Friday, January 11, 2008

Literature/Gjuhesi


Shqiperia, - nje komb i ngritur ne kembe nga penda e artit.
Nga Altin Topi
Shekulli April 2003

Figurat kryesore te zgjimit kultural te Shqiperise, pothuajse te gjithe ishin perkushtuar ne kompleksitetin e tyre, zhvillimit dhe te kuptuarit te idese te identitetit kombetar, apo sic e quanin ato, te nacionalizmes. Megjithese sot, ne kemi ne dore veprat e tyre, nuk kemi qene ne gjendje t’i bejme nje analize te tanesishme e te gjithaneshme, se ne te vertete c’fare dinin ata rreth ketij koncepti, shkallen e tyre te njohjes; sa afer e sa larg ishin ato rreth konceptit te kombit.

Eshte e rendesishme te kuptohet qe historia kulturore e Shqiperise, ne fakt eshte e perbere nga dy histori paralele. Njera, eshte historia shumeshekullore e besimeve dhe e shfaqeve, e shprehjeve te folkut fshatar, nje perzierje traditash katoliko-ortodokse-myslymane e pagane, e tjetra eshte historia me perpjekjet per te europianizuar Shqiperine.
 Te dyja keto, nuk kane patur shume pika te perbashketa, e si te thuash e dyta nuk ka lidhje organike me te paren, e kalimi nga njera ne tjetren nuk eshte bere i natyrshem e vazhdon te mbetet nje kalim jo organik.

Deri ne mesin e shekullit te XIX, aristokracia, feudalet shqiptare etj., shpesh here nuk ishin ne gjendje ose nuk e kishin te mundur te flisnin gjuhen e tyre, shqipen. Femijet e mejtepeve e shkollave te tjera katolike-ortodokse, ne se degjoheshin te flisnin gjuhen shqipe pesonin ndeshkime trupore. Qendrat urbane ne shumicen e rasteve ishin ca mocalishte, pa themele te verteta ne toke, qytete me forma arkitekture e me nje simetri aq abstrakte sa i humbisnin proporcionet njerezore. Ne shumicen e rasteve, fshataresia dhe plebenjte e qyteteve ishin si te thuash prone e aristokracise feudale shqiptare, e vete kjo aristokraci ishte prone e Sulltanatit. Ajo kulture kombetare qe nuk ishte importuar nga Qendra, ne pjesen me te madhe ishte nje produkt i klases te artizaneve, qe krijonin cdo gje nen fshikellimat e kamzhikeve te masterve te tyre.

Per shqiptaret historia e tyre filloi te levize, vetem atehere kur Sulltanati filloi reformat per te modernizuar veten, e kjo nen imponimin e Fuqive te Medha europiane te kohes, sic ishte Anglia e Franca, qe per interesat e tyre, donin t’a mbanin edhe per ca kohe me paterica perandorine qe po fundosej perdite. Kjo gje shenoi fillimin e nje terheqje graduale te Sulltanatit nga Ballkani, e qe sic e dime sillte dhe rreziqe te pafund per vasalet me te suksesshem te saj, shqiptaret. Momenti historik, shenoi e tregoi gjithashtu, ate nevoje bashkimi nen flamurin e ndjenjen e nacionalizmit, qe nuk kishte ekzistuar me pare, por qe i dha mundesi aristokracise te atehershme shqiptare te kete nje kontakt shume me te afert me fshatarsine, e krah per krah te dyja keto luftuan te bashkuar ne nje krah te barrikades, ku u gjakosen e u vrane nen flamurin e ri te nacional-shqiptarizmes. Pikerisht, keto evenimente historike, bene qe pinjollet e rinj te familjeve feudale, fisniket e rinj, te ndjejne e te kuptojne me afer, se fshataret, artizanet e qyteteve, plebenjte, nuk ishin thjesht nje klase barbaresh per t’u percmuar, por ishin njerez me te drejta njerezore te barabarta, si qytetaret e ardheshem te nje Shqiperie me europiane. Cdo gje duhet te kuptohet ne konteksin e fundit te shekullit te XIX e fillimit te shekullit XX, kur fisnikeria e re, nen nje ringjallje kombetare, ishte ngritur ne revolte kunder etikes te nje perandorie qe po rrezohej nen peshen e kalbezimit te vet.

Cdo gje qe vjen pas, duhet kuptuar si nje ndermarrje aspak e lehte e klases fisnike e njerezve te shkolluar, qe trashegonin nje vakum kulturor e gjuhesor shqiptar, por qe kishin kuptuar se ato ishin te detyruar te beheshin europiane, duke bere perpjekje titanike, edhe nje here pas disa shekujsh per te perkufizuar vetveten si “shqiptare”, e kete duke qene te detyruar te rikrijonin kombin e nacionalizmen nepermjet miteve historike e artistike. Ne se do te benim nje analogji, imagjinoni fisniket shqiptare te edukuar ne perendim apo te iluminuar nga idete reformatore e iluministe europiane, te rritur e duke jetuar ne ambjente te rrethuar nga sherbyesit e fshataret po shqipetare, duke u perpjekur t’i shpegonin atyre, c’fare do te thote te jesh shqiptar e c’fare eshte shqiptarizma. Edhe ne rastet e pendave me te fuqishme te ringjalljes kombetare shqiptare, ndoshta nga naiviteti, ndoshta nga deshira e mire, si idealiste te devotshem, besonin ne vlerat puritane te shpirtit shqiptar dhe i thurrnin vargje idilike fshatit e fshatarit shqiptar. Ky romantizem naiv, shpesh u kthye ne nje deziluzion te fuqishem e te pashprese, sidomos per disa prej tyre, qe besonin ne perfeksionin e brendshem te fshatarit shqiptar; shumica e tyre i ngrysi ditet e veta duke argumentuar se njeriu nuk duhet gjykuar per ate c’ka aktualisht eshte, por per c’ka ai aspiron te behet.

Shqiperia e Rilindjes Kombetare, nuk pati ndonje shkrimtar tolstoian te mirefillte, qe megjithese i lindur nga nje familje fisnike dhe e privilegjuar, te kishte tentuar disa here te pakten thjesht me imagjinate, nje jete mes fshataresh, duke punuar token me to, te hiqte dore nga titulli i fisnikut e t’i falte pronat e tokat fshatareve te varfer duke krijuar nje kolkoz te perbashket. Per arsye ideologjike, vetem pas Luftes se II-te Boterore, shkrimtaret shqiptare, filluan t’a paraqitnin jeten e fshatit e te fshatarit shqiptar nen nje hije-drite me idilike se pendat e meparshme, me ireale, por me nje realizem kolkozian te fuqishem. Ate c’ka nuk kishte mundur te kishte qene i afte te bente Tolstoi, pra te perpiqej te paraqiste se c’fare ishte e afte te mendonte mendja e fshatarit, munden t’a benin shkrimtaret e realizmit socialist. Ato munden te zbulonin me artin e tyre se sa i afte ishte fshatari shqiptar per te kuptuar “cfare ishte duke menduar lopa kur milej e cfare ishin duke menduar qete nderkohe qe terhiqnin parmenden.”


Perse nuk kishin shkuar ne kete pike, e t’a kishin bere me pare shkrimtaret rilindas nje gje te tille? Po t’i referohemi nje shprehje te piktorit te madh rus Ilia Rapin, qe kishte perqeshur orvatjet tolstoiane mund te shprehemi keshtu: “Te zbresesh nje dite ne zymtesine e ekzistences se jetes te fshatarsise e te proklamosh: ‘Une jam me ju, – nuk eshte gje tjeter vecse hipokrizi.’ Asnje shkrimtar shqiptar deri me sot, nuk ka mundur te trajtoje realitetin shqiptar duke fshire cfaredo iluzioni.
Duke e pare keshtu historine e “ringjalljes” kombetare shqiptare dhe rolin e artistit ne te, arrin te kuptosh jo vetem sa artificiale ka qene ajo, por kupton edhe pasojat qe solli zevendesimi i reales nga imagjinaria, gje qe i ka rrenjet thelle ne historine e shqiptareve. Kjo duhet te na beje ne te shohim pa asnje sentimentalizem, se eshte intelektualizmi artificial dhe mungesa e origjinalitetit qe e ben nacionalizmin shqiptar e ndjenjen kombetare ne krize identiteti.

No comments: