Wednesday, December 2, 2009

Literature/Gjuhesi


Bisede postmortem (pjesa e dyte)
nga Altin Topi


A.T. Deri tash duket sikur poezia i paska pas kembet te ngulitura ne toke. Me didaktizmin e moralizimin e saj ngjan teper e shprehur kundrejt tallazeve e gezimeve tokesore te se perditeshmes se njerezve.

P.G. Poezija melike qe vjen pas âsht lyrika e vertete, ku s’ka me qellime didaktike, satirike, por vargu âsht shprehje e kulluet, e thjeshte e ndiesise. Ndersa te elegjija e jambi muzika qendron ne rang te dyte(e me vone hiqet shqimit), te poezija melike shoqnimi muzikuer âsht ngushtesisht i lidhun me poezine. Nese poeti kendon i vetem, at-bote poezija quhet monodike, nese kendojne shume vete, at-here quhet korale. Dallimi midis monodikes e korales nuk qendron vetem ne kte procedimin e trajte, por edhe ne vete mrendinen e poezise; pse ndersa poezija monodike(qe u zhvillua mâ fort nder Eole) âsht subjektive, ajo korale(qe u zhvillua nder Doriane) âsht subjektive e me karakter lodrues.

A.T. E patjeter qe poezija melike-melodike do ta kete pasur nje djep te vetin diku ne zemer te qyteterimit antik helenik…

P.G. Djepi qe perkundi lindjen e zhvillimin e poezis melike-monodike mund te themi se âsht ishulli Lezbë, prej ku kemi dy levruesit e saj mâ ne zâ te ksajë poezije, Alkeun e Saphon. Edhe Anakreonti megjithese ndoqi shkollen Eolike permendet nder poetet monodike. Alkeu jetoi midis te VII e te VI shekull p.Kr. ne Mitilene. Aristokratik nga fisi, la vendin e vet per shkaqe politike e mori migrimin. Kur ktheu ne Atdhe luftoi kunder Athinasvet, por ne luftim hedh poshte si Arkilogu, mburojen. Por Alkeu s’shkruen vetem per politike e lufte. Poezite e tij flasin edhe per dashuni e gostina. Nga Alkeu na ka teprue mjaft fragmenta, ku ne to shihet qarte fuqija e stilit te tij, gjallnija e shprehjes, harmonija e gjuhes, bukurija e paraftyrimevet. Alkeu perdor shume metra, nder te cillet edhe at Alkaik qe rrjedh nga emni i tij. Thohet se midis Alkeut e Sophos ka pas lidhje dashunore. Ne lidhje me kte, ne nje fragment na kena vetem kte shenim te shkurte: “ O Sapho e pastert, me floket e tu te gjate e ngjyre vjollce, e ambel e e buzqeshun.”

Sapho âsht mâ e madhja e mâ e lavdueshmja peoeteshe e koheve te lashta. Nga jeta e sajë mund te dijme shume gjâna. Shume legjenda e shume trillime e rrethojne figuren e saj. Thone se ishte e shemtuet ne ftyre, se pat dashuni me shume poete te kohes se vet, se shkolla ku ajo mblidhte vajzat e reja me i msue ishte qender korrupsioni. Por te gjitha kto i trillojshin njerezit, Jonet, qe nuk mujshin me pranue lirin me te cillen jetonte e u zhvillonte gruaja. Nota dominuese e poezise se Saphos âsht dashunija. Kjo dashuni i kushtohej dendun vajzavet te veta qe ajo mesonte ne shkollen e vet. Sentimenti i saj âsht i thelle, e shpirti i saj âsht i ndijshem. Ne lyriken e saj kendohet me pamjet e ndryshme te jetes, e qeshun, e heshtun, e erret, cicerrimet e zogjvet kangetare, hyjzit ne fluturim ne qielle, deti pâ mbarim, fushat e lulezueme. Veshtire me gjet ne nje poet tjeter kaq gjallni perftyrimesh, e kaq gjansi ndjesije e shprehjeje. Nje kritik shkruen per te: “ Ajo âsht interpretuesja mâ besnike e mâ sinqerte e shpirtit femnor, vete zani i feminilitetit ne te gjitha kohet e ne te gjitha vendet.” Per autonomazi, Sapho u quejt Poetesha e shenjueme si muza e dhetë. Aleksandrinet i ndane ne nande libra poezite e saj simbas metrit. S’pari liber ishte plot epitolame qe ishte bash lloji i sajë(kange martese vajzave te grupit te sajë). Nga Sapho kemi do fragmenta, e dy ode qe flasin njani mbi venen e dashunin, e tjetra mbi trishtimin e te dashunit te betuem para vashes se vet.

Anakreonti, ishte nje poet jo prej Lezbës, por mjaft i njoftun. Megjithese Jon nga origjina, Anakreonti vijoi e levroi lyriken idilike te Lezbës. Poezija e tij pasqyron mâsëmiri zakonet e kqija Jonike. Megjithse edhe Anakreonti kendon si Sapho, - dashunin, ndjesija e tij âsht sensuale, e hareshme, e ndrrueshme, e s’ka fisnikrin e thellsin e sentimentit te Poeteshes. E megjithse orvatet me i ngjâ Alkeut me poezite e veta simpoziake, vargu i tij se ká kurr fuqine e shprehjes se te parit kangtar monodik. Anakreonti s’kendon tjeter vec venë e dashuni, andje e argtime. S’dallohet kurkund ketu as shenji mâ i vogel i dhimbes. Te lashtet nga Anakreonti permendin pese libra poezish, nder te cilet tre poezi melike, nje jambike e nje elegjiake. Ne veç na kan mbetë pak.

A.T. Me sa kuptohet kumti i poezise monodike i bente jehone cilesive individuale te personave te vecante, pra ne planin e trajtimit kishte individin. Po poezia melike-korale nga se ndryshonte prej poezise melike-monodike?

P.G. Poezija melike-korale u zhvillue ndër Dorët(ndersa si pame ajo melike-monodike u zhvillue ndër Eolet) e ishte e rânde e madheshtore. Cfaqte ndjenja te perbashketa te fisit, tue i pergjegje keshtu karakterit te vet, nën te cillin individi u zhdukte tue u njehsue ne tanesine kolektive(le te kujtohet ktu Spartanet e sistemi i shtrengut e i dishiplinuem i jetes tyne shoqnore e politike). Si pasqyre e ksajë jete, poezija e tyne qe korale. Poeti flitte ketu ne emën te gjithvet tue lavdue te kaluemen e qytetit e te fisit me nje gjuhe popullore. Kshtu ndersa poezija epike kendohesh ne dialektin jonik apo monodik n’ate dorik, lyrika korale pat per shprehje te veten, dialektin Dorik.

Poezija korale ka trajta mâ komplekse e zhvillohet ksodore. Kori tue ece prej te djathtes kah e majta kndon strofen; ne drejtimin e kundert kndon antistrofen e tue qendrue ne vend kndon epodin. Kshu shofim se si ne meliken korale bashkohen bukur e harmonishem te tre artet rythmike: poezija, muzika e vallja. Poezija korale merr emna te ndryshem mbas rasavet ne te cilat kendohet e qellimevet. Kshu kena hymnet qe jane kange fetare; peanet, falnderje Zotave simbas Apolonit e Dianes, kendue para altarit te tyne gjate therores; prosodet, lyrika qe u kndojshin nër procesionet e shejta; dityrambet, lyrika qe u kndojshin per nder te Dionizit; enkonet lyrika qe u kndojshin nër gosti per nder te Zotave; epitalamet qe u kndojshin në rasë dasmash; e s’fundi trenet qe u kndojshin nër banketa mordjet. Po cillet jane poetet korale qe banë zâ? S’pari kena Terpandrin(VIII-VII shek. P.Kr.) qe u njéh si ati i muzikes Greke(i shtoi lyres tre tela) e âsht krijuesi i muzikes dorike. Alkmani, i cilli erdhi si skllav ne Sparte, fitoi ktu lirin per veprat e tija si poet e muziktar, e qe i nderuem e i dashtun. Bashke me Terpandrin mund te konsiderohet si krijues i poezis dorike, e si Tirteu, poet kombtar i Spartes. Egersise te natyrshme te dialektit te vendit, ai i mveshi ambelsine e butesine e te folmes se lindjes. U permend per imenet e tija(kange me te cillat nusja u percillte ne shpine e dhandrrit) e per partenet(kore vajzash te reja) qe ishin plot perftyrime tane hire e bukuri. Ne nje partene fjala vjen, ai pershkruan gjumin e Natyres, naten. Ne kto partene vajzat ia drejtojshin fjalen poetit tue ia lavderue artin e tij, e tue shpreh pá te keq shpresat e deshirat e tyne. Here, here, poeti u pergjigjej vajzavet. Dihet shume ketu, se ne Sparte vajzat jetojshin ne shoqni me djelmet. Ne poezite e ktij poeti ndihen tue marre fryme zânet e natyres. Oriani âsht nje poet, nxanes i Alkmanit qe jetoi midis te VII e VI shekull p.Kr.. S’dijme kurrgja te sigurt as nga jeta as nga vepra e tij. Thohet se asht krijues i dityrambit, por mâ fort se i ktille, duhet te konsiderohet si persoses i dityrambit nga i cili ma vone doli tragjedija.

Stesikoni jetoi kah gjysma e shek te VI p.Kr.. Emni i vertete i tij qe Tisia, por u emnue Stisikon, qe domethane rregullues e mjeshten. Âsht i pari poet i vertete i poezis korale qe lulzon ne prendimin e Greqis. Pse deri tash kishin qene, o te huej ose te emigruem, ata qe poezis i kishin dhane lulzimin(Terpandri, Taleta, Alkmani, Oriani e Tirteu). Stesikani i dha shkas te madh poezis korale tue e nda ne tri pjese: strofe, antistrofe, e epode. Ka randesi se futi elementin epiko-narrativ ne poezin e tij. Bani shum poema epiko-lirike, ku traktoi shum mite, pershtate parimeve morale t’kohes se vet. Shkroi 26 libra poezish, nga te cillet na kan ngele vetem pak fragmenta. Por kritiket e mocem e dijne aq nalt, sa e lidhin emnin e tij me ate te Homerit dhe e konsiderojne mâ Homerikun e poetvet. S’fundmi Ibiku, i cilli ndjek gjurmat e Stesikonit. Jetoi nder oborret e mbretnivet te ndryshem te kohes, e u takue ne shtegtimet e veta edhe me Anakreontin. Bani shtate libra poezish, por ne na kan mbete pak fort poezi e tij. Ibiku perdori trajtat e poezis korale per te kendue ndiesite e tija personale intime, mâ fort me karakter erotik. Per kte pune Ibiku njehet nga te vjetrit mâ fort si poet i zjarrte dashunije.

No comments: