Wednesday, June 11, 2008

Art/Proze


Shejzat, - midis Mitologjise e Shkences (pjesa e pare)
Nga Altin Topi

Pleiadat apo sic njihen ne shqipen e gegeve, shejzat, jane nje grumbullim yjesh ne kostelacionit e Buallit. Shejzat kane qene e mbeten pjese e mitologjise te kulturave e qyteterimeve te ndryshme. Ne mitologjine greke Pleiadat ishin shtate vajzat e Atlasit dhe Pleinones; per vikinget ato ishin pulat e Freias. Ne Europen e epokes te bronzit, keltet e popullsi te tjera perreth, i kujtonin Pleiadat ne raste pershendoshjesh e funeralesh, kur ato ngriheshin e shendritnin nga lindja, ne qiellin e nates, midis ekuinoksit vjeshtor dhe solsticit dimror, periudhe pergjate te ciles mbahej festivali pagan ne kujtim te te vdekurve. Acteket e kishin ndertuar kalendarin bazuar ne levizjen e Pleiadave ne qiell, ndersa per japonezet shejzat quheshin Subaru "sebashku", emer i huazuar ne kohet moderne nga prodhuesi japonez i automobileve.


Perendimi, mitin e Pleiadat helene e ka bere pjese te trashigimise kulturore e artistike te tij. Shtate vajzat e Atlasit kishin nje adhurues jo te zakonshem, i cili ishte nje gjuetar gjigant, kapricoz qe shpesh i bente sehir edhe vet kryezotit, Zeusit, duke kercenuar se do te vriste te gjithe kafshet qe popullonin token. Pas ankimit te Pleiadave, per kete ndjekes te paskrupullt e krejt pafrike, Zeusi e konsideroi te udhes qe t’i bente Pleidat te paprekeshme, duke i shndrruar ne shtate pellumba qe fluturuan larg duke krijuar nje kostelacion te ri yjesh. Ne kete menyre, atje larg, ne qiellin e pafund, ato nuk do te kishin nevojen e askujt, duke u bere te pavarura e duke i hequr cdo merak te jatin, Atlasin.

Ne luften e stergjate te Trojes, perendite ishin ndare ne dy pale kundershtare. Pleiadat si mbrojtese te Trojes, duke perjetuar shkaterrimin e qytetit rane ne deshperim, aq sa, thuhet qe prej asaj kohe, ato kane humbur shkelqimin e dikurshem; biles thuhet akoma se njera nga motrat, nga deshperimi i madh akoma mban zi e vajton fatin e padrejte te qytetit te tyre te adhuruar, nga vajtimi i gjate ka humbur pothuajse shkelqimin e dikurshem, e nuk dallohet me sy te lire ne kostelacionin e Pleiadave. Sot, mund te numerohen me sy vetem gjashte nga motrat.

Orioni ishte i biri i perkedhelur e trazovac i Neptunit. I jati, i kishte dhuruar nje hark dhe e kishte lene te lire te bridhte e te bente c’te donte. Ai perhere sillej si nje gjahtar i prape, sidomos pas vashave te bukura sic ishin vajzat e Atlasit, Pleiadat. Por dikur, syri i tij kishte mbetur mbi Dianen, me nje hijeshi te pashoq; por te ngaterrohej me Dianen ishte njelloj si te luaje me vet zjarrin.

Ajo kishte nje vella xheloz qe nuk ia ndante syte per asnje cast. I vellai nuk ishte nje vdekatar, as ndonje hyjni e dores se dyte qe mund te neperkembej. Ishte vet Apolloni, qe ulej ne Olimp, ne sofren e zotave, atje ku vendosej fati i te gjitheve, perendi apo vdekatare qofshin. Apollonit nuk i ishte dashur shume per te pikasur rrezikshmerine e pasionit te ketij gjuetari e dashnori te paskrupull, qe kishte filluar te zaptonte zemren e Dianes te bukur, per ta kthyer ne nje nga dashnoret e haremit te tij. Si banor i pazakonte i Olimpit, donte ta hiqte qafe Orionin pa dashur te ndynte duart vete.

Zotat qe uleshin rreth sofres majes se malit t'Olimpit, dalloheshin per mendjet pjellore e tinzare, sidomos kur vinte puna per te hequr qafe dike. Nje dite Apolloni e mori te motren, Dianen, e solli mbi nje shkemb te larte buze detit. Poshte midis reflekseve verbuese te valeve te detit, Orioni po freskohej duke notuar krejt i vetem. Apolloni e dinte se ajo njolle e zeze qe dukej e zhdukej ne ujrat e detit ishte kapelja e zeze e gjuetarit te prape. Iu drejtua te motres: - “Une e di qe ti je nje harketare e zonja, por e ve me bast, se s’mundesh te godasesh ne shenje ate gjene qe plluskon mbi uje, qe ngjan si nje njolle e zeze pertej ne det." Diana qe kishte filluar te binte ne dashuri me Orionin, pa dyshuar aspak ne sinqeritetin e te vellait e per kurthin qe ai i kishte ngritur, duke dashur t’i demostronte aftesine e saj, mori shenje dhe e goditi Orionin ne koke. Papritur, menjehere gjaku skuqi ujin e gjiut te detit, nderkohe qe valet dalngadale e aviten trupin e Orionit ne breg. Vetem atehere, Diana kuptoi se trupi i gjakosur, ishte trupi i pajete i ndjekesit pasionant te saj, Orionit.
Por tashme, ishte shume vone. Diana nuk kishte fuqine per ta rikthyer perseri ne jete dashnorin e saj te pafat. Te vetmen gje qe mund te bente per te, ishte ta shndrronte ne nje yll duke e ngjitur lart ne qiell. E keshtu beri. Deshperimi i saj sikur gjeti nje fare prehje. Diana fitoi njefarsoj qetesine, duke e transformuar Orionin ne nje lloj dashnori te perjetshem qe akoma sot vazhdon te endet ne kupolen e qiellit te pamate. Lart ne qiell, jo shume kohe me pare, Zeusi kishte kthyer ne nje kostelacion yjesh, Pleiadat. Prej asaj dite, Orioni, ky dashnor i ndeshkuar kaq rende, nuk pushon se ndjekuri Pleiadat ne qiellin e paane.

1 comment:

D.Klosi said...

Interesant shkrimi juaj!

Urime!