Wednesday, January 9, 2008

Literature/Gjuhesi

"Vesi" i shkrimtarit
Altin Topi
Alb-Club/Bota Shqiptare Dec 2002

Dekonstruktivistit te mitit shqiptar, z. Lubonja, iu dha "Cmimi Moravia" per letersine e huaj nga Keshilli Administrativ i Fondacionit me te njejten emer, i cili akordon kete cmim te pervitshem nje autori te huaj qe prej 10 vjetesh.

Duhet thene qe ne fillim, se ky moment duhet pershendetur si shenje vleresimi, qe i behet z.Lubonja nga nje fondacion i huaj. Menyra e zgjedhjes te autorit nuk behet mbi bazen e disa kandidaturave, por thjesht nje sugjerim prej njerit prej anetareve te Keshillit Administrativ, e qe me pas merr aprovimin prej shumices te anetareve te keshillit. Sic marrim vesh nga vet z.Lubonja, ishte vizita e zonje Dacia Maraini ( nje nga iniciatoret e krijimit te Fondacionit, anetare e Keshillit Administrativ, e nje nga me besniket, mbrojteset te vepres, si nje nga shoqet e jetes te Alberto Moravias) ne Shqiperi qe ndikoj ne nje perzgjedhje te tille. Lubonja: .."karriera ime jashteletrare ka ndikuar ne kete vleresim pasi me teper se per vepren e botuar ne vitin 1994, cmimi mund te jete nje vleresim i pergjithshem qe duhet pare ne planin e krijimtarise sime, ose ne planin individual".


Nje arsye tjeter qe duhet t'i shtohet entuziazmit te dhenies te ketij titulli, eshte fakti qe ky titull eshte nje njohje qe i ben nje shkrimtar majtist si Alberto Moravia ne post-mortum, nje kritiku dekonstruktivist majtist shqiptar. Sic vleresohet nga Il Manifesto, nje gazete e majte italiane qe e intervistoi z. Lubonja; ai eshte nje nga intelektualet kritike majtiste te Shqiperise, ish-disident, qe ka desakruar shkrimtarin e kalibrit boteror Ismail Kadare duke e quajtur vepren e tij letrare-mitike e ate vete si "nacionalkomuniste" te nje "komunisti te vonshem".


Dhenia e ketij cmimi me perforcoi edhe njehere bindjen se ai eshte konseguent i majtizmit te tij ashtu si edhe Moravia ideologjise majtiste. Ky perkim mendoj eshte thjesht aksidental, por edhe perkedheles per z. Lubonjen. Kjo duket si e vetmja patern, ku keto figura perkojne.

Moravia sot, pothuajse eshte zhdukur nga skena letrare, e ne te shumten eshte konsideruar si nje majtist i dale jashte mode. Kur shkrimtari vdiq ne vitin 1990ne moshe 83 vjecare, shtypi letrar i kohes mbeti memec, ne nje heshtje qe mund te interpretohet vecse, si vdekja e nje relikti te epokes te pastluftes. Sic shprehet nje kritik, "ku analizat e imtesishme te fatkeqesise te fashizmit dhe te tjetersimit te shpirtit njerezor ishin pa interes per nje gjeneracion qe kishte nevoje per 'shenime sqaruese e plotesuese' ne fund te faqes, per t'i kujtuar krimet e Stalinit,e per me shume ato te Musolinit".

Z. Lubonja pas vitit 1991, qe eshte viti i daljes se tij nga burgu, ka marre persiper te analizoje historise shqiptare, e ne vecanti, ate periudhe qe ishte periudha me e eger e regjimit te Enver Hoxhes(pas 1973), qe koincidon te jete edhe periudha me prolifike per shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. Ndersa z. Lubonja, qe ra ne burg ne moshen 23 vjecare, me shume per "mekatet e babait" se sa per "disidencen" e tij, nuk dihet se per cfare arsye thote, se e kishte deklaruar disidencen e tij ne heshtje, duke vendosur te mos shkruaje me. Personalisht, nuk e marr me mend se cfare kishte ndermend te shkruante ai, se kujtimet e burgut ai nuk mund t'i shkruante pa e hequr burgun, as nacional-komunizmin nuk mund t'a njihte, pa e deklaruar Enveri, pasi te kishte hequr dore nga internacionalizmi proletar, as per periudhen pas daljes nga burgut, e gjerat qe ndodhen para 1997 e me pas, pa i perjetuar. Kur vuante fizikisht denimin ne burgjet e Burrelit dhe Spacit, ai nuk ka pasur mjet tjeter te mesonte sec ishte nacionalizmi e komunizmi i kombinuar i Hoxhes, vecse nepermjet gazetes "Zeri i Popullit", e periodikeve te tjere te bibliotekave te burgjeve, qe ishin tirazhe teper te kontrolluara te propogandes partiake, komenteve e opinioneve te nje amalgami te burgosurish politike e ordinere, e asaj dritare "te vogel" qe i hapte leximi i romaneve te Kadarese, qe duke qene "ndryshe", nga tonelatat e letrave qe shiteshin per letersi te realizmit socialisht, te jepnin mundesi t'i beje radiografine, sistemit nacional-komunist te Enverit. Cfare e mesoi me shume z. Lubonja ne burg rreth sistemit komunist: propoganda partiake, gjykimet shpesh inkoherente te burgosurve politike qe dergjeshin ne ato burgje per dekada te tera, duke humbur sensin e kohes e te realitetit, apo alegoria, qemtimi i imet, shpesh here i mbuluar me artificialitetin militant te recetes te realizmit socialist i realitetit apo mitit shqiptar te Hoxhes apo c'ka ishte para tij tij, te eksploruara me mjeshteri ne vepren e Kadarese?

Vihet re tek z. Lubonja, nje amalgamim i kapercyellit filozofik, eseist, editorialist, i observuesit te perditshem qe reagon mbi minuciozitetet e jetes kulturore, ekonomike, politike te jetes bashkekohore shqiptare. Kjo metode e kombinuar te shkruari eshte pjeserisht, mendoj une, pasoje e instiktit te nje reporteri qe pi kafene ne Rogner, apo ne Kafe Europa(duket si e demoduar tani). Atje ka degjuar per thashethemen e fundit midis te rrufiturave te kafese, apo rrekellimave te ndonje "scotch on the rock", e i ishte fandaksur ndonje shprehje e Kantit apo e Shopenhaurit, te memorizuara ne ato tiratat erudite te te burgosurve politike qe mundonin te ruanin mendjen e ngujuar nga e lajthitura e izolimit, duke medituar mbi fatalitetin e jetes(kulturen e universiteteve europiane apo amerikane e sjelle nga elita kulturore shqiptare e gerryente perdite lageshtija e sallave e birucave te nendheshme te Burrelit e Spacit) me nje doze te theksuar pesimizmi mbi "destinen dhe destinimin". Ku mund te mesosh me mire te filozofosh se sa ne burg, ne ato ore te gjata e te pafund, ku humbet nocioni i kohes, i dites e i nates, ku edhe gjumi naten e te burgosurit e benin me llambushkat e ndezura ?

Z. Lubonja, akoma ka mbetur rob i letersise e kujtimeve te burgut, te atij djaloshi 23 vjecar fatkeq qe "e morri vala", per t'a nxjerre pertej pas shtatembedhjete vitesh, si disident. A mund te flitet pastaj per nje polemike midis nje kolosi te letersise qe e krijoj vepren e tij nen hijen e komunizmit me intransigjent, dhe nje njeriu qe i iku rinia burgjeve, duke mos mundur te njohe metamorfozen e tmerreshme qe pesuan njerezit, "qytetaret e lire", te shtetit paranoiak shqiptar? Ku mund t'a mesonte ai metamorfozen, paranojen e patrioteve te tij, pa lexuar prolifikun e viteve shtetedhjete apo tetedhjete, Ismail Kadarene?

Figura e Kadarese, jo pa arsye me ka perngjasuar me ate te Ilia Erenburgut, e deri diku historite e tyre, si shkrimtare, qe kane pasur "dore te lire" nen hijen e dy diktatoreve, Stalinit, e shembylltyres se tij shqiptare, Enverit, kane shume pika te perbashketa, perkojne. Te dy jane konsideruar "shkrimtare te oborrit", apo te perkedhelurit e sistemit; te dy ne momente te caktuara "kane hedhur vickla", e per pak i ka shkuar koka ne sater, e nga sateri i ka shpetuar vete xhelati, diktatori; te dy kane mitizuar figuren e heroit-udheheqes, pra diktatorit. Por kur i analizon ne fund te dy, te dy na kane dhene letersi te ndryshme. Ketu qendron edhe merita e Kadarese, qe mund te lexohet edhe nje shekull e me shume me pas, ndersa letersia e Erenburgut, vdiq me vdekjen e sistemit, te komunizmit. Para se gjithash Kadareja, nuk ka bere letersi qe mund te jete vetem fashionabel ne sallonet militante te sistemit qe u rrezua nen kalbesine e vet. Ai na ka dhene nje letersi po aq sa eshte kombetare, aq edhe nderkombetare, po aq sa eshte lokale, eshte edhe qytetare e botes, qe mund te lexohet ne cdo gjuhe, e te kuptohet nga cdo kush. Ne fund te fundit, letersia e ketij shkrimtari kaq te perfolur, me teper se cdo shkrimtar tjeter, duke qene ne zemer te sistemit, duke i njohur pulsimin, nuk na ka dhene letersine e gulageve, letersine e burgut, por metaforen e Piramides te Enverit, inxhinjereve arkitekte e zbatuesve, me ne sklleverit qe e ndertuam ate.

Kadareja ka qene edhe nen komunizmin e Enverit edhe tani, shkrimtari me i perfolur, me i lavderuari, e me i shari. Sic duket kjo ka te beje edhe me talentin e tij, talent qe duke qene eksepsional, duke e vendosur mbi shkrimtaret e tjere, ka shkaktuar e do te vazhdoje te shkaktoje trazime e levizja midis atyre qe e duan dhe e admirojne dhe atyre qe nuk mendojne njelloj me te paret.

Nuk mundem t'i gjej dot anen motiveve dhe arsyetimit te z.Lubonja,qe e akuzon Kadarene si zgjates i jetes te komunizmit ne Shqiperi. Une nuk e di qe diktaturat jane zgjatur nga letersia; ato zakonisht kane kolapsur pas vdekjes te diktatoreve dhe suitave te tyre ne pushtet. Letersia e tij, edhe sot pas rrezimit te komunizmit e te nacional-komunizmit te Enver Hoxhes, nuk konsiderohet e vdekur, por eshte me e lexuar se dje, me e perkthyer se kurre; vetem ne anglisht jane perkthyer mbi dhjete nga veprat e tij. Ajo eshte letersia, qe akoma i tregon shqiptareve se nga nacionalizmi dhe historia e tyre nuk duhet hequr dore. Kadareja na vendos te barabarte midis te barabarteve ne Ballkan. Ne memorien tone kolektive pothuajse jane shumezuar me zero te gjithe shkrimtaret e realizmit socialisht, me perjashtim te Kadarese, qe nuk ka vdekur nga kendveshtrimi social e kombetar, si shkrimtaret e tjere shqiptare.

Tani z. Lubonja nuk i kerkohet vetem te beje dekonstruktivimin e miteve, por te beje edhe letersi. Kur them te beje letersi, jo letersi burgu, por letersi qe t'i afrohet sado pak letersise te Kadarese. Mos te ndjeke shembullin e "vesit" te Moravias, ku me raste perfliste edhe jepte gjykime keqdashese per koleget e tij, te gjalle apo te vdekur. Ai merrte neper goje Pazolinin, Kalvinon, Silonen, e ate qe e kishte ndihmuar te shkruante veprat e veta, shoqen e jetes, dora vete Dacia Moraini-n. Per nje liber si kryevepra konservatore e Xhusepe Lampeduzes, "Geopardi", Moravia, perdori fjalet me akuzuese e fyese. Z. Lubonja mos te vazhdoje riciklimin e te njejtave akuza, duke i bere me monstruoze ne lidhje me Ismail Kadarene, se kjo nuk eshte gje tjeter vetem nje shembull se si "vesi" i shkrimtarit, e moda politike, i ngushton njeriut gjykimin artistik e filozofik.

No comments: