Thursday, January 10, 2008

Literature/Gjuhesi



Shqiptaret, shqipja dhe "posterboys".
Nga Altin Topi
Alb-Club/Gazeta Java Nov 2003

Nje nga atributet pexhorative paragjykuese, qe shqiptari i vesh xhinsin e tij, eshte mungesa totale e disiplines. Por a mund te konsiderohet ky definicion coherent ? Une e gjykoj se ky pergjithesim "a priori" eshte kryekeput i gabuar. Ne thelb, shqiptarit nuk i mungon aspak kapaciteti per disipline, kapaciteti per te qene i disiplinuar. Perkundrazi, ai i nenshtrohet pushtetit, perkrah dhe e ndjek udheheqjen e vet me plot deshire, biles edhe ne se kjo mund te shendrohet thjesht ne nje tirani. Ketu fillon edhe habija jone. Kur flitet per nenshtrim, perqafim, perkrahje e ndjekje te nje udheheqje, per cudi, ate qe e terheq dhe e entuziazmon shqiptarin nuk eshte nje udheheqje e saturuar nga vjetersia e dekorit, por nje udheheqje qe eshte e re dhe ekstravagante. Shqiptari do t'i rezistoje me te gjitha menyrat imponimit qe vjen nga e kaluara e solidifikuar, dhe me deshiren dhe vullnetin e nje muzhiku rus do te ndjeke profetin e ri, edhe sikur kjo gje do t'a degdiste ne mesin e nje katastrofe ekonomike, nje degradimi moral, zbehjen e humbjen e besimeve (relixhioneve) fetare, e ne fund, ne mesin e nje zallamahije te nje Babeli te imponuar gjuhesor.


Fallsiteti i nje mode te re, nje politike te re, nje politikani te ri, apo disa "poster boys" te rinj, apo mesazhi metaforik i nje mesiah-e te ri, perhapet me shpejt ne kete vend te vogel se ne cdo pjese tjeter e planetit tone. A ka ndonje shpjegim te mirefillte per kete vecanti te kesaj bote shqiptare kaq te vogel e te madhe njeheresh, banuese e ketij planeti te vogel, por shumekombesh, shumegjuhesh, e shumemilionesh qeniesh njerezore? Dikush perpiqet t'a shpjegoje se nje i jetuar i tille, metaforik, eshte pasoje e nje predispozicioni natyral te shqiptarit per te bere pergjithesime e vizualizuar boten, steriotipizuar, pranuar apo hedhur poshte, krejt te pavarur prej ekspozimit te tij karshi vertetesise te fakteve reale. Kur imagjinata kolektive mbreteron, faktet reale shpesh kthehen nje nje shtojce pa shume vlere apo rendesi. Sidomos, kjo behet me e dallueshme ne periudhat e kolapseve sociale e ekonomike kataklizmike sic kaloi e po kalon Shqiperia ne keto 10-12 vjetet e fundit. Ne periudha te tilla, kane me shume peshe ankthet irracionale qe jane pasoje e nje pasigurie sociale e ekonomike. Periudha te tilla perseriten ne menyre ciklike ne historine e popujve, e shumica shqiptareve e frikesuar, kerkon te sheroje, zgjidhe patologjite e brendeshme, duke iu drejtuar asaj qe paraqitet e ndryshme, e re, ekstravagande, eksentrike, qe premton ekuiliber, stabilitet, por jo nepermjet shkuarjes natyrale, graduale drejt saj, por nepermjet nje permbysje totale, te gjithshkaje qe ka ekzistuar vetevetiu ne nje ekuiliber natyral. Nje ekstravagance, eksentricitet i tille reflektohet edhe ne dhunimin e gjuhes te shkruar e te folur, e perdorimin e dhunshem te saj ne fjalimet, artikujt,
botimet, ne shkembimet e perditeshme te gjuhes se shkruar e te folur. Kjo eshte gjuha "avant-garde" e "poster boys" qe po shfaqen si meteoret e rinj ne qiellin e "demokracise shqiptare" per te na ndricuar rrugen tone me "shkelqimin" e tyre.

Ate c'ka Perendimi e njeh si varianti vizual i politikes te marketingut ne nje shoqeri konsumi - "the poster boys", origjinen e mirefillte te ketij "powerful marketing tool" mund ta gjurmosh ne fillimet e veta tek artistet(vecanerisht piktoret e poetet) pseudo-intelektuale "avant-garde" ruse te bolshevizuar, pra te molepsur me idete e revolucionit proletar. "Posterat", apo sic jemi mesuar t'i quajme ne "ne shqip", pllakatat("shpesh here" revolucionare) qe mitizonin heroin e ri dhe epoken e tij, duke dashur njekohesisht te c'mitizonin dekorin e rendit te vjeter social ishin nje mjet i tille propogante, qe u adaptua suksesshmem me vone per te molepsur masat me ideologjine e tyre edhe nga fashizmi, edhe me tej nga komunizmi i pas Luftes se Dyte Boterore.

Shqiperia, "poster boy-in" e pare shqiptar e me nje jetezgjatje te mbreterimit te pllakatave te tij, perreth gjysem shekulli, pati E. Hoxhen. Fillimet e tij ishin shume modeste, ishte ai i riu qe ishte perzjere me gjithshka, kishte provuar te bente gjithshka, te shkruante, te pikturonte, te kompozonte, te binte ne dashuri, te shkonte ne universitet, te modelonte, etj., e ne fund te shihte per ca kohe Perendimin, here si zhelan e here ne komoditetin e nje ofiqari apo studenti turistik me dellin revolucionar, por qe ne te gjitha kishte deshtuar. Predestinimi i tij kishte qene per nje mision me te madh, te behej profeti i ri i shqiptareve, revolucionari - "the poster boy". Kujt mund t'i shkonte ne mendje se nje njeri qe gjithmone ishte vleresuar ne rrethet shoqerore te kohes si "medioker", neurotik e teper sensibel karshi inferioritetit te tij, teper modest ne arritjet e tij shkollore, gjuhesore, artistike apo intelektuale, e qe me teper ishte pranuar ne shoqeri si "play-boy-i" shakator e vulgar, nje dite do te shpallej si "profeti vizionar" i nje kombi? Askujt, biles as atij vete, E. Hoxhes, qe e kishte deklaruar habine e tij me nje ton vet-talles, kur ishte vet-shpallur kryeministri i qeverise te pare antifashiste ne Berat. Pastaj historia shqiptare u mbush me pllakatat e tij per 50 vjet me rradhe. Une po ndalem ketu, se historine e dime te gjithe, por Enveri yne, me fjalimet, me thirrjet, me sloganet, me snobizim, me shakate, me dhunen dhe vulgaritetin e tij ne jete e gjuhesor, me persona-n e tij, ishte "poster-boy" origjinal, ishte precedenti, e shembulli per te gjithe "picat" e tjere qe mundohen t'a kopjojne e te vihen ne krye te shqiptareve ne politike, kulture, art, etj. Ka dhjete vjet qe po shohin te na bejne parade, lloj-lloj "poster boys", e ne shqiptaret s'bejme gje tjeter vecse i duartrokasim duke thirrur: "Sa i bukun, sa i mecem, qenka ky mi none!". Dikur duartrokitem Enverin tek Internacionali e Dajti, kurse tani "poster boys" e rinj i duartrokasim tek Rogneri.

Ajo qe psikologjikisht e corodit, e mban ne "sospens" shqiptarin, nen tutelen e nje pasigurije te perhereshme, e nevojen per te pare e u drejtuar nga keto "poster boys", eshte gjuha e perdorur prej ketyre marifetcinjve. Keto jane marifetcinjte me intuiten e nje "con-artist", qe e dine qe shqiptari shfaq nje karakter qe ka nevoje per eksperimentim konstant, nje mikprites krahahapur i cdo gjeje te re, gjithmone ne perpjekje per t'u hapur drejt formave, shfaqeve te reja, fishekzareve me ngjyrave te feksura.

Shqiptaret gjithmone i kane shtyre pertej konceptet komplekse, gjithmone jane perpjekur per t'i thjeshtezuar ato. Shqipja eshte karizmatike per te shkurtuar e thjeshtezuar boten, duke e kthyer ne nje karakteristike zakonore te etnise shqiptare. E reja nuk humbet asgje nga fakti qe eshte e re(ne se vertete eshte e tille). Perkundrazi fiton dicka me shume, e kjo sidomos kur ka prekun ate nervin mbarekombetar, imagjinaten kombetare per elegancen, modernen, ekstravagantet, te shprehurit hapur, pa dorashka dhe plot imagjinate, per te vizualizuar te ardhmen kombetare. Por, kjo kurrsesi nuk mund te behet nen trusnine qe i eshte imponuar shqipes sidomos ne keto tridhjet vjetet e fundit.
Besoj se asnje gjuhe e vjeter sa shqipja e koheve moderne, pranon ne trupin e saj fjale e shprehje te huaja pa fund. Eshte teper e gateshme, e teper e pakujdeseshme e moskokecarse per te krijuar me lehtesine me te madhe precedente. Shqipja prodhon fjale te reja perdite, duke perdorur te gjitha rruget: huazimin, figuracionin, dynjezimeve binjakezuese - shkrire fjale e fjali te ndryshme, nepermjet nuancave e hijezimeve, qe jane thjesht rezultat i nje imagjinate brilante. Shqipja megjithese sot tejet e trysnuar, nuk e ka humbur mundesine per t'u shendrruar ne nje gjuhe ideale qe imagjinonte Montanje: ..."plot leng dhe e mbushur me dellin, tikun nervoz, e shkurter e kompakte, jo me shume delikate dhe e qemtuar, se sa pasionante dhe e ashper, e qe shpesh nuk i permbahet rregullave, per te mos mbetur monotone, aspak pedante, por luftarake."

Ne perseri kemi te drejte dhe duam t'a imagjinojme "materien" e shqipes, te folur dhe te shkruar ne te kater anet e Ballkanit, te hedhur ne nje kazan qe zien, ku nderkohe duke i hedhur brenda beharna ekzotike, ate cfare eshte tashme e vjeter dhe e respektuar, e ndoshta ne kalbezim, "dialektore apo e trashe", te bjere ne kontakt e te perzihet me ate qe eshte e re dhe plot jete. Duke adaptuar kete vizion per shqipen, nuk e ben ate vetem nje shqipe me te mire, por na ben edhe ne te gjithe, shqiptare me te mire.

A ka mundesi te ndodhe nje gje e tille sot? Me plot gojen mund te them, po. Shqipja gjithmone ka qene e afte per t'u shprehur denjesisht e lartesisht. Shqipja ka qene e afte te nxjerre nga gjiri i vet retoriken me te persosur e pasionante, e afte per te projektuar e nxjerre ne pah, marredhenie e lidhje komplekse, te fshehta e fantastike te mendjes e mendimit njerezor. Vet institucionalizimet(institucionet jo si objekte) themelore kombetare jane mbeshtetur kryekeput, si ne shprehjet brilante e fantastike ashtu edhe ne idete logjike te krijuara e trashiguara nga shqipja. Influencat qe i dhane forme tendencave te hereshme ne gjuhen shqipe jane te ndjeshme e te dukeshme edhe sot pas nje trusnije te gjate gjysem shekullore mbi kulturen shqiptare ne pergjithesi, nderkohe kur, Shqiperia me shqiptaret jane akoma ne procesin e kerkimit te vetvetes, ku rendi social perseri eshte ne havoc, e procesi i ri-institucionalizimit te vlerave sapo ka nisur. Perderisa, ne si komb shqiptar ndodhemi ne kete moment, edhe shqipja duket se po e kalon nje proces te tille, gje qe nje filologjist mund t'a identifikoje pa ndrojtje, si nje nga momentet e rinimit te nje gjuhe, ku, forcat krijuese e gjuhes( shqipes ) edhe ne keto momente nuk kane shterrur.

Momenti shqiptar, po zbulon edhe nje here zakonin e mendjes te etnosit shqiptar, qe eshte kaq karakteristike e psikologjine kombetare, e cila dukshem perbuz cdo lloj forme fikse, te dhene njeheresh e pergjithmone me ate humorin grotesk te nje kombi te tere.

No comments: