Monday, January 7, 2008

Opinion/Kritike


Kumtet e Wiki-t
Nga Altin Topi
Shekulli
28-08-2007

Wikipedia qe lindi si nje aksident i mirepritur, sot eshte shumefishuar eksponencialisht. Ka vene ne levizje qeveri, institucione, korporata, individe te shquar, apo krejt te rendomte; te humbur nen anonimatin, qe ne dukje te jep komunikimi e nderhyrja ne rrjetin e pafund kibernetike te saj. Koncepti i Wikit si ide fillestare, pati krijimin e nje softueri(programi), ku njerezit mund te hynin ne komunikim, e te kishin mundesi te redaktonin, te shtonin, te korrigjonin informacione te caktuara; nje artikull, nje kontribut ne nje fushe te caktuar, - me shume te aspektit teknik. Relativizmi i nderhyrjeve ne fushat e shkencave te sakta gjithmone monitorohet, e korrigjohet shume me lehte; nuk i le shume hapesira, te livadhisurit pa tagji. Jimmy Wales, njeri nga themeluesit e Wikipedia-s, i erdhi ajo shtysa gjeniale, t'i shtonte Wiki-t, prapashtesen "pedia", me synimin e qarte qe ta kthente ne nje enciklopedi "on-line"(ne internet), nje lloj thesi kibernetik qe mund te hapet duke nxene material te ri, pa i gjendur fundin. Wiki(pedia) u kthye brenda nates, ne nje sensacion postmodern i te rishkruarit te historise e te njohurive te njerezimit.

Wikipedia i ka dhene hapesire te gjitheve: vjelesve te informacionit, po ashtu edhe funizuesve, redaktuesve, korrigjuesve te informacionit. Ne te njejten kohe, eshte kthyer ne nje fushe beteje; kur vjen puna per subjekte e tema qe jane aq konfliktuale, siç mund te jete politika, historia, perplasjet nder etnike, personazhet historike e letrare, kundershtite ne limite gjuhesore e filozofike etj. Nje shembull i prekshem eshte Kosova. Deri para pak kohesh, administratoret e Wikipedias ne anglisht, e kishin "ngrire" fare faqen qe jepte informacione per Kosoven, e nuk lejonte te beheshin nderhyrje te reja te çfaredo natyre. Kundershtite ishin nga me te ndryshmet, duke filluar nga emri, statistikat historike te popullsise, paraqitja e faktevete dy paleve ne konfikt etj. Sot Komiteti i Arbitrazhit te Wikipedias e ka "shkrire" njefaresoj faqen, duke e vene nen nje status tjeter: mbikqyrje te rrepte. Shkrimi rreth Kosoves eshte klasifikuar nga shkalla e rendesise ne germen A, si me i larte. Nderkohe, Kosova, ligjerisht akoma eshte pjese e Serbise; gjeo-politikisht projekti eshte si pjese e Projektit te Wikpedias rreth Serbise(WikiSerbia). I sjelle, si shembull, Kosova mbetet tipike per te shtruar tezen dekonstruktiviste te shkruarjes se historise: - e verteta eshte relative, - e si plotesim i kesaj thenie: - historia varet ne duart e kujt shkruhet, "nuk ka fakte, por ka thjesht interpretime". Shembujt qe prekin aurealin shqiptar, e qe me vine ndermend tani, jane nga me te ndryshmet; origjina dhe historia e shqiptareve, e Skenderbeut, e Nene Terezes, apo me tej kur preken figura te tilla si Ahmet Zogu, Fan Noli, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Luigj Gurakuqi, Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Hasan Dosti, Konica, Fishta, Koliqi, Migjeni, Ismail Kadare etj.
A mund te shpetohet nga nje konfliktualitet i tille? A mund te shpetojme Wikipedine, qofte ne anglisht, qofte ne shqip, nga perplasje te tilla, apo mungesa e kredibilitetit te informacionit?Dikush si une, do te korrigjonte veten, duke ndryshuar menyren se si do ta shtronim problemin. Tani qe kemi Wikipedian, jemi pa shpetim; por prit te lutem; nuk e kam aspak ashtu siç mund te mendoj ndonjeri. E kam fjalen, se tashme, ne nuk mund te shpetojme me nga Wikipedia. Gjeja e pare, kur kerkojme te vjelim ndonje informacion, me vrik hapim Wiki-n, ashtu siç eshte dhe kuptimi original i fjales wiki, ne gjuhen e ishujve te Hawai-it ne Paqesor, - me vrik, me te shpejte. Me shpejt se kaq, nuk mund te arrihet tek informacioni. Kjo eshte edhe shpetimi i jone dhe i Wikipedias, sidomos i asaj ne shqip. Kumtet qe leshohen nga ky akt i thjeshte, jane nga me te shumtet e te dobishem.
Klik, kli, kl…, tingujt qe vine nga hapja e faqes te Wikipedias, eshte kumti i pare, qe leshon enciklopedia kibernetike "on-line". Ky kumt i pare ekzistencial, qe hap para nesh informacionin e kerkuar, mund te marre shume domethenie e kuptime te tjera, qe ndjekin pas hulumtimit tone fillestar. Kliku i pare, mund te na jape nje ide te pergjitheshme per subjektin qe jemi duke hulumtuar, krijuar apo shkruar. Ky eshte vetem fillimi; aspak nuk mund te jete referenca akademike apo klimaksi me autoritar i njohurise, "qe se luan as topi"; i gdhendur perjetesisht ne ndergjegjen e njohjes njerezore, e fundit ne kerkimin tone. Ne shumicen e rasteve, - i ndeshur si fakt i perditshem, - duhet patur, e ne te vertete, ne kemi besim ne aftesine gjykuese te njerezve, qe e kane shtyre veten deri atje, sa te hulumtojne subjektin ne faqet e Wikepidias(…). Mendoj, pa bere ndonje diskriminim, çdo njeri eshte i afte te gjykoje, te kaloje si ne nje site, informacionin qe i hapet ne monitorin e kompjuterit; te dalloje se çfare eshte e besueshme, çfare jo, çfare eshte e sakte, e çfare jo, çfare eshte e vertete, e çfare nuk eshte. Nder kumtet e tjera te Wikipedias, jane fusha e diskutimit qe ajo hap, me artikujt e postuar, lidhjet me faqet e tjera, referencat, komentet e debatet e ndryshme te lidhura me subjektet ne fjale. Kjo nderthurje mesazhesh qe te ofron Wiki, buron nga kendveshtrime te ndryshme, nga njerez me botëkuptime, njohuri, prejardhje e nivele te ndryshme intelektuale; eshte spektri demokratik i kontrasteve e ngjyrave te Wiki-t, si enciklopedi e njohjes njerezore.
Fusha e krahasimit dhe e klasifikimit te infomacionit pas kontaktit te pare me Wikipedia-n, duke iu referuar burimeve te tjera ne net, leshon si pa kuptuar mesazhe te tjera ne shume plane. Nese informacioni nuk eshte i dobishem, eshte i pasakte, i panevojshem, i paplote, i neglizhuar, etj., reagimet e vizitoreve te Wikipedias, do te maten prej cilesise, niveleve te dhenies se informacionit. Demokracia qe te lejon Wikipedia, per te mos e pranuar pasaktesine, per te korrigjuar ate, per te plotesuar informacionin e dhene ne te, behet edhe magneti, qe i terheq vizitoret e lexuesit, te kthejne koken perseri nga enciklopedia e tyre, e kthyer tashme ne pronen e te gjitheve. Ne kete linje, mund te pikasen raste te veçanta, ku te vetëquajturit "autore", kerkojne te dalin nga vetmija e anonimatit, - çka ofron niveli medioker i talentit apo njohurive te tyre. Nje nga menyrat, eshte te rreshtojne veten(apo me doren e fancave, dashamiresve personale etj.) ne Wiki, perkrah emrave qe jemi mesuar te lakojme me shume. Por kjo gje eshte kaq e përkohshme, sa ç'eshte e pademshme; eshte ajo korniza "e fames 15 minuteshe", prej te ciles keto lloj "autoresh" me vone, nuk mund te dalin dot. Te gjithe njerezit lakmojne te vene emer, edhe sikur ky emer, mos te te ngreje me siper se siperfaqja e pellgut te vogel te vanitetit personal. E kjo, nuk eshte karakteristike vetem e Wiki-t shqiptar. Eshte ne thelb shprehje e natyres se komplikuar njerezore.
"Vaniteti shqiptar" per te edituar e plotesuar hyrje te ndryshme te Wikipedias shqiptare, percjell tek lexuesit e ndjekesit e saj, kumtet te tjera te Wikit qe flet ne shqip. Mund ta quajme perkedhelshem "vanitet shqiptar",kete deshire njerezore per ekspozim te botes shqiptare. Per mendimin tim eshte me shume shprehje e nje kurajoje per te lindur e krijuar diçka qe ka vulen e shqipes; duke ekspozuar veten, si fillim ndoshta edhe me shume mangesira. Eshte "semundje e rritjes", e nje gjendje lehone te veshtire, te daljes ne drite te informacionit ne shqip. Nese gjen informacione pa vlere, nese mungojne informacione te plota per figura kontribuese e limite e ndryshme, nese gjen inkoherenca ortografike e gramatikore, kjo tregon per trafikun e varfer te Wiki-t ne shqip - mungeses se zhgabonjave vrojtare te gabimeve Tregon per mosdeshiren per te perveshur menget, "e ndyre duart", per te pastruar e hapur terrenin per nje frutikulture te shendeteshme ne truallin e shqipes wikipedike. Mesazhet e reja te Wiki-t, rikoshetojne ne kupolen e bunkereve totalitare te gjuhes, historise, e letersise ,"te ngrire" akome tek sociorealizmi; autoreve demode qe nuk duan te dalin nga skene, veçse me shkelma, mungeses se njohjes se çfare ka e ka pasur pertej; pasoja te termeteve shtateballesh ne kulture, art, histori, e politike. Na jane lene trashigim veçse terrene te veshtira e te minuara, toka te kthyera ne djerrina, prej mungeses se gjate te kultivimit te kultures se vertete. Jemi ne kerkim te vertetes, por nuk duhet te ankohemi se na mungon Sokrati, me llampen e tij per te na ndriçuar rrugen. Wikipedia nuk eshte gjuha e institucionalizuar e akademive te mykura, universiteteve ne hava, por eshte parasegjithash, shprehje e vullnetarizmit individual. Na duhet te rishkruajme gjithçka, e brezi i ri i vullnetareve, qe ka marre iniciativen ne dore, do te jete para nje detyre jo fort te lehte.
Sot Wiki shqip ka nisur punen me nje ushtri te vogel. Qe te shtohet numri i kesaj ushtrie, kompjuterat dhe mundesia per t'u lidhur "on-line", nuk duhet te jene vetem privilegji nje numri te kufizuar zyrash te paguara me paret e buxhetit te shtetit, apo individesh, ekonomikisht ne gjendje, per te perballuar shpenzimet per te vizituar Wiki-n shqip, per disa minuta, apo duke qendruar per ore te tera ne internet. Perderisa, nuk kemi shpetim nga Wikipedia, "shpetimi" i Wiki-t shqip, do te mbetet thjesht pjese e debatit, kur nderkohe, te gjithe te kemi hypur ne barken e shqipes wikipedike, pa lene njeri pas. Jo rralle, ngaterrohet termi debat me diskutim, duke i perdorur ndersjelltasi. Deri me sot, ne me shume kemi diskutuar, sesa debatuar. Ju kujtoj te gjitheve: Wiki shqip te jep mundesi te debatosh, megjithese duhet te klikosh tek ikona e "diskutimeve". Ja pra, se fundmi, nje kumt tjeter, nje prej kumteve te shumta te Wiki-t.

No comments: