Monday, January 14, 2008

Rite de Passage


Rreth e qark
nga Altin Topi
Shekulli 06-07-2007

Superheronjte
Metropolisi Tirane ka kultet e veta. Kryeqendra e re e principatave te moçme shqiptare nen ombrellen e nje republike komike, ka mbledhur shume nga te eturit e kerkuesit e nje jete me te sigurte e me komode. Kodi i kulteve te Metropolisit eshte nje lloj i veçante: admirim per siguri e komoditet te perditshem nen ciklet e baticave-zbaticave pseudo-politike. Admirimi shfaqet i kodifikuar si ne nje perdellosje besimtari, por jo per Zotin atje lart, por per ato qenie te larta qe jetojne midis nesh, pavaresisht se ata bejne nje jete krejt ndryshe nga turma gati milioneshe e Metropolisit.


Te besosh Zotin atje lart eshte nje gje, e te kesh besim ne qeniet e larta qe jetojne midis Metropolisit eshte nje gje krejt tjeter. Keto qenie te larta qendrojne mbi turmen. Jane ca mbinjerez, si sinonime "supermen-esh" ne librat komike perendimore; metamorfoza te paimagjinueshme te ekzistences se tyre te dikurshme. Proverbialisht dhe realisht ata mbajne ne rrotullim aksin e botes shqiptare. Nese e paimagjinueshmja ndodh(???!!!), ata do t'i kesh ne kembe; me duart e tyre hidhen te shpetojne situaten. Fatmiresisht, aksi i republikes komike perseri do te vazhdoje te rrotullohet. Keshtu qe turmes te Metropolisit i rinovohet edhe nje here leja per te jetuar, per sa kohe qe supermen-et i kane dhene nje vrull, nje rrotullim te ri boshtit shqiptar. Nga nje rrotullim ne tjetren, njerezit jane lene ne dashamiresine e njeri-tjetrit, te ndihmojne shoqi-shoqin. Supermen-et i japin lejen njerezve te jetojne pas çdo rrotullimi te boshtit, kur turma duhet te jetoje vete jeten e saj; mbinjerezit nuk mund te bejne jeten e turmes per te. Fuqia e aftesite e tyre, te mbinatyrshme per shumicen tjeter vdekatare, proverbialisht mund te ndryshojne rrjedhen e lumenjve, mund te sheshojne male, por assesi te merret me jeten e turmes. Ata jane ngahera te zene ne betejen qe kurre nuk sos; per te verteten e drejtesine. Nderkohe, njerezve nuk i eshte lene te merren me asgje tjeter, i eshte marre gjithçka, me perjashtim te jetes se tyre. Njerezit jane te lire te merren plotesisht me jetet e tyre. Gjate nderrimit te cikleve e fushatave politike, te baticave e zbaticave, te marrjes apo lenies te pushtetit, te gjithe therrasin, njerezit hedhin syte tek posterat elektorale te momentit: "Shikoni atje lart ne qiell, ja ku jane kreshniket tane. Boshti shqiptar do te vazhdoje te marre nje vrull te ri, do te vazhdoje te rrotullohet. Shpetuam perseri!". Qielli hapet per pak kohe, per t'u mbyllur me vrik perseri.

Fatalizmi – lekura jone e shagrinit
Fatalizmi ka qene e vazhdon te jete nje bashkudhetar kohor, i binjakezuar me ujdhesen shqiptare, qe ne koherat kur ndoshta kujtesa kolektive nuk ishte ngjizur akoma. Mund ta pikasesh kudo; ne kenge, perralla, ne legjendat e gurezuara, apo ne jehonen qe percillet tek ne nga thellesia e kanioneve te miteve. Fatalizmin ne shprehjet e sjelljet e perditshme; shfaqet se bashku me shpresen e zgjimeve mengjesore, avullon se bashku me vesen, na kapllon ne dremitjet e neteve, e na percjell ne nje bote enderrash te lodhura. Veshtrimi fatalist i jetes, mbeshtjell shpatullat e renduara te shqiptareve, si nje lekure shagrini. Nder shqiptare, fatalizmi perjetohet edhe me intensivisht, shfaqet shume me i personalizuar ne çdo qelize te jetes shqiptare, i kombetarizuar deri ne kufirin e paranojes. Shqiptaret e pranojne fatin e tyre si bij te perbuzur, pra si te "pafate", me nje barre shkence shpjeguese fataliste mbi persete e nje fati te tille. Gjykimi i fatit te tyre, fillon me nenshtrimet pesimiste, -"kur vjen e keqja hapi deren, se nuk mundesh ta ndalosh dot", - e te çon deri tek gryka e pusit, - "e keqja kur troket, nuk vjen vetem, keshtu qe hapi deren dy-kanatash". Per ne, fatalizmi eshte pjese e psikikes kombetare, nje lloj epidemie, fenomeni kronik, norme kolektive, ku perjashtimet jane si gure hajmalije, te humbur ne Kashten e Kumtrit.

Te prekur vete nga nje epidemi e tille, me vite jemi endur shpresehumbur, duke kerkuar nje diagnoze me te sakte te semundjen ngjitese qe na prek qe ne lindje. Duam te mesoja me shume per origjinen e saj, ndoshta duke desheruar nje prognoze me shpresushqyese. Variantet e saj, por veçse episodike, i kemi hasur edhe ne Perendimin e larget, me mijera kilometra nga shagrini shqiptar. Ndoshta te huajt, ndermarrjen tone do te konsideronte si nje trill prej te marri. Ate qe ne kerkojme te "zbulojme", ndoshta s'eshte gje tjeter, veçse nje formulim, qe nje inxhinier amerikan, njefare Eduard Merfi (Edward Merphy), i ka dhene autoritetin e nje "ligji" kaq te lakuar ne masen e njerezve, - nje ligj qe mban emrin e tij, i njohur si Ligji i Merfit. Ne nje shqipe te thjeshte e te patrazuar, ky ligj pak a shume thote "se çfare mundet te shkoje per keq, do te shkoje per te keq". Paranoja shqiptare, eshte varianti apo shembelltyra, deri-diku, besnike te ketij ligji. Por nderkohe, qe shohim paralelizmin e epidemise ballkanase, te shfaqet krejt sporadike me mijera kilometra larg, ka diçka teper te thelle ne kete shprehje, e cila pershkruan nje fenomen, i cili mund te shpjegoje me nota optimiste, me nje gjuhe shkencore, origjinen e fatalizmin tone. Gjeja e pare qe mesojme eshte se arsyeja qe gjerat per ne si komb, e per pasoje si individe, nuk shkojne per mire, - pra ne drejtimin qe deshirohet e enderrohet, - vijne si rezultat i nje kompleksiteti dhe ndervaresie te shume faktoreve e sistemeve. Kjo vepron ne psikiken e çdo shqiptari si Faktori G (graviteti), forca terheqese e te cilit na rrotullon e na mban ne orbiten e pritjes. Ne nje bote ballkanike si e jona, gjerat mund te komplikohen shume e papritur; ato jane kaq shume te lidhura e te ndervarura, saqe jo rralle, mjafton vetem pak, fare pak, per te prishur balancen kombetare e individuale.


Paradoksi i pritjes
Shqiperia, per shkak te vete historise te saj, mbetet ne nje gjendje pezullije, robine e paradoksit te pritjes; kjo si nje shprehje e mirefillte e Ligjit te Merfit. Megjithese, gjeografikisht ne zemer te Europes, por historikisht e izoluar ne kohe, ajo shembellen me vendin e nje fisi tribal, per te cilen koha ka ngrire, diku larg civilizimit, ne nje kend te humbur te botes, njelloj si te ishte gjeografikisht ne lartesite e Kashmirit. Europa, gjitonia e pasur dhe e civilizuar, i ka premtuar Shqiperise, se nje dite do te nise nje autobuz per t'a marre kete popullsi tribale ta çoje drejt civilizimit. Ajo i thote shqiptareve: "Degjoni, qe autobusi do te vije per t'iu marre, kjo eshte pune e mbaruar, 100% e sigurte. Por para se te vini tek stacioni e te prisni per autobusin, perpiquni te beni disa rregullime brenda mureve te shtepise suaj, permbushni se paku disa detyrime. Autobusi mendohet te ndaloje tek stacioni ne çdo interval 12-24 vjet". Ajo qe eshte lene pa thene, ndoshta si diçka e nenkuptuar, eshte se autobuzi kur te ndaloje ne stacion, sido qe te jete, me detyra te kryera apo jo, do te na marre. Pra, njekohesisht me shpresen, na eshte ofruar nje pritje, pritje qe shkaktohet nga detyrimet qe kemi per te kryer, si edhe mos caktimi i nje kohe, orari te sakte te ndalimit te autobusit tek stacioni qe do te na marre e te na çoje drejt civilizimit evropian. Neve, ate qe eshte lene per t'u nenkuptuar e kemi marre vesh, por nuk jemi pergatitur psikologjikisht siç duhet per angeshtine e pritjes. Paradoksi i pritjes nuk ka me shume te beje me detyrat qe na jane ngarkuar, sesa me variacionin ne kohe te mberritjes te autobusit tek stacioni. Megjithese, autobusi do te vije, pritja ne kohe luan nje rol negativ mbi predispozicioni tone nderkohe, per te rregulluar punet brenda mureve te shtepise. As E vropa, as autobusi nuk po na abuzon; thjesht po "vetabuzohemi" prej paradoksit te pritjes. Vitet e pritjes, per shkak te variacionit ne kohe te ndalimit te autobusit ne stacion, na sjellin si rezultat nje pritje me te gjate. Nderkohe te mbeshtjellur nga angeshtia e pritjes, per arsye te predispozicionit tone gjenial per ta pare boten me syzet e erreta te fatalizmit e determinizmit, pritja e tejzgjatur (si nje rrjedhoje e perceptimit te shkaktuar nga paradoksi i pritjes) nuk duhet te shihet vetem si diçka thjesht negative. Patjeter, qe duhen vene ne dukje edhe efektet pozitive, ku paradoksi i pritjes tregon edhe per aftesite e vlerat tona per te mbijetuar, cilesite qe ka shqiptari per mbijetese, per te qene durimmadh, duke perballuar gjithçka, qofte edhe mbinjerezore.
Identitete ne krize
Persiatjet prej do kohe ne mediat e ndryshme rreth identitetit, kane zbuluar cullak se kriza e identitetit nuk mund te tjetersohet, duke hapur nje zgaver te panevojshme ne identitetin tone shqiptar. Zgavra duhet kerkuar gjetke, ne identitetin tone njerezor ne pergjithesi. Kriza e identitetit ka pak te beje me "te qenurin shqiptar", por shume me shume, me diçka me te thelle e thelbesore: me identitetin tone social e individual njerezor ne krize. Identiteti social e individual njerezor eshte komponenti organik gjenetik baze, ADN-ja e çdo lloj tjeter identiteti tjeter, - paresori ne percaktimin e konsolidimin e identitetit te nje kombi e shoqerie.

Shkembimet qe hidhen nen ndriçimin zhurmues te fishekzjarreve mediatike shumengjyreshe nuk ngazellejne e ndriçojne fytyrat, as edhe te njeres pale. Fishekzjarret e zhurmat shpejt zbehen e shuhen, e ngjan se mbetemi perseri ne erresiren kaq pak te ndriçuar te qiellit shqiptar; perseri ne kerkim per te zbuluar identitetit tone "te humbur". Zhgenjimi me i madh per ate pjese te publikun shqiptar, e cila ka qene i interesuar per te ndjekur kete debat, eshte perseritja e nje lajmi tashme te vjeter: - ne podiumin e mendimit shqiptar, "inteligjencia shqiptare" nuk ka dale akoma nga skena. Eshte akoma heret te flitet per lindjen e nje elite shqiptare. Nderkaq, pavaresisht nga zhgenjimi yne, te gjitha anet e kaperthyera ne kete kundershti te servirur per konsum publik, kane shpallur se eshte gjetur e verteta: "Amicus Plato, sed magis amica veritas"(Plato eshte mik i shtrenjte, por me e shtrenjte per mua eshte e verteta). Nuk ngjan te jete e veshtire per njerezit qe kane zhvilluar intuitivisht nje gjykim kritik te konkludojne rishtazi se, te gjitha krahet ne debat, jane anet e te njejtes monedhe, produkt i nje koinizimi, klonimi te pritshem, i trasheguar nga variantet e nje prodhimtarie post-socialrealizmi te "inteligjencies shqiptare" duke i bere karshillek njeri-tjetrit ne dritaren e porsahapur te kufirit shqiptaro-shqiptar.

2 comments:

Anna Gjoci said...

Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund të kontaktoni atë me email:( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( + 2349074881619 ).

Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë

Anna Gjoci said...
This comment has been removed by the author.