Sunday, January 13, 2008

Rite de Passage


Elektorati dhe forca e mitit
nga Altin Topi
Shekulli Tetor 2004

Ne kohe krizash, elektoratit i bie barra historike per te zgjedhur midis dy forcave politike, midis dy kandidateve. Kjo barre i trashendon kufijte e nje kredoje politike, - duke pare thjesht pikat e programit politik te nje partije. Cfare i kerkohet elektoratit te kuptoje e te vleresoje para se gjithash per te bere zgjedhjen e tij ? Pergjigja me e thjeshte dhe e drejtperdrejte: zgjedhja te jete mbeshtetesja e natyrshme e nje shprese te re, shprese per nje te ardhme me te mire. Shpresa lind kur kandidati i zgjedhur, arrin te paraqese, te shpjegoi idete dhe objektivat e tij elektoratit, duke e bindur se nen udheheqjen e tij, krizat mund te kapercehen, sepse ai, jo vetem qe i kupton problemet, por afron edhe zgjidhjet per t’i kapercyer ato.


Per te arritur te bindin elektoratit, kandidatet apo forcat politike, nepermjet cfare platforme do t’i thithin elektoratit shqiptar shumicen e votave? Duke sofistikuar analizen mbeshtetur ne fakte, ne numra te qene apo te paqena, - duke futur elektoratin ne labirinthet e peisazhit kompleks, te shumeaneshem te realitetit shqiptar, - peisazh qe komplikohet edhe me shume ne fund, tek kutija e votimit e kontrolli i saj? Cfare do te ndikoje me fuqishem, arsyetimi apo simbolizmi; analiza faktike, gjakftohte e realitetit apo shpjegimi i realitetit shqiptar nepermjet simboleve te mitit kombetar. Sic eshte deshmuar deri me sot, zakonisht nder shqiptare, gjithmone kane fituar e fitojne kandidatet me nje histori te fitores te tyre, “te treguar bindeshem e bukur nga vet kandidatet”, ku simbolizmi e perdorimi i miteve ka triumfuar. A do te ndodhe ndryshe ne zgjedhjet e ardheshme? Duke mos e vene ne dyshim se do te kalohet perseri nga e njejta udhe, le te eksplorojme perdorimin e dobishem te simboleve e miteve.

Ndoshta fjala “mit” per nje pjese vjen era vjetersire, arkaizem kombetar, ku njeriu merr permasat e nje trashendence fluide drejt nje Zoti, apo te nje heroi, i cili merr permasa shume afer te paarriteshmes, ne kerthize te asaj qe krijoi qyteterimin mbare. Une nuk kam parasysh kete lloj miti, nuk dua te shkruaj per imazhe ikonash apo fjalesh te magjikeshme, ku fjalet, pellasg, ilirian, arberor, Pirro, Aleksander, Bato, Gent, Teuta, Skenderbe, Ali Pasha, Kara Mahmut Pasha, etj., te evokojne domosdoshmerisht origjinen, trashigimine tone historike, kulturore ilire, apo arberore, apo thjesht shqiptare. Une deshiroj t’i referohem nje lloj “miti”, qe na meson se si te luajme sic duhet rolin tone si komb ne historine bashkekohore, e si individe ne jeten e nje kombi dhe ne jeten personale. Ky lloj miti duhet te marre funksionin paresor, me te rendesishem ne shoqerine shqiptare, duke qetesuar keshtu shpirtin tone kaq te trazuar nga tallazet e kohes. Nje miti i tille, duke na dhene qetesine e nevojshme, na ben te mendojme e te ndjehemi pjese e dickaje te rendesishme sic eshte kombi, e me tej, dickaje edhe me te madhe e gjitheperfshirese, anetare e denje e familjes te madhe te kombeve.

Miti eshte shume me teper se nje kujtese kolektive e atrofizuar. Kujtesa kolektive, thirret si nje biblotekar, kur kemi nevoje per te, si nje precedent per t’u mbajtuar parasysh ne aktet e metejshme historike. Kur dikush therret: “Mos harroni kalin grek te Trojes!, “Mos harroni Camerine e Kosoven!”, “Kujdes, Magali idea nuk ka vdekur akoma!”, etj, kjo nuk eshte thjesht per te kujtuar genocitet, shpernguljet me force, rrembimin e tokave e debimin masiv te popullsise shqiptare, mbylljen e shkollave shqipe, etj. Miti i kriptizuar ose teper transparent, ne nje shprehje te vetme, na ben qe te vleresojme situaten, aplikimet dhe riperkursionet ne te cilen shprehja i referohet, cfare veprimesh duhet te ndermerren, cfare aktesh historike kerkon momenti. Kurse te fshish historine eshte te mos kesh nje kujtese historike me, e per pasoje nuk ke precedente me per t’iu referuar. Miti, kur ky perdoret si metafore, “Tashti na duhet nje Skenderbe tjeter!”, “Cohu Enver nga varri e shih ku i ke katandisur shqiptaret!”, percakton rolin e disa figurave historike, qe mund te jene heronjte, apo antiheronjte e kombit, qe njohja, forca, karizma, veprimi i tyre ofron zgjidhjet per te keq apo per te mire.

Periudha e demokratizimit post-enverian eshte periudha pa precedent ne historine e shqiptareve. Vet konceptin “demokraci”, shqiptaret e kishin ndertuar nen optiken totalitare, keshtu qe demokracia perendimore(apo me sakte konceptimi i saj), shkel mbi nje terren krejt tjeter, ku shume gjera inherente te demokracise, te hapjes para botes, merren si te mireqena. Ne Shqiperi, demokracia ne konceptin perendimor nuk kishte precedent, nuk perafrohej me asgje nga repertori i miteve historike te se kaluares. Ishte nje hapje para botes, duke hequr te gjitha parzmoret e nevojshme, te cilat ruanin identitetin kombetar shqiptar. Perderisa eshte e pamundur qe demokracia te gjej ndonje analogji, qofte edhe ne nje perafrim te sforcuar me te kaluaren shqiptare, shumica e shqiptareve iu dorezuan te ekzaltuar, e jo plotesisht te ndergjegjshem, nje miti te ri: “Perderisa historia jone na ka izoluar, na ka ndare nga Perendimi, duhet hequr dore me vrik nga ajo.” Ka kaluar me shume se nje dekade, nga kjo hapje e pa kriterte, pacaqe, me kaq naivitet mikeprites ndaj mendimit, kultures e demokracise perendimore; ne kete hark te shkurter kohor, kultura shqiptare pothuajse eshte joekzistuese, pa peshe, Shqiperia e shqiptaret jane teper vulnerabel, pasi kane vetshkaterruar me nje deshire te marre sistemin e tyre imunizues.

Adaptimi i nje kornize mitesh te reja mbi demokracine, globalizmin, ku i hapen dyert pa kriter cfaredo kulture, ka pasojat e saj. Mitet e se kaluares kane kufizimet e veta, paraqiten shpesh te dale mode, ne pershkrimin e interpretimin e fenomeneve te reja shqiptare, ngjarjeve te kohes. Por, edhe pergjigjet e reagimet gjithperfshirese globaliste, nuk jane shpesh te shendeteshme e te gjetura; perballemi me dizavantazhe qe fare mire mund te shendrrohen ne avantazhe apo anasjelltas. Kontradikat dhe ndersjelljet “avantazh-dizavantazh”, ushqehen nga kaosi i momentit, situata shpesh pa rrugedalje por e priteshme, nje skenar i kapshem sipas llogjikes te demokratizmit e hapjes karshi kultures e civilizimit boteror. Mitet e izolimit e diktatures perdoren shpesh si gogol i te ardhmes. Katastrofa historike e te kaluares, rrembimi tinzar i miteve e perdorimi i tyre nga diktatura, paraqiten si nje e keqe shume e madhe, e nuk shohim qe me evenimentin “demokraci”, nje ortek i madh ka marre malin tatepjete, duke u rritur llahtarshem perdite. Forca shkaterruese e ketij orteku, na ka perfshire te gjitheve ne nje shthurje totale kombetare, ne nje proces te pallogjikte, cinik e talles, duke i dhene shkelmit historise, vlerave e kultures kombetare.

Perzgjedhja e mbrapshte karshi miteve, ka krijuar nje zgaver kulturore, nje mungese totale shprese se cfare gjeje te mire te presim ne si komb. Analogjia historike e shpeshte me mitin e diktatures, nuk eshte e vlefshme e dobiprurese, kur vjen puna per te eksploruar mendimin mitologjik, te lidhur drejtperdrejte me ekzistence e vet kombit. Nuk mund te vesh ne dyshim disa mite qe kane nje lidhje direkte me disa gure, blloqe themeltare, qe na emertojne si shqiptare, ndryshe nga etnite e tjera te Ballkanit. Nuk mund te vesh ne dyshim gjuhen, ekzistencen e vjetersine e saj historike, nuk mund te vesh ne dyshim ekzistencen e disa evenimenteve e personazhe historike me peshe te pallogariteshme per ekzistencen e shqiptareve. Kurrsesi nuk mund te vesh ne dyshim ekzistencen e nje identiteti teper specifik, kombetar, e shqiptar. Ne i perdorim mitet e historine e tyre si nje menyre per te menduar per problemet e te tashmes. Kjo nuk eshte karakteristike thjesht shqiptare, kjo eshte menyra me e natyreshme per te gjitha kombet e per mbare njerezimin. Shpesh mitet paraqesin analogjira te fuqishme per te kuptuar krizat, per t’i perballuar e kapercyer ato. Gjuha simbolike e mitit eshte kaq e fuqishme, sa shpesh forca e saj evokuese e gjerave qe kane ndodhur ne te kaluaren, na graviton ne menyre marramendese drejt tyre, na ben te besojme aq shume ne to, aq shume, sa shpesh na e erreson gjykimin, me shume se sa na e ndricon ate. Miti behet i rrezikshem, kur kerkon te zevendesoje realitetin me gjuhen e tij te fuqishme. Kjo mund te coje ne ekstreme te tilla ne politiken e nje vendi, ku si shembull: greket, serbet, apo boten mbare t’i emertojme si vellezer te nje gjaku, apo armiq te betuar, - qofte si shpetimtare, dashamires duke i shtrire doren e miqesise prej vellezerish, qofte si uzurpatore, kale troje, etj. Eshte e rendesishme qe gjerat te thirren me emrin e tyre, keshtu qe kur evokohet historia, te evokohet sic duhet, me emrin e saj te vertete. Nderkohe kur Shqiperia eshte cliruar nga uzurpimi i totalitarizmit, kjo nuk do te thote qe eshte kthyer ne mbreterine e fjales se lire e te demokracise, te mirekuptimin kombetar, te vellazerimit ballkanas e nderkombetar.


Cilat jane shenjat e nje shoqerie te shendoshe? Para se gjithash eshte aftesija e saj per te mesuar nga historia, te adaptoje, te pershtase besimet e saj mitike realitetit te ri, te rishikoje mitet qe nuk i kane sherbyer per te mire e recetat e tyre kane qene vetshkaterruese per shqiptaret. Shqiperia nuk eshte nje shoqeri qe ka frike nga ndryshimet. Problemi eshte qe rezultatet e provimeve te demokratizmit te saj, i ka lexuar e vazhdon t’i lexoje nen optiken e politikaneve driteshkurter, te kaperthyer ne interesat e tyre meskine. Shqiperia nuk duhet te vrase lajmetarin e lajmeve te keqija, por te zhduke lajmetarin e te “rejave” te rreme, duke mos u perpjekur te ndertoje realitetin e vet duke patur per model mitet e demshme, shkaterruese. Ne Shqiperine e sotme, qe hapet kulturalisht e demokratizohet politikisht precedenti dhe analogjia eshte veshtire per tu gjetur. Kur gjerat nuk shkojne mire ne i kthehemi miteve e politikanet jane mjeshterit e evokimit te tyre. Politikanet jane si kapitenet e skuadrave, por nuk jane si Brigeli, gjermani, kapiteni i kombetares shqiptare qe me fitoren pranon dhe flet edhe per te vertetat e hidhura. Shqiptaret mund te fitojne ne nje ndeshje futbolli(edhe me kampionen e Evropes si Greqia), por megjithate kjo eshte vetem nje fitore futbollistike, midis shume humbjevc. Skuadres shqiptare i mungon thellesia, prandaj mbetet nje fitore, e cila me kalimin e kohes per ne shqiptaret merr permasa mitike, i kalon mitologjise tone.

No comments: