Saturday, January 12, 2008
Rite de Passage
Rituali i Pasaportave
Nga Altin Topi
Shekulli Korrik 2003
Nje dukuri e re e kujteses kolektive, folklorit modern, “pop culture-s” bashkohore shqiptare, eshte padyshim edhe rituali i pasaportave. “Leternjoftimi”, varianti shqiptar i ID-se ( identity card) perendimore ne periudhen totalitare, normalisht nuk bente pjese ne ritualin folklorik ne te perditshmen e shqiptareve. Levizshmeria e shqiptareve ishte e kufizuar brenda te njejtit territor, te njejtes hapsire, - Shqiperise. Cdokush mund te provonte identitetin e vet, e ne te shumten e rasteve me “kollajllek”. Kete gje ia lehtesonin format arkaike konjitive sociologjike, njohja e drejperdrejte fizike dhe emri i personit prej bashkeshtetasve te tjere, duke perfshire ketu rrethin familjar e shoqeror te personit, koleget e punes apo te shkolles, etj. ID-ja shqiptare, leternjoftimi, ishte simboli i koerzionit social, i prangimit, i atij destinimi te perbashket, i identitetit dhe menyres te identifikimit, qe nuk mund t’i shpetonte apo shmangej kerkush, qe (nje)nenshtetesia i ishte percaktuar si “shqiptare”.
Ne te vertete, ne intuiten, subkoshiencen kolektive te shqiptareve, leternjoftimi, perceptohej me te drejte, jo thjesht si nje dokument identifikimi, por si nje mjet kontrolli nga ana e shtetit totalitar, per te kufizuar ne maksimum levizshmerine e shqiptareve, per te bere te pamundur ate qe quhet “rite de passage”(rituali i kalimit) ne territoret e hapsirat joshqiptare. “Rite de passage”, kalimi i kufirit shqiptar, ishte nje perjashtim, qe behej vetem per nje rreth te ngushte “te privilegjuarish”. Nderkohe, leternjoftimi duke dokumentuar, identifikuar ekzistencen e cdo individi me shtetesi shqiptare, bente pikerisht te kunderten e “passport”-es, pamundesonte kalimin e kufirit shteteror shqiptar, duke lidhur pazgjidhshmerisht ekzistencen e te gjithe “shtetasve shqiptare” vetem brenda te njejtit territor, pa ndonje kufi kohor, duke i lene qytetaret pa asnje lloj opcioni tjeter. Principi i perkatesise te individit si qytetar i nje shteti nepermjet leternjoftimit, pa patur mundesine e zgjedhjes tjeter, pa opcionin e pajisjes me “passport”-e, ishte ne nje “krize” te perhereshme. Leternjoftimi, si dokumenti i vetem legal identifikimi ne Shqiperi, nderkohe qe “de jure” ngrinte ate vellon arkaike te identifikimit thjesht fizik e social paramesjetar, ne nje epoke kur nuk i besohej thjesht syve, “de facto” legalizonte izolimin e nenshtetasve, duke i dhene njekohesisht edhe nje “identitet politik”, duke i kufizuar atyre levizjen vetem brenda te njejtit territor.
Ne fillim te viteve 90te, lejimi, mundesimi i te gjithe shtetasve shqiptare per t’u paisur me “passport”, ishte perpjekja e pare per t’a nxjerre nga kriza principin e perkatesine te individit si qytetar i nje shteti. Me “passport”-at nisi nje proces i tere i fshirjes te “identitetin politik”, te “stigmes sociale”, te kompleksit te inferioritetit te “te qenurit shqiptar”, te cuar ne ekstrem nga opcioni i vetem i dikurshem i identifikimit, - leternjoftimi, i cili si dokument legal e kishte humbur rendesine, e nuk ngjante t’i interesonte me askujt. Me inicimin e evenimentin te “rite de passage” shqiptar, - paisjen me pasaporta shqiptare, - nenshtetasi shqiptar, nuk vazhdonte me te mbetej thjesht si nje “hije” nen nje shtet izolacionist. Pasaporta si objekti, dokumenti, qe permban e provon identitetin e personit, njekohesisht e transformoi shqiptarin brenda nates, potencialisht edhe ne nje qytetar te botes; tani ai mund te levizte, te ndryshonte vendqendrimin e tij, sipas mundesise e deshires. Pasaporta, si mjet identifikimi, duke dokumentuar vecantine e historise natyrore te cdo individi nepermjet fotos, numrave e kodifikimit, ne menyre shkencore e te paanashme, i largohet gjithnje e me shume projektimit te cfaredo imazhi social, steriotipizimit te individin si subjekti i identifikimit. Shteti dhe individi, nepermjet pasaportes behen dy entitete te dallueshme, te ndryshme, qe nuk projektojne asnje lloj imazhi socio-politik mbi njeri-tjetrin. Kjo gje do te thuhej(pa asnje rezerve) ne rastin e nje shteti te zhvilluar modern kapitalist, qe e ka cliruar veten nga ngarkesa, trashegimia historike. Ky lloj shteti ka mundur te eleminoje semantiken e te gjitha lidhjeve, rastesive apo realiteteve politike e sociale, specifike te vendit; nga pikpamja e “llogjikes te shtetit”, mund te provohet ne cdo moment se te gjithe individet, pavarsisht rrethanave dhe statusit social, jane te barabarte si subjekte te identifikueshem.
Vecantia e “rite de passage”-it shqiptar, - pasaportes shqiptare, eshte se duke qene njekohesisht, thjesht nje procedure identifikimi kufitare-policore ndershteterore, ne ndryshim nga rituali i pasaportave te vendeve te tjera, ne te ndihet akoma duke patur nje ndikim te dukshem, rituali politik, roli i (pa)fuqise te ekonomise e politikes shqiptare, te statusit nderkombetar te shtetit shqiptar vis-a-vis vendeve te tjera. Rituali i pasaportes shqiptare mbetet akoma subjekt interesant komik e dramatik per “great narrative”(tregimtari te fuqishme), qe perfshin te gjithe kategorite e shqiptareve, duke filluar nga shqiptari i thjeshte deri tek njerezit me emer, qeveritaret, apo individet me status te spikatur. Ne imagjinaten e mendimet e shqiptareve, ngjarjes, momentit te kalimit te kufirit e levizjes neper bote me pasaporte shqiptare, ka akoma vend te bollshem, per t’i bere nje interpretim filozofik, artistik, politik, social e ekonomik. Rituali i pasaportave shqiptare, ka marre formen e nje “metafore te pushtetit”. Nepunesi i zyres te pasaportave apo emigracionit, i ngarkuari i ambasades te huaj qe leshon vizat, oficeri i kufirit apo i doganes, te gjithe jane hallkat e “metafores te fuqise e te pushtetit” qe ndesh cdo dite mbajtesi i pasaportes shqiptare.
Per mbajtesin i pasaportes shqiptare, rituali i pasaportave, eshte kthyer ne nje ceremoni “te magjikeshme”, qe leternjoftimi i dikurshem, nuk kishte fuqine mistike, t’ia ofronte. Ndersa per shtetasit e vendeve te tjera, procedurat kufitare-policore, qe kontrollojne e sigurojne kufite e shteteve jane pjese e rutines zyrtare shteterore, duke perjashtuar te gjithe elementet social-politik, per “shtetasin shqiptar”, procedura merr ngjyrat metafizike te nje metafore. Shqiptari i detyruar nga rrethanat, ndoshta ne menyre te pavetedishme, tenton te beje interpretimin e ketij rituali. Perse kjo “mistike” rrethon kete ritual? Cfare eshte mundur te zbulohet apo interpretohet rreth “mistikes” te ketij rituali?
Hulumtimi te con ne nje zbulim e interpretim unik e interesant, qe nuk perdor historine e metafizikes te Heidegger-it, e nuk kufizohet me interpretimet kantiane mbi identitetin “transhendal”, etj. Punonjesi i ambasades qe leshon vizen, oficeri i kufirit qe lejon kalimin e kufirit jashte e brenda nje vendi, aktualisht jane figurat qe bejne formulim e identitetit te mbajtesit te pasaportes shqiptare. Identiteti i formuluar ne kete menyre eshte nje atribut i jashtem, e nuk eshte shprehje apo meshirim i brendeshem i personit aktual fizik qe i jepet ky identitet. Identiteti eshte i lidhur me konceptin e vleres ne ekonomine politike, eshte produkt i asaj qe ne ekonomine politike quhet “commodity exchange” (shkembim malli). Zinxhiri njerezor i nepunesve qe permenda me siper, “mistiken” dhe ritualin e pasaportave, e bazojne ne logjiken ekonomike te shtetit kapitalist, te levizjes te kapitalit, pra thjesht “pure capitalism” (kapitalizem i kulluar). Ne koken e tyre vetem ky vizion eshte themeli per t’ia atribuar identitetin shtetasit shqiptar, e per t’i dhene mundesine te marre pjese ne “rite de passage” te kalimit te kufirit, te udhetimit e shetitjes neper bote. Nuk jane karakteristikat e brendeshme te individit, nuk eshte origjina, nuk jane zakonet, gjuha, natyra, nuk eshte subjektivizmi i “te qenurit shqiptar”, nuk eshte statusi social, por eshte koncepti i vleres ne kapitalizem, ai qe ben te mundur levizjen e lire te individit. Kushtet ekonomike te individit, dicka qe ne vetevete nuk kane identitet “per se”, sherbejne per te konceptuar dhe per t’i atribuar dikujt identitetin.
Shteti shqiptar, ekonomia, politika, identitetet private jane nderthurur ne menyre te pazgjidheshme me njeri-tjetrin, jane pjese e krijimit “te magjise” te ritualit te pasaportave. Ky ritual eshte nje projekt ne vazhdimesi e ne zhvillim, ku shtetasit shqiptare zbulojne se subjektet, qytetaret, e nje shteti perbejne njekohesisht edhe themelet e vet shtetit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment