Sunday, January 13, 2008

Rite de Passage


France 2005
nga Altin Topi
Shekulli Nentor 2005

Ne dukje si fillim pa lidhje me ate c’ka ndodh ne France sot, po iu rrefej nje episod qe me ndodhi pak kohe me pare. Ishte nje diskutim ne rreth familjar mbi qytetarine dhe kombesine. Njeri nga bashkebiseduesit, qe eshte aktualisht rezident i SHBA, e eshte ne proces per te marre qytetarine (citizenship) amerikane, ishte nen pershtypjen se qytetaria dhe kombesia jane te dallueshme e te ndryshme, keshtu qe pavarsisht marrjes te qytetarise amerikane, kombesia e tij do te mbetej ajo ekzistuese, - shqiptare. Nje pjestar tjeter, i cili eshte me qytetari australiane (dhe amerikane njekohesisht), u perpoq te sqaronte se qytetaria amerikane nenkupton, percakton (connote) edhe kombesine(nationality) e tij, qe eshte po ashtu amerikane.
Filloi nje diskutim pasionant, me argumentime pro dhe kundra, e nuk po arrihej ne nje konsensus. U nxehen gjakrat, se miku yne nuk po bindej; me ne fund per te bindur mikun tone, u nxorren pasaportat amerikane dhe australiane, ku shkruhej se kombesia (nationality) ishte respektivisht australiane dhe amerikane. Nje pjese nga mbajtesit e pasaportave ishin bere qytetare te vendeve respektive nepermjet natyralizmit.

Kaq si fillim, per te vazhduar diskutimin per ngjarjet e fundit ne France. SHBA-ja, Kanadaja, Australia, kane arritur ne konceptin e kombesise ne nje rruge te ndryshme nga vendet europiane. Vende si Gjermania, Franca, Italia, Zvicra, etj., te qenurit gjerman, francez, italian, zviceran, qe kaheret e konceptojne dhe e kane te rrenjosur ne aksidentin “fatlum” te lindurit si i tille; kurse per Ameriken, Australine, e Kanadane, te tre keto vende te krijuara mbi bazen e emigracionin, e kane te rrenjosur ne ate qe quhet opcion per te zgjedhur. Te tre keto vende e kane opcionin te zgjedhin emigracionin e tyre, po ashtu, nga ana tjeter, cdo emigrant ka opcionin te zgjedhe te behet qytetar ose jo, i ketyre vendeve. Qytetaria qe percakton edhe kombesine, duke te bere(ose duke zgjedhur vete per t’u bere) qytetar (psh ameritan), njekohesisht te ben edhe antar te kombit(ne rastin tone amerikan). Vende te tilla ecen ne nje drejtim tjeter, duke krijuar nje teori te re per kombesine, teori qe ne fakt, i sherbente drejtpersedrejti mbajtjes gjalle te emigracionit dhe asimilimit te miliona e miliona njerezve qe zgjidhnin per te emigruar ne keto vende. Teorikisht (ne te pakten apo ne te shumten) nuk ka asnje kufizim per tu bere qytetar i ketyre vendeve, nese cdo njeri zgjedh qe te behet i tille.

Te ndalemi ne prospektin francez, ku ne fakt vepron nje lloj kombetarizmi elektiv. Franca eshte trashegimtare e nje eksperience imperiale, qe arriti kulmin ne shekullin e 19-te. Me eventin e Revolucionit Francez, instiktet imperiale binin ndesh me nacionalizmin dhe parimin e vetvendosjes. Nderkohe qe, Franca kishte nen zoterimet e saj koloniale, dhjetra vende e miliona njerez, te cilet nuk ishin franceze, qofte nga kultura, qofte nga gjuha, u gjet nje zgjidhje. Vende si Algjeri, Maroku, Tunizia, etj., u konsideruan si pjese e Frances, nje lloj France, por gjeografikisht jashte Europes. Kjo coi me vone ne nje vale emigrimesh nga keto vende nen te drejten imperiale, qe i kishte akorduar Franca vete, si qytetare franceze. Me qindra-mijra emigrante nga kolonite frankofone u shperngulen ne France si qytetare franceze, por pa qene franceze.


Ne vazhdim, duke patur perseri Francen ne fokus, pavarsisht se si mund t’i emerojme shkaqet e kesaj situate: diskriminim, racizem, fobie anti-afrikane, anti- myslimane: te gjithe kane nje denominator te perbashket, qe eshte ne thelb, mungesa e nje demokracie te vertete. Po si keshtu? Duket pak kontradiktore, qe pikerisht vendi europian qe valeviti i pari flamurin tre ngjyresh te lirise, barazise e demokracise, te kete mbetur mbrapa ne kete aspekt, kaq thelbesor dhe elementar. Koncepti i nacionalizmes, u zhvillua njekohesisht me konceptin e demokracise, te dy keto koncepte u nderthuren, duke dale ne nje konkluzion qe vazhdon te mbetet i nje rendesie te dores se pare per vendet europiane. Kombi eshte nje kategorizim moral primar, i nje rendesie fondamentale, e si e tille cdo komb ka te drejten te vendose per fatet e tij. Te gjithe kombet, identitetet e te cileve jane shtypur nen trashigimine e nje Europe te dikureshme imperiale, nen principin e vetvendosjes, kane te drejten morale te zbulojne identitetet e tyre historike nepermjet zhvillimeve e institucioneve demokratike. Ketu Europa mbetet pare nje dileme jo fort te kendeshme, ne nje dore ka kutine e Pandores, kurse ne tjetren Nyjen Gordiane.

Ndryshe nga koncepti amerikan, australian, kanadez, mbi kombesine dhe qytetarine, koncepti per kombin eshte disi romantik, nje lloj nacionalizmi romantik. I lindur ne ferrin e djegjeve te perandorive europiane, identiteti kombetar konceptohej si dicka e lindur, e trashiguar, e patjetersueshme, permblidhet ne nje entitet gjeografik e kulturor, ku njerzit kane e ndajne te njejten histori, nje gjuhe, nje kompleks vlerash e rregullash. Nen kete evoluim te nacionalizmit, a mund ta besh me faj francezin “e vertete”(te ashtuquajturin the Frenchman), qe megjithese, ka te njejten pasaporte e qytetari franceze me ate te qytetarin tjeter qe origjinon nga Afrika, Turqia, Shqiperia, etj., nuk i konsideron keta te fundit si franceze “te vertete”.

Ne konceptin romantik nacionalist, nje francez eshte i tille, sepse e sheh dhe e konsideron veten te tille, dhe po ashtu njihet dhe eshte i njohur si i tille nga francezet e tjere. Nacionalizmi romantik francez, nuk i le portat e hapura per te huajt, apo ato qe e kane fituar qytetarine franceze mbi bazen e te drejtes imperiale te Frances te dikureshme. Te huajt nuk kane mundesi te zgjedhin, pervecse ne pasaporte, duke u bere nominalisht qytetare franceze. Mbi konceptin qe eshte ngritur Franca e sotme, eshte e pamundur qe dikush te ndrroj identitetin; nominalisht mund te fitoj qytetarine e Frances, por te behet pjese, anetar i kombit francez, i mungojne njekohesisht si prerogativat ashtu edhe premisat.


Franca, ku edhe problemi ne fjale eshte me i mprehte, eshte edhe vendi ku Europa po testohet si fillim. Ky problem, nuk mbetet thjesht i Frances, eshte nje problem europian. Nderkohe, kur nje pjese e emigracionit ne Europe mund ta kete fituar qytetarine europiano perendimore, kjo gje mbetet nje fakt pa sinjifikance, perderisa eshte dicka krejt tjeter te konsiderohesh e te behesh europian i vertete ne syte e europianeve historike, qe kane per Bibel te politikave te tyre, nacionalizmin elektiv dhe romantik.


Politika e hapur karshi emigracionit ne shoqerite e kontinentin amerikano verior dhe atij australian, ka ndikuar ne zhvillimin e nje shkolle tjeter te perkufizimit te kombit dhe antaresimit ne te. Europa me menyren se si e sheh emigracionin dhe e koncepton kombin dhe antarsimin ne te, ndodhet para nje problemi pothuajse te pakapercyeshem. Gjithshka e ka origjinen ne kontradikten e madhe e te pa zgjidhur akoma, te principeve demokratike, nocionit romantik dhe historik te kombit, dhe trashegimise imperiale. Nderkohe qe, here pas here, vende si SHBA, Australia, Kanadaja, perballen me krizat e emigracionit, keto kriza mbeten te karakterit menaxherial, e zgjidhjet ne keto raste, jane thjesht nevoja e hapa re reja qe merren per ndryshime ne menaxhmin e krizave te momentit. Keto vende jane ne nje ndryshim te vazhueshme nen ndikimin e emigracionit, ashtu si emigracioni ne menyre te vazhdueshme, duke ndikuar ne ndryshimet qe behen ne keto vende, asimilohet krejt natyrshem, duke u antarsuar me te drejta e detyrime te barabarta ne trupin gjigand te ketyre kombeve.

Perkufizimi i kombesise dhe i pjesmarrjes ne te, i pershtatet nevojes te ketyre vendeve per te menaxhuar e perfituar nga emigracioni i vazhdueshem. Nuk ka vend per nacional-romantizmin europian. Nga eksperienca shekullore, rruga per miliona emigrante eshte e pergatitur, eshte e kanalizuar ne nje sistem kompleks qe ve ne perdorim apo zhvillon aftesive, njohurite e miliona emigranteve, gradualisht i asimilon ata, femijeve te tyre i krijon mundesi per edukim e integrim total, si anetare te nje kombi, jo thjesht qytetare nominale te tij. Ne kete transformim te dyanshem, duke qene se ecet ne nje territor te njohur e te sprovuar, nuk ka perplasje me tabute qofte historike, qofte kulturore. Fatkeqesisht, kjo nuk ndodh ne France e gjetke ne Europe; nuk ka perse te konsiderohet si shfaqe thjesht racizmi, as si thjesht diskriminim apo fobi. Eshte nje problem qe i ka rrenjet thelle ne historine e Europes, ku demokracia qe marshoi nen flamurit francez, krijoi fantazmen historike, idealiste, romantike, te ekzistences te nje kombi historik. Eshte kjo fantazme qe po e ndjek Europen nga pas. Kushtetutat europiane dhe dekretet e tjera, nuk ngjajne se mund te japin nje zgjidhje afatgjate problemit te asimilimit dhe integrimit ne Europe te miliona emigranteve, pavarsisht se nga origjinojne.

No comments: