Saturday, January 5, 2008
Art/Perkthime
Bisede me nje kryqtar te pazakonte
Nga Franc Kafka
Ndodhte nje kohe, qe shkoja ne kishe perdite, sepse vajza qe kisha rene ne dashuri, e gjunjezuar pergjerueshem lutej atje cdo mbremje, nderkohe qe une paqtueshem e sodisja ne qetesi.
Rastisi qe nje dite, vajza ime to mos vinte per lutjen e perditeshme, e une teksa ne merziti i hidhja syte njerezve perqark, dallova nje djale fytyre thatuqe e te perzgjatur, i leshuar sa gjere-gjate perdhe mbi dyshemene e shtepise te Zotit. Here pas here, ai leshonte vrullshem koken duke ofshame me ze te larte, e perplaste ate mbi kurrizin e pellembeve te mbeshtetura ne pllakat e mermerta.
Brenda ne kishe ndodheshin vecse nje grusht plakash shamimbeshtjella perqark kokes, qe kqyrnin pas cdo lutje me cudi nga djali. Dukej se ato veshtrime te habitura, terheqja e vemendjes e lumturonin djalin, se para cdo shperthimi pasionant devotshmerie, ai hidhte shikimin nga turma kureshtare, sikur donte te sigurohej nese njerezit ishin te shumte. Mbasi ishte hera e pare qe shihja dicka te tille te pagjase, vendosa te qasesha sapo t'a shihja duke dale nga kisha, e pa ndrojtje doja t'a pyesja perse lutej ne ate menyre. Qe prej ardhjes time ne kete qytet, gjeja me e rendesishme per mua ishte te zhbiroja cdo gje, te qartesoja e te vendosja gjithshka ne vendin qe i takonte, megjithese ate dite ndjehesha paksa i merzitur prej mosardhjes te vajzes qe pelqeja.
Por vetem pas nje ore, ai u ngrit nga vendi, duke shkundur e pastruar pantallonat me ngene e shkujdesin e nje zevzeku, nderkohe qe une e kisha humbur durimin e me vinte te ulurija: "Mjaft, mjaft me! Tani te gjithe e mesuam se ke veshur pantallona!" Ai beri kryqin me te njejtin zell, e duke u lekundur si nje marinar i porsa zbritur ne rade, beri per nga uji i bekuar i pagezores.
Une kisha qendruar midis pagezores dhe deres kryesore, teper i vendosur, qe kurresesi te mos e lejoja ate njeri te me shpetonte nga duart pa me dhene nje shpjegim. Kisha shtrenguar buzet, ashtu sic beja kur doja te tregoja se isha i palekundur, i prere ne ate cfare do te kerkoja e per t'u siguruar per suksesin tim, hodha gjithe peshen e trupit mbi kemben e djathte, nderkaq qe kemba e majte ishte ngritur e peshonte mbi majen e gishtave; nga eksperienca ky pozicion me kishte garantuar ate sensin e ekuilibrit kaq te domosdoshem ne raste te tilla.
Por kishte te ngjare qe i riu te me kishte pikasur me pare, kur kishte sperkatur fytyren me ujin e bekuar, e ndoshta veshtrimi im ngulmues duhet t'a kishte alarmuar me heret, sepse papritur, sa hap e mbyll syte ai u gjend perjashta. Dera e xhamte u perplas me force pas tij. Kur une u ndodha jashte vetem nje dekike me vone, per shkak te rrugicave te shumta e trafikut te dendur, nuk e pashe me.
Ne ditet qe pasuan ai nuk u duk me, por vajza ime erdhi, e serishmi ajo vazhdoi te lutej ne nje qoshk te skajshem te altarit. Gjithmone ishte e veshur me nje fustan te zi te tejdukshem, - poshte te ciles dallohej fare mire linja dekolte gjysemhene e kemishes te brendeshme qe harkohej deri poshte tek gjoksi - nderkohe qe anash, palat e mendafsha me nje prerje te bukur vareshin hirshem poshte lidhseve. E tash qe vajza ishte e perditeshme, hareja me ishte kthyer perseri, aq sa nuk kujtohesha aspak per te riun e cuditshem, biles edhe atehere kur ai u rishfaq rregullisht ne kishe e vazhdonte te lutej ne menyren e tij te zakoneshme. Megjithate, ne dalje, ai gjithmone papritur nxitonte te me parakalonte, duke kthyer fytyren ne anen tjeter, sikur donte t'a fshihte prej meje.
E gjithe kjo ndoshta ndodhte per arsye, se une nuk mund t'a imagjinoja ate ndryshe, vecse ne levizje; edhe atehere kur ai kishte ndaluar, me perngjante sikur ai perpiqej te bishtnonte. Nga ana tjeter, nderkohe qe lutej, ai vazhdimisht hidhte syte nga une. M'u krijua pershtypja sikur ai ishte zemruar me mua, mbase ngaqe nuk i isha afruar me pare, e ndoshta orvatje ime e deshtuar per te biseduar me te ishte rezultat i nje vendimi te marrur prej meje arbitrarisht e pa u thelluar. Nje dite, kur si zakonisht pas meshes po e ndiqja vajzen nga pas, ne nje cast u ndodha perballe djalit; me ngjau sikur ne gjysemerresire e pashe te buzeqeshte.
Tashme, as qe behej fjale te kembengulja per te kerkuar nje shpjegim prej tij, e per me teper nuk kisha me as deshiren me te vogel te beja nje gje te tille. Biles, kur nje mbremje i vonuar vrapova drejt kishes e mbrrita pikerisht ne castin kur ora sapo ra shtate; ne vend te vajzes qe sigurisht ishte larguar kohe me pare, gjeta vetem cunakun duke u ushtruar si zakonisht parballe altarit, une perseri per nje moment ngurrova. Me shkoi ndermend ndodhija, e cila me rizgjoi kersherine e topitur prej kohe.
Pa u ndjere dola jashte ne maje te gishtave, e pasi i leshova nje monedhe lypsarit te verber, u ngjesha perbri tij ne ngushticen mbrapa kanatave gjysem te hapura te portes kryesore. Qendrova i ulur ashtu rreth nje ore, ne angshtine e padurimit te takimit te befshte qe po nderthurja mjeshterisht ne koken time. E ndersa ora e pare kaloi shpejt, oren e dyte nuk ndjehesha njelloj; dalngadale filloi te me hypte inati dhe pritja per te takuar kete kisheshkues eksiq, nisi te me dukej krejtesisht e kote. Oren e trete inati po me hante perbrenda te terin, merimangat qe kacavirreshin mbi rrobat e mija po me semurnin, mesi me ishte keputur nga perkuljet e sforcuara perpara per te mos me shpetuar njeri qe dilte nga kisha, nderkohe qe njerezit e fundit me frymarrje te thella po linin nje nga nje erresiren e kishes. Por me ne fund ai doli. Kembanat e medha qe sapo kishin filluar te binin nuk akordoheshin aspak me ritmin e te ecures te tij. Ai hidhte hapat kujdesshem duke prekur dhe i meshuar lehtas truallit, sikur donte te sigurohej mire para se te hidhte hapin tjeter. Une u ngrita, drejtova trupin e me nje kercim e mbertheva, "Mirembrema!" - i thashe, e duke e shtrenguar prej qafores te xhaketes e shtyva drejt fundit te shkalleve per nga sheshi i ndricuar.
Kur mberritem poshte, ai u kthye me fytyre nga une me nje ze te mekur, -"Mirembrema zotni i dashur! Te lutem mos u zemro me mua, sherbyesin e juaj te perulur. Te lutem me leshoni! Une nuk e di se per cfare dyshohem, por jam i pafajshem." Pas nje heshtje te shkurter, ai perseriti edhe nje here, - "Ju siguroj se nuk di asgje per c'ka dyshohem." - "As qe behet fjale ketu per ndonje pandehje apo pafajesi. Mos e perserisni me nje absurditet te tille! Ne jemi krejtesisht te panjohur; njohja jone nuk eshte me e vjeter se sa u desh te zbrisnim prej majes te ketyre shkalleve. C'kuptim do te kishte qe menjehere te nisnim te diskutonim pafajesine tone." "Pikerisht ate mendoj edhe une." - u pergjegj ai. "Ashtu vertet, sic e thate edhe ju 'pafajesine tone'. Mos doni te sugjeroni se nese une duhet te provoj pafajesine time, ju gjithashtu, duhet te beni te njejten gje? A eshte kjo cfare ju donit te thoni?"
"Ajo, edhe dicka tjeter." - vazhdova une. "Arsyeja qe iu afrova juve eshte se, thjesht dua t'iu bej disa pyetje. Mos e harroni kete! Ju me shpetuat nga duart nje here, por kurresesi sot!" "Me duket se po tregoheni i sinqerte me teper se duhet?" "A duhet t'jua perseris edhe nje here se as qe behet fjale per gjera te tilla? C'fare lidhje ka kjo me sinqeritetin apo mungesen e sinqeritetit? Une te pyes, ti pergjigjesh, e pastaj vec lamtumire njeri-tjetrit. E keshtu, ju mund t'ia mbathni per ne shtepi me te katra po t'ju doje qejfi."
"Ju zotni, duhet te jeni i meshirshem, me lironi te kthehem ne shtepi." - u lut ai, duke u perpjekur te largohej. - "A nuk do te ishte mire te takoheshim nje here tjeter? Ne nje ore me te pershtateshme? Ta zeme ne nje kafene? Per me teper, vajza juaj priti per nje kohe te gjate per ju, e nuk ka shume qe u largua; ju keni mundesi t'a arrini."
"Jo," - i bertita me tere forcen mes zhurmes te tramit kalimtar. - Nuk dua t'iu leshoj. Prej kohesh e prisja kete moment, e me ne fund ja ku me dolet ne shteg. Sot eshte nje dite fatlume per mua. Perse kujton se t'u avita? Sigurisht jo per syte e tua te bukura."
"Oh Zot, ju keni zemer te bute, por koken e forte. Ti mendon se takimi me mua eshte shenje mbaresie, cfare fati qe paskeni! Une jam krejt i pafate, kush me prek apo me avitet do t'i bitiset i njejti fat i keq. Prandaj zotni, naten e mire." "Mire, - vazhdova une, duke e kapur rrembimthi prej krahut te djathte. - nese nuk pergjigjesh, une do te nis te uluras, aq sa shiteset e reja sebashku me te dashurit e zemres, qe padurueshem po i presin perjashta teksa vajzat e tyre po mbyllin dyqanet, do te ngarendin ketu te gjithe duke kujtuar se dicka ka ndodhur. Une do te turperoj duke te bere qesharak para te gjitheve. Une do te behem rrodhe nga pas kudo qe te shkosh, biles, do te ndjek deri brenda ne dhomen tuaj, e do te te rrasem atje, ku te mundem." Ai ishte edhe nje koke me i gjate se une, por une nuk u tuta dhe i gerthita ne fyt, - "He, c'fare do te me besh?" Atehere, ne vaj ai nisi te me puthte here njeren e here tjetren dore e m'u lut, - "Ah mor zotni, une e ndjeva qe ne fillim se nuk mund t'iu fsheh asgje. Une do te rrefej gjithshka, por desha t'iu lutesha perulesisht vetem per dicka. Te shkojme ne ate rrugicen e skajshme pertej sheshit." Une pohova me koke, e te dy kaluam sheshin e u futem ne rrugice.
Por perseri ai nuk ndjehej i qete, megjithese rrugica ndricohej vetem nga disa llambushka verdhacuke te shperndara tek-tuk pergjate saj. Me terhoqi ne pjese e hajatit te nje shtepije te vjeter, ku mbi disa shkalle te drunjta, pikonte me nje drite te zbehte nje llambushke gazi. Atje, ai nxorri prej xhepit shamine e solemnisht e hapi mbi shkallet e lemuara prej perdorimit te gjate duke me ftuar te ulesha. - "Uluni, zotni i dashur, do te jete me kollaj per ju te me pyesni i ulur, nderkohe qe une do te jem ne gjendja t'i pergjigjem me mire pyetjeve te juaja, duke qendruar ne kembe. Vetem te lutem mos me mundoni!" Me ne fund une u ula duke e shikuar venger. - "Patjeter, qe ti duhet te jesh nje i lojtur! Mjafton te shohesh sjelljen tende, puh, c'fare sjellje! Sa e neveriteshme dhe acaruese eshte ajo per njerezit qe te shohin! Si mundet dikush te mbledhe veten e te vazhdoje te perqendrohet ne lutje!?"
Ai ishte ngjeshur me trup pas murit, vetem koka mund t'i levizte lirshem para-mbrapa. - "Mos u zemeroni me mua, - e perse duhet te inatoseni per gjerat qe nuk kane te bejne me ju. Une zemerohem vetem atehere kur une gaboj, por kur dikush tjeter ben dicka gabim une ngazellehem. Keshtu qe mos u zemeroni kur ju them qe qellimi i jetes time eshte qe t'i bej njerezit te me shohin." "C'gje e bukur per te thene!" - thirra une ne ilaritet, pa kuptuar se zeri im ishte shume i larte per ate hajat me tavan te ulet, por kisha ngritur zerin pavetedishem sic duket nga frika se mos mekesha. "Pra, ajo c'ka thashe eshte me se e vertete! Hamendja ime rreth gjendjes tende, qe kur te pashe per here te pare ishte mjaft e sakte. Me ka qelluar te shoh tipa si ti edhe me pare, tashme kam nje fare eksperience. Nuk po qeshem, por gjendja juaj eshte nje lloj ethe, nja fare leproze, sikur te ka zene deti, por duke qene ne toke te thate. Duke mos qene ne gjendje te kujtosh emrat e vertete te gjerave perreth, ne rrumujen e nxitimit ia fut fare kot, duke i thirrur me ca emra te tjere te castit e pa lidhje. E pa i kthyer akoma shpinen, ju keni harruar se me cfare emrash i thirret. Plepi ne fushe, qe ju me pare e thirret "Kulla e Babelit", ndoshta prej nxitimit ose nga qe nuk ishit ne gjendje t'a njihnit si te tille, perseri vazhdon te lekundet ne mes te fushes majtas-djathtas pa emer; e keshtu duke mos dashur t'a lesh pa emer, ju i gjeni nje emer tjeter duke e quajtur "Noah gjysem i dehur".
Per nje moment u acarova nga pergjegja e tij, - "Duhet t'jua di per faleminderit, qe nuk kuptova asgje nga cfare thate." I bezdisur nga loja e tij ia ktheva menjehere, - "Vet ‘te faleminderit' tuaj, tregon se ju e kuptuat fare mire se cfare doja te thoja." "Sigurisht qe e tregon, mor zotni i dashur, por ajo c'ka thate ishte po ashtu e cuditeshme." Sakaq une mbeshteta te dy duart mbrapa kurrizit mbi shkallet duke u ngjitur nje hap me larte, e ne kete pozicion ne dukje te pamarreshem, si mbrojtja e fundit e nje mundesi e pyeta, "A nuk ju duket se menyra juaj t'i beni bisht situatave eshte teper qesharake, duke i kaluar problemet, e duke projektuar gjendjen tuaj te dyshimte mendore mbi njerezit e tjere."
Verejtja ime i shtoi kurrajon. Ai mblodhi duart, i shtrengoi duke dashur keshtu, t'i jepte trupit me shume kompaktesi nisi te kundershtonte. - "Jo une nuk e bej nje gje te tille me kerkend, madje per momentin as edhe me ju, sepse nuk jam i zoti per nje gje te tille. Por do te isha me te vertete i lumtur ne se do te mundesha, sepse nuk do te kisha nevoje t'i detyroj njerezit te me shohin ne kishe. A e dini ju se perse kam nje nevoje te tille?"
Pyetja e tij me coroditi edhe me shume. Sigurisht une nuk e dija, e besoj se as qe doja t'a dija. Une po i thoja vetes, se nuk isha une qe kisha dashur te vija, kurre nuk doja te vija ketu, por krijesa e cuditeshme me kishte detyruar t'a degjoja. E vetmja gje qe duhet te beja per te shpetuar prej tij ishte vecse te tundja koken, duke i lene te kuptoja se nuk dija gje, por megjithate e ndjeva veten si te paralizuar, saqe nuk isha ne gjendje as te tundja koken. Djaloshi ne kembe, perballe meje qeshi. Pastaj u ul ne gjunje e me nje shikim enderrues nisi te me shpjegonte, -"Nuk me ka ndodhur asnjehere gjate gjithe jetes time, qe te jem bindur plotesisht ne brendesi te vetes se une jam i gjalle, ekzistoj. Sic e shihni, une kam vetem nje ndjesi, nje vetedije fluturuese, te pakapeshme te gjerave perreth, saqe gjithmone me ngjan, e ndjej sikur dikur ato ishin te verteta, por tash ato po ikin, po me shpetojne, po zhduken diku ne largesi. Une vazhdimisht, mor lum zotnija, perzhitem prej deshires per t'i pare gjerat nje moment te vetem si mund te kene qene me pare, para se te me jene shfaqur mua. E ndjej se me pare ato kane qene ne qetesi e te bukura. Patjeter duhet te jete keshtu, perderisa une shpesh i degjoj njerezit te flasin per ato vecse ashtu si ato ishin."
Perderisa nuk i dhashe pergjigje, e padashur grimasa e fytyres time me tradhetoi duke percjelle sikletin qe ndodhesha, ai me pyeti, - "A nuk besoni ju se njerezit flasin ne kete menyre?"
Perseri megjithese e dija qe duhet te tundja koken ne shenje mosaprovimi, isha krejt i pazoti. "Me sa shoh ju nuk e besoni nje gje te tille? Perse valle, mire pra degjo, kur isha ende nje femije qelloi nje dite, ndersa po me dilte gjumi, pas nje kotje te shkurter mbasdreke e akoma pergjumesh, degjova nenen time te therrase prej ballkonit poshte, me nje ze kaq te natyrshem sikur te mos kishte ndodhur asgje, -"Cfare po ben, moj e dashur? Ben shume nxehte perjashta." Nje ze gruaje u gjegj prej kopshtit, - "Jam duke u shtriqur e zbavitur mbi bar." Ajo e tha ate gje, ne menyre kaq te thjeshte e te natyreshme, sikur ajo gje te ishte nje gje krejt e zakoneshme." Mendova sakaq se nje pergjigje pritej prej meje, I gjendur perseri ngushte fillova te rremoja ne xhepin e pasme te pantallonave, sikur gjoja po kerkoja dicka. Por e verteta ishte se une nuk kisha cfare te kerkoja, doja thjesht te ndryshoja vendin e t'i defteja se po i kushtoja vemendje asaj c'ka ai po thoshte. Pastaj thashe se ngjarje ishte dicka jo e zakonte dhe jashte aftesive te mija per t'a kuptuar. Po ashtu nuk harrova te shtoja se nuk e besoja se ishte e vertete dhe duhet te ishte sajuar per ndonje arsye te vecante, te cilen une nuk isha ne gjendje t'a merrja me mend. Pastaj mbylla syte, sepse po me dhimbnin.
"Oh, sa i lumtur qe jam, me ne fund ju rate dakord me mua, dhe fakti qe me ndaluat per te m'a bere te ditur nje gje te tille, tregon per modestine dhe mungesen e egoizmit. E me te vertete perse duhet te jem i ndrojtur ose te themi me mire, perse duhet te jemi te turpshem, sepse nuk eci duke mbajtur trupin drejt e i krekosur, duke perplasur bastunin mbi dysheme duke u ndeshur e shtyre njerezit sa majtaj-djathtas. A nuk do te ishte me e arsyeshme te ankohesha me nje fare keqardhje per terheqjet e mija vjedhurazi si nje hije pergjate mureve me supet e kerrusura, e shpesh duke shmangur shembellimin tim ne xhamllikun e dritareve-vetrina te dyqaneve. "Cfare ditesh te frikeshme qe me duhet te jetoj! Perse pothuajse te gjitha ndertesat tona te larta jane te ndertuara kaq keq, aq sa ne ndonje rast ndodh qe disa syresh rrezohen pa ndonje shkak te dukshem? Une ngjitem mbi rrenojat duke pyetur cdo njeri qe rastis te shoh: 'A mundesh te imagjinosh te ndodhe dicka e tille ne ditet tona, - nje shtepi krejt e re, e pesta qe rrezohet vetem sot.' Po askush nuk eshte ne gjendje te me japi nje pergjigje."
"Shpesh ndodh qe dikush papandehur rrezohet i vdekur per toke. Tregetaret e dyqaneve hapin dyert e renduara qe krakellojne prej mallrave te varura mbi to, e duke pare djathtas-majtas nxitojne te fshehin trupin e te vdekurit; pastaj rishfaqen perseri, sy e buze te qeshura duke vazhduar rutinen e tyre te perditeshme: "Miremengjez, qielli eshte i vrejtur, por dita duket e mbare, po me ecen e po shes shume shamija; sigurisht qe po, sic e dini, lufta."
Mbasi kisha ngurruar duke ngritur doren disa here per te trokitur, me ne fund gishtat me ndrojte trokiten mbi xhamin e dritares. "Mik i dashur, - iu drejtova dyqanxhiut me nje ton teper miqesor, - s'ka shume qe e kane prure ketu nje njeri te vdekur. Te lutem me lejoni t'a shoh!" Kur e pashe ate te tundete koken ne medyshje, une e perserita kerkesen time me nje ton me te vendosur. "I dashur mik, une jam i policise sekrete. Me tregoni menjehere kufomen." "Nje njeri i vdekur?" - me pyeti ai me nje ze qe percillte indinjaten e tij. "Jo, nuk ka ndonje te vdekur ketu. Kjo eshte nje shtepi e respektuar." Mua nuk me ngelet gje tjeter, vecse te kerkoj falje e te largohem."
"E kur me duhet te pershkoj permes nje sheshi te gjere harroi cdo gje. Veshtirsija e nje ndermarrje te tille me corodit te terin, e nuk mund t'i shmangem atij mendimi qe nis e me persiatet: 'Ne se njerezit i duhet te ndertojne sheshe te tilla thjesht nga kotesia e madheshtise te tyre, perse nuk shtrojne edhe nje udherrefyes te gurte, per t'i ndihmuar t'ia dalin mbane nje kalimi te tille. Sot sic e shihni po fryn nje ere e ftohte jugeperendimore. Turbulenca e ajrit ne shesh po krijon nje sere vorbujsh. Gjithe kjo zallahi duhet te kontrollohet. Maja e kupoles te Bashkise te qytetit po lekundet perqark ne rrathe te vegjel. Kornizat e xhamave te dritareve po kercasin e shtyllat e ndricimit por perkulen sikur te ishin kallama bambuje. Veshja e Virgjereshes Marije po tundet e shkundet me rapullime prej terbimit te eres. Askush nuk shqetesohet te marre vesh se c'ka po ngjet perreth? Zonjat edhe zoterinjte ne vend qe te ecin mbi guret e shtruar, po i merr era, e duket sikur po fluturojne. Kur era dobesohet, ato ndalojne per nje cast, kane kohe te shkembejne vetem nja dy fjale, te pershendetin njeri-tjetrin me perkuljet e zakoneshme; por ja qe kur era nis perseri, ata s'mund te bejne asgje, e sakaq ngjan sikur kembet e tyre ecin ne boshllek. Nuk i mbetet gje tjeter vecse te shtrengojne kapelat e tyre ne koke, dhe syte e tyre zvoglohen prej ngazellimit, sikur era e ftohte dimrake te ishte thjeshte nje fllad i bute. Askush nuk friksohet, pervec meje."
Duke qeshur brenda vetes, i thashe: "Historia qe me tregove rreth nenes dhe gruas ne kopesht nuk me duket aspak se ia vlen per t'u treguar. Jo vetem qe kam degjuar shume te tilla te ngjashme, por madje kam qene pjesetar ne disa prej tyre. Ngjarja ishte dicka krejt e zakoneshme. A nuk mendon ti se po te kisha ndodhur une ne ballkon, nuk do te kisha thene te njejten gje, e te kisha marre te njejten pergjigje prej kopeshtit?" Kur i thashe ate gje, ai u duk teper i kenaqur. Ai sakaq me vuri ne dukje se une isha veshur mire e ne vecanti ai pelqente kollaren. Gjithashtu shtoi se une kisha me te vertete lekuren e mire. Rrefimet e pohimet e tij u bene mjaft te qarta dhe aspak te dyshimta kur ai i gelltiti ato mbrapsht.
Shtator 2000 Perktheu nga anglishtja Altin Topi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment