Tuesday, December 1, 2009

Literature/Gjuhesi




Bisede postmortem
nga Altin Topi

Krijimtaria, sidomos ajo letrare, per te mundur te transmetoje mesazhin e saj perdor jo rralle metafiziken. Nepermjet trashendencave metafizike ne kohe e hapsire arrijme te depertojme, te gjejme lidhje e kuptime me periudha kohe, ngjarje e personazhe te se kaluares, apo atyre qe priten te vine ne te ardhmen, qe na flasin e vijne deri tek ne te gjallet e te sotmes. Pavarsisht metafiziken, ky proces eshte pjese e ekzistenciales, e i jep kuptim asaj.

Dicka e tille eshte edhe intervista ne vazhdim, nje bisede postmortem me nje autor, kritik letrar geg, dikur profesor literature ne nje shkolle te mesme te nje qyteti perfaqesues te tradites gege. Qe ne fillim duhet te ve ne dukje “kontradikten e brendeshme” midis meje si intervistues dhe profesorit geg qe i pergjigjet pyetjeve te mija. Une i rritur e mesuar ne bankat e shkolles te sociorealizmit, shkruaj e lexoj ne gjuhen e shqipes standarte, kurse profesori eshte i formuar ne nje gegerishte te bute letrare. Qe ne fillim rame ne ujdi qe secili te shkruaj e te flas ne variantin e vet letrar.

A.T. Profesor ne kete bisede postmortem pyetjet e mija do te sillen nga te gjithe kahet e literatures dhe historise se saj. Mundet qe pergjigja e pyetjes sime te kerkoj te sillesh here-here ne rolin e autorit, here-here ne rolin e kritikut, here-here ne rolin e profesorit te literatures. Por here-here ajo mund te kerkoje nje pergjigje si kombinim i te trejave. Le te fillojme kete interviste me nje pyetje te tille: Cfare eshte nje veper letrare?

P.G. Shka âsht nje veper letrare? Quejmë vepër letrare prozë a poezijë qe dallohet ne shej per bukurine artistike, hijeshi mendimesh, rrjedhmëni shprehjeje, veshje e kenaqshme teknike, te gjitha keto lidhe e akordue se bashku me nje tanesi te pandame.

A.T. Ju permendet se nje veper mund te jete proze apo poezi. Cfare eshte njera e cfare eshte tjetra? Si dallohen nga njera-tjetra?

P.G. Veprat letrare kqyre nga trajta e tyne, nga gjuha, shtjellimi e landa, ndahen ne dy dege te medha qe jane proza e poezija. Ndersa proza âsht e lire, e qendron pergjithsisht ne nje fryme t’ulte e te zakonshme, poezija âsht nje ngjitje e shpirtit te poetit ne fluturime mâ te nalta, ne nje atmosfere mâ fisnike e te kulluet, me kalime mendimi mâ te shpejta e mâ guximtare.

A.T. T.S. Eliot nuk hezitonte ta percaktonte poemen(poezine) si dicka qe shfaqet krejt papritur, nje dukje e re; nese do te perdorja nje shprehje te njohur i perngjan “nje vetetime ne nje qiell te kthjellet”. Poezia shfaqet si dicka krejt e re, jashte klishese shkencore shkak-efekt, pavarsisht se i gjithe informacioni i shkaqeve te dukjes se saj ngjan te jete i njohur.

P.G. Poezija âsht eti per arratisje te largta e te hoveshme. Ne shprehjet e saj, fjala âsht e zgjedhur, e lemueme, vargu muzikuer i rrjedhun. Poezija prá âsht nje art qe shfaqë bukurin me anen e vargut, me nje shprehje qe i pershtatet ndiesive te zembres e te perjetimit, por qe te shumten e heres i shtrohet nje mase e rime te caktueme. Edhe artet tjera kqyrin me shfaqe bukurine. Poezija ndryshon sosh, pse mjeti i saj âsht fjala. E bukur quhet ajo gja qe ná knaqë tue e kndue. Kjo knaqë e jona duhet te rrjedhe vetem nga soditja e objektit te bukur, pa pasë qellime tjera.

A.T. Cfare e ben poezine kaq intime dhe te ndryshme nga proza?

P.G. Poezija i flet shpirtit tone ne nje menyre intuitive, domethane, tue depertue ne shpirtin tone me ane te mallngjimit e te simpatis per te bukuren. Duket se poezija si perdorim letrar âsht mâ e vjeter se proza, madje mund te thuhet se âsht e vjeter sa vete njerezija. Ne gojdhanat e popujvet te hershem gjehet dendun ky afermacion.

A.T. Perderisa poezia e fillon rrugetimin e saj me historine e vet njerezimit, sa thelle mund te depertojme ne kohe per te mesuar rreth fillimeve te saja?

P.G. Mâ e hershmja e poezise se mirefille âsht poezija lyrike. Quhet poezi lyrike nga lyra, nje instrument muzikuer prej Lyrike qe ishte ne Peloponez. Rreth shekullit shtate p.Kr., poezija lyrike veshi format e poezise elegjiake, jambike, melike-monodike edhe melike-korale.

A.T. Shfaqja ne shekullin e shtate PK nuk do te kete qene nje ngjarje e ardhur prej nje boshlleku, vakumi lende. Poezia lirike do te kete qene trashigimtare e nje tradite te gjate, sic edhe Homeri permend ekzistencen e kengeve korale dhe kercimit. A mundet te jete keshtu?

P.G. Sigurisht, ka patun nje tradite te gjate, por kanget jane trashigue pa emen autori. Emna autoresh nuk kemi mujt me i diktue, autori âsht mbetun anonym, por deshmine e ekzistences se tyne na e sjell vet Homeri.

A.T. Perderisa pas shekullit te shtate kane mbrritur sebashku me poezite e ardhura deri ne ditet e sotme edhe emrat e pervecem qe i atribohet autoresia, a mundeni te na kujtoni disa prej tyre?

P.G. Tipi mâ i pare i poezise lyrike eshte poezija elegjiake. Kjo poezi âsht rrjedhje e strofes nga e cila merr edhe metrin. Kshtu kemi distikun elegjiak i cili âsht formue tue alternue nje heksameter te zakonshem me nje pentameter. Elegji rrjedh nga elegos qe shenjon kânge morti. Ne fillim elegjia traktoi argumenta politike nga jeta e qytetit, pastaj argumenta filozofike e morale, e vetem ka njehere cfaqe melankoni e trishtim, gjâ qe sot e karakterizon. Kemi me rradhe poete elegjiake Kalimi, Tirteu, Mimnermi, Soloni, Ksenofani, Teogniti, e tjere.

A.T. Cfare dihet sot per keta poete elegjiake qe permendet?

P.G. Kalini qe jetoi kah gjysa e shekullit VII p.Kr. e ngâ i cilli na kane ngelë pak gjana, ku spikate nje karakter luftarak e i ndezun. Tirteu âsht poet po i shekullit te VII. Ne elegjite e tija nxitet rinija kah dashunija e Atdheut e levdohet kush jep jeten per Atdhe. Mimnermi jetoi kah fundi i shek. VII, âsht i pari qe kendon dashunine e vdekjen. Nder vargjet e tija dallohet nje trishti vetmitare qe âsht fiksimi i dekadences politike e morale te qyteteve t’Azis, - gadi gadi poezite e Mimnermit jane poezi pesimiste. Kshtu del ne shesh se parit me te elementi erotik sentimental ne poezine lyrike. Soloni (640-560 p.Kr.) mâ ne zâ si burre shteti e ligje-bames sa sa si poet. Edhe poezija e tij si e tane jeta tij, vehet ne sherbim t’Atdheut. Vepra e tij ka mâ fort vlere politike, morale se sa artistike; ka stil te pasun, te qarte, por mungon ketu dendun elementi lyrik. Ksenofani (kah gjysa e shekullit te Vi p.Kr.) i permendun ma fort si filozof se sa si poet. Bâni nje poem ne heksameter mbi origjinen e botes, te natyres e gjanave. Kritikon besimet tradicionale fetare e bestytnite e vulgut, e i çile rruge nacjonalizmit. Koncepton i pari nje zot te vetem e suprem.
Kemi ma s’fundi Teognitin(kah fundi i te VI shekull), anmik i partis demokrate. Āsht ma fort pesimist e ka pak besim ne virtutet njerzore. Gnomologjija e tij ka 1400 vargje e âsht bá per shkolla. Permban mendime politike, sentenca, proverba, etj.

A.T. Le te kaperxejme sipas rradhes se zgjedhur tek poezija jambike. Cfare perfaqeson kjo poezi?

P.G. Poezija jambike âsht poezija e shpotitjes dhe e satires, e talljes e te gergimit. Zhvillohet njekohesisht me elegjine e merr emnin ngâ metri i sajë qe âsht jambi e qe perbahet nga nje rrokje e shkurte e nga nje tjeter e gjate. Rythmi qe ne kadence i avitet se folmes se zakonshme, vlen si i ktille me shprehe argumenta mâ te shkurta e mâ t’ulta e mâ personale. Ne fillim ka tonalitet ironik, ma vone perdoret edhe per subjekte serioze. Se pari poezija jambike mori hov ne te kremtet per nder te Demetrios, gjate te cilave argetimi e fjala ishin te lire.

A.T. Sigurisht qe do te kete pasur perfaqesuesit e vet…

P.G. Nder poetet jambike shenojme Arkilogun i cilli jetoi kah gjysa e shek VII p.Kr. Nga nevoja u shtrengue me lane qytetin e lindjes Paro e kaloi ne Taso, ku njehere ne lufte kunder thrakasve leshoi per dhé mburojen. S’u turprue per ket gjâ, madje krenohej sheshit. Kur ktheu ne Paro xu dashni me Neobulen, qe i ati i sajë ia premtoi njehere, por mandej hangri fjalen. At kohe Arkilogu s’la gja pa thane per ta me jambet e tij, sa qe legjenda thote se te dy varren vedin. I trishtum nga kjo dashuni e pafat, mori rrugat e mergimit e s’kthehet mâ n’Atdhe. Dashunija, urrejtja, gezimi, dhimbja, e marrazi jane motivet e poezis se Arkilogut. Âsht ati i vertete i lyrikes. Te moçmit e krahasojne me Homerin. Arkilogu u konsiderue si krijuesi i vertete i poezise jambike. Fatkeqesisht nga ky poet na kane ngele vetem pak fragmenta. Me Simonidhin satira i drejtohet veseve te caktueme, por bahet impersonale e didaktike. Ne te dallohen nota pesimizimi. Poeti denon veset e te metat e shoqnise njerzore. Nga shkrimet e tija na kane ngele vetem dy fragmenta. I pari, pershkrimi i qyshkeve te trishtueshme te jetes njerezore, i dyti âsht ajo satira me za kundra grave, per te cillat mbrrine me thane se kane rrjedhe nga shtazet. Sponakti âsht poeti, jambet e te cillit ishin aq te fuqishme sa qe legjenda tregon kur dy skulptore e shane per ftyren e tij te shemtuet, Sponakli i tronditi kaq fort me jambet e tij, sa qe dy skulptoret varren vedin. Satira qe perdori Sponakli âsht e vrulleshme e personale, e ne te s’mungojne as fjalet e ndyta. Trimetrit jambik ky i bâni nje ndryshim tue vue nje rrokje te gjate ne vend te parambames se shkurte.

vazhdon…

No comments: