Saturday, December 19, 2009

Literature/Gjuhesi


Bisede postmortem (pjesa e peste)
nga Altin Topi

A.T. Profesor ngjan se kemi arritur ne ate kufirin kohor qe ndan dy epoka te medha: fundin e lirikes greke e fillimin e lirikes romake. Megjithe shembujt qe u sollen nga e kaluara e periudhes te lulezimit e te perendimit te lirikes greke, ata mbeten te larget, teper fragmentare per te kapur domethenien e vertete te tyre.


P.G. Vertet, shka po m’kujton me te citue ktu disa sentenca te Goethes, i cilli na ka lan nje amanet per me bâ kujdes t’gjithvet ne studentet e t’kaluemes: “Literatura âsht vetem nji fragmenta e fragmentavet; prej gjithshkaje qe âsht thane e âsht bâ ne t’kaluemen, vetem nji grimc fare e vocerr ka mujt me u shkrue; prej asaj shka âsht shkrue, vetem nje gjâ e vocerr ka mujt me mbrrite ne ditet e sodit”.


Çka ka mujt me jetue deri ne ditet e sodit i dedikohet disa gramatikanvet t’zellshem, por t’vogjel e pa rândsi, zilise t’pedagogvet, apo anmiqvet personal t’poetvet. Njëkohësit e poet tjere qe kane mujt me deshmue, koha i ka varrosun e tretun n’harrese.


A.T. Nuk eshte habi nje gje e tille. Gjykimi i kritikes se sotme do t’i kishte habitur se tepermi bashkekohesit e autoreve te permendur me siper.


P.G. Ne kohen e vet Korina dhe Simonidhi lavdoheshin e konsideroheshin mbi Sophon e Pindarin, ani pse sot jan mbetun vecse figura t’legjendes. Greket qe sic i quen Renani “ishte komb i aristrokratvet, nje popullsi e tana e perbame me njohes t’artit”, mujshin me i gjykue kryevepnat e tyne vecse sipas t’rames se kembonave t’kohes Beotiane, e me mujt, tana gabim sipas sodit. Kshtu kan mujt me vonue me e shpallun dekretin e poetvet qe s’kane mujt me i shue zanin edhe ne ditet e sodit, tuj fitue pâvdeksine.


A.T. Megjithese nuk u morem me tragjedine e antikitetit, por per te perforcuar ate c’ka thate me larte, Eskili ngjan qe te jete kurorezuar me dafinat e lavdise ne pese prej gjashte tragjedite te shkruara prej tij, e qe kane mbijetuar deri tek ne. Por tragjedia me e persosur e Sofokliut, Edipi Mbret, konsiderohej ne rradhe pas nje drame te Filokleut. Raste te tilla mund te bejne nje liste te gjate.


P.G. Ne ditet e sodit kritika nuk ka mujt me u ndie rehat n’se do te konsiderojshim si etalona referencat e gjykimit letrar te Plutarkut, a mendjes t'mpreht te Dionisit te Halikarnasusit, dy burimet kaq t’besueme t’antikitetit. Ne ket menyre ne kemi mesue, se as Aristofani e as Aristoteli, s’e kan mujt me e vlersue Euripidin si mâ tragjikun e ma humanin nder dramatistat e Greqis t’antikitetit; po ne ket menyre, Sofokliu e quente ate cka âsht sublime te Eskili si nje lloj “frymje, marrzijet e teprueme”.


A.T. Tash Profesor, le te trajtojme me tej liriken latine. Sa afer e sa larg ishin lirika greke me ate latine?


P.G. Shpirti Latin ndryshon kryekput nga shpirti Grek. Greket ishin nje popull i dhanun mbas kultit te se vertetes e mbas bukurise; pra shpirti i tyne ishte ma fort teorik e idealist. Ay Rromak, perkundrazi, paraqitet kryesisht praktik. Ndersa Greket jane artista e filozofe, Rromaket u dhane mâ fort mbas rregullimit te tyne politik e juridik. Kësodore, ndersa nër Greke lindi e zhvillohet mâ pare poezija, nër Rrromake merr hov proza. Madje, poezija e vertete lindi vone, pikerisht vetem at-here kur Rroma sigurohet mâ pare e shtrengon mire ne dore frenat e fuqis.


A.T. A dallohet lirika romake per periudha te caktuara te cilat ndryshonin nga njera-tjetra, si per nga cilesia, format e levruara, ashtu edhe nga temat qe u trajtuan?


P.G. Lyriken Latine mund t’a ndajme dyshë, simbas perjodave historike ne te cillat zhvillohet.


I. Periudha Çiçeronjane (41 - 43 vjet p.Kr.) qe mund te ndahet prap dyshë, perfshine Lukrecin e Katulin.


II. Periudha Augustiane (43 p.Kr. - 14 vjet m.Kr.) qe mund te ndahet prap dyshë: a. Virgjili e Horaci; b. Poetë elegjjake.


Periudha Çiçeronjane: Deri ne periudhen Çiçeronjane(qe merr êmnin nga oratori i madh Rromak, letersija Latine nuk pat lyrike te vertete pervec hymneve fetare qe s’kishin bukuri te vertete artistike. Lyrika fillon ner Rromake pikerisht ne kohen e Çiçeronit. Äsht nje feksim i lyrikes Aleksandrine, qe trajtuem ma pare. Dy figura mâ te ndame ne shej te ksaj perjudhe, - ne vepren e te cillevet gjejme theksime lyrike te shumta, - jane Lukreci e Katuli.


A.T. Cfare dime nga jeta e ketyre dy poeteve romake?


P.G. Lukreci leu ne Rrome rreth vjetes 100 p.Kr. Bâni nje jete shume te shqetsueme e thohet se edhe doli mêndsh. Shkroi ne çasa kur kishte qartesi mendje, ndoshta vdiq i vetvrame ose ndoshta edhe nga vdekja e natyrshme andej kah vjeta 55 p.Kr. Nga vepra e tij mâ me randësi âsht De rerum natura, nje poem me permbajtje filozofike. Kuptohet prà se, mâ fort se si poet lyrik, Lukreci permendet si poet didaktik. Äsht dishepull besnik i filozofit Grek, Epikurit, e apostull i bindun i doktrines se tij t’Epikurizmit, me te cillen keshillonte librimin e njeriut nga bestytnite fetare qe e tmerrojshin(ishin Zota, shejtana, djajt…) dhe kalimin e jetes ne nje ândje e gezim te këthellet e te pâ trazime. Megjithse landa qe trakton âsht e thate e abstrakte, Lukreci ia del me u shpreh me nje lyrizem te nâlt e te fuqishem, tue fut ne mes te pershkrimit, - qe mund t’u bante i merzitshem. – episode nga mytologjija e pershkrime te bukura te natyres qe e hijeshojne stilin, e vëne ne pah ne kte menyre, fuqine e aftesine e poetit.


Gjuha e Lukrecit vende-vende bâhet e rânde prej perdorimit te shumte t’arkaizmave e te neologjizmave.


Stili tij, tuj qene subjekti qe trajton i thate, bjen dendun mbi monotoni e i afrohet prozes. Megjithse ne kohen e vet nuk u shijue aq fort, mâ vone, ne kohen moderne, Lukreci âsht lexue shum.


Persa i perket Katulit, âsht i pari Rromak poet lyrik i vertete e ndoshta edhe mâ i madhi. C’ka dime nga jeta e tij? Lindi ne Verone ne vjetin 87 p.Kr. nga nje familje e pasun. Derisà u bâ 20 vjeç jetoi ne Verone, ku edhe nisi me shkrue vjershat e para. Erdhi masnej ne Rrome me plotsue studimet e tijá; por ktu u dha mbas jetes se qefit e te defrimeve. Bânte pjese ne nje grumbull poetesh qe kishin dale at-here ne Rrome e qe nën kryesine e Valer Katonit, dojshin me punue ne nje poezi te re, e cilla te ishte ne gjendje me u pergjegje nevojave te shpirtit, gjithmone tue pase si shembull modelin Aleksandrin. N’ambjente te defrimit ku shkonte, njofti Klodjen, nje grua e divorcueme, te cillen poeti i ri e dashuroi marrezisht. E aq ia pat marre mendt, sà tuj shkrue per te, e krahason me Saphon e e thrret jo me êmen, por me psedonimin Lesbia. Kjo Klodja qe shkaku i rrnimit te tij fyzik e moral, por qe ne te njejten kohe edhe burimi i frymzimit te tij. Kur e braktisi Klodja, ai hiku per t’u ngushullue n’Azi te vogel, por s’qendroi shume e ktheu prap ne Rrome, ku vdiq ne vjetin 55 p.Kr., duket ngâ tuberkolozi.


Krejt vepra e tij poetike permblidhet ne librin Katuli Veronensis, i cilli permban 116 karme(permbledhje epitafesh e elegjish) te kompozuem ne metra te ndryshem. Poezija e Katulit âsht nje shprehje e kulluet e shpirtit te tij te pâsterholluem, paraqite ne nje form te bukur varjete t’metrit, i cilli i pershtatet gjendjes se ndryshme shpirtrore t’poetit. Poezite e tij mund te ndahen ne:


a. poezi impersonale(carmina dokta) ku ndihet ndikimi i Alesandrinvet. Ne kete fryme kemi nja pese poema, nër te cillet edhe ate te perkthyem nga Kalimaku me titull “Floket e Bereniçes”.


b. personale(hoka ose tallje) qe jane si me thane jehona e jetes se tij intime. Ketu jane pasione, inate, gjelozi, dashuni, trishtim, gezim; paraqiten me varjete forme e metrike, e me nje gjuhe qe megjithse ka plot arkaizma, hijeshohet fort prej perdorimit te disa dimunitivavet te zgjedhun dhe disa shprehjeve te marruna ngâ te folmit e zakonshem.



I famshem do te mbetet per krejt kohen qe vjen 11 rrokshi i Katulit. Tue perfundue mbi ket poet se, ai ia ka dale me bashkue art e frymzim neper shprehjen e nje sensibiliteti shume te ngjyrshem, qe paraqet figura e gjendje te gjalla e te prekshme me nje ngjyre t’atille qe deri m’at-here kerkush mâ mrekullisht s’kishte dijte me bâ ball nër poetet Latin.


vazhdon...

No comments: