Friday, June 13, 2008

Art/Proze


Shejzat, - midis Mitologjise e Shkences (pjesa e dyte)
Nga Altin Topi

Sic mund te merret vesh, nen tisin mistiko-artistik, mitologjemat gjithmone fshehin shtresa te ndryshme nenteksesh e nenkuptimesh te “korrektesise, ujdhesave e intrigave politike”, te rrymave te ndryshme e nevojave per te ekuilibruar qendrat e ndryshme te gravitetit te pushtetit politik e fuqise ekonomike, ne periudha te ndryshme te historise njerezore.

Miti i Pleiadave te ndjekura nga Orioni, i perjetesuar nga astrologjia e i demostruar nga astronomia, eshte nje mit i fillimeve te njeriut per te kuptuar mahnitjen e tij me universin, natyren e vendin e vet ne te. Fjalet e Zotit drejtuar Xhobit(Book of Job 38:31): “Can you bind the beautiful Pleiades? Can you loose the cords of Orion?” , - te permendura ne Bibel percjellin vecse nje mesazh te vetem, mesazhin e paevitueshmerise, pamundesise per t’iu shmanguar ciklit te jetes: njeriu do te
perballet me te gjitha stinet.

Njehsimi yne me natyren eshte nje lidhje harmonike qe prej momentit kur “biem ne toke”. Si bij te natyres, paevitueshmeria e “keshilles biblike” se, nuk mund t’i lidhesh Pleiadat, e t’i mbash pas vete, po ashtu sic nuk mund te shpetosh nga Orioni, duke e lene te lire, eshte nje predikim aksiomatik, i pritshem. Cikli i natyres, stinet e gjithshka e lidhur me to, kushtezojne jeten e secilit nga ne e te botes qe na rrethon. Duam apo s’duam, pranvera shumengjyreshe, freskuese, e ditet e gjata, e pasuar nga te nxehtit e veres, do te na vizitojne duke ndjekur ciklin e tyre te perjetshem. Per te njejten arsye, do te na trokase ne dere kur vjen koha, vjeshta me venitjen e ngjyrave e vdekjen, dita e shkurter me erresiren e tejzgjatur te nates, e me pas, dimri me te ftohtin, boren e letargjine e saj. Pleiadat dhe Orioni jane te lidhur pazgjidhshmerisht me njeri-tjetrin, sa here do te shohim Pleiadat ne qiell, do te kujtohemi sa te perkoheshme jane, e se nuk do te vonoje, kur ne qiell do te shfaqet Orioni.

Miti ne fjale eshte njekohesisht edhe krijuesi, ndertuesi astrologjik i shpreses njerezore. Shpresa njerezore, duke qene nje atribut, karakteristike vetem e njerezve, influencon motorin psikoanalitik te se perditeshmes sone ne shume plane. Nderkohe, kur ne qiell shfaqen Pleiadat, shpresat e deshirat tona sapo jane permbushur, por njekohesisht, instiktivisht, ne thellesine tone, e dime qe Pleiadat nuk do te jene aty gjithe kohen. Nuk ka e nuk do te kete mengjeze pranverore te perjeteshme; do te nxihemi vetem per pak kohe nga dielli i veres, duke u kredhur per tu freskuar ne ujrat e plazheve. Thjesht e dime, se mjafton t’i hedhim syte qiellit, per t’u bindur per te saten here se, Orioni eshte duke ardhur, nuk ka hequr dore nga ndjekja e te bijave te Atlasit, Pleiadave.

A do te kemi perseri dite te shkurtera, nete te gjata, muaj te ftohte, bore, akull, vetmi, mbeshtjellje nen zhgunin dimror? Absolutisht, dite te tilla do te vijne. Por ne te njejten kohe, e dime, perderisa shpresa njerezore flet me gjuhen e saj kaq te vecante, te ndertuar mbi kete cikel astronomik qe perseritet e perseritet ne pafundesi, Pleiadat do te mbeten te pakapeshme, do te shfaqen ne qiell perseri. Shpresa njerezore, nuk eshte gje tjeter vecse nje trashendence psikomotore e ketij cikli, nje lloj perseritje parapergatitjesh per te priteshmen, e priteshme e cila eshte njekohesisht e ardhmja dhe e kaluara jone.

No comments: