tė Ramadanit, familjen e tij e internojnė nė Itali dhe atje nga viti 1940-1943 nė Firence studion pėr kompozicion e flaut.

Regjimi socialist aspak nuk vjen i mirė pėr familjen Sokoli. Ia burgosin vėllezėrit, por e burgosin edhe vetė Ramadanin nė vitet 1946-1950. Gjatė qėndrimit nė burg kishte fituar pėrvojė tė madhe jetėsore. Aty kishte njohur njerėz tė shtresave tė ndryshme dhe kishte marrė edhe njohuri pėr kulturėn popullore. Pas daljes nga burgu, jeta e Ramadan Sokolit nė Shqipėrinė e re socialiste do tė jetė e kufizuar dhe nė ato rrethana qė do t’i krijohen me tėrė qenien e tij shpirtėrore e fizike iu pėrkushtua punės e vetėm punės. Njohuritė qė i kishte marrė pėr muzikė nė Itali, si dhe interesimi shumė i madh pėr tė mėsuar edhe mė shumė nga tė gjitha fushat e muzikės dhe tė dijes nė pėrgjithėsi, e orientojnė nė rrugėn e marrjes me hulumtime e studime tė trashėgimisė etnokulturore. Nė vitin 1952 nga Shkodra vjen nė Tiranė, ku do ta kalojė jetėn e tij tė bujshme. Nė dy-tre vende ku punėsohet e pushojnė nga puna pa arsyetime konkrete. Mė nė fund bėhet mėsimdhėnės nė liceun artistik “Jordan Misja” ku intensifikohen interesimi dhe angazhimi pėr tėrė pasurinė etnomuzikore shqiptare. Mė pas jep mėsim edhe nė Institutin e Lartė tė Arteve (sot Akademia e Arteve), duke ligjėruar disa lėndė e nė vecanti folklorin muzikor dhe flautin. Njė jetė e kaluar nė njė sistem totalitar, ku e kishte tė kufizuar cdo lėvizje, ėshtė pėr habi se si arrin qė ky njeri tė merret me tėrė ato punė hulumtuese e studimore.

Brenda kėtyre pak rreshtave tė biografisė sė tij gjenden rreth njė mijė njėsi bibliografike, krijime muzikore, shkrime, studime, monografi, dhjetėra e dhjetėra pjesėmarrje nė tribuna, sesione, kongrese shkencore nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe nėpėr qendra tė ndryshme europiane. Qė nė fillim duhet tė themi se R. Sokoli me punėn e tij nė fushėn e shkencave muzikore, nė vecanti nė etnomuzikologji, ka vėnė veten nė radhėn e emrave etnomuzikologė europianė qė afirmuan vlerat e tyre nacionale etnomuzikore, sic ishin, bie fjala: Cjetko Rihtman nga Bosnja, Vinko Zhganec nga Kroacia, Stojan Gjugjeve bullgar, Zivko Firfov maqedonas, Zmaga Kumer nė Slloveni ose Claudie Marcel du Bois, franceze, etj. Dhe tani jemi shumė tė sigurt se pėr tėrė botėn intelektuale shqiptare dhe ata qė kanė shfaqur interesime pėr kulturėn dhe shkencat albanologjike emri i Ramadan Sokolit ėshtė bėrė sinonim i arritjeve shkencore nė fushėn e studimeve muzikore shqiptare. Deri nė vitet nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar, si cdo gjė nė Shqipėri, edhe puna e R. Sokolit po edhe vetė personaliteti i tij ishin nėn hije me kufizime natyrash tė ndryshme. Tani, pas 16-17 vitesh, qė kur nė revistėn “Fjala” pata shkruar nė disa vazhdime mbi veprimtarinė shkencore tė R. Sokolit dhe po ato shkrime mė pas u botuan nė disa vazhdime nė gazetėn “Rilindja” qė atėherė dilte nė Tiranė, sikur ndiej njė krenari qė iniciova aktualizimin e personalitetit dhe tė veprimtarisė sė tij. Shpėrthyen interesimet pėr tė, nisėn ta ftojnė nė manifestime kulturore, tė shkruajnė pėr tė, po ajo qė ėshtė mė me rėndėsi u intensifikua jashtėzakonisht veprimtaria e tij profesionale e shkencore. Pasuan shumė shkrime, libra, u trajtuan shumė tema, shumė probleme tė kulturės sonė jo vetėm muzikore, por nė pėrgjithėsi albanologjike.

Ėshtė shumė korrekte nga kolegėt etnomuzikologė shqiptarė, tė cilėt nė cfarėdo rasti nuk ngurrojnė ta shėnojnė faktin se me R. Sokolin nis etnomuzikologjia shqiptare. Nė vijim shkėpusim disa mendime tė sinqerta tė shprehura nga etnomuzikologė aktualė, pasardhės tė tij. Pėr tė, Vasil Tole, kompozitor e etnomuzikolog, shkruan: “Deri nė botimet e para tė prof. Sokolit rreth viteve ’50, etnomuzikologjia shqiptare nuk ekzistonte. Ndėr gjithė opusin e tij krijues, punimet nė folklorin muzikor e pėrkatėsisht nė etnomuzikologji zėnė kryet e vendit, vepra tė cilat janė ndėr tė tjera edhe punimet themeluese tė etnomuzikologjisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė njė lloj kuptimi, i gjithė kontributi etnomuzikologjik i prof. Sokolit ėshtė si njė enciklopedi e mbartjes dhe e shpjegimit tė fenomenit tė folklorit muzikor shqiptar nė kohė dhe hapėsirė shumė tė gjerė. Kėtė e konstatojnė studiuesit, muziktarėt, studentėt dhe nxėnėsit e muzikės, pėr tė cilėt ai orientoi dhe futi nė strukturėn e shkollės qysh nė vitet ‘ 50”. Ngjashėm shprehet edhe studiuesi e kompozitori i njohur shqiptar Sokol Shupo: “Ndėrkaq, aktiviteti i R. Sokolit shtrihet nė tė gjithė spektrin e kėrkimeve folklorike. Ai merr pjesė nė ekspeditat folkloristike tė vecanta dhe tė pėrbashkėta me tė huaj (ekspedita shqiptaro-gjermane nė vitin 1957 dhe eskpedita shqiptaro-rumune nė vitin 1958), boton njė sasi shumė tė madhe materialesh e studimesh folklorike (qindra artikuj dhe 16 libra - tani numri i librave ėshtė mė i madh - vėrejtje, R.M.) dhe aktivizohet intensivisht nė jetėn kulturore shqiptare, sidomos pas vitit 1982. Puna e tij ka patur mjaft jehonė edhe nė botė dhe ėshtė vlerėsuar shumė pozitivisht...

Kontributi i R. Sokolit nė zhvillimin e etnomuzikologjisė shqiptare ėshtė shumė i madh.... sepse botimet e tij tė shumta influencuan dukshėm nė rritjen e sensibilitetit dhe tė formimit tė etnomuzikologėve tė shkolluar vetėm nė Shqipėri. Fjala ėshtė pėr botimet, (R. M.), tė cilat ishin njė lloj Bible pėr kėtė profesion. Sė treti, sepse nė krijuesit shqiptarė njohja e sistemuar e lėndės folklorike shqiptare krijoi premise reale pėr t’u shprehur me njė gjuhė tė pasur nė element shqiptar. Ne kėtu shtojmė se nuk ėshtė vetėm fakti i tė parit qė nisi etnomuzikologjinė ose lėnda folklorike ose kontributi arsimor qė kėtė personalitet e bėjnė tė shquar. Kėto janė vetėm ndihmesa pėr tė hapur njė rrugė tė karrierės sė pasur tė tij nė fushėn e studimeve tė muzikės. Hulumtimet dhe studimet e tij nė fushėn e muzikės i shtriu gjerė e thellė nė tėrė kompleksitetin qė pėrfshin muzika nė jetėn e njeriut. R. Sokoli pėr objekt studimi e bėri kėngėn, vallen dhe veglėn muzikore me tėrė spektrin qė pėrfshijnė brendapėrbrenda kėto tre aktivitete tė kulturės shpirtėrore e materiale tė njeriut nė kohė e hapėsirė. Tė gjitha kėto nuk i bėri shkel e shko dhe nuk i bėri sa pėr t’i bėrė, por bėri punė shumė serioze tė qėndrueshme e rezistuese pėr cilėndo kohė dhe cfarėdo “trendi” modern tė studimeve shkencore. Qė nė fillimet e viteve ‘50 tė shek. tė kaluar zgjohet interesimi (i cili nuk pushon nė asnjė cast deri sot) pėr ta njohur sa mė afėr e mė mirė pasurinė etnomuzikore shqiptare. Lėndėn qė e siguron nis po ashtu herėt ta bėjė objekt studimi. Nė opusin e tij studimor nuk ka mbetur gjini, lloj e as mėnyrė kėndimi pa e hulumtuar e studiuar me shumė profesionalizėm. Me pėrkushtim shumė serioz ka bėrė studimet pėr ninullat, pėr kėngėt e buta (kėngė lirike tė dashurisė qė i kėndojnė burrat), kėngėt epike, kėngėt humoristike, vajtimet, kėngėt pėrmajekrahu (malėsorēe), kėngėt patriotike, kėngėt rituale e shumė e shumė tė tjera.

Ėshtė hulumtuesi e studiuesi i parė shqiptar qė me kompetencė shkencore bėn studimin e polifonisė shqiptare, ku pėrvec pėrkufizimeve hapėsinore tė kėsaj mėnyre kėndimi argumentueshėm hyn nė gjenezėn e saj, nė tipat dhe nė analizėn melopoetike tė kėtij kėndimi tė jashtėzakonshėm e tė vecantė shqiptar. Pasurinė e veglave muzikore popullore shqiptare bota shqiptare, po edhe ajo e huaj, e njohu pėrmes studimeve tė R. Sokolit. Nė metodologji dhe duke i konsultuar organologėt e njohur botėrorė, siē ishin: Kurt Sachs, Andre Chaefner, Hornbostel e tė tjerė, R. Sokoli arriti qė organologjinė shqiptare ta ngrejė nė nivelin e studimeve europiane. Ai i grupoi ato sipas kritereve organologjike profesionale, hyri nė prejardhjen e tyre, kohėzgjatjen e praktikimit, shtrirjen nė hapėsirat shqiptare, ergologjinė, rolin dhe funksionin sociokulturor tė secilės vegėl vec e vec dhe nė formacione. Krijoi njė muze tė vogėl sa ishte profesor i lėndės sė folklorit nė Liceun Artistik. Shkroi librin e parė mbi veglat muzikore popullore, kurse tė ripunuar e botuan bashkėrisht me organologun Pirro Miso, libėr i cili vitin qė shkoi doli edhe nė gjuhėn italiane. Lėndėn e muzikės vokale ose tė tė kėnduarit studiuesi e vė nė sistemin e analizės. Kėsaj cėshtjeje Sokoli i qaset nga metodologjitė e etnomuzikologėve tė tjerė europianė e nė vecanti nė modele tė Bela Bartokut, Konstantin Brailout, Zoltan Kodali, Stojan Djudjev etj., natyrisht duke ofruar terminologji qė korrespondojnė me gjuhėn shqipe dhe duke i parė mė funksionale e mė adapte. Pra, pėr disa komponentė morfologjikė tė kėngėve popullore, R. Sokoli krijoi emėrtime vetjake qė kuptimėsojnė elementin pėr tė cilin bėhet fjalė.

Tani kur studiuesi i veprės sė Ramadan Sokolit sheh shtrirjen e tij nė vlera tė ndryshme tė pasurisė sė folklorit muzikor shqiptar, doemos duhet ta rendisė ndėr studiues tė suksesshėm tė etnomuzikologjisė, etnoorganologjisė dhe etnokoreologjisė. Ramadan Sokoli me lehtėsi i konstaton dukuritė, mėnyrat e tė kėnduarit, vallet popullore, veglat muzikore, ua pėrcakton shtrirjen nė hapėsirat shqiptare, me argumente shkencore shtron cėshtjen e pėrkatėsisė, ai vėren lidhjen e tyre me jetėn kulturore tė mjedisit ku ajo praktikohej dikur e sot. Nė planin analitik, ėshtė studiuesi i parė dhe i patejkalueshėm qė i vė bazat e pėrkufizimeve teorike tė komponentėve morfologjikė pėr kėngėn, vallen ose melodinė instrumentale, qė pėrcaktojnė karakteristikat e sistemit tė tėrėsishėm muzikor shqiptar.

No comments: