Tuesday, January 29, 2008

Rite de Passage



Ne Kerkim te se Vertetes
Altin Topi

Ne jaudite kohaime duke iu permbajtur kthjelltesise te mesazhit te Librit te Shenjte, nuk kemi rreshtur perpjekjet tona per te zbutur konfliktin midis qendres dhe periferise, midis lokales dhe universales. Kjo per ne ka qene mjaft e thjeshte. Si raca e zgjedhur prej vet te madhnishmit Zot, gjithmone kemi predikuar monoteismin tribal. E verteta e Zotit, ne kete menyre perjetohet tribalisht, duke krijuar ate universalitetin kaq te domosdoshem etnik. Kjo eshte e verteta jone, e ne mbetemi besnike mesazhit te profeteve tane; packa se historia e njerezimit ne kerkim te se vertetes, nuk fillon e mbaron me ne. Ne e dime shume mire kete gje. Kjo eshte edhe arsyeja qe nuk harrojme te hedhim veshtrimin rreth e qark, per te pare se, c’ka eshte pertej monoteizmit tone tribalor. Kjo na ben qe te shohim pertej hundes tone; per te mesuar pertej te vertetes qe besohet e predikohet nga ne.


Por megjithate, a eshte mundur te vendoset se cila eshte e verteta? Debati eshte primordial, e nuk i gjendet filli. Here-here ka qene pagan, here-here ka qene fetar. Jahuditi Jezus, duke e shndruar veten ne komunarin origjinal, e divorcoi veten nga shoqeria jahudite. Ai shpalli ne diten e pare te mbreterimit te tij: "Zoti ekziston per te gjithe njerezit, ne te gjitha vendet e ne cdo kohe." Nxenesi i tij arab, disa shekuj me vone, ia kaloi atij persa i perket aftesive marketuese. Muhameti shpalli: "Nuk ka Zot(tjeter) vec (nje) Zotit, e une jam mesazheri i tij". Si themeluesi i shkolles te pare te marketingut modern, ai ishte tolerant karshi profeteve monoteisteve te tjere, jahudi apo jezuite qofshin. I konsideronte ata si kolege te devotshem te nje Zoti te vetem, qe i kishin marre mesimet e (nje)Zotit te perbashket nga librat e tyre te besimit: Libri i Shenjte ne dy variantet e tij, - botimi i pare(apo “origjinali”),e i dyti, apo “reformatori”,- i pasuruar e i pershtatur zhvillimeve aktuale. Libri i Muhametit, – Kurani – ishte i treti per nga rradha, i tele-transmetuar via engjellit Gabriel, si nje zhvillim teknologjik teper i avancuar per kohen, ne parathenien e tij, nuk harronte te mekonte lexuesin me respektin e madh per secilin liber paraardhes; duke i pare, e konsideruar jahuditet e jezuitet, si paraardhesit legjitime te besimtareve te rinj muhamedane.

Si marketues teper origjinal i besimit te ri islam, te krijuar nga ai vete, Muhameti mendoi se, celsi i suksesit te perhapjes te besimit te ri, do ishte medoemos, nje lloj kompromisi. Si profeti i fundit ne token tone, - vula e gjithe paraardhesve te tij, - duke njohur meritat e profeteve paraardhes, qe u njohen njekohesisht edhe si mesonjesve te tij, butesisht, e pa shume buje, shpalli se fjala e fundit i takonte atij. Kompromisi i tij, donte, perpiqej perseri, te zbuste konfliktin midis qendres e periferise, midis lokales e universales. Pioner i nje perqasje te re, ne pergjigje te pyetjes primordiale mbi te verteten ai ne menyre gjeniale shpalli: "Monoteizmi, ekzistenca e nje Zoti te vetem, mund te jete nje e vertete universale, por njekohesisht e ndryshme per njerez te ndryshem." Kjo sikurse ishte madheshtore e gjeniale, po ashtu ishte marramendese e tronditese! Nuk mund te shpjegohet ndryshe perse feja e themeluar prej tij mundi te perhapej kaq shpejt e te shtrihet ne disa kontinente, pa kete perqasje pergjithesuese e relaksuese.

Por ne kete fillim shekulli te XXI-te, per besimtaret islame e verteta nuk ngjan e njejte me te verteten qe projektoi udheheqesi i tyre shpirteror. Vendet islamike vazhdojne te ndjekin pas pjesen tjeter te botes, vecanerisht Perendimin, ne nje dizavantazh politik, ekonomik e kultural. Kohet per ta kishin ishin tjetersuar perfundimisht. Ne shekullin e VIII-te, per islamiket gjerat ishin krejt ndryshe. Per ndjekesit e profetit Muhamet, suksesi ishte i papare. Ithtaret e tij, zoteronin nje perandori me te madhe se ajo kineze apo romake. Perandoria e tyre shtrihej nga oqeani Atlantis deri ne ate Indianis, prej Spaniardes, ne Saharen Afriane, prej Bizantis ne Aziantis-in e Vogel. Ne ate kohe, nje pjese e ndjekesve te Muhametit mund te kishte ushqyer nje mendim te gabuar; duke e pare te verteten e predikuar prej tyre, ne kete shtrirje nderkontinentale islamike, sikur te ishte ne nje fitore historikisht e perfundimisht e materializuar: - "A mundet qe te arrihet ky sukses; nje shtrirje nderkontinentale e verseve te Kuranit te Muhametit tone, pa ndihmen e Zotit? Arritjet e materializuara te muhamedaneve, duke zoteruar hapsira te tilla te pafund, a nuk ishin shprehje te te vertetave hyjnore te zbuluara nepermjet verseve kuranike?" Ky veshtrim eshte i ngjashem me ate lloj doktrine mbi te verteten, e cila e sheh te verteten, si te njejte, te vet-identifikuar me ate c’ka trumpetohet prej fituesit historik.

Por sot per vendet islamike gjerat nuk jane njelloj. Per muhamedanin modern, kjo perqasje eshte pa vlere, sepse muhamedanet sot nuk jane fituesit historike. Ceshtja e natyres te se vertetes eshte thelbi i konfliktit e konfuzionit: - "Nese dicka eshte e vertete per nje person, a eshte kjo e vertete per te gjithe te tjeret? Nese dicka eshte e vertete per nje muhamedan, eshte kjo po aq e vertete per jahudite apo jezuitat? Nese dicka eshte e vertete per nje muhamedan eshte kjo e vertete per te gjithe muhamedanet e tjere?"

Muhamedani i sotem, gjithe ketyre pyetjeve duhet t’i gjeje pergjigjet qe duhet; nderkohe, duke e pare veten ne anen e atij, te cilin historia i ka ngritur doren duke e pershendetur nga larg.

No comments: