Saturday, January 5, 2008
Art/Proze
Postmodern(pjesa e dyte)
Nga Altin Topi
Zentana, ka patur fatin(e mire apo te keq), te shenohet ne hartat e destinacionet turistike eurianase, si kufiri i skajshem i Eurianes; perfaqesuar simbolikisht me nje xhami, nje shtepi me oxhak, nje shatervan-cezem e nje hamam. Zentana, ne syte e te tjereve mbetet nje vend ekzotik; nje lloj “amusement park”(park defrimi, per t’u zbavitur) per antropologet. Pavarsisht se Zentana mbetet kaq hipotetike (si mundet te jete e vertete xhanem?!) me ekzotizmin e saj, ka qelluar te jete nje vend, qe ne te vertete, realisht (edhe ne harten e Google-it) te ndodhet ne oborrin e brendeshem te kontinentit eurianas.
Euriana nderkohe, si nje komunitet vendesh, na rrezaton ne zentanasve, vecse kulture e histori. Eurianasit e konsiderojne veten katerciperisht racionale. Cdo gje eshte ne vendin e duhur, e perpikte; ku rrathet jane vetem koncentrike, me nje simetri perfekte, trekendeshat jane vetem barabrinjes, vijat jane vecse te drejta. Gjithshka, duket te jete vendosur ne hapsire pergjate vijave te drejta, ne trekendesha barabrinjes, apo brenda rrathesh koncentrike. Ne kriteret dhe principet arkitekturale, prej kohesh qe nuk mbahen mend, - vijat e drejta nuk konsiderohen si autentike; vetem vijat e perkulura mund te jene autentike. Sipas veshtrimeve arkitektonike te kohes, nga moria e vijave, vetem nje vije mbetet te jete vertet e drejte. Mundesia e saj eshte aq shume e paket, sa c’jane te pafundme vijat qe mund te krijohen nga perkulja e kesaj vije te drejte. Pretendimi eurianas per vijen e drejte, trekendeshat barabrinjes, e rrathet koncentrike, perderisa insistohet me kaq kembengulje, mund te na duket deri diku i cuditshem. Ndoshta kjo gje ndodh, ngaqe koncepti gjeometrik i vijes se drejte eshte universalisht i njohur, qofte e hequr kjo vije me vizore ne Taubinit te Zentanes, apo ne Temz te Englandias.
Perpjekja per te perftuar vecse vija te drejta, edhe jashte fushes se gjeometrise e urbanistikes, ne vecanti ne Euriana, ka qene shkak i shume revolucioneve. Nderkohe kur ne anen tjeter te Atlantisit, ne Ameritania, kjo eshte percjelle me nje te qeshur, duke u konsideruar si nje lloj euromarrie e rradhes. Kantianizmi thote se nga "pema kaq e shtrember prej te ciles eshte bere njeriu, asgje teresisht e drejte s'mundet me u ndertu". Euromarria, me gjuhen e revolucioneve e te luftrave te parreshtura, here pas here, i eshte kundervene universalitetin te pikepamjes kantiane; me perflakjet e vazhdueshme te kontinentit revolucionar, ka dashur te provoje se " njerezimi dikur ka i qene shtrember, por eshte krejt e mundur, qe i gjithe njerezimi brenda globit gjeometrik, te drejtohet." Nderkohe, ne Ameritania, fjale te tilla si, artist, muzike, letersi, art, politike, revolucion, apo tranzicion, etj, ne kete kontinent super-shtet, kane marre nje kuptim tjeter nga bregu tjeter i Atlantisit. Duke filluar nga Lufta Civile, nje shekull e gjysem me pare, - por ndoshta edhe me heret, - nese deshiroje t'i mbushje mendjen nje ameritani anglo-sakson te cfaredo shtrese, te merrte pjese ne nje revolucion te dhunshem shoqeror, kishte vetem nje menyre. Kjo ishte t'i prekje shpirtin e tij sportiv, t'i thoje qe revolucioni ishte nje lloj shakaje me kripe, dhe mosmarrja pjese do te deshmonte per mungese te sensit te humorit. Faktori komik, i nje sipermarrje te tille, mbetet vendimtar, per t'i cytur keta njerez ne krahet e nje aventure te tille. Kjo vecanti anglo-saksone, fatkeqesisht nuk ishte kuptuar nga euromarria revolucionare, e kjo duket te kete qene edhe arsyeja qe revolucionet apo tranzicionet, kurre nuk kishin mundur te beheshin fashionabel ne Ameritania.
Nje shembull i afeksionit per humorit e ameritaneve mesatare, eshte perqafimi ne mase qe i kane bere muzikes te xhazit. Pa ndrojtje, mund te thuhet se, ata jane ne dashuri me kete forme muzikore. A e keni menduar thelle-thelle psene e nje pelqimi te xhazit nga ameritanet anglo-saksone? Nje zezak, xhazist 'virtuozo', muzikant i paarritshem i 'bluse negroze', Duke Ellington, me emrin e te cilit nje pjese mund te jene familjare, e ka pershkruar bukur kete fenomen i hasur rendom. - "Ameritanet jane ne dashuri me xhazin per shkak te cudise e te rese gjithnje befasuese te kesaj forme muzikore. Faktori komik ne xhaz, instinkti i groteskes qofte prej zijosheve, apo bardhosheve, kushdo qofshin ata, te cilet e kane promovuar dhe luajtur ne publik, e ka ndihmuar xhazin te jete shume popullor me publikun anglo-sakson. Xhazi kurre nuk mund te merret seriozisht, vetem duke mbetur gjithmone eksentrik, nje shaka e eger, e kendeshme. Kjo ndjenje e nje te reje te perhereshme, si forme eksperimentale eksentrike, teper e cuditeshme, eshte per anglo-saksonin mesatar, me interesante se valsi vienez, kaceku irlandez, gavota britone, horni skocez, apo polifonia zentane.”
I gjithe transgresioni i mesiperm, ka per qellim te beje me te lehte te kuptuarin, perse per ameritanin ne pergjithesi, kuptimet e fjales ‘muzike', 'art' , 'e re', 'revolucion', apo 'tranzicion' e 'politike', jane gjithmone ne natyren e nje shakaje. Ne Ameritania, neqoftese ato do te ishin konsideruar si gjera serioze, ju siguroj se asnjera nuk do te ishte pranuar. Per ameritanin, mund te ndodhe ndonjehere te thote per dicka apo per ndonje politikan se, "kjo eshte me teper se sa nje shaka", ose me duket “se eshte shkuar me tej se c'duhet”, por edhe ne kete rast atij “i duhet te qeshe” ose “te vazhdoje te qeshe”. Kjo gje ka qene deshperimi i shume revolucionareve te prekur nga euromarria, te cilet donin t'ia shperblenin Ameritanias te mirat qe i ka bere pergjate shekullit te fundit. Vetem duke ia sugjeruar si shaka, per mire apo per te keq, euro-te-marret mund te kishin qene te sukseshem per te eksportuar eksperimente, figura politike, revolucione radikale te cfaredo lloji, shoqerore apo intelektuale. Me perjashtime te vogla, vetem pak figura publike, politike apo artistike qofshin, kane pasur nje jehone fare te pandjeshme te nje pseudo-revolte per gjerat qe nuk shkojne mire ne Ameritania.
Por sic duket surealisti nuk ishte i nje mendimi me mua per punet ne Ameritania. - "C'na the? Edhe ne boten tende, artistet me te mire jane angazhuar ne nje menyre apo ne nje tjeter, drejt nje tendence te tille per t’u perzjere ne politike, per te bere propogande politike. Keshtu qe nje artist i talentuar, nje njeri i letrave, apo estet-filozof eshte nje propagandues i etshem." - Verdikti e tij, patjeter duhet ta kishte origjinen ne oren e mbetur diku, ne leximeve te hereshme te shtypit revolucionar ne Zentana, rreth revoltave te banoreve ne Harlemin lindor. Megjithate, personalisht, Harlemi ne pergjithesi, me ishte paraqitur me artistik dhe interesant, se sa Monparnasi franko-revolucionar. Per shumicen e ameritaneve, pergjumja dhe pertacia e popullsise ne kete planet te izoluar prane parkut madheshtor e 'kishte kaluar kufirin e nje shakaje'.
- "Ah more i dashur surealist! Pra edhe Molieri qe ka krijuar personazhin kaq absurd, komik, e te perbuzshem te borgjezit te krimbur ne para, duhet ta konsiderojme nje propogandues politik, qe ka nxjerre ne pazar civilizimin borgjez. Sipas teje, sot krjimi i 'borgjezit' te Molierit duhet t'i sherbeje qellimeve politike, si komiku me i preferuar per revolucionaret e Zentanes, per te diskretituar civilizimin e kalbur borgjez. C'fare dua une qe ti te kuptosh, eshte se, Molieri si gjeniu i pendes te komedise, po te jete gjalle, do te bente te njejten gje me ty. Do te bente ty, po aq revolucionar te krimbur sa edhe borgjezin pareli, dy shekuj me pare. Ajo cfare thua ti per artistin e vertete, nuk qendron dot ne kembe. Shkulja e politikes nga arti, mbetet nje ndermarrje e jashtezakoneshme ne Zentana."
Por le te mos nxitohemi te lutem! Dy filistinet, dadaisti dhe surealisti, ishin te interesuar ne te njejta gjera po ashtu si edhe une. Por ky interesimi i tyre, ishte per motive krejtesisht te huaja per natyren e vet gjerave. Nje citat i perdorur nga ata, i huazuar prej Thomas Aquinas, e i hedhur si nje epigraf ne krye te nje shkrimi, apo punimi vizual artistik avand-gard te tyre, nuk me bind mua per permbajtjen klasike te punimit te tyre. Te shprehurit e dhunshem, krijim i konfliktuales, kur kerkohet te nxirret, atje ku nuk ekziston, e kur gjithmone i jepet nje konotacion me tingellim shume fizik, eshte mbrapeshtia e nje tranzicioni te rreme. Ashtu njelloj, sikur ndodh me nje artist dada-surealist zentan, i cili per shkak te idese qe ka ne koken e tij, gjymton, duke i nxjerre krahun ose doren, apo duke shtremberuar e shperfytyruar tiparet e fytyres personazheve te kompozimit te tij. Kjo duartrokitet nga kritiku revolucionar, si nje metamorfoze dada-surealiste, e cila simbolizon deshiren e artistit per te pare gjysmen e popullsise te Zentanas te gjymtuar, si nje ndeshkim biblik i te qenurit zentanas. Ne te vertete, artisti nuk duhet t'i shohe bashkepatriotet e tij zentanas kaq mekatare; per kete i duhet qe ne momentin kur fillon te punoje mbi vepren e vet, te heq dore nga cdo sensacion politik i injektuar nga vetja apo miqesia me kritikun.
Cdo njeri mund ta ndjeje qe nuk eshte ne prezencen e nje fenomeni estetik, por te dickaje tjeter. Eshte nje dukje artistike, por ne thelb, teper e pavlere dhe e panevojshme. Aftesia krijuese "estetike", qe mund te zoterohet nga cdokush, eshte thjesht nje shprehje piktoreske e demokratizimit te inteligjences artistike dhe aftesive krijuese. Sot, c'do njeri mund te shkruaj, c’do njeri mund te pikturoje, c'do njeri mund te kompozoje, e keshtu me rradhe. Pra c'do njeri mund te krijoje. Tranzicioni nihilist zentan nuk e bazon filozofine e vet ne asnje doktrine te vecante te artit, por ne kaosin politik te kohes, e ne qendrimet e vecanta karshi ketij kaosi. Duke pretenduar ne 'shkrirjen e realitetit te brendeshem e te jashtem', duke manipuluar te verteten, dada-surealizmi zentan e kthen te verteten objektive ne nje variant te botes mendore te nje individi, - fatkeqesisht, menderisht te izoluar. Dada-surealisti, nuk arrin te marre vesh dicka teper themelore; realiteti nuk mund t'i nenshtrohet endrres; realiteti eshte vetem nje realitet, e deri diku eshte i ngopur me imagjinaten tone. Kjo behet me e kapeshme ne art, ose ne artin e pare si mit, ku doktrina e imagjinimit te realitetit qe i nenshtrohet endrres kerkon te krijoje nje fare "realiteti zyrtar”. Ne artin e vertete, ne cdo rast kur krijohet nga artiste te vertete, realiteti eshte aktual, jo "zyrtar". Arti i vertete, nuk eshte rezultat i nje "shkrirje" e te jashtmes me te brendeshmen, por e shkrirjes te artit me jeten. Fjala "art", ketu ka domethenien e dickaje shume me te rendesishme, e te thelle, se sa ngjyrat e nje pikture me bojra uji, apo politesa politike e nje trillimi filmik, apo prej novelisti. Arti, ne kuptimin e tij me domethenes, eshte nje force magjike, nje lloj jete, brenda realitetit te madh.
Me qesharaku nga filistinet e mundeshem eshte ai qe e quan artin e vet "dicka kryekeput te re"; kjo e ngjashme me personin qe i referohet vetes "si zentani i pashem", apo "zentani origjinal" ose per anglo-saksonin "mister cool". Kjo nuk eshte fare e veshtire per secilin nga ne. Mjafton te dilni para pasqyres cdo mengjez para se te filloni diten, ose darkave para gjumit, pasi te keni kryer higjenen e gojes, e te perserisni nen ritmin e joges patanxhali "Une jam me kingu, une jam me derri!" Do te nisni diten, apo do te shkoni te flini, duke besuar plotesisht te autosugjestionuar per kingllikun, apo derrllikun tuaj.
Filistini ne art, varianti me i ri i tij ne kete periudhe tranzicioni ne Zentana, eshte shembelltyra artistike e filistinit qe haset kaq dendur, gjithkah ne jeten pan-kombetare te Zentanes. Fjala filistin, do te varferohej pa dicka shtese, te cilen e permenda me siper; - e plote, duhet te jete "filistini politik". Sa me pelqen, e me ngjit, kjo gjetje jo e imja! Eshte me i keqi i te keqinjve, sepse per nje artist te jete nje politikan, eshte me i keqi nga te gjithe filistinet e mundeshem. Edhe kur nje politikan pretendon te jete nje artist, efekti mbetet i njejte. Per artistin e tranzicionin zentan ne keto kohe “intensive politike” ne Zentana, problemi kryesor eshte artisti politikan, ose politikani si artist. Qendrimi moralist i politikanit artist, i importuar ne cdo debat publik, mbi te gjitha eshte nje fyerje karshi shijes, se sa karshi normave etike, ne prizmin e te cilave duhet te shihet arti ne pergjithesi. Te menduarit, refleksioni artistik, mbi te gjitha eshte art, jo nje instrument per koerzion(shtrengim) apo teknike evazive politike.
Surealisti nuk dukej se po hiqte dore nga obsesioni i tij, per te lidhur politiken me artin. - "Zentani i ri, i ngjan euro-te-marrit te ri, eshte i hapur dhe teper i kthjellet ne tendencen e tij intelektuale, - politizimin e artit. Ai ka kohe qe ka hequr dore nga figura te tilla si Moisiu, Krishti, Nice, Kanti, apo nuk e di kush tjeter. Vlerat e tilla jane bere te pakuptimta. Politizimi i artit eshte bazuar ne principin tone te larte diabolik; ai eshte i ngjashem me AntiKrishtin e Nices. Asgje nuk ka ndryshuar nga tendenca e para nje dekade. Te gjithe ne, te paisur me diplomat e kuqe te universiteteve tona, nuk kemi hequr dore nga pasioni jone per biografite. Nuk ka njeri, ne zoterim te tij nje pene, nje makine shkrimi, kompjuteri, apo ndonje mjeti tjeter te mas-medias, pa patur nevojen e asnje leje, qe te mos marre pjese ne gjuetine e hareshme te shtrigave. A nuk sheh perreth nje kasaphane te vertete!? Ne jemi mesuar te urrejme, te mosbesojme, te keqtrajtojme, te fyejme, te tallemi me kedo e me gjithshka. Kjo quhet demokratizimi i vizionit te artistit dhe popullarizimi i pakenaqesise, neveritjes dhe perbuzjes. Perse a nuk eshte kjo cfare kerkon masa e njerezve? Megjithate kjo nuk mjafton. Fitorja e vertete eshte rekrutimi i intelektualit. Per te arritur kete duhet te sulmohet vaniteti i tij, e kjo nuk eshte e lehte, sepse ndryshe nga punetori i krahut, i cili eshte viktima jone e pare per shkak te mosperfilljes ndaj tij, e marxhinalitetit te tij nga jeta shoqerore e vendit, intelektuali eshte mesuar me nje fare jete te rehateshme, komforti material e shpirteror. Intelektuali eshte nje rekrut teper i vlefshem per ne, sepse ai nuk eshte njeriu i turmes. Me njeriun e turmes eshte kollaj. Si percuese e zakonit te kryengritjes, trashiguese e instiktit te revoltes, - e studjuar me kaq kujdes nga komunari me i famshem, Marcizi, - mjafton nje kombinim i nje gerryesi lavazhor trunor, me nje helm te fuqishem vdekjeprures neuronesh te trurit, per ta pergatitur e perdorur si qytetarin-ushtar ne nje Armagedon te mundeshem, e gjithmone sipas nevojes."
Shume komunitete, shume kombe, shume etni, per ekzistencen e vet pergjate historise, jane varur kryekeput nga gjenialiteti i nje individi te vetem. Ne kohet moderne, per kombet moderne, pavarsisht se kjo mund te kete sjelle vdekjen e tradites, apo simboleve mite te ketyre kombeve, dalja ne pah, ekzistenca e nje gjeniu te tille ka qene e mbetet domosdoshmeri. Ju lutem mos me keqkuptoni! Po insistoj qe ne fillim, se nuk kam ndermend te shpalos e mbroj ketu, ate qe, disa nga politikanet, artistet e djeshem apo te sotem jane kaq te domosdoshem, sa qe nuk mund te zevendesohen dot. Por nena natyre ne cdo gjenerate, apo ne epoka te caktuara, nxjerr nje pleiade, grup njerezish, apo ndoshta nje njeri te vetem, me dhuntira misterioze e te pacmueshme ne fusha te caktuara, sic mund te jete arti e politika, ose thjesht ne karakter e ne aftesirat e gjithaneshme. Keta jane kaq pjellore, krijimtare e vizionare, nderkohe kur njerezit e tjere, shumica e rasteve, jane po aq pasive, imitues e vetem receptive. Ne Zentana, vizionaret e tille, njerezit me dhuntira te tilla, talentet, kane qene gjithmone, gjahu me i preferuar i qytetarit-ushtar, njeriut te turmes. Keshtu qe Zentana pergjate historise, nuk ka mundur t'i rrise 'njerezit e tille te medhenj', e te ndjeje frutet e gjenialiteteve te tilla. Politikanet, artistet, talentet e vertete jane gjuajtur me gure me zellin dhe obsesionin e njeriut te turmes. Kush mundej dje, e kush mundet sot, t'i ndaloje ata? Shkaterrimi i madheshtores, ka qene hobi me masiv, shakaja me e kripur per zentanin e Zentanes. Ky lloj sporti vazhdon edhe sot ne kete faze tranzicioni nihilist ne Zentana.
Vetem nje gje eshte tabu ne Zentana, - shkaterrimi, gjuetija e hareshme e shtrigave. Ne kete rumpalle te madhe tranzicioni, ashtu si edhe ne te kaluaren, filistini politik i veshur me taksidon e politikanit, apo te artistit, na bind per avantazhet dhe bukurite e rumpalles, te tranzicionit, qe vetem ata dine t'i vjelin. Duke gjuajtur me gure, madheshtoren dhe krijuesit e saj, me doren e qytetarit-ushtar te tij te bindur, ai vazhdon te mbreteroje ne Zentana. Zentana eshte ndoshta rasti me unik ne historine e njerezimit, ku i gjithe sistemi i edukimit qytetar te popullsise eshte kanalizuar vetem ne disa instruksione te thjeshta; i duhet ndoshta pese shekuj per te arritur t'i mesosh te formuloje disa nocione te thjeshta abstrakte. Duket sikur, askush nuk mund te beje ndonje gje qe te ndryshoje kete; edhe ne rastin kur dikush mendon se mund te besh dicka, a mundet te siguroje njeri, se nuk je duke shkuar kundra vet providences.
Megjithese e kemi quajtur me pare popullsine e Zentanes emocionalisht e psikologjikisht adoleshente, zentanasit si komunitet nuk e quajne veten aspak adoleshente. Ato kerkojne te trajtohen si njerez teper te pergjegjshem, me plot arritje, e teper inteligjente. Nxitojne cdo mengjez te blejne e lexojne gazetat, buletinet zyrtare. Kerkojne te mesojne rreth aksidenteve, zjarreve, vjedhjeve, grabitjeve, perdhunimeve, qe mund te kene ngjare nje dite apo nje nate me pare. Duan te mesojne me detaje te hollesishme si zyrtaret, parlamentaret, ministrat, ambasadoret, kane permbusher besimin e votes se tyre, te mesojne gjithshka rreth sjelljeve te tyre. Duan te mesojne me saktesi rezultatet e ndeshjeve te gjelave, kush eshte fituesi i lojes se mbremshme te bilardos, brizhit, apo pokerit ne Ruajalin Interkontinental, etj. Nderkohe qe biseda ishte zgjatur ne terrin e nates, pasi ne Zentana jetohet akoma me energji e ndricim te racionuar, per mua kishte ardhur koha per t'u pershendetur me surealistin e dadaistin.
- "Eshte prezantimi me i bukur qe mund t'i behet rekrutimit dhe pergatitjes
te qytetarit-ushtar zentanas per t'ju bashkuar e per t'u perdorur ne tranzicionin tuaj nihilist. Ky eshte nje subjekt teper i perfeksionur tashme, metoda me efikase dhe e shpejte. Mjafton qe t'i pomposh nepermejt psikologjise te urrejtjes, perbuzjes, aftesite konspiratore klases infantile zentane, per te pare se si do t'i ndizen mollezat e faqes prej buzeqeshjes. E me pas, nuk eshte e veshtire te imagjnosh se c’mund te ndodhe. E keni gjetur! Fundi i fundit kjo eshte cfare publiku ne Zentana do. Ndoshta nje urtesi hyjnore i ka rregulluar gjerat ne kete menyre.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment