Wednesday, January 16, 2008

Art/Movie and Theater


Nga YouTube tek Spilberg
nga Altin Topi
Shekulli Shkurt 2007

YouTube u zgjodh nga revista amerikane Time si ngjarja me perfaqesuese per vitin 2006. Koncepti i YouTube eshte sa i vecante po aq i thjeshte. YouTube automatizoi te gjitha aspektet teknike te hulumtimit te vidionet-it; njerezit me nje klikim mund te shikojne qindra-mijra vidiot e hedhura nga individe diletante qe duan te ndajne eksperiencat e tyre filmike, vidoklipet personale, me mbare globin. C’ka eshte me e rendesishme eshte se YouTube thjeshtezoi hedhjen e vidoklipeve ne net, ne disa klikime te cilat mundesuan anashkalimin e cdo aspekti teknik dikur te komplikuar, e qe kerkonte profesionalizem. Te hedhesh nje vidioklipin tend ne YouTube(www.youtube.com), mjafton te hapesh nje llogari te tenden, me nje klikim tjeter te kalosh ne faqen ku behet hedhja e vidioklipit, te shenosh(hapesh) dosjen tende kibernetike, e me nje klikim te fundit, te besh hedhjen e materialit ne cfaredo formati.
Vidioklipi juaj qe nga ky moment, mund te ndahet e shihet, prej te gjitheve, krejt globi. S’ka gje me te thjeshte e demokratike: te gjitha pengesat per te marre pjese ne kete fenomen jane sheshuar. Asnjeri nuk nxjerr as edhe nje qindarka nga xhepi per t’u bere i famshem brenda 24 oresh.

Spielberg, regjizori i famshem amerikan, ne 30 vitet e karrieres se tij gjithmone eshte prezantuar si nje nga talentet qe nuk plaket. Ai gjithmone na befason me idete e reja qe sjell ne filmat e tij, menyra e trajtimit te subjekit, inovacionet teknike, e perzgjedhja e temave. Pavarsisht se filmi “Jaws”, perfundimisht i hapi vendin perkrah regjizoreve me te famshem ne bote, filmi qe terhoqi fillimisht vemendjen e medias dhe publikut amerikan ishte filmi televiziv “Duel”. Spielberg kishte kuptuar potencialin e ekranit te vogel per te terhequr masen e madhe te teleshikuesit, pavarsisht rreziqeve qe sillte TV, ne kufizimet per t’u shfaqur me tere diapazonin e talentit te nje regjizori me kaq imagjinate si ai. Por, aq sa mund te minimizoje imagjinaten e nje regjizori, TV kompenson me shtrirjen marketuese, te cilen nuk mund ta arrish me ekranin e kinemase.

Kesaj rradhe duke perdorur forcen marketuese te TV, Spielberg vjen me ide te reja, te cilat nuk jane thjesht te tijat, as edhe origjinale. Ai nuk deshiron te marketoje talentin e tij me, por eshte ne kerkim te nje trashigimtari te ri te fronit qe ai e mban prej kaq vitesh. Kerkon te kurorezoje nje talent nepermjet nje konkursi nderkombetar, nje lloj shartimi kibernetik(i ngjashem me YouTube) e televiziv(i ngjashem me American Idol, Survivor). Versioni Spielberg i YouTube ne adresen: www.thelot.com, pasi kalon ne nje faze te pare perzgjedhjeje prej morise te vidioklipeve qe po vershojne prej disa muajsh ne kete adrese, kalon ne shown televiziv “On the Lot”. Pjesmarresit mund te jene nga gjithe bota, duke filluar nga mosha 13 vjec. Afati i fundit per te hedhur vidioklipin ne net eshte 16 shkurti, 2007. Sic thote vet Spielberg: - “Gjate gjithe karrieres, jam perpjekur sa mund te zbuloj talentin e ri e t’i hap rrugen. Ky rast….na lejon te gjitheve ne te zgjerojme mundesine per te hapur deren me shume.”

Zgjedhja e titullit te ketij konkursi ka kanotacione te mirefillta per fazat te ndryshme qe do kalohet pergjate konkursit. Fjala “lot” ne anglisht eshte nje fjale me konotacione biblike, por edhe kinematografike gjate 100 viteve te fundit. Nuancat e kuptimit te titullit ndryshojne pergjate ecurise te konkursit. Ne fazen e pare, behet perzgjedhja e konkuruesve ne baze te vidioklipeve te paraqitura nga kater anet e botes, prej ku do te dalin vetem 16 finalistet. Perdorimi i titullit, kuptimi i te cilit rrotullohet rreth fjales angleze “lot”, per pjesen e pare te seleksionimit ashtu si ne testamentin e vjeter, flet per mundesine per te arritur token e premtuar. Hapsira e barabarte per secilin eshte e hapur per te gjithe, pa paragjykime, e diskriminime. Secili qe ka deshire te marre pjese ne kete konkurs, i ka dyert e hapura.


Pas vershimit te vidioklipeve, qe ka shume mundesi te jene me qindra, ndoshta edhe mijra, behet seleksionimi i 16 finalisteve. Pesha ne seleksionimin e finalisteve, eshte balancuar midis nje jurije e perbere prej kritikeve kinomediatike e regjizoreve, e nga publiku qe voton ne net. Sic kuptohet, ne kete faze perzgjedhja nuk eshte nje loje e fatit. Ashtu si dikur kur behej votimi ne komunitet e vjetra biblike, duke numeruar gurickat me shenja te hedhura ne nje qyp prej balte, edhe fati i finalisteve vuloset nga vota e publikut dhe jurise. Nga ky moment konkursi kalon ne ekranin e vogel te TV, ku te 16 finalistet te transferuar tanime ne Hollivud, do te ndahen ne kater grupe. Ne baze te nje rotacioni te perjavshem, secili nga katershja e cdo grupi do te vendoset ne krye, per te drejtuar nje film te shkurter ne zhanre te ndryshme si komedi, romance, drama, fantashkence, etj. Cdo grupi do t’i vihet ne dispozicion gjithshka qe i duhet per te prodhuar nje film: - financim, skenariste e aktore(ndoshte edhe me emer), ambjente pune, studio me te gjitha mjetet e nevojshme. Filmat e shkurter te krijuar ne harkun kohor te nje jave do te debutojne per t’u pare nga publiku ne nje nate te caktuar si “Film Premiere” te cdo jave. Ne naten qe pason, nata e votimit si “Box Office”, do te shpallen rezultatet e votimit, pasi t’i jene bere komentet cdo filmi nga regjizore e kritike profesionaliste. Keshtu per disa jave do te vazhdoje eleminimi, por mekanizmi i eleminimit sheh mundesine e rishfaqjes te konkurenteve qe mund te kene dale me pare nga gara. Ne mbyllje, do te kemi momentin e nje finalisti te vetem. Ai do te jete aspiranti regjizor, fitues i nje cmimi prej nje milion dollaresh.

Spielberg pergjate fazave te konkursit, do te jete pothuajse i padukshem, me perjashtim te momenteve te caktuara, e ne finalen e dhenies se cmimit. Atij kurre nuk i ka shkuar per shtat te behet gjykates, kritik i krijimit te dikujt tjeter. Aq me teper te jete ai I cili te ngreje doren si pjestar i nje jurie. Ai preferon te mbetet gjithmone nje krijues artistik, apo stimules i talentit te pazbuluar. Me finalen dhe nje milion dollareshin, Spielberg i ka hapur rrugen nje talenti te ri, dyert e ambjentet e studiove kinematografike te Hollivudit. Eshte ky momenti kut fjala “lot” merr kanotacionin kinematografik, si studio, ambjent pune per kineastet, e themeluar gati nje shekull me pare nga emra te tille si Carli Caplin, Samuel Golduin, Meri Pikford, kur krijuan “United Artists”. “Lot” qe me vone u njoh si studiot e Hollivudit, ishte fillesa premtuese, trualli krijues, shtepia e shume artisteve te pavarur e pa mjete financiare. Spielberg, po ndjek shembullin e baballarve te tij kineaste, por ne nje epoke teknologjike te paimagjinuar nje shekull me pare, ku sot YouTube, TV, internet, etj., potencialisht mund te krijojne mundesira per kedo ne bote, te beje te njohur talentin e vet, e ndoshta te kete fatin te trashegoje fronin e regjizorit te famshem.

No comments: