Friday, January 11, 2008

Literature/Gjuhesi


Polariteti dhe Pluralizmi
Altin Topi
Alb-Club Jul 2001


Cfare kam kuptuar e kuptoj une me polarizim, gjithmone duke qendruar ne boten e ideve e te koncepteve? Po mjaftohem te shpjegohem shkurt duke e nderthurur kete, me ate cfare kupton filozofia e semantika ne lidhje me fjalen polarizim si polaritet konceptual(bote ideshe e konceptesh, duke i meshuar fort kesaj).

Nje "cift konceptesh te kundert ne kuptim eshte i tille qe asnjeri si pjese e ciftit nuk mund te kuptohet, pa u kuptuar secili ne vecanti". Si ne rastin e te kundertave "original/falso", "i drejte/i shtrember", "lart/poshte", "majtas/ djathtas"; ne kete kombinim thuhet se ato formojne nje polaritet konceptual. Sipas ketij nocioni per te kuptuar se nese duhet te percaktohet koncepti i gabuar, na duhet ne te njejten kohe, te kuptojme se cfare eshte koncepti i drejte. E me duket se ne duhet te bejme perpjekje t'i afrohemi ketij te fundit, apo jo?


Por pa humbur rrjedhen e thelbit te c'ka thashe me siper, duhet para se gjithash te kuptojme domethenien e polaritetit konceptual "gabim/korrekt" ne vetevete, ne menyre qe te kuptojme konceptin e gabimit. Kjo thjesht kerkon qe te hulumtohet pyetja: "Si jemi ne gjendje ne, te kuptojme se nuk jemi gabim?" Per kete, pa sterhollime, duhet t'i drejtohemi polariteteve te dukeshme, qe te marrur e konsideruar vec e vec, nuk kane asnje lloj aplikimi te percaktuar qarte, sic jane per shembull polaritetet "i vdekshem/i pavdekshem", "i fundem/i pafundem", etj. Ne keto raste me te drejte thuhet se duke kuptuar e percaktuar njerin, tjetri duke qene thjesht mohimi i tij eshte praktikisht i paperdoreshem (jo i aplikueshem)

Ne vazhdim, duke dashur te bej dallimin midis polarizimit te shpjeguar me siper dhe shoqerimit te pavend (te pakten keshtu e konsideroj une) te ketij koncepti me konceptin tjeter, - pluralizmin, po hulumtoj tash kete te fundit.

Pluralizmi eshte nje kondite sociale e percaktuar nga shumellojshmeria e besimeve, partive, grupeve etnike, rajoneve autonome, apo njesive funksionale brenda nje shteti ose nje doktrine qe konsideron kete shumellojshmeri si dicka te mire. Alternativa e ketij kondicioni social eshte nje shtet, ku nje besim fetar, grup etnik, parti politike eshte dominues dhe qeveria qendrore sundon mbi gjithshka e kudo. Pluralizmi eshte pershtatje moderne e nje shumellojshmerie ekzistuese dhe e paevitueshme per hir te paqes, tolerances, bashkekzistences, etj. Eshte nje program qe synon te ruaj dhe te mbeshtese ekzistencen e diferencave kulturore, te konsideruara ne vetevete si dicka e mire dhe nje produkt legjitim i vetevendosjes komunitare.

Pyetjet e veshtira qe rrjedhin prej ketij pluralizmi, kane te bejne kryesisht me kufizimet e tij. Pluralizmi nuk eshte thjesht nje shumellojshmeri e grupimeve, por edhe nje shumellojshmeri besnikerish, simpatish, qe legjitimizon vet pluralizmi. Ne rastin e individeve, shumellojshmeria eshte edhe ndarje(dasi). Te dyja, simpatizimi (pelqyshmeria) dhe detyrimi(ndaj shoqerise) i individeve jane nje dasi; cfare duhet te bejne individet, kur variantet e ndryshme konfliktojne? Ne cfare pike dasia(ndarja) nuk perputhet me te qenurit qytetar te nje shoqerie? Shtetet e perkushtuara pluralizmit e percaktojne kete moment mire pergjate kontinumit qe shtrihet prej unitetit deri ne disintegrim. Pak a shume, shtete te tilla jane te predispozuara totalisht te mbrojne disa gjera komunale(te perbashketa) te rendesishme e domethenese, sic mund te jene per shembull: gjuha publike e njesuar, edukimi qytetar e kombetar per te gjithe femijet, njohja zyrtare e nje ose disa besimeve fetare, me festat e ceremonite tyre, etj.

Pluralizmi i referohet edhe ekzistences te partive te legalizuare opozitare ose grupeve me interesa kompetitore ne nje shtet - pluralizmit politik. Cfare pluralizohet ketu nuk eshte thjesht kultura dhe besimet fetare, por opinionet politike dhe konceptet e interesit material. Grupi qe sundon, pavarsisht nga karakteri I ketij sundimi, pranon qe idete e tij se si duhet te qeveriset, nuk jane te vetmet ide legjitime, dhe kuptimi qe ka ky grup per te miren e perbashket, duhet te perfshije edhe nga ngjyrat e kuptimet e tjera te vecanta te spektrit politik.

No comments: