Tuesday, January 15, 2008

Art/Proze


Filistinet e une Josi Kohen
Nga Altin Topi
Alb-Club May 2001

Miqte e mi, une jam Josi, Kohen ne gjak e Kohen ne mbiemer. Sipas Torah-s, Bibles tone ne Kohaimet, te gjithe kemi nje prejardhje te perbashket, nga mesonjesi i pare i Torah-s, Aharoni, i vellai i te madhit Mose. E marr me mend se shume nga ju, akoma se keni harruar kohen e femijerise, kur hiqnit picirin per te mesuar pemendesh verse te tera te Torah-s. Tani po tundni kokat me nenqeshje duke mermeritur: -"Ja edhe nje Kohaim, mesonjes tjeter i fandaksur." Por iu siguroj se perngjasimi eshte shume i pangjashem, krejt i pasakte. Nese disa syresh do t'iu kene detyruar,nen fshikellimen e thuprave te thanes mbi kurrizin e pellembeve te duarve te njoma, t'a mesonit permendesh Librin e Shenjte, jam gati te rrezikoj me nje bast rrogen e nje viti(jemi te gjithe jahudi ketu besoj, e ky perbetim i imi eshte vetshpjegues - no comment) duke ju siguruar se mesonji-predikues i juaj nuk ka qene nje Kohaim, por thjesht nje rabi medioker e frikacak, si ato mullahet fshatarake afgane te shendrruar ne muxhaedine noksane, qe kane marre persiper me penden-kallashnikov e duke rrafshuar perdhe dy koloset kaq te pafajshem si dy ndrikulla te Budas, te ri-interpretojne Kur'anin e vellezerve tane muhamedane.


Por pa deshiruar te me paragjykoni, po e perseris edhe nje here, mbiemri im eshte Kohen ose ne hebraishten e vjeter Koham(ose Kohaim). Une jam Kohen sepse babai im thote se jam i tille. Jemi tribale! Sigurisht qe po,mor lum miku! Jemi tribale, por mbaji kuajt te lutem! Tribale ne sensin e trashigimise mashkullore te virtutit me te larte te stregjyshit tone Aharon, pra tribale si mesonjes e ruajtes besnik i te vertetes hyjnore te Bibles tone, tribale si te qenurit e pastruar e aspak mekare ne shpirt, per t'i kerkuar Zotit tone faljen e te gjithe mekatareve tane hebrenj. Ne jemi vetem dhjete perqind te barkut jahudi, e sikur te mos mjaftonte kjo, por edhe shume te shkoqur neper bote. Por kjo nuk na trazon aspak, se po kaq kemi qene edhe 3000 vjet me pare.

Te gjithe ne Kohaimet me shembjen e Tempullit te Vjeter, e morrem vesh se besnikeria jone ne predikimin e Librit te Shenjte nuk vlente per kohet qe kishin ardhur. Ishin kohe te tjera. Shembja e Tempullit, kishte qene shenja ogurzese per ne, por si te gjithe njerezit e mesuar, pasi vajtuam ne heshtje fatin tone, e duke qene mjaft te qemtuar ne historine e mbreterimeve, zbritem nga podiumi i mesonjesit ne heshtje, pa u cjerrur e thene nje fjale per gjemen tone, duke menduar se koha jone kishte perenduar nje here e pergjithmone. Shumica nga ne ate dite, duke hedhur pertej rrobat e Tempullit, kuptuam se ne ishim vetem nje grusht, si ai uji i paket ne shkretetire, e se urdheri i ri i rabi-ve ishte nje ushtri e tere. Ato kishin vendosur te mos kishte me Tempull, e se gjithkush pas nje testimi uniform e te thjeshtezuar per nivelin mesatar te intelektit jahudit mund te diplomohej si rabi, mesonjes i Torah-s. Pa mesonjes e predikonjes te mirefillte, nuk kishte nevoje per sakrifica, e pa sakrifica nuk kishte nevoje per Tempull. Sot, kerkush nuk eshte ne gjendje te kallzoje me siguri se kush eshte nje mesonjes i vertete. Mesimi dhe interpretimi i Torah-s tashme eshte inkonjito. Prej atij momenti eshte kthyer ne hobin me masiv per te gjithe ne hebrenjte.

Falme o Zot, por tani me demokratizimin e madh te shoqerise jahudite, a nuk do te ishte mekat qe edhe njerez te liq apo me mangesira mendore te kerkojne edhe ato t'i nenshtrohen nje testimi te tille!? Njerez te liq e me te meta mendore... cfare po me ze goja e po them une?! O Zot, mos me gjyko keq! Kurrsesi kjo e keqe e rene mbi kokat e tyre e aspak per fajin e tyre, te merret si mallkim. Askush nuk mund te parazgjedhe natyren e vet njerezore. Kush valle do t'a deshironte apo t'i shkonte sadopak neper mend qe Thanatosi i zi mund t'i pushtonte atyre qenien me erresiren e tentimet e ulta te tij? Kush, nese do te mund te paracaktonte fatin e vet, nuk do te deshironte te zgjidhte per nene Shen Merine apo vet Mari Kyrine, e per baba, Mosen apo vet Ainshtainin. Askush nuk mund te beje nje perzgjedhje te shendoshe e te sukseseshme te genomit te vet ne paradhenie. Por padale, prit pak te lutem! Megjithate, ne menyre te frikeshme gjenetika inxhinjerike, me mendjen e doren e vet Qoftelargut, po fut hundet edhe ne punet qe jane eskluzivisht te tuat, o i madherishmi Zot. Te liqte, eksiqet, apo te mangtit, mund te insistojne me plote te drejte se edhe ato jane thjesht njerez, por me nevoja te vecanta. E sigurisht pasi te jene harxhuar fonde te konsiderueshme duke vene ne dispozicion universitete, psikologe, terapiste per te zhvilluar, permiresuar e mbajtur nen kontroll te foluren, te gjykuarin, e aktet e pakontrolluara fizike, ato te kerkojne t'i nenshtrohen te njejtit testim.

A mundemi o Zot, ne t'i refuzojme nje te drejte kaq njerezore? Kurrsesi qe jo! Ndjenja e fajesise kolektive se jemi duke diskriminuar vellezerit tane, do te n'a dobesonte c'do perpjekje per te qendruar stoike ne orvatjet tona per te ruajtur e mos lejuar uljen e kritereve te kualifikimit, e me tej te diplomimit. Brenda ketij rrethi vicioz qe i kemi ngritur vetes me njerzillekun e njerzise sone, a nuk ngjan te ngelemi ne nje endje te pafund duke perseritur sofizmat e Don Kishotit te Mances mbi arsyen e mos-arsyes qe i behet arsyes sone? Siii... Ah po, ahh..haa..., me duket se te morra vesh, megjithese zeri me vjen shume i dobet, sic duket nga zhurma mbytese e zerave te pasintonuar e baritone te atyre me nevoja te vecanta. Qenkam vone eh, eh..ehee... nje gje e tille paska ndodhur! Paska prej atyre nga ata, qe e kane kaluar testimin me kritere te ulura, e tashme jane dipllomuar duke iu dhene e drejta per te predikuar?! Pra cdo gje paska mbaruar tashme, asgje nuk mund te ndryshohet. Duhet te me kishte shkuar mendja e te isha zgjuar prej rrekjeve te mija endrrimtare kohe me pare. Siii..?! Gjithshka qenka e kote, kjo paska ndodhur qe prej rrezimit te Tempullit. Sa keq! Me falni! Desha te thoja sa keq qe e mesova me kaq vonese!

Kohaimet e hershem, te paret e mi, ose sic do te perkthehej nga hebraishtja e vjeter, predikuesit, mesonjesit e Torah-s, kishin besuar verberisht se Libri i Shenjte, e percillte teper te shkoqitur fjalen e vet Perendise, duke iu permbajur principit hyjnor, e shenjterues te saj. Por per rabiun e thjeshte, vet Torah nuk do te mjaftonte per te kthjelluar mendjen e njerezve, ato zbuluan nje princip me te larte e me te sofistikuar dhe e quajten principi diabolik, duke huazuar e pervetsuar si metode, ate qe quhet sot interpretim djallezor. Pra nuk mjaftonte thjesht qe Torah te mesohej, por duhej te interpretohej. E per kete duhej te perdorej principi diabolik. Keshtu qe e gjithe e verteta e Librit te Shenjte, nen principin diabolik filloj te interpretohej ne nje mori nen-te-vertetash. Qe nga ai moment Kohaimet, qe gjenetikisht i ishte injektuar e kodifikuar te menduarit se ka nje te vertete, dhe vetem nje, braktisen me dhimbje rrobat e mesonjesit te Torah-s. Nuk kishte me Liber te Shenjte per t'a predikuar e shumica e tyre u hodhen ne profesione te tjera. Disa u bene mjeke te degjuar, disa u bene shkencetare te degjuar, disa u bene shkrimtare te degjuar, disa artiste te degjuar, e per cudi disa u bene edhe politikane te degjuar. Pra te gjithe ne profesione te zgjedhura, mesonjes te njerezise, por vecse tash te gjithe laike te respektuar e qe perseri donin te ndihmonin njerezine. U ndane njehere e pergjithmone nga ushtria e rabive e nga principi diabolik i shpikur prej tyre. Ato perseri ngelen vetem nje pakice, e saktesisht vetem dhjete perqind.

Kohaimet tane, shkencetare e studies te vet thelbit tone gjenetik ADN-se, kane provuar e shpallur boterisht ate c'ka Torah e percell kaq shpesh ne shkrimet e shenjta. Kohaimet jane pasardhesit e gjakut te predikuesit te pare, Aharonit, nje Levi, i pari Kohen, por qe nuk eshte tretur kurre. A nuk te mrekullon fakti se si jane trashiguar nga babai tek i biri dy gjera njeheresh, geni dhe kultura? Kjo gjithashtu eshte testamenti i perkushtimit te grave te Kohaimeve pergjate shekujve. Ndoshta edhe nje numer i vogel mosbesnikerish bashkeshortore mund te kishte ndikuar dukshem ne uljen e perqindjes te Kohaimeve. Zoti ju bekofte o nenat, o motrat, o grate tona! Vetem ne, e askush tjeter, mund te qendroje midis fjales te Zotit e te gjithe jahudive te tjere. Te gjithe ne Kohaimet moderne permbajme te transmetuar te njetin informacion gjenetik te babait tone te perbashket Aharon. E kuptoj, e kuptoj, sigurisht qe e kuptoj fare mire dhe anen tuaj, o rabi. Kjo bie ndesh me principin rabaik demokratik te potencialeve gjenetike te njejta, pra te mosbesimit aspak te ekzistences te geneve te fiseshme.

Une duke qene hundelesh e mosbesues nga natyra, ne adolishencen time te hereshme i kam qesendisur Kohaimet, te paret e mi per verberine e bindjes te tyre obsesive ne vecantine e races tone, ose sic i thone me mburrje baballaret tane, races tone te zgjedhur. Por faktet jane kokeforte or mik, kudo e kurdo ato me tregojne se pas cdo gjeje madheshtore, magjepsese te prodhuar ne art, shkence, mjekesi e perparim shoqeror n'a qellonka te jete nje Kohaim i vertete, sternip i Aharonit te famshem. Hundeleshesija karshi Kohaimeve te mi ka mbetur tashme vecse nje kujtim i larget, shenja e rebelimit te dikurshem. Por kjo kurrsesi nuk do te thote se nuk jam me po
aq hundelesh. Jam ore, jam, e biles shume i keq! Por hundeleshesine time e perdor tashti me shume sukses per te mbrojtur origjinen time racore. Jemi vetem dhjete perqind Kohaime, e prej ketij dhjete perqindeshi, vetem nje e dymbedhjeta i takon shenjes time zodiakale(kjo duke ju referuar nje shperndarje normale te mundeshme). Vetem shenja ime zodiakale, te ciles i besoj verberisht(njelloj sic besoj se jam Kohaim 100%) ka fatin e mire apo te keq te nxjerre hundeleshe te llojit tim. E vetem lloji im ka qejf te gricet me rabite. Por te me besoni,kjo jo per te prishur gjakun, por thjesht per t'u zbavitur e mprehur shqisat.

No comments: