
Feja nder shqiptare
Nga Altin Topi
Shekulli Nentor 2005
Cikli i mendimit filozofik shqiptar sidomos ne gjysmen e dyte te shekullit te XX-te mbeti teper rudimental e qesharak. Tashme, per te gjithe ne, eshte bere e zakoneshme, qe kur hapet tema e fese, te kujtojme vargjet teper te konsumuara nga interpretimi jorelixhoz, qe i eshte bere Vaso Pashe Shkodranit: Coniu shqyptare, pret gjumit coniu,/Te gjithe si vllazen n’nji bese shtrengoniu, /E mos shikoni kisha e xhamia,/ Feja e shqyptarit asht ahqyptaria,/… Akoma vazhdohet te interpretohet njelloj, historia fetare e shqiptareve dhe domethenia e vargjeve te poemes “O moj Shqypni, e mjera Shqypni”.


Per Vaso Pashen, thuhet se ka qene i lecitur ne gjuhen e frengut. Megjithate, pasi shkruajti vjershen, te bere kaq te famshme nder shqiptare, nuk la ndonje punim tjeter, te pakten ndonje vjershe tjeter, per t’i treguar shqiptareve, se fill pas atij bashkimi etnik trojesh, “pa pare kisha e xhamija”, i duheshin shqiptareve disa cilesi shtetformuese, nje filozofi kombetare, per te krijuar nje shtet.

Feja nuk duhet te interpretohet, apo te thjeshtezohet ne koncept, si nje lloj “dhurate” qe na eshte bere peshqesh prej pushtuesve. Kjo sidomos, kur vjen rasti per te interpretuar myslimanizmin nominal te shqiptareve. Pale, kur se fundi, rreket te diskutohet mbi nje koncept te ri, te pagezuar keto kohet e fundit, mbi “fene burimore”. Fete kane nje histori te tyren te shtrire ne kohe, por pavarsisht se, kemi periudha historike qe shenojne krijimin e konsolidimin e tyre, asnjera nga fete predominuese sot ne bote, nuk merr persiper te jete ajo “burimorja”, duke pretenduar sovranitet absolut mbi nje grigje te caktuar etnish, popujsh me nje shtrirje te caktuar gjeografike.


Vargjet e Vaso Pashes, nuk na ndihmojne te shpjegojme historine e perhapjes se feve, perqafimin e tyre nga shqiptaret, (pa)mundesine e shqiptareve, per t’i kthyer ne institucione kombetare. Interpretimin e historise relixhioze te shqiptareve, nuk mund ta universalizosh, duke perdorur vargjet e tij, te cilat e kane humbur konteksion historik. Na duhet medoemos, per te zbuluar veten, t’i kthehemi historise universale te njerezimit, e qe ne thelb, eshte edhe historia e besimeve. Kjo merr nje vlere te vecante, kur flitet ne vecanti, per historine e krijimit te shtetit dhe konsolidimit te tij. Sipas Hegelit, kur ai trajton historine e formimit te shteteve, na kujton se, ndertesa e shteteve, i ka themelet historike tek feja, besimi fetar. Feja perben bazen historike te shteteve, por jo nen gjykimin ateist, qe shteti e perdor fene si nje instrument, per t’iu bindur shtetit. Shtetet jane shfaqe historike te permbajtjes te vertete te fese, zhvillimit historik te popujve. Pa kete kendveshtrim holistik te historise te popujve, nuk jemi ne gjendje te depertojme ne qenien e vertete te tyre.


Sekretin e suksesin te vendeve te Europes e botes kristiane e protestante mbare, e gjen ne revolucionet fetare qe ato ndermorren, Ato e sollen kristianizmin ne formen me te paster. Nderkohe, fatkeqesisht kjo nuk ndodhi ne vendet ku u bene revolucione komuniste, si rasti i Shqiperise. Revolucioni komunist ne Shqiperi, e keqperdori pertej cdo imagjinate, Vaso Pashen. Duke e hequr nga konteksi historik, vazhdoi t’a aplikoje formulen e shqiptarizmit si nje lloj feje e re, “per se”, pa imazhin universal te Zotit. Kjo gje, i ka lene mbi shpatulla shqiptareve nje barre te rende: te vazhdojne te enden ne erresiren e historise e tyre, pa driten qe do t’i ndryshonte udhen, imazhin holist te botes. A mund t’a fajesojme Vaso Pashen per kete? Sigurisht qe jo, edhe ai eshte bere nje viktime, perderisa vazhdojme t’ia perdorim vargun dashakeqazi; ne nje konteks historik qe kerkon t’i ktheje shqiptaret, atje ku ndoshta kane qene mijra vjet me pare, sebashku me popuj e hershem: varg qe do t’i beje perseri pagane. T’i japim Cezarit, c’fare eshte e Cezarit. Vaso Pasha, nuk ishte nje poet filozof i kategorise te Getes, apo Shillerit. Ai ishte nje administrator, qe e ndjente se autoritetit hijerende te Sulltanatit, po i vinte shume shpejt fundi. Ky zyrtar i larte administrates osmane, duke perdorur dellin e tij poetik, donte te ndergjegjsonte “arnautet”, se ata ishin ndryshe nga sllavet, greket e turqit.Ata ishin shqiptare.

1 comment:
Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund të kontaktoni atë me email:( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( + 2349074881619 ).
Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë
Post a Comment