Monday, November 16, 2009

Opinion/Kritike

Banaliteti i së keqesnga Altin Topi
Shekulli 16/11/2009


Shkrimi i Ardian Ndreces (para disa ditesh me te njejtin titull qe ka ky shenim) ngacmoi nje nerv aq sa me shtyu te rivizitoj konceptin e bere te fameshem prej Hannah Arend. Mendoj se thjeshtezimi, nepermjet analogjizmit apo perafrimit qe i behet figurave kyce te hierarkise puniste me Adolf Eichmann-in, do te thjeshtezonte e banalizonte se tepermi forcen e intriges dhe te ligesise makbethiane qe perfaqesuan keto personazhe kryesore pergjate dikatures e totalitarizmit shqiptar. Nje shkrim sado ta cekte ate labirinth te tragjedise njerezore te frymezuar e inskenuar nga nje grusht i vogel njerezish, do t'i bente padrejtesi te vertetes tashme te delegjitimizuar. Por figura e Eichmann-it mbetet figure e rendesishme, perfaqeson besniket e betuar ne verberi te atij grushti njerezish qe flisnin e akoma flasin ne emer te moralit e ligjit. E Shqiperia ka pasur jo pak Eichmann-e...


Banaliteti i te keqes eshte nje fraze e koinizuar dhe e bere te njohur nga filozofja gjermane-amerikane Hannah Arend. Kjo shprehje e sjelle nga Arend-i permbledh tezen e saj se: te gjithe te keqijat, krimet e kryera pergjate historise se njerezimit, duke perfshire ketu edhe Holokaustin, nuk jane vepra vetem te disa fanatikeve apo psikopateve, por jane kryer edhe nga njerez te zakonshem, te cilet pranuan premisat e shtetit dhe ideologjise sunduese te atij shteti, te cilit i ofruan sherbimin e tyre. Ata moren pjese me deshire ne kryerjen e krimeve te paimagjinueshme, me bindjen se ishin duke bere detyren dhe aktet e tyre ishin krejt normale.

Ne vitin 1961, Hannah Arend ishte derguar ne Jeruzalem nga revista The New Yorker. Kesaj rradhe ne rolin e reporteres; te merrte pjese ne gjykimin e njerit prej nazisteve me famekeq, Adolf Eichmann. Ne seancat e gjygjit, Hannah vuri re se njeriu qe gjykohej mbas asaj kioske xhami ishte ndryshe nga kriminelet e tjere te rangut te Hitlerit, Geringut, Himlerit, e rrethit te ngushte te hierarkise te larte naziste. Veprimtaria e tij kriminale ishte rrjedhoje e ambicies, interesimit e deshires te tij per te kryer me perpikmeri detyrat e tij si nepunes i administrates naziste. Ne aspektin psikologjik dhe jo nga pikpamja legale, ngjante se ai, nuk ishte nje mendje kriminale, e shtyre nga nje urrejtje e deshire per te vrare hebrenjte ne vecanti.

Eshte domethenes fakti, qe te njejten ide e ka percuar e shtjelluar edhe fotografi shqiptaro-amerikan Gjon Mili, por nepermjet nje mediumi tjeter, fotografise. Nje seri fotografish te Adolf Eichmann-it, u publikuan ne revisten e fameshme amerikane Life. Gjon Mili, i cili punonte si i jashtem(free-lancer) per kete reviste, ishte kontraktuar te pergatiste nje reportazh fotografik rreth procesit gjygjsor te Eichmann-it. Mili dhe Arend u ndodhen ne Jeruzalem ne te njejten kohe, si reportere te derguar nga dy revista amerikane me emer.

Ne fotografite e marra nga Mili, shohim Eichmann-in si nje njeri teper te kujdeshem e te zellshem, duke perfaqesuar denjesisht figuren e nepunesit nazist; teper i organizuar, deri ne detajet me te parendesishme; duke mbajtur te sistemuara letrat e tij, mprehur here pas here lapsin; nje degjues i vemendeshem, me koken te kthyer pak ne nje ane. Ai luan me duart e tij duke fshire vazhdimisht syzet si nje lloj maniaku. Bashkepunon gjithe kohen me trupin gjykues, ne kete menyre duke deshmuar se e pranon autoritetin i nenshtruar e pakufizim. Kur prokurori e pyet, ai pergjigjet i bindur se i gjithe aktiviteti i tij, sjellja e tij, ishte pasoje e drejperdrejte e zbatimit te urdherave nga lart.

Kur per nje moment, Mili gjendet jo larg perballe tij, Eichmann-i duke e njohur si njeriun e shtypit, e tregon me gisht: "Ai - shtypi - po!" Si c'mund te pritej nga sjellja e nje nepunesi te perulur e te bindur, sikur te perulej para tij: " E di, ai do te beje mjaft para, por" - me nje te qeshur te sinqerte, - sot edhe une nxorra, fitova dicka, gjithashtu. Sot, perfitova nje trajtim dyfish - dy cigare ekstra." I kenaqur ndezi njeren prej tyre.

Ne oborrin e prapme te nderteses ku mbahej i mbyllur, ai levizte ne nje ece-jake te pafund, nen veshtrimin e vemendeshem te rojeve memece te burgut. Obsesionin e tij me rregullin, kujdesin per veten e paraqitjen e jashtme, Mili e vuri re edhe brenda qelise se burgut, ku cdo dite, me nje disipline te hekurt, ai cohej e lante qeline duke krijuar rregull ne "shtepine" e tij perkoheshme. Pasdrekeve shtrihej per siestan e perditeshme. Ashtu sic kishte verejtur Arend, gjithshka qe rrethonte kete qenie ishte ai sensi i "normales". Ajo qe e turbullonte Arend-in, po ashtu edhe Milin, ishte se Eichmann kurre nuk e mohoi ligjin e moralin, ashtu sic bene hierarket e larte te nazizmit. Ai perseriti me perpikmeri, kur e sic duhej, teorine moralizuese te Kantit. Ne kete menyre ai deshmonte se kishte ruajtur "ndergjegjen" e misionit te tij si zbatues i urdherave e ligjin; pa bere ndonje kompromis, i pa influencuar nga ndonje ndjenje apo shtyse personale, kur flitej per te kryer me perpikmeri detyren e tij, si organizator i transportit te hebrenjve ne destinacionet perkatese.

Milit i kishin bere pershtypje duart e tij te fuqishme, te formuara mire, sikur te ishin duart e ndonje mjeshtri. Me nje lloj krenarie, ai i kishte rrefyer Milit se ai kishte luajtur ne violine, kur kishte qene femije. Megjithate, pasi kishte ndenjur ne qeli me te per pak minuta, kur doli jashte, roja i kishte hedhur nje veshtrim: "Ti je bere i verdhe si dyll! Cfare ndodhi?" Mili nuk kishte qene ne gjendje te gjente nje pergjigje.

Arend u perpoq t'i jepte zgjidhje enigmes te Eichmann-it: - "Nje njeri si ai, duke u konsideruar "normal", si kishte qene ne gjendje, te shkaktonte kaq te keqija e krime njerezimit?" Bazuar ne observimet e saj, Hannah Arend konkludoi se arsyeja, nuk ishte thjesht monstruoziteti brenda tij, por "mungesa e te menduarit". Nderkohe, qe ky konkluzion shkaktoi zemerate ne publikun e kohes, Arend nuk u step, por tentoi te shpjegonte sjelljen e ketij nazisti me mungesen e aftesise se tij "per te menduar". Nderkohe qe Eichmann mund te mendonte ne ate sensin e rendomte, aftesia e "te menduarit" per Arend, kishte nje kuptim shume me te thelle. Eichmann-i, jo vetem qe nuk ishte ne gjendje te mendonte me koken e vet, por ai nuk ishte ne gjendje te mendonte e gjykonte duke u nisur nga pozicioni, kendveshtrimi i te tjereve. Ai nuk ishte ne gjendje te shihte "realitetin"; pra, t'i pergjigjej ne menyre autentike fakteve perballe syve te tij. Gjithmone te shprehurit e tij, humbiste ne frazat e parafabrikuara e shabllone te huazuara nga gjuha e ideologjise naziste.

Ne te njejten linje shohim te trajtoje figuren e Adolf Eichmann-it edhe dokumentari me titull "Specialisti" (2000), i hebreut Eial Sival, sot me banim ne France. Kur prokurori e pyet Eichmann-in, ai i pergjigjet se cdo veprim i tij ishte rrjedhoje e zbatimit me perpikmeri te urdherave. Prokurori e fyen duke e konsideruar nje lloj budalle.
Eichmann reagon me disa grimasa nervozizmi ne fytyre, ulet, ngrihet, i merret goja. Sival nepermjet ketyre skenave, synon te perforcoje idene e anes banale te ketij krimineli frikacak SS, nje njeriu krejt te zakonshem. Te shprehurit e tij alternohej prej fjalive spontane e te rendomta, ne deklarata te qemtuara e zgjedhura me kujdes. Kur prokurori e pyet ne se ai, Eichmann-i kishte ndonje skrupull, ai i pergjigjet: "Une kam qene korrekt e i perpikte, por jo ambicioz dhe i ashper". Pastaj i friksuar dhe konfuz, duke mermeritur neper dhembe, ai saktesoi se nuk kishte qene me shume se nje zbatues urdherash. Eichmann-i i ngjante atij njeriu i cili edhe sot, do te bente gjithshka qe do te konsiderohet legjitime ne syte e ligjit, sikur ai te merrte urdherin per t'a zbatuar.

Imazhi "natyral" i burokratit qe shprehet: "ne fund te fundit, pavarsisht faktit, ne se ata(hebrenjte) ishin vrare ose jo, mua me kerkohej e me duhej te organizoja transportin e tyre", qendron ne kontrast te madh me pohimin e krimit te bere, kur Eichmann-i kishte pare per here te pare "shatervanin e gjakut" qe hidhej perpjete prej dheut qe sapo kishte mbuluar varret masive te hebrenjve te vrare.

No comments: