Friday, November 13, 2009

Literature/Gjuhesi



Entropizem GjuhesorNga Altin Topi

Gjuha si qenie komplekse
Gjuha eshte nje organizem i gjalle, si te ishte nje qenie. Asgje nuk i eshte lene shansit apo aksidentales. Si ne cdo organizem, cdo ndryshim apo prurje e re, edhe ne gjuhe eshte rezultat i kompleksitetit e qendrueshmerise se saj si qenie. Nje fakt kurioz, - gjuhet ne pergjithesi, pavarsisht kohes dhe hapsires, ruajne kompleksitetin e struktures se tyre. Kompleksiteti dhe qendrueshmeria e gjuhes arrihet me anen e nje vetrregullimi te brendeshem si ne cdo qenie te organizuar. Qofte tek njerezit e hershem, apo sot popujt "e prapambetur”, gjuha qe kane folur apo gjuha qe flasin ne ditet e sotme, nuk ka asgje primitive, te thjeshte, jokomplekse.


Gjuhet ne vetvete nuk vdesin, as nuk e humbasin ate c’ka eshte thelbesore per to, - kompleksitetit e tyre vetrregullues. C'ka vdes, zhduket, jane vetem njerezit qe i mbartin e i flasin ato gjuhe. Per aq kohe sa brezat qe i flasin e qe kuptohen ne ato gjuhe, lene trashegim kontigjente te reja gjuhefolesish, gjuhet do te vazhdojne te jetojne. Gjuha nese lihet ne gjendjen e saj natyrale, me kompleksitetin e saj vetrregullues, as nuk degjeneron, as nuk bastardohet, as nuk tretet. Nepermjet rigjenerimit te vazhdueshem e ruan aftesine komunikuese, kuptimdhenese, duke zevendesuar here pas here strukturat e vjeteruara me te tjera te reja.


Linguisti amerikan Edward Sapir e quan kete proces zevendesimi strukturash, nje “drift”. Ky term sot ne linguistike pershkruan nje ndryshim gradual te struktures se gjuhes. Ndryshimi gradual i gjuhes, nese do te perdorim nje analogji, mund te parqaset me fluturimin e glaiderit, nje lloj avioni i vogel pa motor. Glaideri “noton” ne ajer ne saje te aftesise te pilotit per te shfrytezuar levizjen e rrymave te ajrit si rrjedhoje e ndryshimit te presionit atmosferik. Glaideri duke ndjekur tendencat, rrymat mbizoteruese te ajrit ne atmosfere, ai "drift-on", vozit ne atmosfere duke "kapercyer" rrjedhshem prej nje rryme ajri ne nje tjeter. Gjuha, ashtu si edhe glaideri, perdor e shfrytezon harten komplekse te nje sistemi dinamik sic jane njerezit qe e flasin ate.


Retrospektive


Ne rastin e standartizimit te nje gjuhe ne nje gjuhe te njehsuar per te gjithe, per kontigjentet e folesve te varianteve te gjuhes ekzistuese, procesi ka efekte te ngjashme me ate c’ka quhet “shock therapy” ne termat mjekesore. Nje dite te mire “Big Brother”, nenkupto shtetin me institucionet e tij, vendos qe “per motive te larta patriotike dhe te garantimit te sovranitetit kombetar”, te gjithe shtetasit duhet te shkruajne e te flasin vetem ne gjuhen e njehsuar. Shtypi, librat, gazetat zyrtare, televizori, radioja i percjell perdite qytetareve te "Big Brother-it" te gjitha informacionet vetem ne gjuhen e re, standarte per te gjithe folesit e gjuhes. Nderkohe, shtetasit i duhet te tregojne perkushtimin e tyre ndaj “Big Brother-it”, shtetit dhe Pitagores, diktatorit-filozof; nje prej detyrimeve eshte te flasin e te shkruajne rrjedhshem ne gjuhen e re.


Nje gje e tille ka ndodhur ne nje te kaluar jo te larget ne Zentana. Pa kaluar shume kohe, ndoshta pas disa viteve, por u deshen fillimisht perpjekje titanike per te shtruar masen e zentanasve per te mesuar te komunikonin ne gjuhes se re. Me te arritur shtruarjen e zentanasve, kuptohet me metodat qe di t'i perdore me efikasitet vetem "Big Brother-i", u desh pak kohe qe nevoja e pervetesimit te gjuhes se re te kthehej ne nje lloj mode, ethe kombetare qe preku mbare popullsine zentanase. Njerezit perpiqeshin zellshem te shkruanin apo te flisnin gjuhen e re ne menyre sa me perfekte e pa gabime. Nje sukses gjuhesor i tille ishte garantuesi i sigurte, bileta e hyrjen ne nje karriere te sukseseshme, apo per te fituar antaresine ne klubin elitar te Zentanes; nderkohe shihej edhe si shpallje e besnikerise ndaj Partise e “Big Brother-it”.


Pas disa vitesh ne kokat e njerezve u shfaqen mendime krejt te reja. Mendimet e formuluara ne gjuhen e re i transformuan zentanasit ne njerez krejt te ndryshem, krijuan nje zentanas te ri. Dozat gjuhesore te perditeshme, shkaktuan nje dukuri te ngjashme me dozat e "electroshock-ut" ne pacientet mendore. Njerezve te Zentanes, shock-u i perditshem gjuhesor, i provokoi nje amnezi retrograde, qe eshte nje humbje pothuajse totale e kujteses te gjitheshkaje qe kishte ndodhur ne jeten e tyre apo te brezave te meparshem para procesit te standartizmit te gjuhes. Pavarsisht se njerezit kishin humbur gjuhen e dikureshme, e me te, kujtimet, kompleksin e ndjesive, perceptimeve, edhe pothuajse cdo element tjeter te kujteses e kultures te trasheguar brez pas brezi, cuditerisht ata ndjeheshin vecse te lumtur. Gjuha e re ishte nje lloj anestezie, e cila sillte nje gjendje pezullie mendore te shkaktuar nga fshirja totale e cdo informacioni te meparshem. Zgavrat e sapokrijuara ne kujtesen kolektive largonin cdo ndjenje e mendim te pakendeshem.


Nderkohe, shteti kishte bere nje pune te lavderueshme ne perpjekjet per te zhdukur cdo gjurme nga e kaluara; kishte djegur apo groposur cdo gje te krijuar ne gjuhen e vjeter. Ajo pak-o-gje literature qe i kishte shpetuar asgjesimit, mbahej e mbyllur ne arkivat sekrete vetem per efekte studimore, studime qe kryeshin vetem nga njerez teper te besuar te sistemit. Tek-tuk ne te rralle, ndonje liber ose tekst ne gjuhen e vjeter, mrekullisht i kishte shpetuar asgjesimit; kjo per shkak se ndodhej i varrosur ne ndonje sepet te mocem, apo kthine te fshehte qe ishin te njohura vetem nga te moshuar, pleq te cilet i kishin shpetuar moshes detyruese te riedukimit masiv ne gjuhen e re.


Brezi i ri i lindur e rritur ne epoken e gjuhes se re, nuk paraqiste ndonje shenje klinike rrezikshmerie si mbartes gjenetik i ndonje kujtimi, ngjarje, bagazhi gjuhesor-kulturor qe e lidhte sadopak me te kaluaren. Filozofet dhe hetuesit e “Big Brother-it” te udhehequr nga teoria e “tabula rasa”, te trumpetuar me shume buje nga diktatori-filozof Pitagoras (trashegimtar i denje i Pitagoras se Pare) , besonin se ky brez i lindur ne epoken e gjuhes se re, duke mos patur asnje mundesi kontakti me gjuhen e vjeter, i kishte shpetuar ndonje ndotjeje te mundeshme gjenetike. Edhe ata prinder, apo njerez te moshes se thyer, te cileve i rishfaqeshin ne menyre te pavullneteshme here pas here simptomat(sidomos rishfaqja ne endrra ishte teper simptomatike) e gjuhes se vjeter, vullnetarisht apo te detyruar, shfaqeshin ne dyert e bibliotekave, kinemave, galerive sociorealiste, apo ndiqnin programet radiotelevizive te ores dhe komentit politik. Duke rivizituar keshtu fjalorin dhe gjuhen standarte, ky rifreskim gjuhesor vepronte menjehere si nje lloj antidoti anestezist per te shtyre poshte ne thellesite e erreta te qenieve te tyre, cdo ngacmim lemze te vjeter nga e kaluara.


Ndryshimi i gjuhes si "raison d'entre"


Sic ndodh gjithmone pas vdekjes se diktatorit-filozof, Pitagores modern te rradhes, dishepujt, ndjekesit e filozofise te tij gjuhesore pritej te humbisnin rigorozitetin gjuhesor. Keshtu imagjinohej te ndodhte edhe me gjuhen e re. E vertete, pak nga pak atyre i ka filluar t’i shpetoje nga duart monopoli ne pergjithesi mbi gjuhen, kete mjet shprehes jetik kaq te domosdoshem, i perdorurur cdo sekonde nga te gjithe zentanasit. Gjuha e re standarte, shpejt filloi te humbase kontrollin mbi te menduarit sociorealist te grigjes se dikureshme te shtetasve te Zentanes. Korraca e sistemi gjuhesor te perqafuar me kaq zell nga linguistet pitagoras, ka nisur te shpohet e te shkermoqet nga te gjitha anet.


Gjuha ka nje llogjike te brendeshme, ose sic i thone francezet “raison d'être” per c’ka ajo do te ndryshoje e si do ta ndryshoje. Ashtu sic eshte gjuha tashme e arkivuar e Virgjilit e Ciceronit, vjen nje kohe qe gjuha edhe ajo “me e latuara”, por e futur ne kafaz, fatkeqesisht e ngrire brenda nje kornize strukturore te betonuar, fillon ta humbase rigorozitetin per te imponuar rregullat e veta. Ndryshimet ne strukturen gjuhesore ne pergjithesi jane rezultat i kontributit kulturor e gjuhesor te mbartesit, folesit te gjuhes. Folesi i gjuhes nese e ndjen te nevojeshme, ne cdo rast, gjithmone do te gjeje nje menyre tjeter per te thene te njejten gje, duke ruajtur apo mbartur tek degjuesi te njejtin kuptim. Ketu ka kontribut te drejteperdrejte struktura konceptuale e mendjes njerezore e cila eshte pergjegjese per format universale te gramatikes. Strukturat universale te mendjen njerezore jane motori i gjuhes. Kujto perseri glaiderin i cili perdor suksesshem per te naviguar ne ajer, strukturen dinamike te ndryshimeve te presionit atmosferik.


Cdo gjuhe ne pergjithesi pavarsisht nga koha ruan te njejten sasi sintakse apo strukture duke mbetur nje system dinamik. Duke ndjekur kete llogjike edhe shqipja e sotme, nga sasia e sintakses apo struktures gjuhesore, ka mbetur po e njejte me gjuhen Proto Indo-Europiane e folur mijera vjet me pare. Shqipja e sotme eshte larg proto gjuhes te folur nga zentanasit e hershem (sot as nuk jemi te sigurte nese ato e quanin veten te tille) disa mijra vite vozitje glaideri ne strukturen dinamike te atmosferes gjuhesore te brezave foles te gjuhes, te cilet ia trasheguan stafeten njeri-tjetrin.


vazhdon…

No comments: