Tuesday, December 15, 2009

Literature/Gjuhesi


Bisede postmortem (pjesa e trete)
nga Altin Topi

A.T. Me sa dime rreth periudhave te ndryshme historike te antikitetit grek, qytetet-shtete greke rreth vitit 499 PK perfshihet ne nje lufte qe zgjati disa dekada me perandorine perse, e cila ishte me e fuqishmja perandori e kohes. A kishin influence keto luftra ne zhvillimin e artit e letersise ne qytetet greke ku ato levroheshin?

P.G. Kjo periudhe âsht pàdyshim mâ e randsishmja e historis politike te Greqis. Filloi me luften kunder Persianvet e u mbyll me prendimin e liris Greke. Lufta kunder Persianvet u mbyll me fitoren e Atinavet qe kishin dhane pshtetjen e ndihmen mâ te madhe. Si rrjedhim Atina qe ne krye te levizjes letrare e artistike.

A.T. Ne ate periudhe u be e modes qe qytetet greke te drejtohesin nga ata njerez qe sot kane vetem konotacion pexhorativ, - tiranet, por ne ate kohe nuk mbarrtnin nje kanotacion te tille. Ne nje fare menyre ata ishin “dora e forte” qe nevojitej per te drejtuar ato qytete-shtete qe nga ana politike ishin shume te fraksionuara e lufta civile varej gjithmone si nje re e zeze qe mund te sillte trazime sociale, shkaterrim e djegje.

P.G. Sirusi i madh, pasi zaptoi Jonet, caktoi shume prej ktyne tiranvet (me origjin helene) me qeveris. Nder poetet lyrik mâ me shej te ksaje periudhe qe kaloi nje pjese te madhe te jetes se tij n’oborret e tiranvet te kohes shenojme Simonidhin. Ishte nga Kea, e u quejt Keas per me dallue nga Simonidhi i satires qe permendem mâ pare. Frymezimi i tij i pershtatej rasave te trishtueshme e te gezueshme, e merrte shkas mâ teper ngâ tradita, ngâ pervoja e tij vetjake. Nuk ndiqte ndonje rruge te caktueme politike e s’besonte ne fè. Shkruante per ke e paguente mâ mire. Kshtu qe âsht i pari poet qe paguhet per vepren e vet poetike. Keasi âsht nder poetet mâ pjellore Greke. I pajisun me mênde te mprehet e me njohuni te shumta, ai kaloi jeten e vet o tuj vajtue u tue gezue per idhnimin o gazmende te tjervet, si mbas rases. Tuj pas jetue ne nje perjode te shkelqyshme te historis Greke, ay kendoi Termopilet e Maratonen. Bâni elegji per deshmore e shkroi edhe epitafet e tyne. Madje, tradita ia veshi Simonidhit meriten e ngritjes s’eipigrimit ne nje trajte artistike. Shkroi i pari epiniqè qe deri at-here zavendsoheshin me kange tradicionale. Ne shkrimet e tij ka nota sqeptiqizmit e ndoshta per kte arsye Lessingu e quan Simonidhin “Voltaire” te kohes vet.

Prodhimi i tij poetik permbledh poezi korale e elegji, jamba, epigrame, epiniqè e tjera. Megjithse Jon nga origjina, dialekti i tij letrar âsht Dorik i ndryshuem e i pershatshem.

A.T. Me Simonidhin, ne antikitet filloi nje lloj marredhenie biznesi midis artit dhe te pasurve e njerezve te pushteteshem, duke i kenduar lavdise e bemave te tyre. Ekonomistet thone se cdo objekt e ruan ne menyre konstante vleren e vet, nese tranzaksioni kryhet midis njerezve te interesuar te shesin me ata qe jane te interesuar ta blejne objektin ne fjale; pra nese ruhet konteksi shites-bleres per objekte qe jane te interesuar te dyja anet qe shkembejne vlerat. Kjo me sa kuptohet ka vlere edhe sot. Pervec Simonidhit, cili poet bere ze ne ate kohe?

P.G. Bakelidi âsht nje nip i Simonidhit, e kaloi edhe ky si daja i vet nje pjese te madhe te jetes tue shtegtue neper oborret e tiranvet te kohes. Ne fund te shekullit te XIX u zbuluen disa nga shkrimet e tij; nga 19 eponimet te ktij poeti, ner te cilat 13 epiniqè, e tjerat dityrambe epiane. Epiniqet kane strukturen e atyne te Pindarit, por jane mâ te dobta e me mendime mâ te cekte. Dityrambet kane randsi, jane i vetmi model poetik i ktij lloji. Nder to i tetmbedheti – Tezeu - âsht interesant pse ne te vrehet ay(si vren edhe Schiller-i) dityrambi qe shenjon si nje ure kalimi prej lyrikes ne dramatike. Ma fort se poet, Bakelidi âsht vjerrshtar, âsht artist i fjales; ay vet e quan vedin: “Bylbyli Keas me gjuhe t’ambel si mjalta”.

A.T. Dihet se qofte daja ashtu edhe nipi ishin rivale te Pindarit e shkuan ne Sirakuze t’i kendonit ode himnizuese tiranit te atij qyteti, Heronit. A ishin vertete ata rivale ne artin e tyre me kete poet te famshem te lashtesise sic ishte Pindari?

P.G. Pindari âsht ma i madhi poet lyrik i vjetersis. Lindi prane Tebes ngâ nje familje aristokrate ne 522 p.Kr. Pati nje edukacion te plote artistik marre ne Atine. Qyshe i ri i doli nami e shume zotni e tirane te kohes e ftuen ne pallatin e tyne. Por ay se humbi kurr dinjitetin e vet vetjak si Simonidhi e nuk iu shtrue kerkujt. Ne te ri se ndjen fort jeten politike, por kur u plak e ndieu randesine e At-dheut, e at-here e quejti Atenen:

“Zamadhe e shkelqyeshme, e kunorzueme me vjollca, shtylle e Greqis, qytet hyjnuer.”

A.T. Cili eshte arti qe lulezoi nen penden e Pindarit?

P.G. Prodhimi i tij poetik âsht i ndryshem e zhvillohet ne shume drejtime te lyrikes; ç’nga çelebrimi i zotave e me pos ne glorifikimin e heronjve; ç’nga pervajtimi i te vdekunvet dèr ne kendim te dashunis. Prej te gjitha veprave te tija (ndâ ne 17 libra) kane arrijt deri nêr ne vec pak fragmenta e kater libra epiniqesh, qe nga te mocmit konsideroheshin si pjesa mâ e bukur e prodhimit te tij. Epiniqet ndahen ne kater libra si mbas vendit dhe lojes qe zhvillohet. Kshtu kemi Olimpiket qe zhvillohen ne Olimp; Pitiket qe zhvillohen ne Delfi; Nemet qe zhvillohen ne pyllin Neme; dhe Istminiket qe kishin vend n’Istmin e Korintit. Epiniqet jane vargje qe thuren n’lavdi t’atyne qe fitojshin garat e ndryshme fyzike. Ne kta raste poeti i sillet mitit, e atje gjenë origjinen e familjes se fituemit te gares, i cilli tashti âsht nje ndèr per vendin e vet. Pastaj poeti u sillet perendivet qe t’a mprojne fituesin, vendin e shejt te lojnave e At-dheun, pershkruan ne fund shkurt fatosin, qenin, kalin e tjeter. Duhet dijt se nder kto gara qe kendoheshin n’epiniqè u vente ne pah krejt vlera mâ pozitive ne pikpamje fyzike te njej populli. Kuptohet mandej sâ kuptim moral kishte gara e sâ e randsishme ishte per sedren e At-dheut.

A.T. Por a nuk kishin bere edhe poetet e tjere te njejten gje duke i kenduar lavdise se lojrave e heroizmit te heronjve greke?

P.G. Pindari ne epiniqet e veta, nuk ndalet me pershkrue garen e zhvillimin e saje, pse at-here s’kish bâ tjeter, vec me persritë shka kishin thane poetet tjere korale mâ pare. Pindari ndalohet ne atmosferen e mitit e aty i len hov te lire fantazise se vet e mendimit. Miti âsht berthama qendrore e odes, e cilla pastaj si elementa te dyte, ka ndeshjen gjate gares, vehtjen e fituesit e pjesen gnomike(sentencat morale). Ma fort se individin fitues, Pindari kendon fitoren si shprehje te njej se kremteje qe i perket mbare popullsise. Ne poezin e ktij poeti(qe e quen vedin poet edukues i popullit te vet) gjenden te bashkuem harmonishem elementa ditunije, feja e edukata. Ay âsht besimtar e arrin me qortue vete vedin, tue ia pershtate etikes se vet besimtare.

A.T. Me sa kuptohet te ky poet dallohet ajo qe quhet e domosdoshme per poetet e medhenj, shpirti poetik, qe zbulohet nepermjet mitizimit qe i ben subjekteve te poezise se tij. A eshte vertet keshtu?

P.G. Randesia kryesore e Pindarit qendron pikerisht ne kte shpirtezim te mrekullueshem qe ai i ep mitit, i cilli ne shkrimet e tija paraqitet jo ne nje vijushmeni monotone, por nepermes kuadresh sinthetike e ideale here kendej, here andej, me nje hov poetik plastik te pà shoq, ngâ i cilli marrin emnin te famshmet “fluturime pindarike”. Pikerisht ketu qendron karakteristika e artit te Pindarit. Gjuha e tij âsht abstrakte, plot figura, tane perftyrime e lokucione te fuqishme. Horaci e kqyre Pindarin te pà mujtun me u imitue, e quen mâ te guximshmin e lyrikvet te mocem. U cmue aq shum ne kohen e vet, sa kur Aleksandri i Madh zaptoi Teben e e shembi, la pà rrenue vetem shtepin e poetit.

No comments: