Thursday, January 17, 2008

Literature/Gjuhesi


Inteligencia dhe Identiteti Njerezor(pjesa e dyte)
Altin Topi
Alb-Club Prill 2000

Megjithese inteligencia e shikonte fitimin e dijes si nje menyre per t'i sherbyer "popullit", koncepti i saj per popullin eshte metafizik, e nuk ka te beje e nuk e njeh individin. Levini, heroi i Ana Karenines na befason me gjykimin e tij duke demaskuar abstraksionet filozofike te inteligencias: "Fjala 'popull' eshte teper e papercaktuar." Ndersa vellai i tij Sergei Ivanovici, pelqente "te nxirrte konkluzione te pergjitheshme ne favor te fshatareve(popullit)", Levini qe jetonte ne mesin e tyre, "nuk kishte nje koncept, pikepamje kategorike per fshataresine(popullin)", perderisa nuk mund t'i shihte ata si nje mase abstrakte homogjene. Kur dikush do t'a pyeste nese e pelqente fshataresine(popullin), ai nuk dinte se si mund te pergjigjej. Ai njihte lloj-lloj njerezish.
 Nje pjese ai e shihte si njerez te mire e interesante, por gjithmone zbulonte karakteristika te reja, e perdite ndryshonte pikepamjet e tij per ta. Kurse i vellain, sistematikisht ne te menduarin e tij, kishte te kristalizuara disa aspekte sociale te fshataresise. Nje pjese ishte rezultat eksperiences jetesore, aspektet e jetes te tyre, qe ndryshonin e kontrastonin shuma nga menyra se si e conin jeten te tjeret.

Tek Ana Karenina dhe Lufta e Paqja, Tolstoi ironizon me paragjykimet qe rrjedhin prej gjykimeve te pergjitheshme, e jo nga nje vleresim i thelle, i ndjeshem i te vecantave. Literatura e vertete me kontribuesit e saj mbeten te tille, sepse percjellin idete e reja. Bota dhe fenomenet sociale shpjegohen me kundershtine e teorive te ndryshme, konkluzionet e tyre, si nje larmi perpjekjesh per te shpjeguar boten. Vetem keshtu mund te marren parasysh te vecantat, perjashtimet, te cilat nuk pranojne skematizmin, perkufizimet, e sistematizimin. Argumenti i inteligencias i dalur nga goja e vellait te Levinit, Sergeit, eshte se ai e sheh vellain e tij si dikush qe "ndikohet nga pershtypjet e momentit" duke injoruar parimin e "inteligenteve", qe gjithshka duhet debatohet e diskutohet "ne princip". Kjo gje ne fakt do te thote "ne menyre abstrakte, pa konsideruar, apo perqafuar kompleksitetin e realitetit". Dostojevski nepermjet djallit qe viziton Ivan Karamazovin, tallet me teorine e tij si anetar i inteligencias, qe predikon se per te shkaktuar ndryshim, trazire popullore, permbysje, revolucion, "lejohet gjithshka". - "Kjo qe thua ti eshte teper terheqese. Por persa kerkon, qe kete permbysje t'a mbeshtesesh duke formuluar e sanksionuar kete lloj morali? Aaha.. e kuptoj, ti po flet si anetar i inteligencias(si i indoktrinuar ai nuk mund te beje ndryshimin, te ndryshoje sistemin, marredheniet politike-pushtet, vet shoqerine, ne nje menyre tjeter, pa kete trazire apo dhune.

Tendenca thjesht per te teorizuar dhe perbuzja per gjithshka tjeter, pervecse atyre ndryshimeve apokaliptike hapash mijevjecare, coi ne shperfilljen e neglizhencen e vazhdueshme per mundesite e tjera te perditeshme per te permiresuar jeten, humbjen pergjithmone te atyre mundesive per dekada e gjenerata te tera jetesh te shkatrruara njerezish. Inteligencia nuk ishte e interesuar per permiresimin gradual te jetes te njerezve. Njerezit duhet te shpetoheshin, por te gjithe e njeheresh. Rezultati i ketij qendrimi e gjykimi, analizon kritiku Simion Frank, ishte nje neglizhence totale karshi njerezve reale(qe merrnin fryme), ne emer te nje njerezimi abstrakt. Tek Vellezerit Karamazov frati Zosima nuk shfaq ndonje interesim real per njerez te vecante. Obsesioni i tij i perzjere me nje ndjenje altruizmi, shqetesimi e miresie abstrakte eshte per nje njerezim abstrakt. Ai perngjason me nje person(pararendes i komunistin)qe vepron nen shtysen e principeve te larta e teper i sinqerte ne idete e tij. "Une e dua njerezimin, - thote ai,- por pyes veten. Sa me shume dua njerezimin, ne pergjithesi, aq me pak dua individin ne vecanti. Ne endrrat e mija shpesh arrij te realizoi projekte entuziaste e madheshtore ne sherbim te njerezimit. Ndoshta do te isha gati te kryqezohesha si Krishti, po te ishte nevoja. E megjithate, jam i paafte te jetoi ne te njejten dhome jo me shume se dy dite me nje njeri, kushdo qofte ai. Sic e di nga eksperienca...pa kaluar 24 ore, filloj te urrej edhe njeriun me te mire... dike ndoshta qe eshte i ngadalshem ne te ngrene, apo dike tjeter sepse mund te jete me rrufe e vazhdimisht shfryn hundet. Por gjithmone ndodh se, sa me shume e urrej nje njeri si individ, aq me e zjarrte behet dashuria ime per njerezimin".

Frank veren se dashuria utopike per njerezimin e coi inteligencian ne indiference e mohim te cdo ndihme e perkrahje te njerezve te konsideruar si individe te vecante. Altruizmi i socialisteve ruse nuk i drejtohej njerezve te gjalle. Ideali abstrakt i lumturise absolute ne nje te ardhme te larget, shkatrron moralin aktual te nje maredhenie te nje individi me nje individ tjeter(lexo: socializmi thote per kapitalizmin - njeriu per njeriun eshte ujk... por kjo mund te kuptohet vice-versa) dhe ndjenjen e dashurise per fqinjin (njeriun) e per cdo njeri ne pergjithesi, per bashkekohesin, bashkekombasin dhe nevojave te tyre.
Bashkekohesit shihen me simpati e ndoshta me keqardhje nga inteligencia, por ata po bejne sakrifica e po sakrifikojne jetet e tyre per utopine qe do te vije. E keshtu nje mit i ri i Sizifit krijohet, nderkohe qe cdo gjenerate sakrifikohet ne emer te utopise, qe megjithate, nuk eshte afruar me prane(lexo: Komunizmi po shfaqet ne horizont. Cfare eshte horizonti? Nje vije imagjinare qe me ate ritem qe i afrohesh me ate ritem te largohet.)

Duke konsideruar ndryshimet e inteligences ne nje shtrirje prej disa dekadash e gjeneracionesh, Frank veren se, megjithese teorite madheshtore te saj ndryshojne vazhdimisht, te gjitha kane te perbashket dy karakteristika: a) ato jane te pagabueshme sepse jane "shkencore"; b)gjithmone presupozohet ne to roli superior i vete inteligencias. Ideja qe pershkon eshte se vet inteligencia eshte e zgjedhur per zbatimin e ketyre teorive.

Kjo shpjegohet mjeshterisht ne Krim e Ndeshkim te Dostojevskit, ku Raskolnikov parashtron teorine e tij "napolonike" qe terroristat apo revolucionaret(lexo: komunistat me idealizmin e tyre) me teorite e veprimet e tyre do te shpetojne njerezimin, pra ata si pjese organike e inteligencias jane pararoja e shoqerise. Raskolnikov e ndan shoqerine ne dy grupe: "te zakonshmit"(lexo: masa, turma) te cilet vetem punojne e riprodhohen, e ne te "jashtezakonshmit", gjenialiteti i te cileve duke ushqyer masen e"zakoneshme" me teorite e tyre i jep kuptim jetes se tyre thjesht biologjike. Ai shjegon qe "njerezit e zakonshem" jetojne vetem ne te tashmen, kurse "njerezit e zgjedhur"(lexo: inteligencia e njerezit e spikatur te saj) shohin thelle ne te ardhmen e kjo eshte plotesisht e justifikueshme per te mos devijuar nga kursi imagjinar. Dostojevski shpjegon se inteligencia ka nje besim megaloman ne superioritetin e vet dhe eshte e gateshme te perqafoje cdo teori e veper, edhe ate me cnjerezoren per te mos leshuar pozicionin e statusit te saj te vecante ne shoqeri. Nje menyre per te justifikuar kete obsesion per lidership eshte bindja megalomane se superioriteti i saj vjen nga qe eshte e vetmja qe zoteron idene dhe njohurine per te udhehequr. Por aspekti me interesant eshte ai psikologjik. Inteligencia mendon se ka te drejten morale per nje rol te tille, sepse gjithmone e vendos veten ne rolin e viktimes. Per te kuptuar kete duhet te kujtojme rolin e vecante qe Dostojevski ka ne studimin e viktimologjise si proces psiqik. Askush nuk e kupton me mire se Dostojevski se si psikologjia e ndergjegjes perverse te vuajtjes e te qenurit viktime, qofte e vertet apo e imagjinuar, shtyn dike per te shkaktuar dhimbje te tjereve, apo per te predikuar ne falsitet perfeksionim moral.

Zemerimi, hakmarrja, shpirtngushtesia, etj, mbizoteron universin Dostojevskian. Ai pershkruan me penden e tij te fuqishme, klasa shoqerore te ndryshme duke filluar nga vilat e verimit te "inteligencias te qyteteruar”, deri tek "shtepia siberiane e te vdekurve". Por pak eshte e njohur se, Dostojevski e lidhte kete lloj psikologjie me revolucionarizimin dhe revolucionin. Ndoshta mesimi politik kryesor e me i rendesishem i tij eshte qe viktimat e dikurshme, kur marrin fuqine, kthehen ne tiranet me te pashpirt.

Njerezit me radikale, jane te motivuar nga zemerimi, hakmarrja, shpirtngushtesia, kompleksi i inferioritetit, ndjenja e te shfrytezuarit, etj. Ata kultivojne brenda vetes ate sensin e viktimes, te sakrifikuarit, perqafojne ideologjine e te fyerit. Me te rrezikshmit jane gati te vene ne prove bindjet e tyre(lexo: lufta e klasave, te shfrytezuarit, punetoret fshataret e varfer te ngritur ne revolte, revolucion popullor duke e pare veten si viktima te shfrytezimit te borgjezise, feuedaleve, bejlereve, etj; te persekutuarit ne pergjithesi, ish-komunistat e rene nga fiku qe e shohin veten si viktima; shqiptaret qe e shihnin veten si viktima te nje veprimtarie
konspiratore e armiqesore te rrethimit borgjezo revizionist; shqiptaret qe shperthyen ambasadat, morren kufite e anijet duke e pare veten si viktima te nje sistemi totalitar e gjaksor; shqiptaret neper bote te diskriminuar nga propoganda, TV, paragjykimi, e qe shohin veten perseri si viktima; shqiptaret perseri e shohin veten nen prizmin e viktimizimit prej fqinjeve te tyre garbitqare, etj).

Karakteri me i spikatur i Dostojevskit, qe te kujton me mire kete filozofi eshte Fjodor Pavlovic Karamazov. Ai me teper se cdo njeri tjeter, ai e kuptoi se eshte vet ai, me shume se kushdo tjeter, pergjegjes per poshterimin e tij, viktimizimin e tij. Por megjithate, ai vazhdon ta ekzagjeroje ate. Frati Zosima qe megjithese nuk eshte psikolog vet, nen penen e Dostojevskit percjell observimet e tij. Disa njerez i pelqen t'a ndjejne veten viktima, te fyer, sepse ne kete menyre ata ndjehen moralisht superiore.

"A e dini ju se eshte e pelqyeshme qe disa here t'a ndjesh veten viktime? - Zosima i thote Fjodor Pavlovicit. - Nje njeri megjithese e di qe askush nuk e ka fyer dhe e ka kthyer ne viktime, e krijon vet imazhin e viktimizimit apo fyerjes, biles e ekzagjeron per t'a bere sa me piktoreske e terheqese." Ai e di se duke e paraqitur veten si viktime, mund te justifikoje ne kete menyre kerkesen per kompensim moral e material per fyerjen, viktimizimin, apo poshterimin qe i eshte bere. Nje tjeter personazh i Dostojevskit, Pjoter Stefanovic, udheheqes revolucionar e di qe per te bere njerezit per vete duhet te provokoje dy elemente te rendesishem emocionale: te paraqitet radikal ne rivendikimet per viktimizimin(e duke larguar keshtu cdo frike per deshtim); dhe e dyta, eshte te perforcoje sa me shume idene e superioritetit te tyre moral qe rrjedh nga te qenurit viktima.

Aspekt tjeter i inteligencias eshte evokimi i momentit historik. Inteligencia e sheh momentin qe jeton si te vecante, si nje shkeputje definitive nga historia e kaluar. E kaluara paraqitet si nje viktimizim nga nje udheheqje, filozofi e forca politike qe kane shkaktuar vecse shkaterrim e deshtime sociale. Inteligencia nuk deshiron te shohe qe aktualiteti politik i krijuar mund te jete thjesht nje kapitull tjeter ne historine e ideve qe i ka kaluar koha(lexo: periudhe enveriane e fjalimet per revolucionin socialist si shkeputje nga e kaluara e shfrytezimit e padrejtesive sociale; fjalimet e te gjitha ngjyrave te spektrit politik ne Shqiperi qe nga 1992 mbi vdekjen perfundimtare te komunizmit, totalitarizmit e shkeputje totale nga e kaluara e dhimbeshme; socialistet qe rrezuan presidencen e Berishes, etj).

Ne epilogun e tij tek Lufta e Paqja, Tolstoi pershkruan se si historianet inteligente i gjykojne mendimtaret e udheheqesit politike te se kaluares: si "reaksionare" apo "perparimtare" ne baze te bindjeve e vlerave filozofike te kohes te tyre. Cfare i bente pershtypje atij me shume ishte karakteri absolut e shenjterimi qe i jepnin ata gjykimeve te tyre.

No comments: