Wednesday, December 16, 2009

Literature/Gjuhesi


Bisede postmortem (pjesa e katert)
nga Altin Topi


A.T. Sapo permendet Aleksandrin e Madh, apo sic e quajme ne shqiptaret duke e qasur me shume afer vetes tone, Leka i Madh. Thuhet qe ky gjysem maqedonas, i ushqyer me qumeshtin e nenes molose, megjithese greqishten nuk e kishte gjuhen e nenes, kishte nje admirim te jashtezakonshem per kulturen helene.

P.G. Kjo periudhe u qujt aleksandrine(ose helenistike) nga Aleksandrija, qyteti ku ma teper lulzoi kultura Greke, e cila u shperngul nga At-dheu, tue rilindun ne trajte te re ne vendet e pushtueme nga Leka i madh. Ne Aleksandri, qytetnimi Athenas ndeshet e perzihet me qytetnimet e lashta te lindjes. Letersija helenistike qe gjate shekujvet V e VI P.Kr. kishte per qender e u zhvillue veten ne Athene, tashti bahet universale e shperndahet ne krejt ket bote te helenizueme.
Per ket pune u quejt helenistike ose alaksandrine, pse Aleksandrija qe qender e kultures se re. Edhe gjuha ndryshohet pse tue u perhape helenizmi ajo bahet e perbashket. Si fond kjo gjuhe e re ka dialektin atik, te cillit i shtohen trajta e elementa te dialektevet tjera Greke si edhe te gjuhve t’hueja.

A.T. Persa i perket cilesise te kesaj prodhimtarije te re letrare, si eshte niveli i veprave qe prodhohen ne kete periudhe?

P.G. Megjithse prodhimi letrar ne ket perjode âsht i madh, nuk mund te krahasohet kurr me prodhimin e shkelqyshem te periodave te mâparshme, veprat e te cillavet tashti studjohen e imitohen. Prandaj letersija e ksaje periode âsht mâ fort nje prodhim qe fekson veprat letrare te se kaluemes. Ne te dallohet doktrina e persosja formale. I vetmi perjashtim per t’u shenue âsht poezija bukalike. Poezija e ksaje perjudhe megjithse e persosun ne forme, s’ka frymezim te vertete, konceptet jane t’ulta e i mungon sinqeriteti. Parapelqehet punimi i shkurte.

A.T. Por Aleksandria njihet si qendra e lulezimit te shkencave e kultures. Si ka mundesi qe letersia e mirefillte humbet cilesite artistike te periudhes me te hereshme?

P.G. “Nje liber i madh eshte nje rrezik i madh.” – thote Kalimaku, perfaqsuesi mâ typik i ksaje perjudhe. Nga ane e vet proza bie poshte, qofte edhe per kah forma. Lulzojne nga ana tjeter, shkencat e erudicioni pergjithsisht. Shkencat e perpikta, astronomija, mekanika, medicina e erudicioni letrar(filologjija, gramatika, komenti) marrim zhvillim te shoqnuem. Themelohen per kto studime bibliotheka te medhà e te famshme. Ne lidhje me lyriken kjo zhvillohet mjaft, por s’âsht per te gjithe, por per nje grup te ngushte kompetentash. Mâ fort se shprehja e kulluet e ndiesive, lyrika e ksaje perjode âsht zhvillimi e sterhollimi i trunit.

A.T. Cilat forma te lirikes vazhdojne te eksplorohen gjate periudhes aleksandrine qe sic po shihet e kishte kthyer levrimin e letersise ne dicka si me thene formale, sikur te kishte humbe shpirtin krijues?

P.G. Format, ne te cillat u zhvillue mâ fort letersija jane elegjija e epigrami. Elegjija s’ka mâ karakterin luftàr e filozofik te periudhes jonike. Tash permbajtja e saj âsht esencialisht mythologjike, sherben pervec se me shprehe mendime shkencore edhe per ndiesi dashunore e te trishtueshme. Po me kete fryme, si do te shohim ma vone, kjo trajte e poezis kalon ndér Rromake, te cilet pastaj i apin at ftyren e posacme te nje karmit subjektiv, qe tingellon si poeme e vet jetes se tyne. Prekursoni i elegjiakeve aleksandrine âsht Antimaku. Ai tue dashte me ngushllue vedin per humbejn e gruas se vet, Lide, bâni nje poem po me kte êmen tue kallzue ne te shembuj dashunishe fatkeqe te lashtesis mythologjike.

A.T. Kush jane aleksandrinet e tjere qe ecen ne shembullin e shkolles aleksandrine te themeluar nga Antimaku?

P.G. Poetet mâ te permendun elegjiake, qe gadi te gjith jetojne rreth vjetes 300 p.Kr.; jane Fileta, Kalimaku, Aleksandrini. Fileta mund te njehet si fillues i elegjise aleksandrine. Kalimaku prej Çivene âsht mâ i permenduni i poetvet. Aleksandrini âsht ay qe mâ besnikerisht e paraqit kte periudhe ne vepren e tij te gjâne e me shume shejtime. Studion ne Athine e mâ vone shkon ne Aleksandri, ku hapi nje shkolle nga e cilla dolen shume letrare te permendun.

Kalimaku ka kene fort prodhimtar. Vepra e tij perbahet, si thone, ne 800 vllime lande e subjekte te ndryshem. Tradita e quen princeps elegiarum, pra t’parin nèr te zgjedhunit. Arti letrar i Kalimakus âsht ne kundershtim me poezin homerike e çiklike pergjithsisht. Prirja e pergjithshme e artit te tij âsht me e nxjerre frymzimin nga burime t’erudicionit. Veprat e tija mâ te randesishme jane Ekale, nje poemth epik 500 vargjesh, qe simbas tij duhesh te sherbente si model per epiken, e tjeter veper âsht Aitia(Shkaqe), nje poem epik-mythologjik. Prej elegjive t’Aitias kan ngele “Floket e Berenices”, qe latinisht e ka perkthyer Katuli, e italisht Foscolo. Prej krejt vepres se ktij poeti, te plota kemi sot vetem gjashte hymne fetare e nja gjashtembedhete epigrame. Tjere poet me rândsi te lyrikes se ksaje perjudhe nuk kemi.

A.T. Cila trajte e lyrikes aleksandrine ishte me perfaqesuesja persa i perket mjeshterise artistike e frymezimit poetik?

P.G. Shka mâ subjektive e mâ intime pat lyrika aleksandrine e kemi te epigrami. Epigrami u zhvillue shum jo vetem ne Greqi, por edhe ne Rrome. Ne fillim u perdorte si shkrim vorresh, mâ vone mori karakter mâ te gjâne e u lexonte prej shkrimtaresh e te ditunish. Kemi shume lloje epigramesh erotik-sentimental, letrar, satirik, shpotites, epigramin mortuer. Po citojme ketu nonje epigramist vetem si Leonidhen, Kalimakun, e Theokritin me 25 epigrame fort te bukura.

A.T. Permende me pare poezine bukalike. Le te mesojme dicka edhe nga poezia bukalike qe u zhvillua ne kete periudhe.

P.G. Poezija bukalike ose baritore âsht shume e vjeter e separit ka lulzue nér popujt e lindjes, ku natyra e frymezoi njeriun e thjeshte me i kendue me fyell e zambare bukurive t’saj. Poezija bukalike âsht mâ origjinalja e perjudhes helenistike, shprehte qetsine e bukurine e jetes fusharake ne krahasim me zhurmen turbulluese e çqetesuese te qytetit. Gramatikanet e quejten poezine bukalike, idyle, d.m.th poezi te shkurta. Metri ktyne vjerrashave ishte heksameter, por me nje tonalitet te ndryshem, nga heksametri epik. Kjo lloj poezije u perhap shume. Vete Virgjili shkroi nje veper bukalike. Krijuesi i bukalikes letrare ka qene Theokriti nga Sirakuza nga i cilli kemi nga tridhete idyle, prej ku sigurisht te tija jane vetem dhete. Paraqesin kto idyle me sqena te thjeshta jeten e pervujt baritore. Deti, malet, luginat, fushat, ku kullosin bagetija, japin brumin e ktyne punimeve te bukura. Motivet mâ kryesore jane ndjenja te thjeshta si friga, shpresa, zemrimet, zilija. Kto gjendje shpirtrore te zakonshme pikezon hollesisht pa tepri stolije. Madje kjo âsht vlera e pa mohushme e Theokritit: ay s’diftohet pedant e erudite si njekohesit e tij. Perkundrazi, Theokriti qendron perhere original e gjithmone i fresket e i natyreshem, heksametri i tij âsht plot asonanca e harmoni imitative.

Mbas Theokritit erdhen edhe poet tjere bukalike qe e imituen, por as s’e arrijten e as s’e kaluen.
vazhdon..

No comments: